Author: editor

  • “Bisedat në Sky ECC të mos përdoren si provë në gjyq”, Kushtetuesja shqyrton kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka

    “Bisedat në Sky ECC të mos përdoren si provë në gjyq”, Kushtetuesja shqyrton kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka

    Gjykata Kushtetuese po shqyrton mbi bazë dokumentesh, një prej çështjeve më të debatueshme kohët e fundit, atë të Sky ECC, ku pas zbërthimit të aplikacionit të koduar nga autoritetet franceze, SPAK ka zhvilluar hetime dhe goditur disa grupe kriminale si dhe njerëz të politikës.

    Kushtetuesja është vënë në lëvizje nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, I arrestuar në kuadër të Operacionit Metamorfoza, i cili kërkon papërdorshmërinë e këtyre komunikimeve në procesin penal ndaj tij që po zhvillohet në gjykatën e Posaçme, pasi i konsideron të marra në kundërshtim me ligjin.

    SPAK ndërkohë pretendon se këto komunikime mund të përdoren në proceset penale, pasi janë marrë përmes letërporosive në mënyrë në rrugë ligjore dhe proceduriale.

  • Zhvendosja e ikonës së muzikës nga Italia në SHBA, flet Zhani Ciko: Nga takimi i parë te biseda e fundit, ju rrëfej si e njoh Parashqevi Simakun

    Zhvendosja e ikonës së muzikës nga Italia në SHBA, flet Zhani Ciko: Nga takimi i parë te biseda e fundit, ju rrëfej si e njoh Parashqevi Simakun

    Zhani Ciko ka qenë ndër personat që më shumti ka njohur Parashqevi Simakun në hapat e saj të parë, por edhe në ditët e lavdisë, kur ajo u shndërrua në një yll për skenën shqiptare.

    Nga ana tjetër, profesori ishte dhe personi i parë, me të cilën artistja ndau ëndrrën për të shkuar në SHBA. Në intervistën e dhënë për “Panoramën”, Ciko na rikthen në vitet e para të artistes, duke rrëfyer sesi ajo ia doli të bënte për vete publikun shqiptar. Duke ndarë me lexuesit, edhe ndihmën që i dha për të marrë vizën italiane, që më pas i shërbeu për të prekur ëndrrën amerikane.

    Maestro ndalon edhe tek rikthimi i saj në 1996, ku këtë herë u ngjit në skenë, së bashku me bashkëshortin, për të përshëndetur Festivalin.

    “Ishte bërë pak natyrë snobe, por e tolerueshme”, rrëfen Ciko, duke kujtuar edhe bisedat që bëri në atë kohë me të.

    Videot e fundit që kanë mbërritur nga SHBA, kanë bërë që ai të ndjehet i lumtur për përkrahjen që artistja ka marrë nga shqiptarë, duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një rregullator në tregun e muzikës, për të vlerësuar dhe mbajtur gjallë karrierën e artistëve.

    Si e keni njohur Parashqevi Simakun, në aspektin personal dhe profesional?

    Parashqevia ishte e varfër, vinte nga provinca në Tiranë, kishte marrë pjesë në disa festivale, por pa peshë, deri kur doli në skenën e Festivalit të madh dhe shkëlqeu. Kishte zë, e posedonte skenën, publiku e adhuroi menjëherë. Nisur nga kjo shumë korba i ishin sulur. Megjithatë Parashqevia kishte përkrahje. I superoi shumë thjesht sulmet, ato xhelozitë mes kolegëve.

    Kur thoni kishte përkrahje, nga kush e keni fjalën?

    Miqtë e saj, të pushtetshëm, të organeve drejtuesve.

    Është folur shumë shpesh për jetën e saj private, me njerëz të rëndësishëm, çfarë dinit në atë kohë?

    Këto gjëra në Shqipëri, boll të shiheshe me një njeri që pinit kafe, edhe kaq mjaftonte që të thuhej se ky e kishte rregulluar. Thashetheme kanë qenë të gjitha. Kjo ishte jeta e saj private dhe ki parasysh kushte nuk kishte. Pra, një takim mjaftonte për të ndezur thashethemet edhe në rrethin e artistëve.

    Nga ana profesionale, Parashqevi Simaku ishte e talentuar, por a ishte e mbivlerësuar?

    Jo, jo ishte e talentuar. Parashqevia ishte një farë përsëritje e Vaçe Zelës. Karrierë e saj nisi kur Vaçja ishte tërhequr. Sepse mbaroi cikli i saj. Ndërsa Parashqevia ishte një lule që mbiu dhe doli papritur në disa shfaqje të vogël dhe doli në ballë dhe e dominonte situatën. I kishte kualitetet e kohës. Kishte vesh shumë të mirë nga pikëpamja e intonacionit, sepse ishte koha që këndohej live. Kishte një ëmbëlsi, pafajësi që të tërhiqte. Dinte të rregullohej, të paraqitej mirë në skenë. Ndryshe nga Vaçja, Parashqevia luante më shumë me sensualitetin e saj. Pra, ishin ikona të kohës, që publiku I dashuronte edhe për feminilitetin e tyre.

    Ju ishit edhe personi të cilit ajo i kërkoi ndihmë për të marrë një vizë italiane. Si e kujtoni atë moment?

    Në atë kohë kisha interes që Parashqevia mos të mungonte. Radio Televizioni po ndryshonte gjithçka në programacionin e tij. Ishin vitet e para post komunizëm dhe Radio Televizioni ishte në një fazë tranzicioni. Koha ishte shumë e vështirë, ishte një farë revanshi nga ngjarja e ndryshmet që kishin ndodhur. Gjithçka po bëhej ndryshe, përveç Festivalit të fundvitit. Në atë kohë ishte një sfidë më vete, që me gjithë vështirësitë që ky institucion po kalonte, të përgatisje festivalin, megjithatë mund të them se ia dolëm. Shumë edhe e kritikonin, e kritikonin se i ka shërbyer regjimit.

    Për artin e bërë në atë kohë kishte filluar të kishte sulme. Redaksia jonë me 3-4 veta sa ishim, kishte për detyrë të evidentonte artin e mirëfilltë, pavarësisht sulmeve apo vështirësive. Unë sa vajta u mora direkt me Festivalin, me orkestrën. Ka qenë një punë kolosale, por edhe shumë e vështirë. Kjo bëri që të kisha nevojë për Parashqevinë. Kjo ne na lidhi. Pastaj këto problemet e tjera ishin probleme që u thanë gjatë bisedave që ne bënim. Ajo kishte dëshirë ta provonte veten jashtë kufijve. Ishte ëndrra e saj, që të studionte, të jetonte dhe të këndonte në SHBA.

    Ajo donte të shpërngulej në Itali, apo fliste që në atë kohë për ëndrrën amerikane?

    Italia ishte trampolina që do ta hidhte në SHBA. Duke pasur vizën italiane, do të gjente rrugën për të shkuar në SHBA. Nuk më kujtohen të gjitha detajet, por më kujtohet dëshira që kishte për të shkuar dhe të provonte. Dhe kështu ndodhi në fakt. Ajo me të shkuar në Itali, nëpërmjet miqve dhe të njohurve të saj, gjeti mënyrën për t’u larguar në SHBA.

    U rikthye në 1996, si ishte Parashqevia këtë herë, pas disa vitesh në SHBA?

    Për rikthimin e ftuam ne, ishte festivali i ‘96. Ajo tha se do të vijë, por jo të konkurrojë, por të përshëndeste. Ashtu na duhej edhe ne. Na tha që do të vinte me gjithë bashkëshortin. Një djalë shumë simpatik, një njeri i natyrës së skenës. Një natyrë latini si paraqitje, tregonte një gjendje të mirë, ajo ishte shumë e lumtur dhe e reflektonte.

    Si dukej kur erdhi? Sa kishte ndryshuar?

    Dukej pak natyrë snobe, fliste më së shumti anglisht sesa shqip. Ishte natyra e saj që donte të demonstronte se jeta i kishte ndryshuar, se ishte mirë, ishte e lumtur dhe e realizuar. Kishte këto snobistet, por të tolerueshme. Erdhi për të demonstruar për të treguar se kam marrë një rrugë tjetër. Edhe ne na u bë qejfi. U soll me të njëjtin respekt.

    Është folur shpesh në fakt, në radhët e artistëve, se kur u rikthyer ishte disi më e mënjanuar me kolegët…

    Jo, jo u soll shumë mirë jo vetëm me mua, por edhe me kolegët e tjerë të festivalit.

    Pse nuk këndoi shqip Parashqevia kur erdhi?

    Ajo këngët e saj i kishte kënduar, nuk mund të dilte me të njëjtat këngë. Ku do të mbetej supermacia e saj që kishte shkuar në kontinentin tjetër për të shkëlqyer.

    E dinit ju profesor për problemet dhe dramat që ajo kishte kaluar në SHBA?

    Heshtja fliste vetë. Herë pas herë dilte emri i Parashqevisë, edhe në emisione, pyesnin njerëzit. Duke menduar krenarinë e saj, e kishte shumë të shtrenjtë paraqitjen e saj dhe duke mos pasur më këto, kuptohej që nuk do të dëshironte të shfaqej në media. Ndarja nga djali, divorci me bashkëshortin dhe gjithçka tjetër që është thënë, mund mos të ketë qenë fare faji i saj për të prishur familjen, megjithatë ajo nuk do të donte t’i ndante këto detaje me publikun.

    Është folur këto ditë edhe për një mundësi, që videot, dhe gjithçka ndodhi me të, janë të manipuluara. Si i vlerësoni këto teori?

    Gjithçka ndodh në këtë kohë. Këto lloj manipulimesh të ekzagjerimit janë gjëra shumë prezente ditët e sotme. Kemi parë shumë filma dhe personazhe që janë manipuluar edhe artistikisht edhe nga pikëpamja e së vërtetës. Sidomos në këto raste, të këngëtareve pop, problemet që kanë pasur me jetën private, me psikodrogërat që janë bashkudhëtar të jetës së tyre. Dhe sa të vërteta janë, por legjenda në gjithë botës, ecën më shumë se e vërteta.

    Rasti i Parashqevi Simakut nxori në pah edhe një problem, atë të mosvlerësimit të artistëve ikonë në vendin tonë…

    Ky është një problem jo thjesht shtetëror. Shteti heq pasojat, por thelbi është tjetër. Në Shqipëri nuk ka të ardhme për një karrierë për muzikën e lehtë, sidomos në vitet e para. Shiko talentet e mëdha, po marr Anjeza Shahinin, e cila u braktis. Do këndonte tre herë në vit në aq festivale sa organizoheshin në vend dhe pastaj asgjë. Por me tre festivale në vit nuk jetohet. Pra, ne s’kemi ditur të organizojmë agjenci për të mbajtur karrierën e një stari për ta bërë edhe ndërkombëtarë. Nuk mund të ketë një treg Shqipëria, për të tillë talente, e them këtë në pikëpamjen ekonomike. Në kuptimin e shitjeve dhe ruajtjes së talenteve kjo strukturë mungon.

    Është një problem më i thellë që duhet studiuar. Rasti Parashqevisë në këtë moment, solli reagim, duke e sistemuar, tregon që ne po e përkrahim. Por vënia e gishtit në plagë tregon shumë. Problem janë pensionet, që kanë mbetur që pensionet e asaj kohe, asnjë nuk vuri më dorë. Ka pasur raste shumë të dhimbshme. Dua të kujtoj këtu këngëtaren Drita Papajani, për këto shkaqe ajo përfundoi në një azil ngritur nga shoqatat fetare. Edhe Lili Cingu pati vështirësi deri në fund të jetës. Ky është një fenomen në të gjithë botën, të gjithë kur vjen puna tek pleqëria, edhe ata që kanë pasur para nuk kanë menduar për këto vite për të ruajtur.

  • I fundit! Tërmet në Shqipëri

    I fundit! Tërmet në Shqipëri

    I fundit

    Termeti dridh serish Shqipërinë

    epiqendra ne Pukë. Shqiperia-ime.com

  • Shisnin paketa televizive pirate, 5 administratorë të arrestuar, 3 në kërkim

    Shisnin paketa televizive pirate, 5 administratorë të arrestuar, 3 në kërkim

    Në kuadër të operacionit ‘Dekoderi’, kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës 5 administratorë dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë. Mësohet se ata kishin7 subjekte online, në të cilat shisnin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.

    Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

    Njoftimi i Policisë:

    Zhvillohet plani operacional policor, i koduar “Dekoderi”, me objektiv goditjen e rasteve të piraterisë televizive.

    Plani operacional, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ky plan, rezultat i një hetimi disamujor, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

    Kontrollet dhe verifikimet e kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, konstatuan 7 subjekte online, në të cilat shiteshin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.

    Gjithashtu, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike konstatoi një tjetër subjekt në këtë paligjshmëri.

    Identifikohen dhe arrestohen 5 administratorë të këtyre subjekteve. Punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

    Sekuestrohen 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.

    10 subjekte të tjera janë verifikuar dhe veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

    Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit 28 vjeç, 40 vjeç, 45 vjeç, 28 vjeç dhe 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit 40 vjeç dhe 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

    Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi.
    Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

    Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

    Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj paligjshmërie, në kuadër të plani operacional policor të koduar “Dekoderi”, po vijojnë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Pas Greqisë, edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, ja arsyeja

    Pas Greqisë, edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, ja arsyeja

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar se po monitoron situatën lidhur me ngarkesat e mandarinave që vijnë nga Shqipëria, pas ngritjes së alarmin për praninë e pesticideve mbi nivelet e lejuara në këtë frut. Ky shqetësim ka ardhur pas njoftimeve të dërguara nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, i cili ka tërhequr vëmendjen për këtë problem.

    AUV njoftoi se ka shtuar masat e kontrollit dhe do të marrë mostra nga ngarkesat e mandarinave për testime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse produkti ka nivele të larta pesticideje.

    “AUV ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë, pas njoftimeve të dërguara nga RASFF për praninë e pesticideve mbi nivelet e lejuara,” thuhet në njoftimin e Agjencisë.

    AUV thekson se Kosova nuk është e përfshirë në njoftimet e RASFF, por institucionet vendase po veprojnë për të eliminuar dyshimet e ngritura për praninë e pesticideve. “Synimi ynë kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe konsumatorëve. Deri tani, nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi këto produkte,” tha AUV.

    Kujtojmë se Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore ngriti alarmin për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi rezultuan me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet. Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Europian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

    Sipas raportimeve të RASFF Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, kanë refuzuar kamionët me mandarina me origjinë nga Shqipëria pas analizave të kryera.

    Ngarkesat e testuara rezultuan me mbetje të pesticideve 3 deri në 12 herë më të larta se kufiri i lejuar nga rregulloret e BE-së, të ndryshuara në shtator 2023.

    Çfarë janë chlorpyrifos dhe phosmet?

    1. Chlorpyrifos është një pesticid i ndaluar në BE që nga viti 2020, pasi shkakton dëmtime të rënda në trurin e fëmijëve, sistemin nervor dhe endokrin, si dhe rrit rrezikun për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.
    2. Phosmet, gjithashtu i ndaluar, është toksik dhe ndikon në funksionimin normal të trupit të njeriut.

  • Mori një plumb në këmbë nga atentati i mbrëmjes së djeshme, ja kush është 35-vjeçari i pafajshëm që mbeti i plagosur

    Mori një plumb në këmbë nga atentati i mbrëmjes së djeshme, ja kush është 35-vjeçari i pafajshëm që mbeti i plagosur

    Fotoja e mëposhtme është e Armand Spahiu, shitësit ambulant të fruta-perimeve që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla. Si rrjedhojë e breshërisë së plumbave 35-vjeçari Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Hajrulla u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.

    Autorët vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane të vjedhura. Pasi qëlluan rreth 30 herë me breshëri drejt automjetit të Hajrullës, ata janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e tyre.

  • Deklarata e ambasadës së SHBA, Berisha: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje

    Deklarata e ambasadës së SHBA, Berisha: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje

    Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj interesit të gazetarëve për një koment mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk bashkëpunojnë me persona non-grata.

    “Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen.

    Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush. Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën,” tha Berisha.

    Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë

    Berisha, deklaroi përpara Kuvendit, se në prag të mbledhjes së parlamenteve Shqipëri-Kosovë, duhet që Edi Rama të kërkojë ndjesë që vendosi sanksione ndaj Kosovës.

    “Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament. Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan. Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur.

    Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve.

    Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar.

    Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky [parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,” tha Berisha.

    Ndalimi i ‘Mora fjalë’ ne stadiume

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha për gazetarët përpara Kuvendit, se Edi Rama e ka ndaluar këndimin e këngës ‘Mora fjalë’ në stadium me urdhër të Beogradit.

    “Këto unë kisha për të mos u ndalur edhe njëherë, por do ndalem shumë herë tek ndalimi që i bënë në stadium himnit të kuqezinjve, himnit të këngës ‘Mora fjalë’.

    Kënga ‘Mora fjalë’ e Naim Gjoshës u shndërrua edhe falë virtuozitetit të Shkurte Fejzës në një himn të vërtetë të kuqezinjve.

    Tani, zëvendësimi që pretendon Edi Rama se i ka bërë me këngën tjetër shumë të bukur kushtuar Shqipërisë ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, janë dy këngë të ndryshme.

    Njëherë në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, se çdo ndeshje hapet me himnin kombëtar. Pra, Shqipëria është e pranishme. Flamuri është himni. Së dyti, duhet të jemi të sinqertë, unë e dua shumë ‘Rrjedh në këngë dhe ligjerime’, por për tifozerinë është më lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’.

    ‘Mora fjalë’ nuk ka asnjë, jo strofë, por as fjalë që të nxisë konfliktualitet, të nxisë armiqësi.

    Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror. Nuk ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar. Dhe t’i përkulesh Beogradit, në një kohë kur ai është kryeluftëtari i kombit, është një akt shumë poshtërues.

    Unë lexova një që e kishte paraqitur një zëdhënës i federatës, por në fakt ishte e Fugës, se unë ua njoh stilin këtyre fugistëve, është një akt i papërgjegjshëm sepse Shkurte Fejzën e ftuan vetë këta, ne e pamë në stadium.

    Edi Rama e ndaloi me urdhër të Beogradit. Pra janë këto tre momente që duan një përgjigje para se të mblidhet seanca e përbashkët në Prishtinë,” tha Berisha.

  • Mashtronte nxënës e mësues duke u premtuar programe arsimi falas në SHBA, përfaqësues të ambasadës amerikane në seancën gjyqësore ndaj Ermes Hoxhollit

    Mashtronte nxënës e mësues duke u premtuar programe arsimi falas në SHBA, përfaqësues të ambasadës amerikane në seancën gjyqësore ndaj Ermes Hoxhollit

    Përfaqesues të ambasadës së SHBA-së janë paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës për të ndjekur procesin gjyqësor në ngarkim të Ermes Hoxhollit.

    20-vjeçari akuzohet se mashtronte institucionet arsimore me projektet “Let’s Talk Together about US”, duke u premtuar nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA.

    Ermes Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë.

    I riu mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë raportohet se pjesë në këto programe mashtruese.

    Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj tij dhe dërgoi në gjyq të riun më 20 Nëntor.

    “Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri”, thuhej në njoftim.

    Ermes Hoxhalli akuzohet se duke pretenduar se udhëhiqte një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

    Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot iu gjetën në laptonin e tij dhe aparatët celularë.

    Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

    Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin E.H. i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin E.H. për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumentave’ të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi, “Arrest në burg’.

    Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

    Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarw rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbwshtetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.

    Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e kqyrura dhe të sekustruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit E.H në laptonin e tij dhe aparatwt celularw. Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

    Nga pasqyrimi i fakteve si më sipër, u arrit në përfundimin se me veprimet e tij, i pandehuri E. H., ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprave penale të “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal.

  • Pakti për universitetin, studentët në marshim drejt MAS

    Pakti për universitetin, studentët në marshim drejt MAS

    Pakti për Universitetin po mban marshim drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

    Studentët kërkojnë rritjen e buxhetit për arsimin në 5 përqind.

    Gjithashtu, studentët kërkojnë transparencë me buxhetin nga MAS.

    Studentët kërkojnë rritjen e peshës të votës për zgjedhje. Po ashtu, kërkohet rishikimi i titujve akademikë.

  • “Mos më prek me dorë”- Plas debati mes banorëve të BBV, Xheneta kritikon Gjestin: Je bërë bajat, do të të kap…! Këngëtari shpërthen në lot

    “Mos më prek me dorë”- Plas debati mes banorëve të BBV, Xheneta kritikon Gjestin: Je bërë bajat, do të të kap…! Këngëtari shpërthen në lot

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Xuxit dhe Gjestit në shtëpinë e BBV Kosova orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (19 dhjetor).

    Kjo situatë është krijuar pasi Gjesti ka bezdisur Xuxin duke mos e lërë të fleje. Debati ka agravuar në momentin kur Xuxi vazhdimisht shtyn këngëtarin duke i thënë: “Mos mu afro tek shtrati,” e ndërsa Gjesti i thotë: “Pse po më prek o vëlla”.

    Ka qenë Xheneta e cila ka mundur të ndajë dy djemtë, ku më pas ka kritikuar rënd Gjestin duke u shprehur se: “sjella e tij është bërë bajat”.

    “Është mbushur kupa, je bërë bajat. Tërë ditën fle dhe natën s’na le ne të flejmë. Vetëm të të marr të të lidh duar dhe këmb dhe të të lë në oborr,” i tha Xheneta Gjestit.

    Pas këtij debati Gjesti u duk i prekur e ndërsa ka filluar të qajë në shtratin e tij, pranë i është gjetur Lela, e cila i ka dhënë mbështetjen e saj duke i thënë se hareja e atij formati është vetë Gjesti.

    “A e di sa keq kam menduar unë për ty në fillim dhe ke dalë shumë njeri i mirë, nuk ka moment që ti nuk na ke bërë të qeshim dhe nuk ke kënduar” i tha Lela këngëtarit.