Author: editor

  • E rëndë/ Gjendet i pajetë në rrugë një person, dyshohet se…

    E rëndë/ Gjendet i pajetë në rrugë një person, dyshohet se…

    Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier.

    Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç. Ai u gjet nga kalimtarë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

    Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.

    Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.

  • Juliana akuza për largimin e papritur nga BBVK:Ishte vendimi i Olsës

    Juliana akuza për largimin e papritur nga BBVK:Ishte vendimi i Olsës

    Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura, u rikthye për pak kohë në shtëpinë e famshme si pjesë e një gare kulinare mes banorëve. Por ajo u largua papritur, duke lënë ndjekësit të hutuar për arsyen e daljes së saj të menjëhershme.

    Në një video të postuar më vonë, Xhuli zbuloi se vendimi për largimin e saj kishte ardhur nga Olsa Muhameti.

    “Arsyeja pse dola ishte sepse, sipas Olsës, unë kisha bërë shumë reklamë për bizneset e mia. Ajo vendos shumë gjëra në emision dhe kjo ishte arsyeja kryesore,” sqaroi Xhuli.Ajo shtoi gjithashtu se sfidën e piteve e kishte fituar Drenusha, pasi pjatën e saj e kishte provuar në dhomën e rrëfimit.

  • Intervista/ Zhvendosja e ikonës së muzikës nga Italia në SHBA, flet Zhani Ciko: Nga takimi i parë te biseda e fundit, ju rrëfej si e njoh Parashqevi Simakun

    Intervista/ Zhvendosja e ikonës së muzikës nga Italia në SHBA, flet Zhani Ciko: Nga takimi i parë te biseda e fundit, ju rrëfej si e njoh Parashqevi Simakun

    ENIDA HIMAJ/ Zhani Ciko ka qenë ndër personat që më shumti ka njohur Parashqevi Simakun në hapat e saj të parë, por edhe në ditët e lavdisë, kur ajo u shndërrua në një yll për skenën shqiptare.

    Nga ana tjetër, profesori ishte dhe personi i parë, me të cilën artistja ndau ëndrrën për të shkuar në SHBA. Në intervistën e dhënë për “Panoramën”, Ciko na rikthen në vitet e para të artistes, duke rrëfyer sesi ajo ia doli të bënte për vete publikun shqiptar. Duke ndarë me lexuesit, edhe ndihmën që i dha për të marrë vizën italiane, që më pas i shërbeu për të prekur ëndrrën amerikane.

    Maestro ndalon edhe tek rikthimi i saj në 1996, ku këtë herë u ngjit në skenë, së bashku me bashkëshortin, për të përshëndetur Festivalin.

    “Ishte bërë pak natyrë snobe, por e tolerueshme”, rrëfen Ciko, duke kujtuar edhe bisedat që bëri në atë kohë me të.

    Videot e fundit që kanë mbërritur nga SHBA, kanë bërë që ai të ndjehet i lumtur për përkrahjen që artistja ka marrë nga shqiptarë, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një rregullator në tregun e muzikës, për të vlerësuar dhe mbajtur gjallë karrierën e artistëve.

    Si e keni njohur Parashqevi Simakun, në aspektin personal dhe profesional?

    Parashqevia ishte e varfër, vinte nga provinca në Tiranë, kishte marrë pjesë në disa festivale, por pa peshë, deri kur doli në skenën e Festivalit të madh dhe shkëlqeu. Kishte zë, e posedonte skenën, publiku e adhuroi menjëherë. Nisur nga kjo shumë korba i ishin sulur. Megjithatë Parashqevia kishte përkrahje. I superoi shumë thjesht sulmet, ato xhelozitë mes kolegëve.

    Kur thoni kishte përkrahje, nga kush e keni fjalën?

    Miqtë e saj, të pushtetshëm, të organeve drejtuesve.

    Është folur shumë shpesh për jetën e saj private, me njerëz të rëndësishëm, çfarë dinit në atë kohë?

    Këto gjëra në Shqipëri, boll të shiheshe me një njeri që pinit kafe, edhe kaq mjaftonte që të thuhej se ky e kishte rregulluar. Thashetheme kanë qenë të gjitha. Kjo ishte jeta e saj private dhe ki parasysh kushte nuk kishte. Pra, një takim mjaftonte për të ndezur thashethemet edhe në rrethin e artistëve.

    Nga ana profesionale, Parashqevi Simaku ishte e talentuar, por a ishte e mbivlerësuar?

    Jo, jo ishte e talentuar. Parashqevia ishte një farë përsëritje e Vaçe Zelës. Karrierë e saj nisi kur Vaçja ishte tërhequr. Sepse mbaroi cikli i saj. Ndërsa Parashqevia ishte një lule që mbiu dhe doli papritur në disa shfaqje të vogël dhe doli në ballë dhe e dominonte situatën. I kishte kualitetet e kohës. Kishte vesh shumë të mirë nga pikëpamja e intonacionit, sepse ishte koha që këndohej live. Kishte një ëmbëlsi, pafajësi që të tërhiqte. Dinte të rregullohej, të paraqitej mirë në skenë. Ndryshe nga Vaçja, Parashqevia luante më shumë me sensualitetin e saj. Pra, ishin ikona të kohës, që publiku I dashuronte edhe për feminilitetin e tyre.

    Ju ishit edhe personi të cilit ajo i kërkoi ndihmë për të marrë një vizë italiane. Si e kujtoni atë moment?

    Në atë kohë kisha interes që Parashqevia mos të mungonte. Radio Televizioni po ndryshonte gjithçka në programacionin e tij. Ishin vitet e para post komunizëm dhe Radio Televizioni ishte në një fazë tranzicioni. Koha ishte shumë e vështirë, ishte një farë revanshi nga ngjarja e ndryshmet që kishin ndodhur. Gjithçka po bëhej ndryshe, përveç Festivalit të fundvitit. Në atë kohë ishte një sfidë më vete, që me gjithë vështirësitë që ky institucion po kalonte, të përgatisje festivalin, megjithatë mund të them se ia dolëm. Shumë edhe e kritikonin, e kritikonin se i ka shërbyer regjimit.

    Për artin e bërë në atë kohë kishte filluar të kishte sulme. Redaksia jonë me 3-4 veta sa ishim, kishte për detyrë të evidentonte artin e mirëfilltë, pavarësisht sulmeve apo vështirësive. Unë sa vajta u mora direkt me Festivalin, me orkestrën. Ka qenë një punë kolosale, por edhe shumë e vështirë. Kjo bëri që të kisha nevojë për Parashqevinë. Kjo ne na lidhi. Pastaj këto problemet e tjera ishin probleme që u thanë gjatë bisedave që ne bënim. Ajo kishte dëshirë ta provonte veten jashtë kufijve. Ishte ëndrra e saj, që të studionte, të jetonte dhe të këndonte në SHBA.

    Ajo donte të shpërngulej në Itali, apo fliste që në atë kohë për ëndrrën amerikane?

    Italia ishte trampolina që do ta hidhte në SHBA. Duke pasur vizën italiane, do të gjente rrugën për të shkuar në SHBA. Nuk më kujtohen të gjitha detajet, por më kujtohet dëshira që kishte për të shkuar dhe të provonte. Dhe kështu ndodhi në fakt. Ajo me të shkuar në Itali, nëpërmjet miqve dhe të njohurve të saj, gjeti mënyrën për t’u larguar në SHBA.

    U rikthye në 1996, si ishte Parashqevia këtë herë, pas disa vitesh në SHBA?

    Për rikthimin e ftuam ne, ishte festivali i ‘96. Ajo tha se do të vijë, por jo të konkurrojë, por të përshëndeste. Ashtu na duhej edhe ne. Na tha që do të vinte me gjithë bashkëshortin. Një djalë shumë simpatik, një njeri i natyrës së skenës. Një natyrë latini si paraqitje, tregonte një gjendje të mirë, ajo ishte shumë e lumtur dhe e reflektonte.

    Si dukej kur erdhi? Sa kishte ndryshuar?

    Dukej pak natyrë snobe, fliste më së shumti anglisht sesa shqip. Ishte natyra e saj që donte të demonstronte se jeta i kishte ndryshuar, se ishte mirë, ishte e lumtur dhe e realizuar. Kishte këto snobistet, por të tolerueshme. Erdhi për të demonstruar për të treguar se kam marrë një rrugë tjetër. Edhe ne na u bë qejfi. U soll me të njëjtin respekt.

    Është folur shpesh në fakt, në radhët e artistëve, se kur u rikthyer ishte disi më e mënjanuar me kolegët…

    Jo, jo u soll shumë mirë jo vetëm me mua, por edhe me kolegët e tjerë të festivalit.

    Pse nuk këndoi shqip Parashqevia kur erdhi?

    Ajo këngët e saj i kishte kënduar, nuk mund të dilte me të njëjtat këngë. Ku do të mbetej supermacia e saj që kishte shkuar në kontinentin tjetër për të shkëlqyer.

    E dinit ju profesor për problemet dhe dramat që ajo kishte kaluar në SHBA?

    Heshtja fliste vetë. Herë pas herë dilte emri i Parashqevisë, edhe në emisione, pyesnin njerëzit. Duke menduar krenarinë e saj, e kishte shumë të shtrenjtë paraqitjen e saj dhe duke mos pasur më këto, kuptohej që nuk do të dëshironte të shfaqej në media. Ndarja nga djali, divorci me bashkëshortin dhe gjithçka tjetër që është thënë, mund mos të ketë qenë fare faji i saj për të prishur familjen, megjithatë ajo nuk do të donte t’i ndante këto detaje me publikun.

    Është folur këto ditë edhe për një mundësi, që videot, dhe gjithçka ndodhi me të, janë të manipuluara. Si i vlerësoni këto teori?

    Gjithçka ndodh në këtë kohë. Këto lloj manipulimesh të ekzagjerimit janë gjëra shumë prezente ditët e sotme. Kemi parë shumë filma dhe personazhe që janë manipuluar edhe artistikisht edhe nga pikëpamja e së vërtetës. Sidomos në këto raste, të këngëtareve pop, problemet që kanë pasur me jetën private, me psikodrogërat që janë bashkudhëtar të jetës së tyre. Dhe sa të vërteta janë, por legjenda në gjithë botës, ecën më shumë se e vërteta.

    Rasti i Parashqevi Simakut nxori në pah edhe një problem, atë të mosvlerësimit të artistëve ikonë në vendin tonë…

    Ky është një problem jo thjesht shtetëror. Shteti heq pasojat, por thelbi është tjetër. Në Shqipëri nuk ka të ardhme për një karrierë për muzikën e lehtë, sidomos në vitet e para. Shiko talentet e mëdha, po marr Anjeza Shahinin, e cila u braktis. Do këndonte tre herë në vit në aq festivale sa organizoheshin në vend dhe pastaj asgjë. Por me tre festivale në vit nuk jetohet. Pra, ne s’kemi ditur të organizojmë agjenci për të mbajtur karrierën e një stari për ta bërë edhe ndërkombëtarë. Nuk mund të ketë një treg Shqipëria, për të tillë talente, e them këtë në pikëpamjen ekonomike. Në kuptimin e shitjeve dhe ruajtjes së talenteve kjo strukturë mungon.

    Është një problem më i thellë që duhet studiuar. Rasti Parashqevisë në këtë moment, solli reagim, duke e sistemuar, tregon që ne po e përkrahim. Por vënia e gishtit në plagë tregon shumë. Problem janë pensionet, që kanë mbetur që pensionet e asaj kohe, asnjë nuk vuri më dorë. Ka pasur raste shumë të dhimbshme. Dua të kujtoj këtu këngëtaren Drita Papajani, për këto shkaqe ajo përfundoi në një azil ngritur nga shoqatat fetare. Edhe Lili Cingu pati vështirësi deri në fund të jetës. Ky është një fenomen në të gjithë botën, të gjithë kur vjen puna tek pleqëria, edhe ata që kanë pasur para nuk kanë menduar për këto vite për të ruajtur.

  • Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet

    Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet

    Në prag të festave të fundvitit emigrantët po kthehen për të festuar pranë familjeve. Për të përballuar fluksin, tragetet e linjave Durres- Bari dhe Durres-Ankona nisen lundrimet e dyfishta. Kapiteni i portit të Durrësit tha se numri i pasagjerëve pritet të jetë rreth 10% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Festat e fundvitit përkojnë me kthimin në shtëpi të mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë Itali e shtete të tjera të Europes. Ndaj tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë nisur lundrimet e dyfishta.

    Përkatësisht lundrimet e dyfishta do te kryhen në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, ku fluksi i lëvizjes eshte në hyrje ndersa në datat 2, 3, 4 dhe 5 janar në dalje. Në funksion të përpunimit të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre do të jenë 30 sportele.

    “Lëvizja është tani kryesisht nga Italia drejt portit të Durrësit. Në ditët në vazhdim presim deri në 2000 pasagjerë për çdo traget, që do të thotë 4000 nga Bari (për dy tragete) dhe 1800 nga Ankona. Janë marrë masat për të aktivizuar të gjitha kapacitetet. Edhe terminali i trageteve është përgatitur, duke hapur të dy hapësirat për importet dhe eksportet, në mënyrë që dalja nga trageti të bëhet sa më shpejt. Shpresojmë që gjithçka të shkojë pa probleme”, tha Tauland Allka Kapiten i Portit të Durrësit.

    Numri i pasagjerëve për këto ditë pritet të jetë rreth 10% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por gjithsesi mbetet më i ulët në krahasim me sezonin veror. Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, në portin e Durrësit janë përpunuar 716,214 pasagjerë, nga të cilët 337,324 në hyrje dhe 378,890 në dalje.

  • Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit

    Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit

    Tre të mitur në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me thikë një 38 vjeçar

    Tiranë-Tre të mitur në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me thikë një 38 vjeçar.

    Sipas njoftimit të policisë asoleshentët e moshave 15 dhe 16 vjeç i kanë marrë edhe një shumë parash 38 vjeçarit.

    “Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin I. H., 38 vjeç, dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës (thikë)”, informoi sot policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

    Përplasje në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

    Përplasje e ashpër në Kuvend mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit opozitar Agron Shehaj. Ndërsa, Shehaj po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë. Noka e akuzoi si ushtar të Rilindjes.

    Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.

    Noka: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.

    Noka: Mu hiq qafe, ik s epo flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.

    Spiropali: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.

    Noka: Kur tu them mu largo, mu largo.

  • “Pusho ti, papagall”, përplasje mes Mziut dhe Shehajt, deputeti demokrat tenton ta godasë me shishen e ujit! Ndërhyn Garda

    “Pusho ti, papagall”, përplasje mes Mziut dhe Shehajt, deputeti demokrat tenton ta godasë me shishen e ujit! Ndërhyn Garda

    Ditën e sotme në seancën plenare po diskutohet projektligji për tatimin mbi të ardhurat. Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi projektligjin para minsitrave. Ndërsa deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren dhe kërkon të zhvillojë një interpelancë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

    Teksa Shehaj mban të bllokuar Foltoren prej më shumë se një ore ka pasur edhe një përplasje mes tij dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu.Mziu: Projektligji është një akt normativ shumë i rëndësishëm, por duhet të merremi me thelbin, me atë që kishte në krye të herës ky ligj që u shpik nga kryeministri një vit më parë. Në vitn 2020 kryeministri premtoi që nuk do të kishte asnjë biznes të vogël që nuk do të ketë tatim fitimin apo TVSH zero.

    U kujtua pas tre vitesh që të paraqiste një ligj dhe me votat e mazhorancës të mundësonte që të aplikonte tatim-fitimin mbi një numër të konsiderueshem prej më shumë se 30 bizense, profesione të lira, që në fakt e ka bërë dëmin në këto dy vite. Shumica e këtyre profesionistëve edhe për shkak të këtyre taksave, një pjesë prej tyre kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni duke qenë se vendet e rajonit kanë taksa më të ulëta.Ndërkohë që Mziu fliste nga karrigia e tij, deputeti Agron Shehaj, vijonte të fliste nga foltorja që mban të bllokuar. Në një moment Mziu e akuzon si patericë të mazhorancës dhe tenton ta godasë me shishen e ujit, ndërsa u desh ndërhyrja e Gardës.

    Mziu: Pusho ti ore papagall. Edhe ky është një patericë e mazhocarnës. Ky person tenton të luajë rolin e mazhorancës. Unë do të merrem me një tjetër fenomen.

  • U diplomuam pa pakt, në fakt”, studentët mblidhen dhe marshojnë drejt MAS, ja kërkesat e tyre

    U diplomuam pa pakt, në fakt”, studentët mblidhen dhe marshojnë drejt MAS, ja kërkesat e tyre

    Studentët janë mbledhur në protestë këtë të enjte (19 dhjetor), duke parashtruar disa kërkesa, teksa marshojnë në drejtim të ministrisë së Arsimit me një banderolë në duar në të cilin shkruhet “U diplomuam pa pakt, në fakt”.

    Ata kërkojnë rritjen e buxhetit të arsimit me 5% dhe rritje të peshës së votës në zgjedhje

    Gjithashtu kërkojnë të rishikohen titujt akademikë si dhe të përgjysmohen tarifat e masterit.

    Kërkesat:

    Rritja e Buxhetit të Arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës (uni- versitete dhe konvikte)

    Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-të, publikimi të gjitha shpenzi- meve online.

    Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin Akademik.

    Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mesimore.

    Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.. 17 Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online falas për studentët në gjuhën shqipe.

    Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i 6 tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

    Studentët kërkojnë rritjen e peshës të votës për zgjedhje.

  • Berisha flet për shpalljen “Non grata”: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen!

    Berisha flet për shpalljen “Non grata”: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej një viti për aferën e dosjes “partizani” dhe i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania, foli sot pasi doli nga godina e Parlamentit në lidhje me disa çështje që lidhen me zhvillimet politike brenda Kuvendit dhe jashtë tij.

    Ish-kryeministri akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shkeljen e procedurës së seancës dhe Kushtetutës, duke e cilësuar edhe me epitetin “pëllumbesha spirogjoka”.

    “Procedura është përparësi absolute e patjetërsueshme, përveçse në këtë Parlament. Kjo pëllumbesha spirogjoka pas mbledhjes së grupit parlamentar ka frikë se i nxjerrin 5 milionshin, ku të dush dhe si të dush, kjo është kryetare e pakallur e Kuvendit!”, tha kreu i selisë blu.

    Ndërsa i pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të ambasadës së SHBA-ve, ai bëri përgjegjëse administratën e vjetër të SHBAve dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, duke thënë se “nuk do diskutonte të shkuarën”, sepse “5 nëntori (zgjedhjet në SHBA) ia dhanë përgjigjen”.

    “Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 Nëntori u dha përgjigjen këtyre. Kjo administratë ka humbur. Pyet për atë që vjen se për atë që iku nuk besoj se ka mbetur gjë që s’kam thënë. Ishte e shkruajtur nga dora e Kimit (deklarata e SHBA), ishte ndryshuar pak por s’ka gjë, dukej dora e saj”, tha Berisha.
    Më tej ai dha deklaratë edhe për mbledhjen dypalëshe të qeverive Shqipëri-Kosovë më 20 Dhjetor në Prishtinë, duke e akuzuar Ramën se kishte bërë përpjekje të rrëzonte qeverinë e Kurtit, bashkëpunonte me Beogradin duke i vënë sanksione Kosovës dhe madje ndaloi këngën e himnit të ri të kombëtares “Mora fjalë”, duke dalë kundër figurës së Adem Jashari.

    “Po ekspozoj këtu para shqiptarëve Së pari datë 20 Dhjetor mblidhen 2 parlamentet në Kosovë-Shqipëri. Ky parlament s’mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët kur ka hedhur poshtë rezulutën e gjenocidit serb në Kosovë. Prandaj do kërkojmë që kjo rezolutë, të votohet para se Parlamenti të shkojë atje. Të mos jetë hipokrizi kombëtare, por akt i pranueshëm kombëtar. Të kërkojë të falur. Së dyti sepse Rama ishte i para që vuri sanksione ndaj Kosovës. Ky Parlament të kalojë një rezolutë ndjese falje kombëtare për aktin e turpshëm të Shqipërisë, nga asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha ai.
    Për të kaluar më tej tek debati për këngën e kombëtares shqiptare si himn në stadium, duke shigjetuar përsëri kryeministrin Rama:

    “Ndalimi që i bënë në stadium që i bënë kuqezinjve, i himnit të këngës Mora Fjalë e poetit Naim Gjoshi. Kënga u shndërrua edhe fal virtuozitetit të Shkurte Fejzës në himn të kuqezinjve. Tani zëvendësimi që pretendon Edi Rama me këngën tjetër që i ka bërë me Rrjedh në ligjërime, janë dy këngë të ndryshme.

    Në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, hapet me himnin kombëtar çdo ndeshje. Unë e dua shumë “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, por për tifozërinë është lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’. Kjo s’ka asnjë fjalë që nxit konfliktualitet apo armiqësi. Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror, s’ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar. T’i përkulesh Beogradin në një kohë kur ai është kryeluftëtari i kombit, është akt poshtërues. Në fakt lexova një deklaratë që dukej si nga zyra e Fugës sepse ja njoh dorën. E ftuan vetë atë, e pamë në stadium, janë gënjeshtra të Edi Ramës, ai e ndaloi me urdhër të Beogradit atë. Ndaj duhet rezoluta para seancës në Prishtinë. Mund të votohet edhe sot rezoluta për dënimin e gjenocidit serb, mund të dënohen sanksionet e Ramës ndaj Kosovës, përpjekjet e tij për të përmbysur qeverinë e Kosovës dhe për atë që bënë për himnin e Adem Jasharit”, u shpreh ai në fund të fjalës.

  • Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë

    Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë

    Boksieri shqiptar Florian Marku është arrestuar në Gjermani. 32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek.

    Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.

    Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

    Aktualisht Florian Marku ndodhet në paraburgim në Gjermani, në pritje të esktradimit drejt Greqisë. Procedura e përgatitjes së dosjes kërkon kohë dhe mund të shkojë deri në 1 muaj, ndaj esktradimi mund të ndodhë në ditët e para të 2025.

    Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.