Author: editor

  • Ina Zhupa: Ndalni presionin ndaj administratës, kriminelët elektoral do përgjigjen para ligjit

    Ina Zhupa: Ndalni presionin ndaj administratës, kriminelët elektoral do përgjigjen para ligjit

    Në një postim në Facebook, deputetja Ina Zhupa, ka denoncuar se institucionet publike në Qarkun e Vlorës, po bëjnë presion për të marrë të dhënat e familjarëve që jetojnë jashtë nga administrata.

    Zhupa shkeuan se me presion drejtorët kërkojnë të mbushen të dhënat e familjarëve, duke shkelur kështu kushtetutën dhe ligjet.

    “Kriminelët elektoral nuk mund të fshihen pas partisë shtet dhe faktit që ende nuk është zyrtarisht fushatë elektorale sepse jeni duke shkelur ligjin dhe pa qënë fushatë”, shkruan Zhupa.

    Postimi i plotë:

    Kriminelët elektoral do përgjigjen para ligjit!
    Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal të urdhëruar nga Partia Socialiste po vazhdojnë të marrin të dhënat personale të shtetasve të diasporës për qëllime elektorale.

    Këto ditë është intesifikuar në institucionet publike të qarkut Vlorë, drejtor me lista në duar që i bëjnë presion administratës.Ky formular me 8 rubrika kujdo që ja u jep duhet ta mbani si provë krimi. Dhe ai që e kërkon me presion nga administrata në varësi do trajtohet si kriminel elektoral.

    Ky formular përbën shkelje të rënda të ligjit dhe cënon rëndë parimet e së drejtës për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.

    Grumbullimi pa pëlqimin paraprak të këtyre të dhënave dhe pa u legjitimuar për arsye që lidhen me kërkesa të shtetasve, është prova e partisë shtet dhe e shkeljes së ligjeve.

    Bazuar në nenin 35 të Kushtetutës, gjithashtu në nenin 6 të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008” Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në Konventat Ndërkombëtare dhe Rregulloren e Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR), ndalohet kategorikisht mbledhjen e të dhënave të individeve.

    Kriminelët elektoral nuk mund të fshihen pas partisë shtet dhe faktit që ende nuk është zyrtarisht fushatë elektorale sepse jeni duke shkelur ligjin dhe pa qënë fushatë.

    Askush nuk do ju mbroj para ligjit!

  • “Më ra qielli mbi kokë”, Xuxi rrëfen varësinë nga dr*ga e takimin pas 29 vitesh me vajzën

    “Më ra qielli mbi kokë”, Xuxi rrëfen varësinë nga dr*ga e takimin pas 29 vitesh me vajzën

    Naim Bunjaku apo ndryshe, Xuxi ka rrëfyer për publikun jetën e tij të vështirë në Big Brother VIP Kosova 3.

    Ai ka treguar për vështirësitë që ka hasur në jetë, nisur nga takimi me vajzën pas 29 vitesh e deri te rehabilitimi nga droga.

    Këngëtari i njohur ka folur po ashtu për vajzën e tij tjetër që vuante nga meningjiti bakterial, si një gjë shumë të vështirë.

    Ai ka zbuluar se ishte i varur nga droga për shumë kohë dhe se ka qenë për rehabilitim në Turqi.

    Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Nuk më ka munguar asnjëherë asgjë. Kur mbusha 18 vjeç përfundova shkollën e mesme, kam ndjekur dy vite si gazetar dhe pastaj është dashur të shkoj në shërbim ushtarak në ish shtetin e Jugosllavisë dhe kur jam kthyer për hatër të prindërve kam zgjedhur juridikun.

    Pastaj më është ngushtuar liria ime, atëherë është dashur të shkoj në Gjermani të qëndroj deri në vitin 1997. Kanë qenë vite të vështira për mua sepse kam qenë i vetmuar, larg familjes. Më mungojnë prindërit, për pak ditë kam edhe përvjetorin e nënës tani bën pesë vite dhe më dhemb që nuk kam qenë aty në momentet e fundit të saj. Nëna është e shenjtë.

    Gjithmonë më dhemb që nuk kam qenë atë ditë aty.

    Spontanisht ka ndodhur njohja ime me ish gruan time në Gjermani, jemi martuar në vitin ’92 dhe Kiara, vajza ime lindi më 6 tetor të vitit 1993. Pas ardhjes në jetë të Kiarës, raportet e mia me të ndryshuan rrënjësisht. Fatkeqësisht e kam lënë vajzën time tre muajshe.

    E di që shokët e mi më thoshin pse nuk shkon ta takosh vajzën, por unë kur jam kthyer nuk kam pasur të drejtë të kthehem në atë shtet për dhjetë vite.

    Më është dashur të pres 29 vite për ta takuar Kiarën. Kur e kam kontaktuar në Instagram për herë të parë i kam shkruajtur që jam babai biologjik Naimi, pas pak më erdhi mesazhi që është gëzuar shumë. Kur kam dalë nuk e kam ditur se si të reagoj e kam pyetur nëse mund të përqafoj. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës time sepse kam pasur shumë mall. Më ka hidhëruar shumë në fund se ka insistuar se nuk do të ketë fëmijë se është sklerozë të shumëfishtë, nuk mundet se rrezikon jetën e vetë. Është e vështirë kur të thotë se nga unë nuk mund të bësh fëmijë asnjëherë.

    Kur jam kthyer, Ardiana gruaja ime dhe Bardhi, çuni im e ka ditur për Kiarën, por Sumeja nuk e ka ditur sepse e kemi pasur të vështirë të ia tregojmë për një problemi që ka Sumeja, për Sumejën ka qenë shok sepse nuk ka mundur të besoj që në atë moshë 16 vjeçe nuk e di që ka një motër.

    Sumeja ka lindur në vitin 2006 dhe ka qenë një gëzim shumë i madh. E kanë kuptuar që është me meningjit bakterial, në 11 muajshe e kam kuptuar se është e shurdhër në dy veshët e saj. Ka qenë momenti më i vështirë në jetë. Më ra qielli mbi kokë. Gjithë jetën ka qenë luftëtare. Në moshën tre vjeç e gjysmë për herë të parë ka dëgjuar, reagimi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë sakrificë, për mua nuk ka pasur rëndësi pasuria vetëm që Sumeja të jetë e barabartë.

    Falë Zotit gjithë atë që kam pasur e kam shkrirë për shëndetin e Sumejës. Prindi bën për fëmijët gjithçka në jetë. Sumeja është sot 18 vjeçe, një vajzë shumë e bukur. Nëse mund të jem krenar për diçka është familja ime. Zoti më ka dhënë dashurinë më të madhe në jetë, Ardianën.

    Unë kam pasur problemet e mia me drogë dhe kam qenë i varur për disa vite, deri në 2000 kur babai im i ndjerë unë kam shkuar në Turqi në rehabilitim.

    Jam njeri i rilindur. Unë këtu nuk kam hyrë për të më njohur njerëzit, fama nuk më ka munguar. Çmimi i madh mund të bëjë shumë ndryshim në jetën e familjes time.

  • Akulli shkakton probleme në bypassin e Murrizit, drejtuesit e mjeteve: Të kriposet rruga

    Akulli shkakton probleme në bypassin e Murrizit, drejtuesit e mjeteve: Të kriposet rruga

    Rënia e ndjeshme e temperaturave mbrëmjen e kaluar ka sjellë probleme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

    Situatë problematike paraqitet në bypassin e Murrizit ku gjatë orëve të mëngjesit ka patur prani të akullit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke vënë në rrezik jetën e udhetarëve.

    Me problem është segmenti në afërsi të kufirit ndarës mes Tiranës dhe Klosit por edhe në fshatin Bastar Murrize ku ka patur prani të ujit që është kthyer në akull.

    Vetë drejtuesit e mjeteve thonë për mediat se kjo rrugë paraqet rrezik në çdo kohë edhe në dite me shi por edhe kur ka ngrica. Ata kërkojnë që firma të jetë në punë dhe të bëjë kriposjen e rrugës.

    Bypassi i Murrizit mbetet segmenti më problematik i rrugës së Arbrit, ku aksidente ka thuajse çdo ditë.

  • Goditet grupi kriminal që shfr*tëzonte vajza për pro**itucion! Rekrutimi bëhej në Kinë, më pas silleshin në Shqipëri. Si ndaheshin paratë

    Goditet grupi kriminal që shfr*tëzonte vajza për pro**itucion! Rekrutimi bëhej në Kinë, më pas silleshin në Shqipëri. Si ndaheshin paratë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, pas një hetimi 4-javor me metoda proaktive.

    Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

    Goditet një grup i strukturuar kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillte në Shqipëri, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

    Vihet në pranga një anëtar i grupit, shpallen në kërkim 2 organizatorët dhe procedohen penalisht 7 shtetase nga Kina.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm”, i cili u zhvillua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

    Në kuadër të këtij operacioni:

    -u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

    -nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”;

    -u shpallën në kërkim shtetasi kinez G. L., 47 vjeç, njëri prej organizatorëve të grupit, dhe shtetasja kineze Y. Zh., 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë.

    Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.

    Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera.

    Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Konferenca ndërqeveritare/ Rama nga Brukseli: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, të mbyllim negociatat në 2027

    Konferenca ndërqeveritare/ Rama nga Brukseli: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, të mbyllim negociatat në 2027

    Kryeministri Edi Rama thotë se konferenca e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ka ardhur falë mbështetjes së vendeve anëtare.

    Nga Brukseli, në konferencë për shtyp, Rama deklaroi se ambicia është që negociatat të mbyllen në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi të realizohet brenda kësaj dekade.

    “Jam shumë i lumtur që jam këtu, me mikun tonë Piter dhe gjithashtu me komisonerin Kos, që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur, nuk ka ende një muaj në mandatin e saj, dhe ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara. Por e jona është më e rëndësishmja. Gati dy muaj, pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi, duket që këto që po ndodhin, janë falë presidences hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze dhe të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të lartë këtë ambicie për zgjerimin e BE. Së dyti, di që e gjithë kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbëshetjen e shteteve anëtare, kanë pasur mirësinë, unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe tës hoh një pamje jo fort të largët, por më duhet të them që sot kemi pamje më të qartë për punën që është bërë. E marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara. Të gjitha këto falenderime janë të sinqerta që vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta.

    Nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sesa e vështirë është, por është edhe pjesa e përmbushjes dhe pjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë. Jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga demokracia. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. Anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade”,-tha ai.

  • Kujdes! Çfarë është meningiti bakterial që i mori jetën 17 vjeçares në Durrës?

    Kujdes! Çfarë është meningiti bakterial që i mori jetën 17 vjeçares në Durrës?

    Noela ishte maturante me rezultate të mira, spikaste në aktivitete dhe veprimtaritë e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës.

    Artiste, me ëndrrën për tu bërë piktore, jeta e saj u ndërpre në mes fatalisht pasi u prek nga meningjiti akut.

    17-vjecarja, Noela Caka nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor, deri mëngjesin e së shtunës kur u shtrua me urgjencë në spitalin e Durrësit me temperaturë të lartë dhe prej andej u transferua në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.

    Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me 17-vjeçaren.

    Po kështu, familjarët, mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar të mjekohen për disa ditë me antibiotik.

    Sakaq pasiguria në komunitet është rritur për shkak të vdekjes së papritur të adoleshentes nga meningjiti akut.

    Çfarë është meningiti bakterial?

    Meningiti bakterial është një inflamacion i rrezikshëm i membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.

    Shkaktohet nga baktere të ndryshme, si Neisseria meningitidis dhe Streptococcus pneumoniae.

    Simptomat e tij përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, ngurtësi të qafës, të përziera dhe në disa raste konfuzione apo krizë epileptike.

    Sëmundja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyrë agresive me antibiotikë.

    Për më tepër, ajo mund të përhapet përmes pështymës ose sekrecioneve respiratore, duke rritur rrezikun e infektimit te personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me të prekurin.

  • Vëllai i Parashqevi Simakut: Ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë, do të shkojë ai atje

    Vëllai i Parashqevi Simakut: Ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë, do të shkojë ai atje

    Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, është shprehur i emocionuar dhe mirënjohës që më në fund, pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij. Në një intervistë për “Top Story”, Simaku u shpreh se me gjetjen e motrës, është plotësuar amaneti i nënës, që u nda nga jeta dy vite më parë. Ai falenderoi biznesmenin Elton Ilirjani, që po kujdeset për Parashqevinë.

    “E falenderoj që po ma bën motrën të lumtur, këto të tjerat nuk më interesojnë fare, çfarë flitet dhe çfarë nuk flitet. Unë nuk do shkoj, por do dërgoj, djali ishte atje edhe për ta kërkuar. Ka dy javë që ka ardhur nga Amerika, unë ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë. Ajo e ka dashur shumë djalin. Ajo më fërkonte duart dhe këmbët me një dashuri dhe një respekt të jashtëzakonshëm”, u shpreh i përlotur Arben Simaku.

  • “Duam të martohemi me BE”/ Rama: Grupkapitulli gjashtë jo i vështirë, jemi në harmoni me politikat e unionit

    “Duam të martohemi me BE”/ Rama: Grupkapitulli gjashtë jo i vështirë, jemi në harmoni me politikat e unionit

    “Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim, bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet dialogut të përbashkët, ne presim, siç e kam thënë që të hapim grupkapitujt, por nuk po e gënjejmë veten, ka për të qenë punë e vështirë, duhet të përmirësojmë çdo hap,. Prandaj e vlerësoj shumë këtë proces. Ndihmon vendin të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

    Për këtë grupkapitull që kemi hapur sot, nuk është fort e vështirë, Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE, sa ipërket diplomacisë, sigurisë. Shqiptarët janë mbështetës për këto politika. Ne duam të martohemi me BE. Të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim mbrapa, vetëm rrugë përpara. Duhet t’i japim shqiptarëve atë që presin, po e presin me shekuj. Po sjell një fjali emblematike të poetit tonë kombëtar, poeti i Rilindjes sonë, ka shkruar që për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon, në perëndim”, theksoi ai.

    Në përditësim…

  • Hapja e grupkapitullit 6/ Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

    Hapja e grupkapitullit 6/ Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

    “Jam e nderuar të jem këtu për të festuar për Shqipërinë. Sot këto negociata janë hapur dhe këtu hapi, grupkapitullin e gjashtë. Dua t”ju falenderoj dhe ju zoti kryeministër për punën tuaj. Dua tju kujtoj që edhe me Malin e Zi dje kemi mbyllur 12 grupkapituj. E vlerësoj gjithashtu angazhimin e gjithë vendeve anëtare të BE. Zgjerimi është prioritet për BE dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë ndryshime të tjera. Sot në konceptin ndërkombëtare për hapjen e grupkapitujt e gjashtë është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE. Duke hapur kapitujt ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema plotësojnë Shqipërisë duke qene një faktor i përbashkët. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fortë për të gjitha reformat për këtë proces.

    Duke parë dhe përfshirjen e gjithëkujt dhe shoqërisë civile. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të lulëzuar. Urime Shqipërisë!”

    Vijon

  • Sulmoi me armë zjarri nxënësit dhe mësuesit duke vr*rë 2 prej tyre,kjo është foto që 15-vjeçarja publikoi para ngjarjes

    Sulmoi me armë zjarri nxënësit dhe mësuesit duke vr*rë 2 prej tyre,kjo është foto që 15-vjeçarja publikoi para ngjarjes

    Natalie Samantha Rapnau është, sipas policisë, 15-vjeçarja që më 16 dhjetor, hapi zjarr dhe vrau dy persona në një shkollë private të krishterë në Wisconsin, SHBA. Sipas CNN, duke cituar një burim policor, 15-vjeçarja po përballej me disa probleme dhe i kishte shprehur në një tekst të shkruar.

    15-vjeçarja hapi zjarr në një dhomë në të cilën ndodheshin nxënës të klasave të ndryshme, duke vrarë një nxënës dhe një mësuese, ndërsa nga të shtënat e saj u plagosën një mësuese tjetër dhe pesë nxënës. Pak më herët, autorja e mitur, e cila u vetëvra me armën që kishte me vete, dyshohet se ka postuar një foto nga brenda tualetit të shkollës duke bërë shenjën “OK”.

    Policia lokale tha se Rapnow nuk kishte shqetësuar autoritetet deri dje. Policia është njoftuar nga një nxënës i klasës, dhe ka mbërritur në shkollë brenda tre minutave nga telefonata. Mëngjesin e sotëm, efektivët e policisë kanë bastisur shtëpinë ku jetonte 15-vjeçarja për të gjetur çdo provë që do t’i ndihmonte të kuptonin motivin e të miturës. Tani për tani babai i 15-vjeçares është në bashkëpunim me autoritetet dhe nuk ka të dhëna se prindërit e vajzës kanë kryer ndonjë krim.