Author: editor

  • U tha se do të largohej nga Shqipëria pas ndarjes nga Romeo Veshaj, por Heidi Baçi i rikthehet sërish televizonit! Ku do ta shohim ish-finalisten e BBV

    U tha se do të largohej nga Shqipëria pas ndarjes nga Romeo Veshaj, por Heidi Baçi i rikthehet sërish televizonit! Ku do ta shohim ish-finalisten e BBV

    E teksa të gjithë menduan se ajo hoqi dorë nga moderimi dhe qëndrimi në Shqipëri, Heidi Baçi i surprizoi të gjithë pasi së fundmi u konfirmua se do ajo do të prezantojë “Big Brother Vip Fun Club.”

    Ky lajm për ish-finalisten e BBV vjen pak kohë më vonë pasi ajo u shkëput nga emisioni “Goca dhe Gra,” në të cilin ishte një ndër panelistet.Vendimin, Heidi e bëri me dije në puntatën e fundit.

    “Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

    “Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

    E emocionuar, Heidi theksoi se ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

    “Është një moment që sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

    Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar.

  • “Djali s’do ta takojë”/ Elton Ilirjani: Kam frikë për Parashqevinë, mund të përkeqësohet dhe…

    “Djali s’do ta takojë”/ Elton Ilirjani: Kam frikë për Parashqevinë, mund të përkeqësohet dhe…

    Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur mundësinë të takohet me ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Disa ditë më parë, Ilirjani shpërndau për herë të parë në rrjetet sociale një foto ku shfaqej duke u përqafuar me Simakun, duke treguar se pas atij takimi, ai tani e ka marrë nën mbështetje këngëtaren e njohur.

    Pasi ishte e pamundur të realizohej një lidhje telefonike, Ilirjani dërgoi disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë takim të veçantë dhe ndjesitë e Parashqevisë për këtë ndryshim të papritur në jetën e saj.

    “Kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki.

    Për herë të parë në jetën time ndihem shumë i trishtuar. Është një situatë shumë komplekse. Ajo donte që të dilte, të shijonte një moment të bukur. Ma kërkoi dhe tha ‘dua të këndoj’. Kishte dëgjuar që shqiptarët kishin folur që ajo nuk e donte Shqipërinë e prandaj dolëm atë ditë dhe tha që ‘dua të ndihem si Hirushja’. Unë bëra çdo gjë sipas kërkesës së saj dhe çdo gjë tjetër. Edhe sot prapë do t’i lutem që të bëjmë çfarë të dojë ajo, por e vetmja gjë që do ajo është të takojë djalin e saj. Kaq. Asgjë tjetër. Nuk i duhen as paratë, as fama, asgjë. Do djalin e saj”, u shpreh ai.

  • Aksidenti ku humbi jetën/ Përplasja e trefishtë në Sauk, dyshohet se mjeku Cinari kreu parakalim të gabuar

    Aksidenti ku humbi jetën/ Përplasja e trefishtë në Sauk, dyshohet se mjeku Cinari kreu parakalim të gabuar

    “Shkaktar i aksidentit ka qenë mjeku, Një parakalim i tij i gabuar, ka dashur të ndërrojë korsinë. Janë përfshirë 3 mjetet në aksident. E plagosura ka qenë në një mjet tjetër”, raoprtoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.

    Në përditësim…

  • Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Dy të plagosur, njëri niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

    Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Dy të plagosur, njëri niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

    Një aksident është shënuar në superstradën Milot-Laç. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të superstradës me Rrugën e Kombit, dhe për pasojë, janë plagosur dy persona.

    Njëri prej tyre është në gjendje më të rënduar dhe është nisur drejt spitalit të Traumës.

  • Përfshihet nga zjarri një banesë, ja çfarë dyshohet

    Përfshihet nga zjarri një banesë, ja çfarë dyshohet

    Një banesë në fshatin Volçisht në Maliq është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

    Në momentin që ka rënë zjarr në banesë ka pasur njerëz, por fatmirësisht kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

  • Dëshmia e Nuredin Dumanit për “Plumbin e Artë”/ Lala jep detajet: Të pandehurit kërkuan…

    Dëshmia e Nuredin Dumanit për “Plumbin e Artë”/ Lala jep detajet: Të pandehurit kërkuan…

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dëshmia e Nuredin Dumanit në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Lala e ftuar në nje emisionin theksoi se Prokuroria kishte vendosur që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, një vendim që ka shkaktuar përplasje mes të pandehurve dhe avokatëve.

    Gjithashtu sipas saj, të pandehurit dhe avokatët argumentuan se procesi duhet të jetë transparent, ndërsa kjo është një praktikë e zakonshme në këtë gjykatë ku të penduarit kanë dhënë dëshmitë e tyre me dyer të mbyllura. Më tej ajo tha se pas këtij vendimi, të pandehurit dhe avokatët janë larguar demonstrativisht nga salla e gjyqit.

    Ajo theksoi rëndësinë e dëshmisë së Dumanit, duke thënë se ajo është prova kryesore që Prokuroria po përdor për të mbështetur akuzat ndaj pjesës më të madhe të të akuzuarve. Sipas saj, është në interesin e të pandehurve që të përpiqen ta rrëzojnë këtë dëshmi.

    “Prokuroria ka menduar se seanca duhet të jetë me dyer të mbyllura. Ka pasur përplasje mes të pandehurve dhe avokatëve sepse sipas tyre procesi duhet të jetë transparent. Në këtë gjykatë historikisht të penduarit janë rrëfyer me dyer të mbyllura. Në mënyrë demonstrative kur u mor ky vendim të pandehurit dhe avokatët u larguan nga salla e gjyqit. Duke qenë se dëshmia e Dumanit është prova kryesore e prokurorisë për të provuar akuzat ndaj pjesës më të madhe të të akuzuarve, është në interesin e të pandehurve që të rrëzojnë këtë dëshmi”, tha Lala.

  • Humb jetën mjeku që u plagos mbrëmë në aksidentin e trefishtë në Sauk

    Humb jetën mjeku që u plagos mbrëmë në aksidentin e trefishtë në Sauk

    Nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra nga aksidenti mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sauk.

    40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.

    E plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • E kuruar në çdo detaj, Parashqevi Simaku shfaqet duke puthur flamurin kombëtar

    E kuruar në çdo detaj, Parashqevi Simaku shfaqet duke puthur flamurin kombëtar

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.

    Është biznesmeni Elton Ilirjani që po kujdeset për ikonën e muzikës shqiptare. Së fundmi ai ka postuar një tjetër video ku Parashqevia shihet e kuruar deri në detaj.

    Me flokët e valvitura, grim të lehtë, Parashqevi Simau shfaqet duke puthur flamurin kombëtarë.

    Madje në një video, Ilirjani shkruan: “Parashqevi Somaku falënderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.

  • Del Fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut/ Ishte nisur për koncert në Korçë, por përfundoi maleve në zbor

    Del Fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut/ Ishte nisur për koncert në Korçë, por përfundoi maleve në zbor

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ishte shkëputur nga jeta e saj artistike për vite me radhë.

    Në rrjet qarkullon një foto e rrallë e saj, dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist në kulmin e karrierës, ku ishte thirrur në zbor.

    Kolegia e saj Rita Ndoci tregon se bashkë me Parashqevinë, ishin të ftuara në një koncert në Korçë, por detyroheshin të shkonin edhe në zbor.

    “Tek fotoja lart Parashqevia dhe unë kemi qenë të ftuara për koncert në Korçë, në pallatin e sportit. Fotoja në zbor me Parashqevinë, Emën, Albana Micin, Mim Marjanaku dhe vajza të tjera tregon se ne kemi qenë në zbor si të tjerët, pasi ishte njëri nga tre komponentet mësim, punë, kalitje. Të mos bëjë zborin ngelje në klasë.

    Pjesëmarrja në zbor ka qenë detyrim. Privilegje lehtësira kemi pas shumë si Parashqevia dhe unë. Unë nganjëherë nuk vishja xhaketën e zborit sepse ishte shumë vapë. Unë nuk kam mbajtur kurrë pushkë, e ngarkesa të tjera, nuk kam marrë pjesë në stërvitjet që bënim. Bëja gallatë sa kam mundur pasi me trajtonin si kolege profesorët dhe zyshat, pasi isha e famshme me artin tim. Në darkë Parashqevia dhe unë bënim koncert, këndonim, unë bëja humor”-tregon Rita Ndoci.

  • Aksidenti i trefishtë në Sauk/ Burime nga Trauma: Humb jetën mjeku që mbeti i plagosur rëndë

    Aksidenti i trefishtë në Sauk/ Burime nga Trauma: Humb jetën mjeku që mbeti i plagosur rëndë

    Burime nga Trauma kanë thënë për ABC News, se mjeku Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk, ka humbur jetën.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. 40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.

    E plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al