Author: editor

  • Sulmoi me armë zjarri nxënësit dhe mësuesit duke vr*rë 2 prej tyre,kjo është foto që 15-vjeçarja publikoi para ngjarjes

    Sulmoi me armë zjarri nxënësit dhe mësuesit duke vr*rë 2 prej tyre,kjo është foto që 15-vjeçarja publikoi para ngjarjes

    Natalie Samantha Rapnau është, sipas policisë, 15-vjeçarja që më 16 dhjetor, hapi zjarr dhe vrau dy persona në një shkollë private të krishterë në Wisconsin, SHBA. Sipas CNN, duke cituar një burim policor, 15-vjeçarja po përballej me disa probleme dhe i kishte shprehur në një tekst të shkruar.

    15-vjeçarja hapi zjarr në një dhomë në të cilën ndodheshin nxënës të klasave të ndryshme, duke vrarë një nxënës dhe një mësuese, ndërsa nga të shtënat e saj u plagosën një mësuese tjetër dhe pesë nxënës. Pak më herët, autorja e mitur, e cila u vetëvra me armën që kishte me vete, dyshohet se ka postuar një foto nga brenda tualetit të shkollës duke bërë shenjën “OK”.

    Policia lokale tha se Rapnow nuk kishte shqetësuar autoritetet deri dje. Policia është njoftuar nga një nxënës i klasës, dhe ka mbërritur në shkollë brenda tre minutave nga telefonata. Mëngjesin e sotëm, efektivët e policisë kanë bastisur shtëpinë ku jetonte 15-vjeçarja për të gjetur çdo provë që do t’i ndihmonte të kuptonin motivin e të miturës. Tani për tani babai i 15-vjeçares është në bashkëpunim me autoritetet dhe nuk ka të dhëna se prindërit e vajzës kanë kryer ndonjë krim.

  • Toka, apartamente dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e Kreshnik Budllas dhe Erneo Farrukut

    Toka, apartamente dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e Kreshnik Budllas dhe Erneo Farrukut

    1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    me datë 28.01.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskimin e
    pasurive në pronësi të subjekteve Kreshnik Budlla, Erneo Farruku, personave të lidhur
    me ta dhe personave të tretë”, baza ligjore Akti normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për
    masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të
    organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, (ndryshuar
    me aktin normativ nr. 35, datë 16.12.2020), miratuar me ligjin nr. 18/2020, datë 5.3.2020.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në
    nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në
    kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe
    konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si dhe në nenet 306 e vijues të Kodit të
    Procedurës Civile, me vendimin Nr. 1, datë 16.12.2024, vendosi:
     Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 148, datë
    29.09.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar, si më poshtë:
    1. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
    2. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
    3. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit ****, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasve Marsida Budlla
    dhe Kreshnik Budlla.
    4. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit ****, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasve Marsida Budlla
    dhe Kreshnik Budlla.
    5. Pasuria e llojit “apartament”, e ndodhur në rrugën ****, me nr. ****, kati i ****
    mbi tokë, me sipërfaqe **** m², me kontratën e porosisë ****, datë ****, të cilës
    shtetësja Marsida Budlla i’a ka blerë shtetases Sonila Papinova.
    6. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku. Kjo
    pasuri është e përfituar me kontratën nr. **** Rep., nr. **** Kol., datë ****.
    7. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.

    8. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, me sipërfaqe
    **** m², me adresë: rruga ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
    9. Pasuria nr. ****, godinë banimi e shtetasit Erneo Reshit Farruku, e përfituar si
    aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****.
    10. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e
    përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi prej shtetasit
    Tonin Cani.
    11. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e
    përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi nr.****, datë
    ****.
    12. Pasuria shtesë ndërtimi me sipërfaqe **** m², e ndodhur në pasurinë me nr. ****,
    volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, si shtesë e ndërtimit ekzistues të
    përshtatur për lokal, ndërkohë që dhe vetë pasuria me nr. ****, volumi ****, faqe
    ****, zona kadastrale ****, rezulton e sekuestruar.
    13. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga
    shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku, në masën e **** të sipërfaqes
    së saj.
    14. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****,
    faqe ****, me sipërfaqe **** m², e ndodhur në ****, në pronësi të shtetasit Reshit
    Farruku, si dhe e blerë me “Kontratë shitblerje” me nr. **** Rep. dhe nr. ****
    Kol., datë ****, nga shoqëritë “Amfora”, “Jon2002” dhe “Mars 92”.
    15. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F, e përfituar si aplikues me vetëdeklarimin nr.
    ****, datë ****, me adresë: ****. Për këtë aplikim subjekti është pajisur me leje
    legalizimi nr. ****, datë ****, godinë banimi **** kate + **** nëntokë, ****.
    16. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F, e përfituar si aplikuese me vetëdeklarimin
    nr. ****, datë ****, me adresë: ****. Për këtë aplikim subjekti është i pajisur me
    leje legalizimi nr. ****, datë ****, godinë banimi **** kat, ****.
    17. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, me sipërfaqe
    **** m² zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të subjektit “Rrotull
    Beton”, me nr. NIPT-i K82210501B.
    18. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me adresë: ****,
    në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.
    19. Pasuria e llojit “arë”, me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****,
    aktualisht në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.
    20. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
    21. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m²,
    nga kjo **** m² është godinë **** katesh, zona kadastrale ****, me adresë: ****,
    në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
    22. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, e llojit
    “apartament”, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
    23. Pasuria e shtetasve Roland Reshit Farruku dhe Matilda Shkëlqim Farruku, si
    aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, (nga verifikimet në sistemin
    online), me adresë: ****. Për këtë aplikim nuk administrohet dosje fizike në
    arkivin e institucionit ASHK Durrës.
    24. Mjetin me targë ****, tip autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, i vitit 2014, me
    nr. shasie ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

    This Asymmetric top hat is loved by thousands of people!
    Necessarcy
    Senior Singles Connection
    Wingtalks
    Sponsored Links
    25. Mjetin me targë ****, tip autoveturë, i markës “Smart”, e vitit 1999, me nr. shasie
    ****, në pronësi të shtetases Marsida Budlla.
    26. Subjektin tregtar “Eco Energy System” sh.p.k., me NIPT L31917501F, me
    administrator shtetasin Kreshnik Budlla.
    27. Subjektin tregtar “Rrotull-Beton” sh.p.k., me NIPT K82210501B, me
    administrator dhe aksioner shtetasin Roland Farruku.
     Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.
     Heqjen e sekuestros të vendosur me Vendimin nr. 148 datë 29.09.2020 të
    Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e
    Organizuar Tiranë për pasuritë:
    1. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****,
    faqe ****, me sipërfaqe **** m², e ndodhur në ****, shkalla ****, kati ****, në
    pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
    2. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****,
    faqe ****, me sipërfaqe **** m², ndodhur në ****, e sekuestruar si në pronësi të
    shtetasit Kreshnik Budlla, por realisht në pronësi të shtetasve Agim Jupi dhe
    Ronela Jupi.
    3. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****,
    faqe ****, me sipërfaqe **** m², e sekuestruar si në pronësi të shtetasit Kreshnik
    Budlla, por realisht në pronësi të shtetasve Agim Jupi dhe Ronela Jupi.
    4. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****,
    faqe ****, me sipërfaqe **** m², e sekuestruar si në pronësi të shtetasit Kreshnik
    Budlla, por realisht në pronësi të shtetases Hajdije Farruku.
    5. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”,
    me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e
    Marrjes së Tokës në Pronësi” nr. ****. Pasuria është transkriptuar në favor të
    shtetasve Reshit Farruku, Xhixhe Farruku, Altin Farruku, Kreshnik Budlla
    (Farruku) dhe Erneo Farruku.
    6. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, lloji i pasurisë “ranishte”, me sipërfaqe
    **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Farruku me kontratë shitblerje. Kjo pasuri
    është transkriptuar në favor të shtetasit Kreshnik Budlla me “Kontratë Dhurimi”
    nr. ****, datë **** (ku numri i vendosur nga organi i akuzës, që është dhe pjesë
    e vendimarrjes, është i gabuar dhe duhet të korigjohet, pasi në vend të numrit të
    pasurisë është shkruajtur numri i volumit/faqes, si dhe numri i saktë i saj është nr.
    pasurie ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale **** me sipërfaqe ****
    m², e regjistruar ne volumin ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e ndodhur ne
    ****, tokë “ranishte”, regjistruar aktualisht në emër të Kreshnik Budlla).
    7. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku, (si
    pasuri që figuron e mbyllur në regjistrat publikë, duke u ndarë apo bashkuar në
    pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistra publikë të regjistrimit
    të pasurive të paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.).
    8. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku, (si
    pasuri që figuron e mbyllur në regjistrat publikë, duke u ndarë apo bashkuar në

    pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistra publikë të regjistrimit
    të pasurive të paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.).
    9. Pasuria nr. ****, e krijuar si rezultat i ndarjes së pasurisë me nr. ****, volumi
    ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e
    përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e Marrjes së Tokës në
    Pronësi” nr. ****. Pasuria është e transkiptuar në favor të shtetasit Altin Farruku
    me “Kontratë Pjestimi” nr. ****, datë ****.
    10. Pasuria nr. ****, e krijuar si rezultat i ndarjes së pasurisë me nr. ****, volumi
    ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e
    përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e Marrjes së Tokës në
    Pronësi” nr. ****. Pasuria është e transkiptuar në favor të shtetasit Altin Farruku
    me “Kontratë Pjestimi” nr. ****, datë ****.
    11. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”,
    me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e
    Marrjes së Tokës në Pronësi” nr. ****.
    12. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe
    **** m², nga e cila **** m² është “truall” dhe **** m² është “ndërtesë”, e
    përfituar nga shtetasi Reshit Farruku.
    13. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe
    **** m², nga e cila **** m² është “truall” dhe **** m² është “ndërtesë”, e
    përfituar nga shtetasi Reshit Farruku.
    14. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga
    shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku në masën e **** të sipërfaqes
    së saj.
    15. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe **** m², në pronësi të Reshit
    Vath Farruku, shtesë e pasurisë ****.
    16. Pasuria e shtetasit Reshit Farruku, si aplikues me vetëdeklarimin me nr. ****.
    17. Pasuria e shtetasit Reshit Farruku, si aplikues me vetëdeklarimin me nr. ****.
    18. Pasuria e shtetasit Reshit Vath Farruku, e përfituar si aplikues me vetëdeklarimin
    nr. ****, me adresë: ****.
    19. Pasuria e shtetasve Reshit Farruku dhe Erlinda Farruku, e përfituar si aplikues me
    vetëdeklarimin me nr. ****, me adresë: ****. (Nga verifikimet e kryera rezulton
    se kjo praktikë nuk i është nënshtruar akoma procedurave kualifikuese për
    legalizim.)
    20. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, aktualisht në
    pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton”. Nga informacioni i ardhur nga ASHK
    Durrës, kjo pasuri ka ardhur si rezultat i ndarjes së pasurisë nr. ****, e cila është
    përfituar nga shoqëria “Rrotull Beton” me kontratën nr. **** Rep. dhe nr. ****
    Kol., datë ****, kundrejt vlerës **** lek. Kjo pasuri figuron e mbyllur në
    regjistrat publikë, duke u bashkuar apo regjistruar më pas në pasuri të tjera, të cilat
    figurojnë të regjistruara në regjistra publikë të regjistrimit të pasurive të
    paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.
    21. Pasuria e llojit “arë”, me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****,
    aktualisht në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton”. Nga informacioni i ardhur nga
    ASHK Durrës, kjo pasuri ka ardhur si rezultat i ndarjes së pasurisë nr. ****, e cila
    është përfituar nga shoqëria “Rrotull Beton”, me kontratën nr. **** Rep. dhe nr.
    **** Kol., datë ****, kundrejt vlerës **** lek. Kjo pasuri figuron e mbyllur në
    regjistrat publikë, duke u bashkuar apo regjistruar më pas në pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistrat publikë të regjistrimit të pasurive të
    paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.
    22. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
    23. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m²,
    zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
    24. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”,
    me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Farruku, si ndarje e pasurisë
    nr. ****, si dhe e transkiptuar në favor të shtetasit Altin Farruku, me “Kontratë
    Pjestimi” nr. ****.
    25. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “truall”,
    me sipërfaqe **** m² dhe **** m² “ndërtesë”, (godinë **** katëshe banimi), e
    përfituar nga ndarja e pasurisë nr. ****, e transkiptuar në favor të shtetasit Altin
    Farruku me “Kontratë Pjestimi” nr. ****.
    26. Pasuria e shtetasit Altin Reshit Farruku me nr. ****, e ndodhur në ****, me
    sipërfaqe të truallit të zënë **** m², viti i ndërtimit 2005.
    27. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “garazh”,
    e ndodhur në rrugën ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Xhaferri.
    28. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “garazh”,
    e ndodhur në rrugën ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Xhaferri.
    29. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit
    “apartament”, e ndodhur në rrugën ****, në pronësi të shtetasit Adriatik
    Xhaferri.
    30. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”,
    me sipërfaqe **** m², e regjistruar me referencë nr. ****, në pronësi të shtetasit
    Adriatik Xhaferri, përfituar me “Kontratë Shitje” nr. **** Rep., nr. **** Kol.,
    datë ****, kundrejt vlerës **** lek, pasi në regjistrat publikë kjo pasuri figuron e
    ndarë në dy pasuri, përkatësisht me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona
    kadastrale **** dhe nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****,
    pasuri këto të cilat figurojnë aktualisht në emër të Kreshnik Budlla, si dhe të cilat
    janë objekt konfiskimi.
    31. Mjeti me targë ****, tip “autoveturë”, i markës “BMW X5”, i vitit 2007, me nr.
    shasie ****, në pronësi të shtetases Marsida Budlla.
    32. Mjeti me targë ****, i markës “Mercedes Benz”, i llojit “ATP”, i vitit 2000, me
    ngjyrë të bardhë, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetasit Erneo Reshit Farruku.
    33. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “BMW 730 D”, i vitit 2015,
    me ngjyrë e zezë, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir
    Xhaferri.
    34. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “AUDI SQ7”, me nr. shasie
    ****, i vitit 2016, me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir
    Xhaferri.
    35. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “BMW 730D”, me nr. shasie
    ****, i vitit 2012, me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir
    Xhaferri.
    36. Mjeti me targë ****, i llojit “motor”, i markës “BMW R1200RT”, me nr. shasie
    ****, i vitit 2012, me ngjyrë gri të errët, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir
    Xhaferri.

    37. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “Audi A4 Avant”, me ngjyrë
    gri të errët, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetasit Altin Reshit Farruku
    38. Subjekti tregtar “Regi Construction” sh.p.k., me nr. NIPT-i K92403501T, me
    administrator shtetasin Erneo Farruku dhe ortak shtetasin Reshit Farruku.
    39. Subjekti tregtar “Ruin Bar”, sh.p.k., me nr. NIPT-i L51403037H, me
    administratore shtetasen Marsida Budlla dhe ortak shtetasin Kreshnik Budlla
    40. Subjekti tregtar “Erneo Farruku”, person fizik me nr. NIPT-i L61408501R, me
    administrator Erneo Farruku, me seli në Armath, Manëz, Durrës, godinë private 1
    (një) katëshe.
     Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e
    pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” ndryshuar me ligjin nr. 19/2019 “Për
    disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të
    sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të
    pasurive të sekuestruara, i ngarkohen subjekteve të aktit normativ.
     Për administrimin e pasurive të konfiskuara ngarkohet Agjencia e Administrimit
    të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
     Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet brenda 24
    orëve Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
     Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
    Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve nga marrja dijeni apo
    njoftimi i vendimit.

    Tiranë, më datë 17.12.2024

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • Ilir Meta ngre tonet: Arrestimi im ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm nga banditë me maska

    Ilir Meta ngre tonet: Arrestimi im ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm nga banditë me maska

    Presidenti i Lirisë, Ilir Meta përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar dje në lidhje me reagimin e ish-kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit të tij. Meta shkruan se e vlerëson reagimin e Renzit ndërsa shton se ai u shpreh në mënyrë shumë elegante për emisionin “Piranjat”. Ai rithekson se arrestimi i tij ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi. Meta shkruan se ata nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar dhe hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë dhe nuk e lejuan të kontaktonte me avokatin. Sipas tij, ky rrëmbim banditesk dhe izolimi i tij të cilin e ka cilësuar ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh.

    Meta theksoi se SPAK ka marrë detyrën ta hetojë politikisht dhe ta izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025. Ai shtoi se beteja e tij nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme. “Vlerësoj reagimin publik të rikonfirmuar të ish-Kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi për mënyrën e arrestimit tim të shprehur prej tij në formë “shumë elegante” në Syri TV për emisionin “Piranjat”. Por riktheksoj se ishte një rrëmbim kriminal dhe i paligjshëm, nga banditë me maska dhe pa asnjë dokument identifikimi, që nuk treguan asnjë shkresë apo akt zyrtar, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk më lejuan të kontaktoja avokatin, që nuk më njohën me të drejtat e mia dhe që po dhunshëm më futën në një makinë private.

    Ky rrëmbim banditesk dhe izolimi im ekstrem në vit elektoral dhe në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve u bë në funksion për të më pamundësuar ushtrimin e plotë të detyrës time si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend prej 20 vitesh. SPAK ka marrë detyrën të më hetojë politikisht dhe të më izolojë pa asnjë akuzë dhe provë penale vetëm për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Kryeministrit Edi Rama, në dëm të konkurrencës dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në 11 Maj 2025. Beteja ime, që do ta fitoj padiskutim, nuk është vetëm për mbrojtjen e Demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës por kundër Narkoshtetit, mafias ndërkombëtare dhe rajonale, që me çdo kusht synon të më mbajë të izoluar në mënyrë ekstreme”, shkroi dje Meta.

  • BIRN: Mungesa e fondeve rrezikon kujdesin shëndetësor në shtëpi për të moshuarit

    BIRN: Mungesa e fondeve rrezikon kujdesin shëndetësor në shtëpi për të moshuarit

    Në vitin 2021, për herë të parë në Shqipëri, u pilotua një tipologji e re shërbimi në disa qendra shëndetësore në Fier dhe Dibër, i quajtur “Kujdesi Shëndetësor në Banesë” (KSHB). Ky shërbim u mundësua nga projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) me mbështetjen financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Sipas “BIRN”, me ndihmën e projektit HAP, deri më tani janë përfshirë në kë skemë 120 qendra shëndetësore në 18 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Megjithatë, ndërsa periudha e pilotimit po mbyllet, organizata “Together for Life” ngre shqetësimin se Ministria e Shëndetësisë nuk ka parashikuar mjaftueshëm fonde për mbulimin e plotë të kostove të këtij shërbimi.

    “Që prej vitit 2021, kur ka filluar pilotimi i shërbimit shëndetësor në banesa, dhe deri më sot, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka parashikuar asnjë fond të dedikuar për këtë shërbim, përveç mbulimit të pagave të stafit mjekësor që e ofron këtë shërbim,” thuhet në raportin e TFL-së. “Kështu krijohet përshtypja se, deri tani, Ministria e Shëndetësisë ia ka ngarkuar barrën financiare donatorëve, konkretisht qeverisë zvicerane, nëpërmjet projektit HAP,” shton raporti. Rreth 35% e personave mbi moshën 70 vjeç përballen me probleme të lëvizshmërisë, ndërsa kjo shifër rritet ndjeshëm për ata mbi 85 vjeç. Sëmundjet si artriti, osteoporoza, goditjet në tru dhe parkinsoni janë ndër shkaqet kryesore të palëvizshmërisë.

    “Nga përllogaritjet e kryera nga programi ‘Shëndet për të Gjithë’ (HAP), vlerësohet se në Shqipëri rreth 15 mijë deri në 20 mijë pacientë të invalidizuar kanë nevojë për shërbim në banesë”, thuhet më tej në raportin e TFL. Organizata thekson se megjithëse shërbimi shëndetësor në banesë po shtrihet në të gjithë vendin, mungesa e buxhetimit të qëndrueshëm nga Ministria e Shëndetësisë rrezikon cilësinë e shërbimit. Kostot e transportit, mungesa e pajisjeve mjekësore dhe materialeve të nevojshme, si dhe ngarkesa e lartë e punës, janë ndër sfidat kryesore me të cilat përballen infermierët. “Ngarkesa e punës për një infermier varion nga 15 deri në 100 pacientë në muaj për t’u vizituar në banesat e tyre, ndërsa shumë prej infermierëve duhet të mbulojnë vetë kostot e transportit dhe pajisjeve të nevojshme,” evidenton raporti.

    Të dhënat e mbledhura nga fokus-grupet me infermierë dhe familjarë të të moshuarve tregojnë gjithashtu se pensionet e ulëta dhe varfëria i lënë të moshuarit pa mbështetje adekuate shoqërore dhe ekonomike. “Pensionet, me gjithë rritjet e përvitshme, mbeten të ulëta dhe të pamjaftueshme për mbulimin e nevojave bazë të pensionistëve,” shkruhet në raport. “Varfëria i bën të moshuarit të ndihen të përjashtuar nga shoqëria, gjë që rëndon më tej situatën e tyre ekonomike, sociale dhe shëndetësore, veçanërisht për ata që jetojnë vetëm dhe nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga familjarët”, theksojnë autorët e raportit. Rezultatet tregojnë gjithashtu se, përveç pamundësisë fizike, shumë të moshuar nuk mund të përballojnë financiarisht udhëtimet deri te qendrat shëndetësore. “Sipas të dhënave të HAP, vetëm 8.9% e pacientëve të invalidizuar raportuan se mund të vizitonin qendrat shëndetësore pa ndihmë,” përfundon raporti.

  • Historia e dhimbshme e Parashqevi Simakut: Ajo nuk largohej nga stacioni i trenit se priste të shfaqej djali

    Historia e dhimbshme e Parashqevi Simakut: Ajo nuk largohej nga stacioni i trenit se priste të shfaqej djali

    Këngëtarja Parashqevi Simaku, jetonte në stacionin e trenit në New York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej…

    Analisti Arjan Curi, tregoi në Top Story bisedat e biznesmenit Elton Ilirjani me artisten Parashqevi Simaku. “Ajo i ka treguar Eltonit rastin e qenit Hachiko, që priste në stacionin të zotin e tij”, zbuloi Curi.

    “Ajo largohej nga ai stacion dhe më pas kthehej prapë aty. Parashqevia i ka thënë ‘a e ke parë filmin me Haçhikon, dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim.

    Shpresoja që rastësia të më sillte aty djalin tim. Unë mendoj se si Eltoni, askush nuk mund të kujdesej më mirë për një artiste si ajo. Ai ka marrë miratimin e familjarëve, ka marrë kontakt me autoritetet shqiptare. Këto ditë, ai do ta çojë Parashqevinë nëpër vizita, sepse ajo ka vite q enuk shkon nëpër mjekë”, tregoi Curi.

  • Baton Haxhiu: Erion Veliaj, arrogant, nuk fshehu as paratë po i la t’ia gjente SPAK-u! I ka bërë dëm Ramës më shumë se…!

    Baton Haxhiu: Erion Veliaj, arrogant, nuk fshehu as paratë po i la t’ia gjente SPAK-u! I ka bërë dëm Ramës më shumë se…!

    Analisti Baton Haxhiu, u shpreh se dëmi që i ka ardhur Edi Ramës nga Erjon Veliaj, nuk i ka ardhur as nga opozita. Haxhiu, gjatë debatit me analistët, Bushati dhe Shkullaku, tha se fakti që Erjon Veliaj e dinte që po hetohej dhe nuk fshehu paratë e gjetura në kompaninë e bashkëshortes së tij, tregon se ka kërkuar të sfidojë drejtësinë dhe vetë Ramën. Gjithsesi Haxhiu, u përpoq të përjashtonte nga akuzat për inceneratorin Veliajn dhe bashkë me të edhe Ramën, duke theksuar se akuzat e ngritura tani nga SPAK për Veliajn, janë tejet të rënda. Këto deklarata Haxhiu i bëri në emisonin Çim Peka Live në Syri TV.

    Duhet të sqarojmë një gjë, Bushati dhe Shkullaku s’kanë besim ndaj SPAK. E konsiderojnë drejtësi të dirigjuar…

    Shkullaku ndërhyn: Pse e konsdierojmë këtë e di? Ti e lexon ndryshe unë e lexoj ndryshe….

    Haxhiu: Problemi është do i besojmë apo jo prokurorisë. Nëse do i bësojmë prokurorisë, më të rëndë për një lider dhe një njeri publik, se ajo që i prokuroria i ka dërguar gjkykatës nuk ka. Burgu është diçka tjetër.

    Shkullaku: Deri më tani s’ka aktakuzë Baton..

    Haxhiu: Akoma nuk e kanë vendosur, se akuza e thotë, korrupsion, shpërdorime detyre, transaksion, ryshfet familjar 100 të zezat. Një prokurori kur i thotë këto dhe po bën një spektakël që quhet ngritje aktakuze. Nuk ka asgjë tjetër vetëm se aktakuza (i drejtohet Shkullakut) ti e do pak të shpejtë aktakuzën, se e keni një qëndrim qytetar por pjesën tjetër e keni politik sepse doni që forca e këtij individi në zgjedhje të bjerë…

    Shkullaku: Pra mua më intereson të fitojë opozita. Mund të fitojë dhe Rama të fitojë kush të dojë…. ç’lidhje ka Veliaj!

    Haxhiu: Kemi të bëjmë me një njeri që në institucionin që drejton korrupsioni është serioz. Tani ne po flasim për kohën e aktakuzës…

    Shkullaku: Jo po flasim për cilësinë e aktakuzës…, për çfarë e akuzon?

    Haxhiu: Po ne se dime se çfarë korrupsioni akuzohet…

    Shkullaku: Thuaj pra që se di…

    Bushati: O Baton kjo është si të akuzosh një vrasës për fyerje…. ja kjo është.

    Haxhiu: Nëse ne po flasim për Arbër Veliajn, nëse po flasim për nënën, gruan vjehrrën kemi të bëjmë me një mozaik të akuzës që nuk është shndërruar ende në aktakzuzë. Nëse tërë familja përfshihet në tërë këtë, s’mund të thuhet më shumë se kaq!

    Peka: Çfarë lidhje ka, gruaja e Veliajt, nëna, bashkëshortja, vëllai me Inceneratorin e Tiranës? Te inceneratori s’është se kanë ndërhyrë këtë. Atë e ka bërë Veliaj me Ramën, a mund të ma sqarosh këtë?

    Haxhiu: Po hyra të flas për inceneratorin, dyhet ta fillojmë nga fillimi. Inceneratori i ka fillesat në vitin 2018 kur u prish koalicioni i PS me LSi-në. Aty ka filluar pastaj, ka finalizuar me incenertaorin e Tiranës. Dëmin më të madh që i është bërë PS dhe Edi Ramës, nuk i ka ardhur më shumë as nga Sali berisha, as nga Ilir Meta se sa i ka ardhur nga Erjon Veliaj. Sepse ai është brenda familjes dhe faji i tij është më i rëndë. Nuk shpëlahet…

    Shkullaku: Pra ti po thua se akuza e SPAK është e rëndë dhe me këtë akuzë, SPAK po vepron jashtë kontrollit të pushtetit?

    Haxhiu: Unë po flas brenda ligjshmërisë. Nëse për një kohë të gjatë ne kemi konstatuar se ne veliaj është personi pretendues për të marrë pushtetin e Edi Ramës, nuk dij se çfarë mund të bënte një kryeministër me fuqinë e tij për ta ndalur këtë proces. Mund të themi se atij nuk i duhet më dhe e ka lëshuar vetë… Këto janë interpretime politike dhe nuk me interesojnë. Fakti që prokuroria jep këto konstatime të rënda, dhe pushteti nuk ndërhyn do të thotë se pushteti ka distanca higjenike me drejtësinë. Ajo që më mundon më shumë me një njeri që ka qenë tre mandate kryetar i bashkisë së Tiranës është arroganca e tij. Arroganca dhe lehtësia për të vepruar me institucionet e drejtësisë, duke e ditur se do të kontrollohet, i gjenden lekët aty 215 mijë dollarë…

    Peka: Pse duhet t’i kishte fshehur?

    Haxhiu: Natyrisht që do duhej t’i kishte fshehur, sepse ajo është shenjë e arrogancës. Sepse ti duke qenë në hetim, duke t’i gjetur dhe lekët duke qenë dhe kryetar i bashkisë mendon se do të qëndrosh brenda pushtetit të arrogancës tënde është çështje serioze e njerit. Nuk e di se çfarë doni, nëse doni një varje publike është problemi juaj, une po flas për rolin e drejtësisë. Shkullak dhe Bushat, ne duhet ta dallojmë çfarë është menaxheri.

    Kryetari i bashksië nuk është gjë tjetër vetëm se menaxher. Ai ka menduar se është kryeministër, kryeministri edhe qeveria marrin vendime kolegjiale dhe kanë ndëshkime kryesisht me votë. Kryetari i bashkisë s’ka imunitet nga këto gjëra…

  • Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke!

    Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke!

    Është gjetur më në fund djali i Parashqevi Simakut dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo.

    Këngëtarja e famshme shqiptare ka njoftuar se është gjetur Luke dhe kjo siç thotë, në sajë të ndihmës së biznesmenit Elton Ilirjani.

    “Eltoni ka gjetur ku ndodhet (jo takuar ose folur) Luke, djalin. 💛”, thotë Parashqevi Simaku në një postim që sapi nxori në Facebook tek page saj i ri që në pak orë numëron mbi një mijë ndjekës.

    Dyshohet se Parashqevi Simaku ka humbur kontaktet me djalin e saj Luke prej rreth dhjetë vjetësh.

    Djali aktualisht është 19 vjeç dhe ishte fryt i martesës së saj me partnerin Nolfe.

    Por vite më vonë martesa dështoi dhe çifti u nda, ndërsa kujdestaria e fëmijës i kaloi të atit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Vin Veli sërish baba, zbulohet partnerja

    Vin Veli sërish baba, zbulohet partnerja

    DJ i njohur Vin Veli është duke pritur fëmijën e tij të dytë. Lajmi vjen pas disa muajsh spekulimesh lidhur me jetën e tij private. Një nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku shfaqte një foto me një vajzë të panjohur, ngjalli dyshime për një lidhje të re dashurie.

    Vajza që kishte tërhequr vëmendjen ishte Karolina Gasiunaite, e cila në një postim të saj në Milano e kishte etiketuar Vin Velin.

    Duke hedhur dritë mbi marrëdhënien e tyre, DJ Vin Veli ka shpërndarë kohët e fundit një foto ku ai dhe Karolina shihen së bashku, duke festuar ditëlindjen e saj, ndërkohë që ajo shihet me barkun e rrumbullakosur. Kjo ka bërë të mundur konfirmimin e lajmit, pasi Karolina ka shpërndarë po ashtu disa imazhe në profilin e saj, duke i treguar fansave barkun e saj të rrumbullakosur.

  • Tërmet me magnitudë 7.3 pranë Australisë, momenti i lëkundjeve sizmike

    Tërmet me magnitudë 7.3 pranë Australisë, momenti i lëkundjeve sizmike

    Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ballë është regjistruar në Vanuatu, pranë Australisë, duke dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturën.

    Tërmeti ka ndodhur me një thellësi prej 57.1 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkalla e dëmeve është akoma e paqartë, ndërsa nuk hidhet poshtë mundësia që të ketë edhe të vdekur.

    Autoritetet kanë dhënë alarmin për cunami, në disa pjesë të vendit ishullor. Por më pas u tha se kërcënimi ka kaluar. Pamjet në internet tregojnë ndërtesa të shembura, makina të dëmtuara e mobilje që rrëzohen nëpër banesa.

    Ndërtesa shumëkatëshe u shembën në Port Vila, energjia elektrike, si dhe uji është ndërprerë.

    (Balkanweb)

  • Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

    Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

    Një aksident ka ndodhur në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana”. Një automjet, tip ‘Hyundai’, që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

    Makina është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

    Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 3 shtetasit që ndodheshin brenda në mjet. Të plagosurit mësohet se janë dy vëllezër dhe një grua, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

    Burime nga spitali i Beratit, kanë konfirmuar se të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të nxjerrë edhe shkaqet e tij.