Author: editor

  • Habit fare Rama: Shqiptarët në Gjermani po kthehen te nënshtetësia amë. Ministria e Brendshme dhe e Jashtme të punojnë shpejt

    Habit fare Rama: Shqiptarët në Gjermani po kthehen te nënshtetësia amë. Ministria e Brendshme dhe e Jashtme të punojnë shpejt

    Kryeministri Edi Rama në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës tha se shqiptarët në Gjermani po i kthehen nënshtetësisë së tyre amë.

    Rama deklaroi se Gjermania tashmë lejon dy nënshtetësinë dhe shumë shqiptarë duan të kenë edhe atë shqiptare. Sipas tij, Ministria e Jashtme dhe e Brendshme duhet të punojnë më tepër për të garantuar këtë shërbim.

    “Në këtë kontekst dua të prek republikën gjermane, e cila i ka hapur rrugëve shqiptarëve të kenë dy nënshtetësi. Ndryshe nga më herët kur shqiptarët kërkonin të merrnin nënshtetësinë gjermane, tani po kthehen te ajo shqiptarja. Në këtë kuptim, Ministria e Brendshme dhe e Jashtme do t’u ofrojë ndihmë të gjithë shqiptarëve.

    Janë bërë konstruksione të konsullatave. Mbase duhet të përdorim edhe metodat e syrit të keq, që mund të kenë mbetur në ndonjë cep nga koha e shkëmbimit të letrave me kod sekret. Është bërë një betejë e madhe për të hequr kontaktin sy më sy. Më parë, personi ishte i detyruar që të shkonte deri në konsullatë fizikisht, kur e kishte larg. Po luftojmë fort që çdo shërbim të jetë online”, deklaroi Rama.

  • Big Brother Albania hap dyert të shtunën, ja mesazhi i Sara Hoxhës pak ditë para nisjes

    Big Brother Albania hap dyert të shtunën, ja mesazhi i Sara Hoxhës pak ditë para nisjes

    Sara Hoxha ka ndarë një mesazh në Instagram, duke folur për përkushtimin dhe sfidat e saj në punë, ndërsa paralajmëron një sezon të ri dhe të jashtëzakonshëm të “Big Brother VIP Albania”. Ajo shpreh krenarinë për një sistem pune që ka rezistuar sfidave dhe kohës, duke theksuar se puna dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit.

    “Rezultati i punës sime nuk jam vetëm unë. Me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën,” shkruan ajo, duke vlerësuar ekipin e saj për përkushtimin.

    Mesazhi përfundon me një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e mbështesin, teksa na fton të qëndrojmë në pritje për fillimin e sezonit të ri, duke lënë të kuptohet se do të jetë një eksperiencë unike.

    “Big Brother VIP Albania” duket se do të kthehet me surpriza të mëdha.

  • “Tregoi emrin e një miss-i shqiptar”/ Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut:Miqtë e saj shqiptarë donin t’i prishnin…

    “Tregoi emrin e një miss-i shqiptar”/ Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut:Miqtë e saj shqiptarë donin t’i prishnin…

    Artistja Parashqevi Simaku ka komunikuar pas disa vitesh mbrëmjen e djeshme me djalin e saj. Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Elton Ilirjani ka rrëfyer bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin. Ilirjani ka treguar se Parashqevia nuk është e sëmurë, siç sipas tij është aluduar pas rishfaqjes së saj.

    “Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”-u shpreh Ilirjani.

    Në emisionin ka folur edhe edhe ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, i cili ka mbështetur deklaratat e biznesmenit. Ai tha se nuk ka pasur miq të mirë shqiptar, pasi sipas tij donin t’i prishnin reputacionin.

    “Ajo çka pashë un, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptar, ata prisnim të fitonin diçka, donin ti prishnin reputacionin Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj. “, ka thënë ai.

  • “Disapora, mbështetje e rëndësishme financiare për vendin”- Rama: Jam shumë krenar, kemi arritur t’u mundësojmë emigrantëve shqiptimin e fjalës “jam shqiptar”

    “Disapora, mbështetje e rëndësishme financiare për vendin”- Rama: Jam shumë krenar, kemi arritur t’u mundësojmë emigrantëve shqiptimin e fjalës “jam shqiptar”

    Kryeministri Edi Rama, në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, u shpreh se emigrantët janë mbështetje e rëndësishme financiare për vendin.

    Edi Rama: Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme në aspektin financiar për vendin. Këtë vit Banka e Shqipërisë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të dërgesave të emigrantëve në euro krahasuar një vit më parë, janë 100 mln euro plus, dërgesat më të mëdha janë nga Italia, SHBA.

    Kjo i bashkohet prurjes domethënie të të ardhurave të rritjes sonë ekonomike që është rezultat i një sërë reformash të rëndësishme. por besoj se është mbi të gjitha rezultat i pozicionimit të ri politik të Shqipërisë. Jam shumë krenar për faktin që kemi arritur tu mundësojmë të gjithë shqiptarëve, duke filluar nga ata që jetojnë jashtë vendit, shqiptimin me plot gojës të emrit shqiptar dhe përgjigjen me plot gojën “jam shqiptar” të pyetjes nga je.

    Një pyetje që shqiptarët e kanë pasur jo të lehtë ta artikulojnë për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, por edhe mungesës së një sfondi të ofruar nga vendi amë që mund t’u jepte atyre sigurinë, qetësinë dhe krenarinë e të thënit jam nga Shqipëria. Është fazë dramatike e tejkaluar. Është dashur kohë, dhe na është dashur ta përjetojmë në një nivel të lartë të marrëdhënieve atë ndjesi të pakëndshme për ta thënë me fjalë të buta që për shumë vite u ka shkaktuar shqiptarëve vështrimi me një sy nënvlerësues ku ata janë shfaqur si shqiptarë.,

    Na ka dhënë mundësinë të ngrihemi në pozicione të paimagjinueshme vite më parë.

  • Detaje nga atentati në Vlorë/ Në gjendje të rëndë për jetën, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës, ja çfarë u gjet brenda automjetit

    Detaje nga atentati në Vlorë/ Në gjendje të rëndë për jetën, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës, ja çfarë u gjet brenda automjetit

    Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në Spitalin e Traumës. Burime mediatike bëjnë me dije se i riu është transportuar te Trauma në Tiranë rreth orës 02:15 të 19 dhjetorit, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Ndaj Kevin Hajrulla, është qëlluar me të paktën 30 plumba. Nga breshëria e kallashit, mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35-vjeç, tregtar shumice i fruta perimeve.

    Ky është Kevin Hajrulla që u plagos mbrëmë, shënjestra e atentatit në Vlorë

    Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa 30-vjeçari po lufton për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark.

    Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga të afërmit që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit. Dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Iku ore, iku”.

    Kush është Kevin Hajrulla?

    Raportohet se 30-vjeçari Kevin Hajrulla, është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.

    Inez Hajrulla, është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë. Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019.

    Po ashtu, Inez Hajrulla, ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

    Dëshmitari i tronditur: U shtriva barkas

    Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut, teksa janë dëgjuar të shtënat me armë në qytetin e Vlorës.

    Qytetari rrëfen se është shtrirë menjëherë në tokë, sapo ka dëgjuar të shtënat. Ai thotë se nuk ka parë asgjë, madje në atë moment po shikonte televizor dhe sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë barkas.

    “Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, është shprehur dëshmitari.

    Atentati me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, duke tronditur qytetarët dhe kalimtarë të çastit.

    Autorët e pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri, me të cilin ka qenë duke lëvizur dhe më pas derdhën breshëri plumbash në drejtim të tij.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles.

    Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane.

    Po të njëjtat burime, thonë se targat rezultojnë të vjedhura. Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës. Makina e autorëve tip KIA, u gjet e djegur në fshatin Panaja në autostradën Vlorë-Fier, ndërsa autorët më pas janë larguar në drejtim të paditur.

    Ndërkohë, në mjetin e djegur të autorëve në fshatin Panaja janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.

    Pikërisht në këtë zonë, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.

    E gjithë zona ku ndodhi atentati, ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve.

    Njoftimi i policisë për ngjarjen:

    “Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

    Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

    Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia.

  • Konflikt në një lokal, klienti bën veprimin e papritur, humbasin jetën tragjikisht 11 persona

    Konflikt në një lokal, klienti bën veprimin e papritur, humbasin jetën tragjikisht 11 persona

    Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një zjarr në një bar kafe në Hanoi. Zjarri ra të mërkurën vonë ndërsa policia dyshon se tragjedia u shkaktua nga zjarrvënia. Më tej bëhet me dije se është arrestuar një i dyshuar. Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje dhe arritën të shpëtojnë shtatë persona, dy prej të cilëve u dërguan në spital. Por 11 persona u gjetën të vdekur.

    Dëshmitarët okularë thanë se zjarri ishte aq intensiv sa askush nuk guxoi të përpiqej të shpëtonte njerëzit në lokal derisa shkuan shërbimet e urgjencës.

    “Ne u thërrisnim viktimave të bllokuara, por nuk dëgjonim askënd që bërtiste për ndihmë nga brenda”, tha një qytetar pranë vendit të ngjarjes për gazetën zyrtare Dan Tri.

    Sipas organeve të rendit, i dyshuari shkoi në lokal për të pirë një birrë por u debatua me stafin. Më pas ka shkuar për të blerë karburant, është kthyer, ka derdhur karburant në një zonë ku ishin parkuar motoçikletat dhe në katin përdhes të pallatit dhe i ka vënë flakën.

  • Atentati në Athinë ku humbi jetën biznesmeni Irakli Davella, mediat greke: Dyshime se shënjestër ishin të dy shqiptarët! Hapen dosjet kriminale të Edi Lulos, ja pista e hetimit

    Atentati në Athinë ku humbi jetën biznesmeni Irakli Davella, mediat greke: Dyshime se shënjestër ishin të dy shqiptarët! Hapen dosjet kriminale të Edi Lulos, ja pista e hetimit

    Hetuesit grekë që kanë në duar çështjen e atentatit ndaj dy shqiptarëve pak ditë më parë në Athinë kanë vijuar të gërmojnë nëpër dosjet e vjetra të tyre.

    Ndërkohë që për biznesmenin e vrarë, Irakli Davella, policia dhe prokuroria vendëse kanë informacione të shumta në lidhje me shënjestrën tjetër, për shkak të ndërrimit të identitetit, nuk kanë pasur fakte dhe prova.

    Por gjetja e emrit të vërtetë ka bërë që skeda kriminale e Hysës të jetë thuajse e ngjashme me atë të Davellës, ndonëse hetuesit jo vetëm që nuk kanë shkuar tek autorët, por ende nuk kanë një pistë konkrete

    Dyshohet mes të tjerash se krimi të jetë kryer edhe për larje hesapesh mes grupeve shqiptare, ndërkohë që po hetohen edhe disa vrasje të tjera, që ende nuk kanë autor. Mediat greke dje kanë bërë me dije se atentatorët kanë qëlluar mbi të dy shqiptarët, pasi ata kanë qenë në një distancë të largët me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se informacioni për praninë e tyre bashkë ka qenë i saktë dhe vrasësit kanë pasur për qëllim eliminimin e të dyve.

    DETAJET E REJA

    Media greke ka zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur të dielën në Athinë, ku mbeti i vrarë 47-vjecari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa.

    Nga këqyrja dhe analizimi i vendit të ngjarjes rezulton se në momentin e të shtënave, Irakli Davella dhe Edi Lulo ndodheshin në distancë nga njëri-tjetri, por të dy janë goditur nga të shtënat me armë.

    Kjo i ka bërë hetuesit të dyshojnë se që të dy kanë qenë objektiv i atentatorëve që hapën zjarr nga makina dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Ndërkohë media greke ka zbuluar se nga kontrolli në arkivat e saj, policia ka zbuluar se Edi Lulo ka qenë i skeduar si Etmond Hysa qysh në vitin 2004 në Greqi. Fillimisht në prill 2004 ka marrë pjesë në grabitjen gjatë një transferte parash në Palio Faliro, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos një roje i kompanisë “Security”.

    Në korrik të të njëjtit vit ka marrë pjesë një tentativë grabitje gjatë një transfertë parash në zonën e Rentit, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, por sërish arriti të largohej. Ngjarja më e rëndë që ai njihet është ajo e prillit 2011 në Dhomën e Avokatisë Athinë ku bashkë me 2 të tjerë, grabiti rreth 405 mijë euro, ndërsa në një ngjarje tjetër më vonë mori pjesë në grabitjen e pajisjeve me vlerë 110.000 euro në një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës, të cilat grupi kishte në plan t’i sillte në Shqipëri.

    Policia greke mësohet se ka vendosur kontakte dhe po shkëmben informacion me palën shqiptare, nga e cila është informuar për profilin tepër të rrezikshëm dhe të rëndësishëm në grupet kriminale shqiptare të Edi Lulos, për të cilin ka dyshime se është i përfshirë në organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai kishte mbërritur në Greqi në 9 dhjetor, pas një fluturimi nga Duseldorfi në Gjermani, ndërkohë që vetë banon në Dubai.

    /Gazeta Panorama

  • “Doli nga banja lakuriq dhe tentoi të më p*rdh**onte!”- Akuzat e rënda të fëmijëve që mbytën me jastëk të atin, 26-vjeçarja hedh poshtë pretendimet e të vëllait

    “Doli nga banja lakuriq dhe tentoi të më p*rdh**onte!”- Akuzat e rënda të fëmijëve që mbytën me jastëk të atin, 26-vjeçarja hedh poshtë pretendimet e të vëllait

    Të tjera detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Greqi, ky motër e vëlla kanë mbytur me jastëk të atin në shtëpinë e tyre, me bashkëpunimin e bashkëshortit të vajzës së viktimës.

    Djali i 66-vjeçarit i qëndron pretendimit fillestar, duke thënë se ai është abuzuar vazhdimisht nga babai i tij. 22-vjeçari ka pohuar në polici se babai i tij kishte abuzuar seksualisht me të më shumë se një herë.

    “Ai doli nga banjo lakuriq me thikë dhe u përpoq të më përdhunonte”, u tha ajo oficerëve, duke shtuar: “Ai po më bërtiste se donte ta bënte për herë të fundit”.

    Mirëpo, një qëndrim tjetër jep motra e 22-vjeçarit, e cila në mënyrë indirekte i ka mohuar fjalët e tij. Siç tha ajo në polici, vëllai i saj nuk i kishte thënë asnjëherë se babai i tyre kishte abuzuar me të.

    Për krimin e rënd akuzohen djali dhe vajza e 66-vjeçarit, si dhe dhëndri i viktimës, i cili dhe ai ka pretenduar se ngjarja ndodhi në tentativë për vetëmbrojtje.

    Avokati i të rinjve deklaroi se ndjekja penale e ngritur ndaj tyre është për vrasje të përbashkët në gjendje të qetë shpirtërore dhe nga hetuesi u dha një afat për të kërkuar falje.

    Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur për hetuesit grek, por sipas Protothema, paraprakisht dyshohet se motivi ka qenë financiar, pasi në banesën e tyre janë gjetur 12 mijë euro.

    Krimi ka tronditur komunitetin lokal, kryesisht për dinamikën e tij, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin teksa ai ishte duke fjetur dhe me doreza i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke i shkaktuar mbytjen deri në vdekje.

    Më pas, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i kanë vënë një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

    Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm

    Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte.

    Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur policinë dhe pas një hetimi të plotë, ka dalë në pah përfshirja e tyre. Në fakt telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer vëmendjen tek ai.

    “Që në fillim vendndodhja ku u gjet trupi i 66-vjeçarit nuk ishte fiksuar. Gjithashtu, pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte i imët”, vunë në dukje burime me njohuri për rastin.

    Pas krimit, autorët kanë djegur provat e krimit, jastëk dhe rroba jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar.

    Policia gjeti edhe dy thika shtëpiake dhe një karikator me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.

  • Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në muajin e parë të 2025-ës

    Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në muajin e parë të 2025-ës

    Muaji i parë i 2025-ës po afron dhe atmosfera astrologjike premton mundësi unike për tre shenja specifike. Bëhuni gati për të parë nëse jeni një nga ata me fat që do ta nisni vitin e ri me bujë!

    Dashi
    I dashur Dash, Janari ju gjen me energji dhe vendosmëri. Planetët rreshtohen për t’ju ndihmuar të realizoni qëllimet tuaja. Profesionalisht, një promovim ose një ofertë e re pune është afër. Personalisht, marrëdhëniet fitojnë pasion dhe vrull. Mos kini frikë të merrni iniciativa, universi ju mbështet!

    Luani
    I dashur Luan, Janari është muaji kur shkëlqeni edhe më shumë! Me Jupiterin që ju mbështet, mundësitë po vijnë në çdo fushë të jetës tuaj. Financat tregojnë prirje rritëse, ndërsa emocionalisht zhvillimet janë pozitive dhe plot romancë. Përfitoni nga takimet shoqërore, sepse mund të takoni personin që do të bëjë ndryshime në jetën tuaj.

    Shigjetari
    Shigjetari im, muaji i parë i 2025-ës ju sjell aventurën dhe përparimin që ju pëlqen shumë. Propozime të reja për bashkëpunime apo ndryshime në karrierën tuaj janë afër. Emocionalisht, besimi juaj tërheq njerëzit që ju vlerësojnë për atë që jeni. Universi ju jep fat, por edhe mundësinë për të evoluar përmes përvojave të reja.

  • Humnera/ Euro gropë, ja çpo ndodh me dollarin dhe monedhat e tjera

    Humnera/ Euro gropë, ja çpo ndodh me dollarin dhe monedhat e tjera

    Sot, më 19 dhjetor 2024, dollari amerikan, blihet me 93 lekë dhe shitet me 94.1 lekë.

    Euro, blihet me 97.9 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 118 lekë dhe shitet me 119.1 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 64.8 lekë, ndërsa në shitje me 66.3 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: