Author: editor

  • Mbyllet kopshti zoologjik ‘më i tmerrshëm’ në Britani pas akuzave të mizorisë ndaj kafshëve (fotot)

    Mbyllet kopshti zoologjik ‘më i tmerrshëm’ në Britani pas akuzave të mizorisë ndaj kafshëve (fotot)

    Është mbyllur sot ai që njihej si ‘kopshti zoologjik më i tmerrshëm në Britani’ pas vdekjeve të dhjetra kafshëve dhe incidenteve me punonjësit.

    Një seri vdekjesh tragjike në kopshtin South Lakes Safari në Cumbria, në veriperëndim të vendit, shkaktuan zemërim mes publikut dhe aktivistëve ndaj pronarit milioner David Gill.

    Mes incidenteve ishin kafshë të shtypura nga një tren zbavitjeje në minaturë, apo kafshë të vrara nga rryma elektrike e gardhit, ndërsa impjanti ishte gjobitur me pare 255,000 paundë pasi një nga punonjësit u kafshua për vdekje nga tigri në 2016.Sipas raportimeve, foto të tetorit tregonin kafshë të vdekura ose të plagosura në park.

    Një inspektim kësaj vere detajonte ‘disa shkaqe madhore shqetësimi’ dhe pasiguri të kafshëve, ndërsa sot njoftohej se Safari Zoo mbyllet në fund të vitit.

    Shumica e kafshëve do të zhvendosen në një rezervat të botës së egër me garanci për ‘trajtim dinjitoz e humanitar’.

    Grupi i mbrojtjes së kafshëve ‘Freedom for Animals’ tha se ishte një lajm i mrekullueshëm, por kërkonte garanci që kafshët të marrin lirinë dhe kujdesin që meritojnë.

    Drejtoresha e parkut Karen Brewer, insistonte se imjpanti plotëson kushtet e regullatorëve, por dje pranonte se kompania do të fokusohet në një impjant 50 km larg në Tebay, që do të funksionojë si park natyror i botës së egër, shkruan rrjeti Daily Mail.

  • Tërmeti ‘trondit’ vendin fqinj, ku ishte magnituda dhe sa ishte epiqendra

    Tërmeti ‘trondit’ vendin fqinj, ku ishte magnituda dhe sa ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 3.0 ka goditur sot rajonin kufitar ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11:41.

    Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 41 km në juglindje të Prishtinës dhe 9 km në jug të Gjilanit, në një thellësi prej 9 kilometrash.

    Nuk raportohet për dëme materiale dhe nuk dihet nëse ky termet është ndjerë edhe në qytete tjera.

  • Sekuestrimi i vilave, Kryemadhi: Do të jetojmë me çadër ose kontejner! Do të na falë dikush një copë tokë…

    Sekuestrimi i vilave, Kryemadhi: Do të jetojmë me çadër ose kontejner! Do të na falë dikush një copë tokë…

    Paraditen e sotme, deputetja Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO, ku ka deklaruar me ironi se pas sekuestrimit të vilave, do të jetojë në çadër.

    Vendimi në lidhje me çështjen do të merret nesër.“5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia. Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.

  • Një ish banore…! Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother VIP Fan Club”

    Një ish banore…! Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother VIP Fan Club”

    Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor

    Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më madhështor në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Fan Club”. Do të jetë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio.Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

    Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.

    Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel.

    Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm.

    Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…

  • “Martini u vra për herë të dytë, askush nuk merr përgjegjësi!’ Prindërit e 14-vjeçarit letër ambasadës së SHBA e institucioneve shqiptare

    “Martini u vra për herë të dytë, askush nuk merr përgjegjësi!’ Prindërit e 14-vjeçarit letër ambasadës së SHBA e institucioneve shqiptare

    Prindërit e Martin Canit, i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

    Prindërit e Martin Canit, i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

    Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.

    Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më datë 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku studionte gjatë sherrit me të dyshuarin M.P. Gjatë sherrit mbeti i plagosur edhe shoku i tij 14-vjeç, L.M i cili është larguar në Itali për mjekim të specializuar.dërkohë sot Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë la në ‘arrest me burg’ autorin e dyshuar që akuzohet për ‘vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

    Letra e plotë:

    Meqë po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurt në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

    Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që na shkaktuan humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllanë e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe. E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët janë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.

    Zonja Nancy!

    Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

    Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

    Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi të Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.

    Kam besim të Ju.

    Me respekt e dhimbje në Shpirt

    Angel e Florina Cani

  • Parashqevi Simaku falenderon shqiptarët: Është lehtë të gjykosh kur nuk e di çfarë ka kaluar njeriu

    Parashqevi Simaku falenderon shqiptarët: Është lehtë të gjykosh kur nuk e di çfarë ka kaluar njeriu

    Këngëtarja e dashur Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë, ku ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhuruar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Parashqevi Simaku shprehet se është emocionuar nga mbështetja e madhe që ka marrë nga të gjithë njerëzit, ku dhe premton se do të rikthehet sërish në muzikë. Po ashtu, ajo ka një fjalë dhe për personat që e kanë paragjykuar, ku është shprehur se është e lehtë të gjykosh, kur nuk e di se çfarë ka kaluar një njeri.
    “Të dashur shqiptarë,

    Dua të filloj me një falënderim të madh për gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni treguar dashurinë tuaj në momentin kur papritmas u shfaqa në një nga televizionet e Amerikës. Kam mbetur e befasuar dhe pa frymë nga të gjitha komentet dhe dashurinë që më keni dhënë, si dhe nga interesimi i madh për të më ndihmuar. Ka pasur edhe paragjykime, por është e lehtë të gjykosh kur nuk e di se çfarë ka kaluar një njeri.Në veçanti, dua të falënderoj publikisht Elton Ilirianin, i cili më ka dhuruar aq shumë dashuri. Do të jem mirënjohëse për gjithë jetën për atë që ka bërë, sepse nga dje më ka ndryshuar krejtësisht jetën time!Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura!Në fund, dua t’ju informoj se kjo është llogaria e vetme e vërtetë në Facebook që kam, dhe herë pas here do të komunikoj me ju, shqiptarët e mi.Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit!”, shkruan këngëtarja.Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan “Abc 7”, ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet Parashqevi Simaku e cila merr ndihma si e pastrehë.

  • Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria

    Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria

    Rruga ndërqytetase Rrëshen–Burrel në shumë pjesë është bërë e pakalueshme për shkak të gropave, çarjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Kryetari i Bashkisë së Mirditës, tha se rruga është në pronësi të ARRSH-së, e cila duhet të ndërhyjë menjehere për rikonstruksionin e këtij aksi shumë të rëndësishëm që ka lënë më izolim me qindra banorë.

    Degradimi i rrugës nacionale Rrëshen-Burrel ngriti në protestë banorët e fshatit Tarazh në Mirditë. Në të gjithë gjatësinë e aksit prej 31 km ka rrëshqitje të trasesë dhe dëmtim të asfaltit, duke vështiresuar lëvizjen e automjeteve. Në disa segmente është e pakalueshme pasi mungon mirëmbatja.

    “E ka marrë mirëmbajtjen një firmë fantazëm, vjen hedh një karroce çakull dhe ikën! ARRSH-ja ka bërë kontratë me një kompani që nuk e mirëmban rrugën. Shikoni gropat e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës, këtu nuk kalohet! E kanë dëmtuar dhe kamionët që transportojnë kromin e Bulqizës”, thanë ata.

    Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi tha se Autoriteti Rrugor Shqiptar, si institucion përgjegjës duhet të ndërhyjë menjehere.Mirëmbatja sidomos në dimër është emergjente por në perspektivë Qeveria duhet të investojë për rikonstruksionin e ketij aksi”, tha Albert Mëlyshi kryetar i bashkisë Mirditë.

    Rruga Rrëshen-Burrel është ndërtuar në vitin 2013 me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 22 milion dollarë. Çarjet, gropat dhe rrëshqitjet e tokës nisën para 5 vitesh dhe nuk u riparuan duke çuar ne degradimin e plotë te saj.

  • Megaoperacion në Belgjikë, shkatërrohet grupi shqiptar i drogës. Kryhen 30 kontrolle banesash

    Megaoperacion në Belgjikë, shkatërrohet grupi shqiptar i drogës. Kryhen 30 kontrolle banesash

    Policia gjyqësore federale e Brukselit ka shkatërruar një organizatë kriminale që kontrabandonte drogë në një shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar. Rrjeti i drejtuar nga persona me origjinë shqiptare, mësohet se ka përdorur shofer kamionësh me origjinë greke për të transportuar drogën mes Belgjikës dhe Anglisë. Disa të dyshuar u arrestuan gjatë rreth 30 kontrolleve të banesave gjatë ditës së djeshme.

    Hetimi, i kryer nga prokuroria publike dhe Policia Gjyqësore Federale e Brukselit, çoi në identifikimin dhe çmontimin e një rrjeti të strukturuar që operonte nga vende të ndryshme në Belgjikë, kryesisht në rajonin e Brukselit, por edhe në Brabant Flamand dhe Brabant Ëalloon. Gjatë aksionit të mëngjesit të së hënës, janë arrestuar disa të dyshuar dhe janë sekuestruar provat.

    Gjatë këtij operacioni, hetuesit sekuestruan dy pistoleta, para të gatshme, sende luksi dhe disa automjete. “Këto sekuestrime kontribuojnë në çmontimin e rrjetit duke zbuluar burimet financiare dhe logjistike që të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur në aktivitetet e tyre të paligjshme,” tha zyra e prokurorisë.

    Para këtij operacioni, hetuesit ishin fokusuar tashmë në ngarkesa të dyshimta, të cilat çuan në sekuestrimin e kokainës dhe shumave të parave nga autoritetet franceze dhe angleze. Këto sekuestrime forcuan gjithashtu hetimin dhe zbuluan përmasat e rrjetit ndërkombëtar të dyshuar për trafik droge.
    “Nga hetimi u zbulua se rrjeti dyshohet se përdorte kompani transporti për të fshehur transportin e drogës duke fshehur ngarkesat në kamionë që transportonin mallra legale. Falë këtij modus operandi, droga do të ishte kontrabanduar në mënyrë diskrete nëpër Kanal për të furnizuar tregun anglez,” tha prokurori publik.

  • Evi Kokalari: Shumë gjëra nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares Parashqevi Simaku

    Evi Kokalari: Shumë gjëra nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares Parashqevi Simaku

    Evi Kokalari

    Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me ‘shpëtimin’ e këngëtares këto ditët e fundit. Së pari, mund të më thoni kur është transmetuar ai segmenti në ABC News, sepse në rubrikën e tyre ‘Be Kind’ nuk rezulton se është, që do të thotë mund të jetë video e vjetër, ndoshta dhe e periudhës së Covidit.

    Disa fakte që më bëjnë të kem pikëpyetje;

    Video e dytë del të nesërmen që gazetari e bën publike të parën, por këngëtarja është e veshur komplet ndryshe dhe kapelen nuk e ka njësoj. Nga dalja e videos së parë tek e dyta, fillon një angazhim për ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga ‘biznesmen’ në NY që thonë se kanë avokatët e tyre që e kërkojnë.

    E gjejnë të nesërmen, në Penn Station, po, po, në të gjithë atë New York, skuadra ‘shpëtimi’ e gjen vetëm mbas 24 orësh. Dhe jo me avokatët e tyre, por me ‘tetën’ e lagjes. E filmojnë, pa pikë turpi i ofrojnë një buzekuq, ‘merre – i thotë – se është e DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shëmtuar, por kur kjo e fundit mplekset me injorancë totale, marrkërka forma të frikshme.

    T’i kthehemi skenarit – del video e parë, bëhet virale, të nesërmen del video e dytë, ndërkohë ‘shpëtimtari’ jep një intervistë në TV shqiptare, pastaj e sistemon në hotel ku filmon çdo detaj dhe e shpërndan në mediat shqiptare, një darkë tek Milos Hudson Yards, ku ajo darkë ka shkuar mbi $1000 (më besoni për këtë), një peliçe kurrizit, një diamant në gisht, një përulje në tokë, duke i puthur këmbët me përgjërim…

    CUT!!!

    Bëhet serish virale, idiotët e dobishëm duartrokasin shpëtimtarin, heroin e tyre të ri, pa menduar fare në detaje, por duke akuzuar komunitetin shqiptar në NY që s’kanë bërë asgjë më parë për këngëtaren.

    Shpëtimtarin nuk e kam njohur më parë, madje për herë të parë e kam parë në fotot që ndante PR i tij këtu në NY. PR i tij është një grua dhe personazh mjaft i njohur në qarqet e atij rrethi të vogël në NYC, që mund te konsiderohet deri diku ekskluzive. Pra, shpëtimtari ka punësuar një nga PR më të mira në NYC, dhe e kupton rëndësinë e asaj që quhet ‘PR stunt’, që po ta shqipëroja siç duhet, do të thotë – të gjesh një ngjarje që bëhet virale dhe të ngre profilin.

    Dhe kjo ngjarje, po me konkludon të jetë bërë në kurriz të këngëtares.

    Disa jave më parë shpëtimtari ishte në Shqipëri, dhe për koincidence, Fejvziu e interviston solo, pra duke i dhënë një platformë për t’u shprehur për tema që janë akoma tabu në atë vend. Në fakt, Fejvziu ka shokuar shumë shqiptarë duke e bërë videon e këngëtares virale dhe fakti që bëri dhe një video pasuese me shpjegime, më thotë që ndërgjegja nuk ja koncepton ku qëndron problemi në këtë rast.

    E vetmja mënyrë që mund të ketë pak sens këtu është nëse gazetari është paguar si për intervistën e shpëtimtarit disa javë më parë, ashtu dhe për të bërë virale videon. Ne fakt, është shumë e rëndësishme si do shpërndahej video, sepse kjo bën diferencë nëse ngjarja do bëhej virale apo jo.

    Të shtoj dhe disa detaje që të kuptoni dyshimet e mia;

    Kam 30 vjet në New York, dhe e njoh komunitetin tonë. Kam pasur rastin ta takoj dhe këngëtaren dhe të flas me të kur ajo ishte në Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin. Në atë pikë e kam lënë të lumtur. Si unë, atë e kanë njohur të gjithë në këtë komunitet dhe e kanë respektuar. Dhe këngëtarja vet, njeh të gjithë ata që në komunitetin tonë janë financiarisht shumë mirë dhe arrijnë të bëjnë ndryshime reale kur është nevoja, dhe nëse ajo do donte, do kishte kërkuar ndihmë.

    Ajo ndihmë do i ishte dhënë pa bërë zhurmë fare, në mënyrë që t’i ruanin dinjitetin ashtu siç e meriton. Nga ana tjetër më thonë që ndihma i është ofruar shumë herë më parë, dhe ka refuzuar. Problemi i këngëtares nuk është financiar, por shpirtëror. Asnjë nënë e ndarë nga fëmija nuk gjen dot qetësi. Këto janë hallet e saja reale.

    Që halli i saj të shfrytëzohet në këtë formë, është realisht një mëkat dhe vetëm njerëzit pa shpirt mund ta bënin. Asnjë njeri me klas nuk do i kishte dhënë ndihmë ‘një dive apo idhullit’ të tij siç e cilëson vet ‘shpëtimtari’, duke i cenuar dinjitetin në këtë formë.

    Siç e kam shkruar më parë, nëse vërtetë donit ta ndihmonit, do e kishit bërë pa u ndjerë. Por a ishte kjo vërtetë për të ndihmuar këngëtaren, apo për të ngritur profilin tuaj?

    Cilado qoftë përgjigja, jeni gabim dhe shoqëria me të drejtë po ju gjykon.

  • I fundit! Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, Gjykata e Apelit lë në burg autorin 14-vjeçar

    I fundit! Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, Gjykata e Apelit lë në burg autorin 14-vjeçar

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga shkalla e parë.

    Autori i dyshuar i vrasjes, i mituri M. Perlleshaj kishte kërkuar zbutje te mases se sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar.

    Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili pas disa ditesh qendrim në spital është transportuar jashtë vendit për tu kuruar

    Sjellim në vëmendje që Prindërit e Martin Canit, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

    Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.

    Në letër ndër të tjera prindërit thone se “po e vrasin per here te dyte djalin e tyre”, pasi sipas tyre ngjarja nuk po zbardhet qellimisht.

    LETRA E PLOTE DREJTUAR AMBASADËS SË SHBA

    Ne që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.