Author: editor

  • Horoskopi, 20 dhjetor/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Horoskopi, 20 dhjetor/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Dashi

    Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Nëse keni një lidhje do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe nuk do ndieni për asnjë moment mërzitje. Nëse jeni beqarë Venusi do krijojë kushtet e përshtatshme për një takim mbresëlënës, i cili do ndryshojë gjithë të ardhmen. në punë ambicia do rizgjohet dhe do e keni më të lehtë nga më parë për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë me një menaxhim të mirë do ju dalin paratë për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

    Demi

    Përgatituni për një ditë të ngrohtë dhe emocionuese sot. Nëse jeni në një lidhje do e forconi edhe më shumë marrëdhënien dhe do luftoni fort me rutinën që ka filluar t’iu pushtojë. Pasdite çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Nëse jeni beqarë pasioni do ju pushtojë si me magji sepse më në fund do filloni lidhjen me personin që aq shumë e keni adhuruar. Në punë mos prisni të arrini asgjë vetëm me ndihmën e të tjerëve, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Pozicionimi i Plutonit do bëjë që edhe buxheti të ekuilibrohet goxha. Nuk do jeni më impulsivë me shpenzimet.

    Binjakët

    Shpesh do ndiheni të pafuqishëm sot dhe nuk do arrini dot të hidhni hapat që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Të shumtë do jenë personat që do mundohen t’iu prishin punë prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do jeni shumë lozonjarë dhe joshës kështu që mund të tërhiqni pas vetes cilindo që do pëlqejë. Në punë vështirësitë do ekzistojnë. por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni plotësisht veten. Merrni masa dhe mund t’ia dilni mbanë. Sektori i financave do jetë me shumë fat. Do keni para edhe për të bërë investime edhe për të hequr mënjanë.

    Gaforrja

    Planetët nuk do i keni në krah sot dhe nuk do keni një ditë shumë të mirë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj nuk ka për të qenë më aq e fortë sa më parë dhe kjo për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana juaj. Do i përkushtoheni më tepër familjes dhe punës sot. Ju beqarët nuk do doni të bëni asgjë me detyrim dhe nëse ata që pëlqeni nuk do ua kthejnë do preferoni të prisni në qetësi. Në punë do jeni më guximtarë dhe do filloni një projekt të madh. Për financat kombinimi i yjeve nuk do jetë i favorshëm dhe herë pas here do ju dalin goxha probleme.

    Luani

    Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri nuk po ju qëndron besnik më mirë flisni hapur me të dhe zgjidhni njëherë e mirë çdo gjë. Mund të jenë edhe thjesht hamendësimet tuaja. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni pak më të duruar sepse tani për tani nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Në punë menaxhojeni me shumë kujdes çdo gjë dhe keni për ta parë do ju realizohen të gjitha planet. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të arrini të shlyeni çdo borxh që keni marrë.

    Virgjëresha

    Herë pas here do jeni me nerva sot dhe mundet të debatoni ashpër me këdo që do ju dalë përpara. Jeta juaj në çift mund të ketë edhe momente delikate, por në tërësi gjërat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni asnjë lloj ndryshimi në jetën tuaj sepse edhe ashtu do ndihen për mrekulli. Në punë nuk do doni aspak të dëgjoni çfarë të tjerët do ju thonë dhe duke vepruar me impulsivitet e kokëfortësi mund të gaboni. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme në çdo moment.

    Peshorja

    Bëni atë që do ju thotë zemra sot dhe nuk keni për t’u zhgënjyer në asnjë moment. Nëse keni një lidhje mendoni për ndonjë udhëtim në ditët në vijim sepse do ju bëjë mirë. Gjithsesi gjatë kësaj dite emocionet që do përjetoni do jenë goxha të forta. Ju beqarët do keni temperament të fortë dhe do dini çfarë hapash të hidhni e me kë. Në punë nuk duhet të shqetësoheni për asgjë sepse planetët do i keni pranë dhe shefat do ju vlerësojnë përherë. Mund të merrni edhe një detyrë të re shumë më të përshtatshme. Shpenzimet do i shtoni goxha, por situata do vazhdojë të mbetet e mirë.

    Akrepi

    Ditë aspak problematike kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerit do bazohet tek bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok. Do jeni shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët duhet të dëgjoni përherë zërin arsyes sepse vetëm ashtu keni për të pasur jetën që keni ëndërruar. Në punë do dini të bëni përpjekjet e duhura dhe gjendja do përmirësohet. Kolegëve të vjetër mund t’iu besoni pa frikë. Jupiteri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe do bëjë që ato të jenë përherë të mira. Mund të blini edhe ndonjë gjë për qejf.

    Shigjetari

    Gjatë kësaj dite do arrini të ruani optimizmin dhe disa takime të reja do ju bëjnë të reflektoni më mirë. Nëse keni një lidhje përgatituni për momente shumë të veçanta e të privilegjuara. Do dashuroni dhe do ju dashurojnë me shumë pasion. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar lëreni veten të lirë dhe luani me sharmin që keni pasi keni për të arritur atë që doni. Në punë do jetë një ditë interesantë. Do ndërmerrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe keni për të arritur lart e më lart. Financat mund të kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten.

    Bricjapi

    Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni e si do veproni. Nëse keni një lidhje dhe shihni dikë tjetër me adhurim do fillojnë debatet e zjarrta me partnerin dhe mund të arrihet edhe ne ndarje. Nëse i përkushtoheni atij do ndiheni vërtet mirë. Nëse jeni beqarë di gjendeni përballë dy personash shumë joshës dhe nuk do dinë të kë zgjedhin. Në punë do ju kërkohet gjatë gjithë kohës ndihmë sepse ju vlerësojnë më të mirin e grupit. Mos hezitoni të jepni një dorë sepse mirësia do ju kthehet mbrapsht. Gjendja e financave do jete aq e mirë saqë do ju duket sikur keni fituar ndonjë lotari.

    Ujori

    Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. Në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.

    Peshqit

    Qielli do hapet sot dhe do lindin rrezet e para te diellit. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej. Ju beqarëve nuk do iu joshin më aventurat kalimtare dhe do jeni në kërkim të dashurisë së madhe. Mundësitë nuk do jenë shumë të mira, por të paktën do tentoni. Në punë Urani do ju ndihmojë t’i realizoni në mënyrën më të mirë projektet e nisura dhe do merrni plot vlerësime e falënderime. Edhe vetë do e kuptoni se tashmë e keni bërë çdo gjë dhe më mirë. Financat do jenë më të normalizuara.

  • “Punime sekrete te shtëpia e kryeministrit”, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje

    “Punime sekrete te shtëpia e kryeministrit”, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një deklaratë të pazakontë lidhur me punimet që janë zhvilluar në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama gjatë katër javëve të fundit.

    Hoxha ka thënë se janë bërë punime sekrete, pasi punëtorë kanë dorëzuar sendet personale, dhe se ai ka tentuar të përdorë një dron për të parë se çfarë po ndodhte brenda rrethimit të shtëpisë.

    Ai ka zbuluar se në atë periudhë janë vendosur 120 pilota (shtylla) me thellësi prej 12 metrash.

    Pas kësaj, Hoxha ka ngritur disa pyetje lidhur me natyrën e këtyre punimeve dhe arsyen e realizimit të tyre, duke sugjeruar se mund të ketë diçka të fshehtë që po ndodh brenda shtëpisë së kryeministrit.

    “Dhe më bëri përshtypje se po bëheshin punime te shpia e kryeministrit, ai ndërkohë ishte jashtë, punimet kanë zgjatur mos gaboj rreth 4 javë. Tentova me një dron një ditë dhe fat të koha ishte e kthjellët por droni reflektoi lart, por nuk na ra brenda rrethimit sepse atëherë me të vërtetë do të ishim në shkelje të sigurisë, por së paku nuk u mor vesh nga erdhi. Dhe çfarë kishte ndodh aty, nga sa mora vesh nga një studio arkitekture aty janë janë bërë 120 pilota me thellësi 12 metra.

    Kjo ka ndodhur gjatë muajit gusht dhe është mbajtur në sekret të plotë. Dhe pyetja që unë shtroj është se çfarë mund t’i duhen 120 pilota 12 metra të thella? Sa është kosoto e tyre? Dhe nuk e di a është marrë leje se fshatarët kanë përfunduar në burg për të rregulluar kasollen e lopës. Nuk gjeta dokumentacion nuk e di këtë pjesë “, tha Hoxha.

  • Nëna e Martinit me lot në sy: Mësuesja kujdestare e drejtoria e shkollës as nuk më ngushëlluan

    Nëna e Martinit me lot në sy: Mësuesja kujdestare e drejtoria e shkollës as nuk më ngushëlluan

    Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka dhënë një intervistë televizive, ku ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për humbjen e të birit.

    Ajo theksoi se faji për këtë ngjarje të rëndë i takon shkollës, pasi nuk ishte njoftuar për sherrin që dy adoleshentët kishin pasur vetëm disa ditë para tragjedisë.

    Florina Cani theksoi se as mësuesja kujdestare dhe as drejtoria e shkollës nuk e kishin kontaktuar për të lajmëruar për incidentin mes fëmijëve dhe për t’i ofruar mbështetje.

    Ajo u shpreh se, madje, as nuk e kishin ngushëlluar pas humbjes së të birit. Sipas saj, kur ata e kanë kontaktuar pas një jave, pasi kishte ndodhur ngjarja e rëndë, ajo nuk ka pranuar të komunikojë me ta.

    Dhimbja dhe zhgënjimi i Florinës ishte i madh, duke theksuar se nuk kishte marrë asnjë vëmendje apo mbështetje nga shkolla pas tragjedisë që ndodhi me të birin.

  • Akuza dhe fyerje personale/ Shabani dhe Blushi përplasen në emision: Grua me mjekër dhe minifund për Ilir Metën

    Akuza dhe fyerje personale/ Shabani dhe Blushi përplasen në emision: Grua me mjekër dhe minifund për Ilir Metën

    Endri Shabani nga Nisma Thurje dhe Tedi Blushi nga Partia e Lirisë janë përfshirë në debate mes tyre duke kaluar në fyerje personale në një emision televiziv.

    Blushi duke iu drejtuar Endri Shabanit i tha se është “grua me mjekër”, ndërsa më herët i tha “Aleks Soros është prindi 1, ti je prindi 2”.


    Dhe në debatet mes tyre, Shabani i tha Blushit “shko vish minifund apo fustan dhe shkoi Ilir Metës”.

  • Aksident në Greqi, shqiptari përplas për vdekje një shtetas rumun

    Aksident në Greqi, shqiptari përplas për vdekje një shtetas rumun

    Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kouvaras të Agrinios, në Greqi.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, kur një automjet ka përplasur një këmbësor të moshuar në rrugën kombëtare Antirrio-Janinë.

    Mjeti, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, ishte duke lëvizur në rrugën kryesore në drejtim të Agrinios, kur këmbësori, një shtetas rumun, ka kaluar rrugën në mënyrë vertikale.

    Pas përplasjes, i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Agrinios, ku më pas është konstatuar se ka ndërruar jetë.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • “Fotografohen edhe xhupat për të gjetur vlerën”, Karamuço paralajmëron kontroll pasuror për deputetët:Njëri desh dogji…

    “Fotografohen edhe xhupat për të gjetur vlerën”, Karamuço paralajmëron kontroll pasuror për deputetët:Njëri desh dogji…

    Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se një nga çështjet që do të ketë risi është kontrolli i pasurisë. Ndërsa foli për punën dhe arritjet e SPAK, eksperti vlerësoi rezultatet pozitive të Prokurorisë së Posaçme.

    Më tej shtoi se është shfaqur një shqetësim lidhur me kontrollin e pasurisë, duke treguar se sipas tij ky proces po bëhet me më shumë detaje dhe se kanë arritur duke kontrolluar edhe markat e veshjeve.

    “Nëse kemi mision për të ndryshuar kushtetutën për emra të veçantë nuk duhet të funksionojë kështu. Është e thjeshtë të bësh ndryshim, por për çfarë do ta bësh këtë ndryshim? Heqja e fjalës pa të drejtë rizgjedhje, ku flitet për drejtuesin, personalizohet direkt për zotin Dumani. Ne flasim sot për të njëjtin emër që po i kërkohet që po mbështetet nga ana e qeverisë amerikane që të ketë edhe një 3-vjeçar tjetër. Një nga çështjet që do ketë rezultat dhe është risi, është edhe kontrolli pasurisë. Sidomos për deputetët po shikohet si i kanë deklaruar dhe çfarë ka në realitet. Janë katër deputetë që janë në hetim sot. Nëse i regjistron pa autor, bën një kontroll të gjithë subjekteve dhe nëse gjen diçka i regjistron me emër. Kontrolli i pasurisë ka vajtur deri në limitet ku fotografohen edhe xhupat rrobat, për të parë sa është vlerë. Ka nga ata që kanë djegur letrat, njëri më thanë përpara disa javësh desh kishte djegur shtëpinë. Janë vënë në vështirësi. Ka një frikë shumë të madhe dhe kjo ka ngritur shumë shqetësim shumë të madh që deri ku do shkojnë dhe kë do godasin?”, tha më tej ai.

  • Vladimir Putin bën deklaratën e fortë: Duhet ta kisha pushtuar …

    Vladimir Putin bën deklaratën e fortë: Duhet ta kisha pushtuar …

    Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia duhet të kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për luftën.

    Në konferencën e tij për shtyp të fundvitit, Putin tha se vendi i tij duhet të kishte pasur “përgatitje sistematike” për pushtimin e vitit 2022, të cilit ai i referohet si një “operacion ushtarak special”, shkruan BBC.

    Rusia pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe forcat pro-ruse filluan një konflikt në Ukrainën lindore, por tetë vjet më vonë Putin u përpoq të pushtonte Kievin.

    Gjatë konferencës që zgjati katër orë, Putini foli gjithashtu për liderin e rrëzuar të Sirisë, doktrinën bërthamore më agresive të Rusisë si dhe çështjet e brendshme, si çmimi i gjalpit.

    Gjatë konferencës Putini u shfaq përpara një ekrani të madh blu me hartën e Rusisë që kishte të implementuar edhe pjesët e aneksuara të Ukrainës.

    Në lidhje me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Putini tha se dyshja nuk kishin folur për katër vjet, por se është gati ta takojë atë “nëse Trump dëshiron”.

    Duke kaluar në Kinë, Putin tha se marrëdhëniet e Rusisë me fqinjin e saj lindor kishin arritur një kulm historik dhe të dy vendet po koordinonin veprimet në skenën botërore.

    “Në dekadën e fundit, niveli dhe cilësia e marrëdhënieve tona [Rusi-Kinë] kanë arritur një pikë që nuk ka ekzistuar kurrë gjatë gjithë historisë sonë,” tha ai.
    Një pjesë e gjatë e konferencës u përqendrua në luftën në Ukrainë, ku Putini tha se ai

    ishte “i hapur për kompromise” për t’i dhënë fund luftës – megjithëse ishte e paqartë se çfarë mund të përfshijnë kompromise të tilla.

    Forcat ruse po bëjnë përparim në vijën e frontit “çdo ditë”, tha ai, duke i përshkruar trupat e tij si “heronj”.

    Ai foli gjithashtu për projektet e ndërtimit të Rusisë në zonat që ajo ka marrë nga Ukraina, duke pretenduar se standardi i rrugëve në rajonin ukrainas të Luhansk ishte përmirësuar shumë që kur u kap nga forcat e mbështetura nga Rusia në 2014.

  • 5 vjetori i SPAK/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Aktualisht ka dy çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

    5 vjetori i SPAK/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Aktualisht ka dy çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se ka rezultat, por dhe gabime, të cilat janë konstatuar nga avokatët kur vjen puna në respektimin e të drejtave të njeriut.

    “E para, sot ishte 5 vjetori i SPAK, dhe SPAK nuk nënkupton vetëm prokurorinë e Posaçme, por edhe BKH dhe gjykatën Posaçme. Pra janë të tre këtu institucione bashkë që kanë një sfidë për të finalizuar atë që ngre akuzë Prokuroria e Posaçme dhe për të dalë në një vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm”, tha ai.

    Ai shtoi se ka disa çështje të nxehta që janë aktualisht në dorë të SPAK, si Enchro Chat dhe Sky ECC. Sipas Karamuços, ka dyshime se janë zbuluar dhe biznesmenë, të cilët kanë komunikuar në këto aplikacione.

    “Kanë vajtur shumë lart hetimet, po, kjo është shumë pozitive dhe duhet mbështeti, por si duhet të vijojnë ato? Ka ankesa dhe nga ana e avokatëve se për procedurat, se si ndiqen të drejtat e njeriut. Pra duhet të këtë kujdes, që edhe objektivi kryesor të realizohet, por duke respektuar kushtetutën dhe legjislacionin përkatës, sidomos atë procedural, sepse pa atë do vijë dita që do shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane dhe kur të rrëzohen ,atëherë do kthemi prapë në pikën zero, Me gjithë këto eufori, duhet patur kujdes, që mos të kemi disavantazhe që na vijnë si pasojë e nxitimit dhe ekzaltimit për diçka që po ndodh, një nga çështje e nxehta të SPKA është Sky dhe Enchro Chat, janë dy çështje të mëdha, që ne i kemi parë thjesht në nivel policor, por po shkojnë drejt politikës, por edhe me biznesmenët të caktuar dhe do shikojmë javët dhe muajt në vijim, që nuk do rreshtet së hetuari, dhe së caktuari masa. Janë biznesmenë, që dalin, dhe deri tani nuk provohet dot, pasi ata janë gjithmonë në vetë të tretë, pasi nuk kanë komunikuar drejtpërdrejt, megjithatë do të shikojmë se si do vijohet me këto hetime. SPAK thonë se ne nuk do të ndalojmë, Ne do të ngremë akuzë dhe do kemi masa. Ne do të ngremë akuza edhe në ditën e zgjedhjeve, nëse do ketë një person, i cili do dalë me prova dhe duhet ta çojmë për masë sigurie.

  • 5 vjetori i SPAK/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Aktualisht ka dy çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

    5 vjetori i SPAK/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Aktualisht ka dy çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se ka rezultat, por dhe gabime, të cilat janë konstatuar nga avokatët kur vjen puna në respektimin e të drejtave të njeriut.

    “E para, sot ishte 5 vjetori i SPAK, dhe SPAK nuk nënkupton vetëm prokurorinë e Posaçme, por edhe BKH dhe gjykatën Posaçme. Pra janë të tre këtu institucione bashkë që kanë një sfidë për të finalizuar atë që ngre akuzë Prokuroria e Posaçme dhe për të dalë në një vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm”, tha ai.

    Ai shtoi se ka disa çështje të nxehta që janë aktualisht në dorë të SPAK, si Enchro Chat dhe Sky ECC. Sipas Karamuços, ka dyshime se janë zbuluar dhe biznesmenë, të cilët kanë komunikuar në këto aplikacione.

    “Kanë vajtur shumë lart hetimet, po, kjo është shumë pozitive dhe duhet mbështeti, por si duhet të vijojnë ato? Ka ankesa dhe nga ana e avokatëve se për procedurat, se si ndiqen të drejtat e njeriut. Pra duhet të këtë kujdes, që edhe objektivi kryesor të realizohet, por duke respektuar kushtetutën dhe legjislacionin përkatës, sidomos atë procedural, sepse pa atë do vijë dita që do shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane dhe kur të rrëzohen ,atëherë do kthemi prapë në pikën zero, Me gjithë këto eufori, duhet patur kujdes, që mos të kemi disavantazhe që na vijnë si pasojë e nxitimit dhe ekzaltimit për diçka që po ndodh, një nga çështje e nxehta të SPKA është Sky dhe Enchro Chat, janë dy çështje të mëdha, që ne i kemi parë thjesht në nivel policor, por po shkojnë drejt politikës, por edhe me biznesmenët të caktuar dhe do shikojmë javët dhe muajt në vijim, që nuk do rreshtet së hetuari, dhe së caktuari masa. Janë biznesmenë, që dalin, dhe deri tani nuk provohet dot, pasi ata janë gjithmonë në vetë të tretë, pasi nuk kanë komunikuar drejtpërdrejt, megjithatë do të shikojmë se si do vijohet me këto hetime. SPAK thonë se ne nuk do të ndalojmë, Ne do të ngremë akuzë dhe do kemi masa. Ne do të ngremë akuza edhe në ditën e zgjedhjeve, nëse do ketë një person, i cili do dalë me prova dhe duhet ta çojmë për masë sigurie.

  • Tragjedia në Tiranë/ Familjarët në Greqi ngritën alarmin pasi nuk përgjigjej në telefon

    Tragjedia në Tiranë/ Familjarët në Greqi ngritën alarmin pasi nuk përgjigjej në telefon

    Të tjera detaje janë zbardhur nga tragjedia në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se viktima, Altin Maksuti, 47 vjeç, jetonte me familjen e tij në Greqi dhe kishte ardhur në Shqipëri për të rikontruktuar banesën në Tiranë. Ai u gjet i vdekur së bashku me të afërmin e tij, Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur pas denoncimit të familjarëve në polici, pasi ata kishin humbur kontaktet me viktimat dhe nuk përgjigjeshin në telefon. Pas kontrollit në banesë, ata zbuluan trupat e pajetë të dy personave, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të gazit që ishte lëshuar nga ngrohësja.

    Policia dyshon se ata ishin në gjumë dhe mund të kenë harruar të fiknin ngrohësen, duke shkaktuar ngarkesën e gazit. Ende nuk është e qartë nëse viktimat kanë ndërruar jetë gjatë natës ose vetëm sot.