Author: editor

  • “Viktima nuk më ka ngacmuar”/ Gruaja e Majlind Habibit që akuzohet se vrau shokun: Të dy i bashkonte pija

    “Viktima nuk më ka ngacmuar”/ Gruaja e Majlind Habibit që akuzohet se vrau shokun: Të dy i bashkonte pija

    Gruaja e Majlind Habibit, 35-vjeçarit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Branko Shkozës një javë më parë në Durrës, deklaron se bashkëshorti i saj është i pafajshëm.

    Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, bashkëshortja e Majlind Habibit pretendon se deklarata e bashkëshortit se ajo është ngacmuar nga viktima nuk është e vërtetë, dhe se ai mund të jetë intimiduar për ta dhënë atë deklaratë në polici.

    Ajo tregon se nuk kishte asnjë komunikim me viktimën, ndërsa bashkëshorti i saj ishte shok me Shkozën dhe të dy pinin së bashku.

    “Situata nuk është e mirë. As djali nuk është mirë psikologjikisht. Kërkon të atin, o mami ku është babai, a është në burg apo ka ikur. I thashë që ka ikur në Greqi. Më trembet natën shpesh. Kam nevojë ta dërgoj djalin në psikolog. Kur shoh djalin e harroj veten. Ishte një bombë e madhe, mund të prisja shumë gjëra në jetë, edhe vdekjen, por këtë jo. Ka qenë shumë shok me atë që vdiq dhe nuk kanë pasur konflikte me aq sa di. Nuk më ka folur për debate apo konflikt. Dilnin bashkë, nuk ka qenë njeri i keq ai që vdiq. I keqi vetes ka qenë se pinte. Bashkë i afronte vetëm pija.

    Edhe Majlindi pinte, por jo në atë gjendje. Viktima flinte rrugëve nga pija. Branko ishte i keqi vetes, nuk ngacmonte njeri, as mua. Nuk më ka ngacmuar asnjëherë as nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të. Në rrugë as më fliste as i flisja. Nuk e di nëse e ka thënë këtë deklaratë. Majlindi më tha ke thënë në polici që të ngacmuar ai, jo i thash, mua më tha policia që ke thënë ti që mua më ka ngacmuar ai. Nuk më pohoi që e ka thënë. Thjesht më e pyeti a e ke thënë apo jo. Nuk kam vënë re sjellje të çuditshme të bashkëshortit.

    Nuk pinte çdo ditë Majlindi, të dielave po. Ditëve të fundit ishte vetëm punë dhe në shtëpi. Më datë 2 nuk ka dalë Majlindi atë natë, e vërtetojnë dhe kamerat e punës që ai ka qenë në punë. Kam dhe mesazhet në telefon që ka qenë duke ardhur në shtëpi. Ai po dridhej atë natë kur deklaroi para policisë. Majlindi më tha që i kishin bërë presion, nuk po e them unë.Sa i përket akuzave, unë po ta dija ngjarjen do e deklaroja. Kam besimin se nuk e ka kryer ai vrasjen. Ndihem e kërcënuar, më shumë për djalin. Në kohën që ndodhën këto isha shtatzan, dhe e humba në mënyrë spontane”-ka deklaruar ajo.

  • Vrasja e Martin Canit, nëna e 14-vjeçarit: Prindërit e autorit duhet të reflektonin, tani është vonë

    Vrasja e Martin Canit, nëna e 14-vjeçarit: Prindërit e autorit duhet të reflektonin, tani është vonë

    Pas protestës para Ministrisë së Arsimit, nëna e Martin Cani është shprehur se drejtoresha e shkollës “Fan Noli” dhe mësuesja kujdestare e të birit nuk e kanë njoftuar për konfliktet që 14-vjeçari kishte me bashkëmoshatarin e tij, Mario Përlleshaj.

    Ajo u shpreh se gjithashtu edhe prindërit e autorit të vrasjes së djalit të saj nuk e kanë kontaktuar, duke shtuar se “tani është vonë”.

    “Duhet të thoshin kemi të njëjtën dhimbje si ju’,”– u shpreh Florina Cani, duke shtuar se “e kam tokë sot Martinin, nuk më kthehet më”.

    Deklarata e plotë:

    Martin Cani ishte shumë i sjellshëm. kërkoj drejtësi dhe vetëm drejtësi. Nuk ka siguri, as polici, as mësues, as roje shkolle, as mësues kujdestar. Nuk kishte të më drejtë të më njoftonte mësuesja kujdestare.

    Edhe kur kam shkuar në mbledhje nuk më ka thënë që është problematik.

    Kurse kur ka qenë dita e premte e konfliktit, nuk e kam ditur se kush është, kur e mora vesh që ishte bashkëmoshatar, skam thënë asnjë, fjalë. Ata prindër duhet të reflektonin. Ata prindër duhet të reflektonin, tani është vonë, duhet të thoshin ;kemi të njëjtën dhimbje si ju”.

    E kam tokë sot Martinin, nuk më kthehet më. Mësuesit duhet të më thoshin që Martini ka konflikrt me një fëmijë. Nuk më ka kontaktuar as drejtoresha e shkollës dhe as mësues, as pas ngjarjes. Kur më kërkuan, nuk i pranova unë.

    Dua të bëhem shembull që fëmijët shqiptarë të kenë siguri shumë të madh, fëmijët tanë janë në pasiguri.

    Nuk po vihet drejtësi, nuk ka ardhur askush të më thotë se çfarë ka ndodhur.

  • Rrëfimi rrënqethës i babait të 14-vjeçarit: Djali i vogël pyet pse s’po vjen Martini…

    Rrëfimi rrënqethës i babait të 14-vjeçarit: Djali i vogël pyet pse s’po vjen Martini…

    Vëllai i 14-vjeçarit Martin Cani, ende nuk e di për humbjen e tij. “Në ditën e varrimit e patëm dërguar te miqtë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma.

    Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim.

    Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruaj.

    Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.

    Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri.

    Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen.

    Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë Martinat e tjerë.

    Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje.

    Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”,-kështu është shprehur Engjëll Cani, babai i Martinit.

  • Ja çfarë simbolizon saktësisht ngjyra e pasaportës suaj?

    Ja çfarë simbolizon saktësisht ngjyra e pasaportës suaj?

    E kuqe, blu, e zezë apo ndoshta jeshile? Çdo vend ka një ngjyrë specifike në pasaportën e tij dhe arsyeja sigurisht nuk është e rastësishme.

    Ngjyra e pasaportës së një vendi nuk është e rastësishme, por pasqyron faktorë historikë, gjeografikë dhe kulturorë. Zgjedhja e ngjyrës zakonisht bazohet në traditat politike ose fetare, aleancat gjeografike dhe, shpesh, arsyet praktike.

    Le të shohim kategoritë kryesore:

    E kuqe

    Pasaporta e kuqe është një nga ngjyrat më të zakonshme të përdorura nga shumë vende të botës. Ngjyra e kuqe ka simbolika të ndryshme dhe lidhet me parametra politikë, kulturorë dhe gjeografikë.

    Shumë vende të Bashkimit Evropian përdorin pasaporta të kuqe si pjesë e një identiteti të përbashkët.

    Ngjyra e kuqe lidhet me komunizmin dhe socializmin. Disa vende që kishin regjime komuniste, si Rusia dhe Kina, përdorin pasaporta të kuqe. Kjo ngjyrë pasqyron rrjedhën e tyre historike dhe politike.

    EKSPOZITA/ Klubet e Multimedias dhe reporterët e rinj – Fuqizimi i Rinisë përmes teknologjisë dhe informacionit
    Blu

    Blu simbolizon lidhjen me Oqeanin Atlantik dhe paqen. Shumë vende të Amerikës, si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja , kanë pasaporta blu. Kjo ngjyrë shpesh tregon largimin nga rrënjët historike koloniale.

    E gjelbër

    E gjelbra është ngjyra më karakteristike për shumë vende islame, pasi konsiderohet e shenjtë në Islam. Në të njëjtën kohë, vendet afrikane përdorin pasaporta jeshile për të treguar pjesëmarrjen e tyre në organizatat rajonale, siç është Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS).

    E zezë

    Ngjyra e zezë zgjidhet më rrallë dhe lidhet me luksin apo seriozitetin. Vende të tilla si Zelanda e Re, e cila e lidh të zezën me identitetin e saj kombëtar, kanë pasaporta të zeza. Britania e Madhe ka rifutur pasaportën e zezë pas daljes së saj nga Bashkimi Evropian (Brexit) në vitin 2020, duke zëvendësuar ngjyrën e kuqe të përdorur nga vendet anëtare të BE-së.

    Çfarë sugjeron përfundimisht zgjedhja e ngjyrës?

    Zgjedhja e ngjyrës së pasaportës reflekton shumë më tepër sesa një kriter të thjeshtë estetik. Është një mjet që shpreh identitetin kombëtar, vlerat kulturore dhe pozicionin gjeopolitik.

    Duke qenë se pasaporta është një nga dokumentet më të rëndësishme të një qytetari, ngjyra e saj lë të kuptohet edhe për historinë dhe vendin e vendit në botë./V.Plus

  • “Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve”, Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

    “Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve”, Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

    Një shprehje thotë, mes të tjerash, se futbolli bashkon.

    Mirëpo mesa duket ky “ligj universal” i sportit më të dashur e më të ndjekur në botë duket se nuk vlen kur bëhet fjalë për FSHF dhe organizatorët e ligës amatore Sunday League Albania.

    Pas akuzave të shumta të mjaft ekipeve pjesëmarrëse për gjykim jo të drejtë dhe mungesë korrektësie e organizimi nga ato të cilët duhej të kujdeseshin për mbarëvajtjen e këtij kompeticioni ka ardhur edhe vendimi drastik i një prej ekipeve pjesëmarrëse.

    Ditën e sotme përmes një njoftimi në rrjetet sociale drejtuesit e Barrikada FC së bashku me të gjithë orgnikën e ekipit kanë vendosur të tërihqen nga çdo garë që organizohet nga FSHF dhe Sunday League Albania.

    Arsyet e këtij vendimi janë renditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Barrikada FC ku mes të tjerash bëhet me dije se:

    “Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analize të situatës në kampionatet ku kemi marrë pjesë, kemi vendosur të tërhiqemi përfundimisht nga çdo garë e organizuar nga FSHF dhe Sunday League Albania.”

    Vendimi i parevokueshëm vjen në radhë të parë si pasojë e papërgjegjshmërisë së organizatorëve të Sunday League duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe ndershmërinë e garave, thuhet në njoftim.

    Nga ana tjetër klanet, korrupsioni, arroganca dhe mungesa e respektit duke zhbërë garën e drejtë për hir të interesave të ngushta të organizatorëve, janë të tjera arsye që kushtëzuan dhe shtynë ekipin e Barrikada FC në marrjen e këtij vendimi drastik.

    Njoftimi i plotë i Barrikada Football Club:

    Deklaratë

    Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analize të situatës në kampionatet ku kemi marrë pjesë, kemi vendosur të tërhiqemi përfundimisht nga çdo garë e organizuar nga FSHF dhe Sunday League Albania.

    Ky vendim i parevokueshëm është marrë jo vetëm në respekt të integritetit dhe parimeve që kanë udhëhequr Barrikada Football Club që nga krijimi i tij, por edhe si reagim ndaj një sërë problematikash serioze që kemi hasur gjatë pjesëmarrjes sonë:
    • Papërgjegjshmëria në organizimin e aktiviteteve sportive, që ka ndikuar negativisht në cilësinë dhe ndershmërinë e garave.
    • Klanet dhe korrupsioni, të cilët kanë deformuar konkurrencën e drejtë dhe kanë favorizuar interesa të ngushta mbi meritokracinë.
    • Arroganca dhe mungesa e respektit, që ka cënuar raportin mes organizatorëve dhe ekipeve pjesëmarrëse, duke krijuar një klimë të pashëndetshme sportive.

    Barrikada Football Club është ndërtuar mbi vlera të ndershmërisë, bashkëpunimit dhe respektit për lojën e bukur. Duke parë se këto vlera nuk përputhen me realitetin e garave ku kemi marrë pjesë, kemi zgjedhur të largohemi, për të ruajtur identitetin dhe filozofinë tonë.

    Falënderojmë nga zemra lojtarët tanë, tifozët dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm. Kujtimet dhe përvojat e ndara do të mbeten të paharrueshme.

    Barrikada Football Club do të vijojë të qëndrojë si simbol i pasionit dhe bashkimit për futbollin, dhe në të ardhmen do të angazhohemi në projekte të tjera që përfaqësojnë vlerat tona.

    Me respekt,
    Barrikada Football Club
    18 Dhjetor 2024.

  • Nëna e Martin Canit mes lotësh në protestë: Të japin dorëheqjen nga shkolla e deri te ministrja

    Nëna e Martin Canit mes lotësh në protestë: Të japin dorëheqjen nga shkolla e deri te ministrja

    Sot, bëhet një muaj nga ngjarja tragjike jashtë shkollës “Fan Noli”, ku u vra me thikë 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

    E teksa sot bëhet një muaj nga vdekje tragjike, këtë të mërkurë, qytetarët janë ngritur sërish në protestë.

    Ata kërkojnë drejtësi për Martinin dhe më shumë siguri në shkolla.

    Fillimisht, ata kanë shkuar pranë shkollës Fan Noli ku kanë vendosur tëndafila dhe kanë ndezur qirinj në derën e shkollës.

    Në fjalën e saj, mamaja e Martinit, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk mbrojtën dot vogëlushin e saj.

    Nëna e Martinit, kërkoi dorëheqjen duke nisur nga institucionet e shkollës të cilat nuk funksionuan deri tek ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama të cilët i bëri përgjegjës për humbjen e adoleshentit.

    “E kam rritur me vuajtje. Por ma morën endrrat, shpresën, jetën, më morën gjithçka që kisha. Kërkojmë me shpirt të japin gjithë dorëheqjen nga dera e shkollës deri në ministri deri te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti Martinin. Martini ishte i qeshur dhe i përpiktë në gjithçka. Të hiqet ministrja. Dua dorëheqjen e ministres. Ku ishte mësuesja kujdestare. Nuk bënë asgjë për ti ndarë me Marion. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin.

    Luisi është djali im tani. Shyqyr na fali zoti atë. Të japë dorëheqjen ai që nuk është i aftë për punën. E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat. Ma morën shpresën, më morën jetën gjithcka që kisha. Kërkojmë me thellësinë e shpirtit të japin të gjithë dorëheqjen, kushdo që nuk e mbrojti Martinin.

    Ishte një fëmijë i buzëqeshur, nuk kam fjalë ta përshkruar. Ishte i veçantë, kishte ëndrra të mëdha, shkonte çdo ditë në ndeshje, kishte ëndrra thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”. Nuk ishte ashtu si shkoi kjo historia, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj. Ku janë nënat, nuk jam vetëm nëna e Martinit, por e gjithë fëmijët. Zemra ime është e thyer, por Martinat e tjerë të mbrohen”, tha nëna e Martinit.

  • Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, edhe kur rini ulur

    Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, edhe kur rini ulur

    Të gjithë ne thuajse përballemi me pyetjen: Çfarë do të ndodhë me dhjamin e tepërt, të cilin ende nuk kemi arritur ta heqim qafe? Duke kërkuar përgjigjen, do të përballeni me një sërë këshillash, të cilat do të sillen rreth së njëjtës temë, ushtrimeve fizike. Shumë burime të ndryshme do t’ju inkurajojnë të ushtroheni në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, si dhe pamjen tuaj.

    Në të vërtetë, ushtrimet fizike janë të vlefshme për shëndetin e trupit të njeriut në shumë mënyra, dhe nuk ka dyshim se duhet ta bëni atë pjesë të jetës tuaj, nëse nuk e keni bërë tashmë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se është e keqe të kërkoni mënyra shtesë për të humbur yndyrën. Një studim i ri pohon se një nga këto mënyra mund të jetë konsumimi i një lloji të caktuar çaji, i cili duket se “fsheh” përfitime të shumta dhe të mrekullueshme për organizmin.

    Sipas kreut të hulumtimit, pirja e vetëm dy filxhanëve çaj “oolong” në ditë stimulon ndjeshëm proceset e djegies së yndyrës në trup. Ashtu si të gjitha llojet e çajit, edhe oolong përmban kafeinë, e cila ndikon në metabolizmin e energjisë, duke rritur rrahjet e zemrës. Megjithatë, studimet tregojnë se pirja e çajit mund të rrisë ndarjen e yndyrës, pavarësisht nga efektet e kafeinës, sipas ekspertit.

    Studiuesit gjithashtu donin të vlerësonin cilësinë e gjumit dhe nëse ai ndikohet nga konsumimi i pijeve me kafeinë. Përkundër faktit se kafeina është e njohur për aftësinë e saj për t’i mbajtur njerëzit zgjuar, studiuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim në modelet e gjumit të grupeve që konsumuan pije me kafeinë dhe grupit që mori placebo. Për këtë arsye, ekipi hulumtues beson se pirja e çajit oolong nuk do t’ju mbajë zgjuar gjithë natën dhe mund të ndihmojë në djegien e yndyrës edhe kur flini.

    Çfarë e bën çajin oolong të ndryshëm?

    Edhe pse të gjitha llojet e çajit vijnë nga e njëjta bimë, shkalla e tyre e oksidimit është ajo që i jep çdo varieteti karakteristikat e veta të veçanta. Shkalla e oksidimit, që varion nga 8% në 85%, përcakton ngjyrën dhe shijen e çdo varieteti çaji. Çaji Oolong përftohet pas një procesi unik, i cili përfshin fazën e tharjes nën diellin e fortë dhe oksidimin.

    Ekspertët besojnë se çaji është jashtëzakonisht i shëndetshëm, përmban disa vitamina, minerale dhe antioksidantë të dobishëm. Një filxhan çaj i zier gjithashtu përmban kafeinë, rreth një e treta e sasisë që përmban një filxhan kafeje. Së fundi, ekspertët theksojnë se përveç efekteve që duket se ka në djegien e yndyrës, çaji oolong jep dëshmi të mira se mund të përfitojë ndjeshëm shëndetin e zemrës, trurit, kockave dhe dhëmbëve.

  • Falja e gjobave/ Berisha: Është ‘ligji i blofit’! Qeveria e PD do t’i kthejë qytetarëve paratë që kanë paguar! Në 100 ditët e para ne…

    Falja e gjobave/ Berisha: Është ‘ligji i blofit’! Qeveria e PD do t’i kthejë qytetarëve paratë që kanë paguar! Në 100 ditët e para ne…

    Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale si “ligjin e blofit” .

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do t’i kthejë qytetarëve të gjitha paratë që i kanë paguar në formën e gjobave.

    “Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba. Asgjë gjobë e vendosur bazuar në atë nen të rrëzuar nga GJK jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti që t’ia riktheje. Garantoj se qeveria e PD do ti riktheje ato gjoba, qindarkë për qindarkë, kushdo që ka paguar gjobë sipas atij nenin do të marrë paratë mbrapsht”, tha Berisha.

    Po ashtu, Sali Berisha tha se PD do të kërkojë që të falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat që ekzistojnë për energjinë elektrike. Ndërsa u shpreh se në 100 ditët e para të qeverisë së PD do të bëjnë të mundur që energjia elektrike do të paguhet sipas rrogave dhe pensioneve.

    “Ne do të kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla. Pa përjashtim.

    Në 100 ditë e para do p[përcaktohet kuadri i ri ligjor i pagesave të energjisë në përputhje me rrogat dhe pensionet”, tha ndër të tjera kreu i PD.

  • “Ishte i pisët, nuk duruam dot më”/’ Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet dëshmia e tre të rinjve

    “Ishte i pisët, nuk duruam dot më”/’ Mbytën me jastëk të atin në banesë, zbardhet dëshmia e tre të rinjve

    Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen tragjike në Greqi, ky motër e vëlla dhe bashkëshorti i vajzës vranë duke mbytur me jastëk babain e tyre.

    “66-vjeçari ishte një personazh i padisiplinuar, kishte probleme psikologjike dhe shpërthime. Ai nuk e rregullonte veten dhe ishte i pisët. Nuk duruam dot më”, mësohet se ka dëshmuar në polici djali 22-vjeçar i viktimës, vajza 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 29-vjeç, duke justifikuar krimin.

    Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur me hetuesit grek, por sipas Protothema, paraprakisht dyshohet se motivi ka qenë financiar, pasi në banesën e tyre janë gjetur 12 mijë euro, megjithatë ende nuk dihet se vrasja është bërë për para. Krimi ka tronditur komunitetin lokal, kryesisht për dinamikën e tij, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin teksa ai ishte duke fjetur dhe me doreza i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke i shkaktuar mbytjen deri në vdekje. Më pas, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i kanë vënë një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

    Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm

    Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte. Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur policinë dhe pas një hetimi të plotë, ka dalë në pah përfshirja e tyre. Në fakt telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer vëmendjen tek ai.

    “Që në fillim vendndodhja ku u gjet trupi i 66-vjeçarit nuk ishte fiksuar. Gjithashtu, pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte i imët”, vunë në dukje burime me njohuri për rastin.

    Pas krimit, autorët kanë djegur provat e krimit, jastëk dhe rroba jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar. Policia gjeti edhe dy thika shtëpiake dhe një karikator me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.

  • “Hera e parë që vjen në Tiranë”/ Djali humbet shokun, e kërkon në emision

    “Hera e parë që vjen në Tiranë”/ Djali humbet shokun, e kërkon në emision

    Një djalë i cili ndaloi në terren duket se kishte një “hall” të madh. Nuk ndaloi për intervistim por për të kërkuar shokun që i kishte humbur në kryeqytet. Kuptohet e gjitha kjo në kuadër të një shakaje.

    Pjesë nga biseda:

    Djali: Desha të kërkoja se na ka humbur një shok nëpër Tironë.

    Dajana: I përket një emisioni tjetër.

    Djali: Hera e parë që vjen në Tiranë. Se nga ka humbur. Shkruajeni aty te lajmet.

    Gazetari: Puna e ëndrrave?

    Djali: Me pas Dajanën afër.

    Dajana: Kjo është puna më e vështirë.