Author: editor

  • Atentati mafioz në Vlorë, gazetari zbërthen motivet e mundshme të ngjarjes

    Atentati mafioz në Vlorë, gazetari zbërthen motivet e mundshme të ngjarjes

    Mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, mbi 60 plumba kallashnikovi u zbrazën në një atentat mafioz ku objektiv ishte Kevin Hajrulla. Si pasojë e breshërisë, mbetën të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe 35-vjeçari Armand Spahiu, një tregtar ambulant fruta-perimesh.

    Për këtë ngjarje ka folur gazetari Eni Ferhati, i cili theksoi se të gjitha elementët që kanë shoqëruar ngjarjen krijojnë bindjen se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar.

    Në lidhje me pistën e mundshme, Ferhati shpjegoi se, përkundër faktit që Kevin Hajrulla nuk ka precedentë penalë, hakmarrjet e kaluar mund të jenë një nga motivet e ngjarjes. Ai gjithashtu theksoi se mënyra e organizimit të atentatit tregon se mund të kishim pasur një bilanc më të rëndë, ku, siç ndodhi, persona të pafajshëm mund të ishin në rrezik, si në rastin e tregtarit të plagosur.

    ‘Nga mënyra e organizimit të ngjarjes apo elementët që e kanë shoqëruar me djegien e automjetit, dy automatikë kallashnikov që janë gjetur në automjetin e vjedhur, është krijuar bindja se kemi të bëjmë më një atentat të mirëorganizuar. Emri në shënjestër të atentatit na çon te një personazh i njohur në Vlorë Ines Hajrulla, i cili i ka shpëtuar dy atentateve në të kaluarën si dhe një emër që lidhet me një proces gjyqësor në SPAK nga ku janë arrestuar personat që kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjes e tij që nuk u realizua. Nëse do ti referohemi shënjestrës së atentatit, Kevin Hajrullës, ai nuk rezulton të jetë një person me ngarkesa kriminale apo me precedent penal. Ai nuk është se i ruhej një atentati të mundshëm dhe nuk e priste. Sa i përket motiveve kemi të bëjmë dhe më një hakmarrje të mundshme për shkak të ngjarjeve të kaluara apo probleme të ushtrimit të influencës të grupeve kriminale në Vlorë’, tha gazetari.

  • Tragjike në Tiranë, dy persona ndërrojnë jetë si pasojë e asfiksimit në banesë

    Tragjike në Tiranë, dy persona ndërrojnë jetë si pasojë e asfiksimit në banesë

    Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”.

    Sipas njoftimit të policisë, viktimat janë pronari i banesës dhe një afërm i tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

  • Tiranë/ Vdesin nga asfiksia! Pronari dhe i afërmi harruan ndezur ngrohësen me gaz te ‘Kodra e Priftit’, policia i gjen pa jetë në banesë (EMRAT)

    Tiranë/ Vdesin nga asfiksia! Pronari dhe i afërmi harruan ndezur ngrohësen me gaz te ‘Kodra e Priftit’, policia i gjen pa jetë në banesë (EMRAT)

    Tiranë/ Vdesin nga asfiksia! Pronari dhe i afërmi harruan ndezur ngrohësen me gaz te ‘Kodra e Priftit’, policia i gjen pa jetë në banesë (EMRAT)
    TIRANË – Dy persona kanë humbur jetën në një banesë në kryeqytet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.

    Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili është pronari i banesës dhe Vladimir Bengu, i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç.

    Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se Altin Maksuti jetonte me familjen e tij në Greqi, prej disa kohësh ishte kthyer vetëm për të rikontruktuar banesën në Tiranë.Në polici familjarët kanë bërë denoncim pasi nuk përgjigjej në telefon.

    Pasi kanë shkuar në banesë dhe kanë hapur derën i kanë gjetur të dy të pajetë me ngrohësen e gazit të ndezur. Dyshohet se kanë qenë në gjumë të dy dhe e kanë harruar. Nuk dihet saktë nëse kanë vdekur sot apo që dje.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në rrugën “Marije Kraja” rreth orës 17:20.

    “Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”,-njofton policia.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, thuhet më tej në komunikatë.

    Lajmi në përditësim…

  • LAJM I FUNDIT/ Tragjike në Tiranë! Humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

    LAJM I FUNDIT/ Tragjike në Tiranë! Humbin jetën dy persona pas asfiksimit nga gazi në banesë

    Dy persona kanë humbur jetën këtë pasdite pasi janë asfiksuar nga gazi.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë, ku dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

    Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

  • “Është e lehtë të luash dashnoren e dikujt”, Gresa shpërthen kundër Sarës

    “Është e lehtë të luash dashnoren e dikujt”, Gresa shpërthen kundër Sarës

    Sara Kolami ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip Kosova pas një debati të fortë mes shoqes së saj, Gresa dhe Xhenetës.

    E gjitha nisi pas diskutimit për të shikuar filmin ku ka marrë pjesë Sara në rolin e stjuardesës “Dashuri dhe Turbulenca”. Gresa i është drejtuar Sarës duke i thënë se ajo nuk është një aktore por rolin në atë film e ka fituar për shkak të fizikut dhe jo talentit.

    Rolet që ti i ke luajtur i ke fituar për shkak te fizikut dhe trupit tënd. Është e lehtë me lujt stjuardesën. Është shumë e thjeshtë me lujt dashnoren e dikujt. Roli qe ti ke luajtur është shumë i thjeshtë,” është shprehur Gresa.Në këtë debat është përfshirë dhe Xheneta e cila thotë se nuk mund të quhesh aktore kur nuk ke një bagazh, nuk të bën atkore një film, është shprehur ajo. Sara i është kthyer Xhenetës duke i thënë se ti je mësuar që t’i fitosh gjërat me mik dhe nuk ke punuar kurrë.“Nuk domethënë që je aktore se del në një film duke u puthur me dikë. Shko fitoj gjërat me mik, unë si kafshë kam punuar”, kanë qenë fjalët e Xhenëtës.“Nuk e di si është të të falen gjërat”, ka thënë Sara ndër të tjera.Më pas Sara ka shpërthyer në lot pas debatit me tone të larta ndërsa Gresa i është afruar duke i thënë që nuk kishte pse të ndihej keq pasi nuk po ia vendoste në dyshim talentin.

  • Aksident i rëndë në vend/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan – Krutje (Emri)

    Aksident i rëndë në vend/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan – Krutje (Emri)

    Një 66-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë është përplasur mbrëmjen e kësaj të premteje (19 dhjetor 2024) nga një Benz me targa “AB 159LS”.

    Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Shegan – Krutje në afërsi të fshatit Allkaj.

    I plagosuri Fatos Shabani, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

  • “Neveri si një zotëri … me të”, deputetja tregon udhëtimin në tren me Parashqevi Simakun

    “Neveri si një zotëri … me të”, deputetja tregon udhëtimin në tren me Parashqevi Simakun

    Në një emision televiziv, deputetja Flutura Akça tregoi se gjatë një udhëtimi me tren në vitet ’90, kishte qenë në të njëjtin vagon me këngëtaren Parashqevi Simaku.

    Açka përshkroi një moment të shëmtuar kur një zotëri po flirtonte me Simakun, e cila ende nuk kishte mbushur 20 vjeçe.

    Deputetja e cilësoi këtë si një situatë sarkastike dhe të neveritshme, duke shprehur keqardhje për sjelljen e atij personi.

    “Ka qenë një udhëtim, ka mundësi të këtë ndodhur rreth viteve 1987-1988 ose 1986 domethënë ne nuk kishim mbushur akoma 20 vjeçe dhe ishte një nga këto trenat e mërzitshëm nga Tirana në Elbasan, studente më duheshein 4-5 orë të mbërrija në shtëpi, ka qenë një gjë e tmerrshme për ta treguar. Në atë tren në një moment të caktuar pashë Parashqevinë që ishte varur te dritarja, një vajzë e re, simpatike, tërheqëse, kishte filluar atë veshtullinë e yllit dhe ishte bërë goxha e pranueshme dhe duartrokitur në publik. Ndërkohë aty ishte një zotëri që zbriti në Durrës me sa mbaj mend, kuptohet që isha e pakujdesshme për ti vënë re të gjitha gjërat por ishe një moment sarkastik dhe i shëmtuar i cili tregon të tërën që dua të them. Ata po flisnin për provimet dhe diçka të kësaj natyre dhe folën dhe për marksizmin dhe rastësisht Parashqevia përmendi ligjin e famshëm të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, kështu ka qenë ligji që kemi mësuar ne në marksizëm. Ky zotëria ky rehaluci, rehaluci që po e kapte tani në gabim, në faj, këtë vajzë, dhe flirtonte edhe i thotë jo Parashqevi e ke gabim, është ligji i njeriut mbi njeriun. Të tilla gjëra domethenë unë kam qene shumë e re, pa mendoni se çfarë ndodhte me këto vajza dhe që nga ai moment kam pasur një neveri ndaj kësaj kaste që i rrethonte, që i përgjonte, jo vetëm këto por dhe të persekutuarat, të përndjekurat që janë persekutuar në të njetën formë”, tha deputetja Flutura Açka.

  • Historia prekëse e 2-vjeçares nga Shqipëria/ Kaloi 20 ditë në terapi intensive, vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fytit me acid

    Historia prekëse e 2-vjeçares nga Shqipëria/ Kaloi 20 ditë në terapi intensive, vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fytit me acid

    Një vajzë 2-vjeçare nga Shqipëria ka marrë dhuratën e saj të Krishtlindjeve më herët pas një operacioni të suksesshëm të kryer në ezofagun e saj, pasi në gusht të këtij viti ajo gabimisht piu një sasi acidi muriatik.

    Vogëlushja nga Shqipëria iu nënshtrua ndërhyrjes në një spital në Itali, pasi fillimisht u mbajt për 20 ditë në terapi intensive pas incidentit të rëndë.

    “Të paktën e mbajtën gjallë”, tha, Genziana, tezja e Ailës 2-vjeçare.

    Genziana jeton prej kohësh në Sarezzano. Me burrin e saj, ajo drejton një kompani fotovoltaike. Çifti ka dy fëmijë. Kur prindërve të Ailës u tha se “shpresa e vetme për fëmijën është që t’i nënshtrohet një operacioni që mund të bëhet në Itali”, Genziana u kontaktua menjëherë për të gjetur një zgjidhje.
    “Kam kërkuar në internet shumë,” thotë gruaja, “duke mos imagjinuar kurrë se në Alessandria ekzistonte mundësia për të kryer atë operacion që ishte vendimtar.”

    Tezja e vajzës 2-vjeçare i shpjegoi situatën mjekut italian Alessio Pini Prato. I lindur në vitin 1974, ai njihet si një ekselencë në kirurgjinë pediatrike. Genziana i ka shpjeguar situatën dhe së bashku kanë planifikuar ta çojnë vogëlushen te Cesare Arrigo.Më 8 tetor, vajza e vogël, e shoqëruar nga prindërit Silver dhe Matilda, mbërriti në Itali “me një avion pasagjerësh, sepse një udhëtim me ambulancë do të kushtonte 90 mijë euro”, thotë tezja e saj.

    Me sa duket, kushtet ishin të përshtatshme për ta lejuar atë ta përballonte udhëtimin pa probleme. Dhe kështu ishte. Procedura spitalore përfshinte kontrolle të ndryshme, një gastrostomi për të lejuar fëmijën të ushqehej me mbështetjen e një tubi në stomak. “Ajo ishte e kequshqyer,” shpjegon Genziana, “kështu që, për t’u përballur me operacionin, iu desh të shtonte sërish peshë.”

    Aila, me prindërit dhe motrën e saj të vogël, u prit në Sarezzano deri më 11 nëntor, në pritje të operacionit vendimtar që u zhvillua më 15, dhe zgjati 12 orë.

    Alessandria Hospital Trust tregoi se kontributi i profesionistëve të strukturës komplekse të Otolaringologjisë ishte thelbësor për izolimin cervikal të ezofagut dhe për monitorimin intraoperativ të nervit rekurent të laringut.

    Më 3 dhjetor, ajo doli nga spitali Cesare Arrigo dhe më pas ajo dhe familja e saj u kthyen në Shqipëri. Ata do të kthehen në Itali më 15 janar për një kontroll.

  • Lajm i mirë / Parashqevi Simakun do e shohim duke kënduar sërish në këtë ekran! Zbulohet surpriza e festave të fundvitit

    Lajm i mirë / Parashqevi Simakun do e shohim duke kënduar sërish në këtë ekran! Zbulohet surpriza e festave të fundvitit

    Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do t’i rikthehet këngës! Pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel do të jetë edhe ikona e muzikës.

    Këtë detaj e zbuloi biznesmeni Elton Ilirjani gjatë programit “Top Story”.

    “Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani.

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye në vëmendjen publike pak ditë më parë, pas një videoje të publikuar në mediat amerikane ku ajo merrte ndihma.

    Më pas u zbulua se prej kohësh ajo ishte e pastrehë. Biznesmeni Elton Ilirjani më pas i ka siguruar asaj një vendstrehim, për t’i siguruar kushte më të mira jetese.

  • Fëmijët në Poloni do të mësojnë në shkollë se si të përdorin armët

    Fëmijët në Poloni do të mësojnë në shkollë se si të përdorin armët

    Në Poloni, fëmijët nga mosha 13 vjeç e lart janë të detyruar të bëjnë stërvitje me armë zjarri si pjesë e kurikulës shkollore. Sipas zyrtarëve, ky vendim dramatik është marrë për shkak të “frikës nga sulmet e mundshme nga Rusia”. Stërvitjet do të realizohen nën mbikëqyrjen e të rriturve, duke përdorur armë simuluese dhe jo plumba.

    Ewa Golinska, drejtoreshë e shkollës fillore ‘Nicolaus Copernicus’ në veri të Polonisë, theksoi se montimi dhe çmontimi i armëve është bërë pjesë e lëndëve të detyrueshme në shkollat polake.

    Nxënësit e një shkolle polake u shprehën se mësimi me armë ishte “zbavitës”. Mijëra shkolla në Poloni po përgatisin të marrin armë stërvitore me lazer. Edhe pse ka shqetësime për kulturën e armëve, Polonia është një nga vendet me ligjet më të lehta për armët në Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato për gjueti, sporte apo koleksione. Civilët gjithashtu mund të marrin leje për armë për vetëmbrojtje.