Author: editor

  • Tragjike! Konkurrenti “Përputhen” humb nënën dhe aksidentohet para emisionit, ditën tjetër i digjet shtëpia (Video)

    Tragjike! Konkurrenti “Përputhen” humb nënën dhe aksidentohet para emisionit, ditën tjetër i digjet shtëpia (Video)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak para regjistrimeve të puntatës së fundit të emisionit “Përputhen”.

    Një prej konkurrentëve të programit të dashurisë, Blendon, teksa po udhëntonte me makinë rrugës për në Kosovë, mësoi lajmin se nëna e tij është ndarë nga jeta.

    Ky moment i rëndë u pasua nga një tjetër ngjarje, ku Blendoni pësoi edhe një aksident të rëndë me makinë, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka qenë edhe i pranishëm në studion e “Përputhen”.

    Mirëpo situatat e vështira të Blendonit nuk mbarojnë me kaq.

    Megi Pojani, moderatore e “Përputhen”, teksa fliste për lajmin e rëndë, zbuloi më tej se Blendonit ditën pasardhëse i është djegur nga flakët edhe shtëpia.

  • Adoleshenti trondit Amerikën, i merr jetën babait, të ëmës dhe 2 vëllezërve më të vegjël

    Adoleshenti trondit Amerikën, i merr jetën babait, të ëmës dhe 2 vëllezërve më të vegjël

    Ngjarje tronditëse në Amerikë, me një djalë të mitur që vrau prindërit dhe vëllezërit e tij në një akt të përgjakshëm që ka shtangur komunitetin vendas.

    Ngjara ka ndodhur në qytetin e Belenit, Nju Meksiko. Kur efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, djali ka dalë nga shtëpia me duar në ajër. Ai ka qenë plotësisht i dehur dhe kishte gjak në rroba.

    Policia tha se 16 vjeçari Diego Leyva vrau të ëmën, Adriana Bencomo, 35 vjeçe dhe të atin, Leonardo Leyva, 42 vjeç.

    I mituri nuk u ndal, me të njëjtën armë zjarri qëlloi dhe dy vëllezërit Alexander 14 dhe Adrian 15 vjeç duke i vrarë edhe ata, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.

  • ‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë

    ‘Kujdes në dashuri’ Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi i javës, parashikimi për çdo shenjë

    I ftuar në një emision televiziv, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 16-22 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut.

    Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër e rëndësishme në çështje të mëdha, sidomos në fushën e blerjeve dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike- financiare. Pak vëmendje në fushën e dashurisë, lidhjet ekzistuese dhe njohjet e reja!

    Do të jetë një javë me ndikime të forta planetare, ku Dielli nga Shigjetari formon një katëkëndësh me Neptunin tek Peshqit, i cili do të ndikojë negativisht në fushën e dashurisë, prandaj kërkohet vëmendje, pasi mund të bëhen gabime të pa riparueshme.

    Kujdes më datë 19 dhjetor! Ndërsa më datën 21 dhjetor kemi solisticin dimëror, i cili ndër të tjera është për të na kujtuar për të dalë nga errësira në dritë dhe për të marrë vendime të rëndësishme si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.

    Dashi

    Kjo shenjë do të ketë ndikime, favorizime dhe takime surprizë. Ka një moment të mirë Dashi për karrierën dhe për çështjet e pazgjidhura nga e shkuara. Vjen një moment tani që gjërat do të shkojnë në vendin e tyre, portat e mbyllura që keni patur deri tani do të hapen.

    Demi

    Optimizmi, puna dhe karriera është në planin e parë për Demin. Një çështje ligjore e zgjidhin ata të shenjës së Demit. Është momenti më i mirë për lidhjet afatgjata që janë shumë të favorizuara dhe pritet të kalojnë një moment shumë të favorshëm, duke patur parasysh kohën jo të mirë që kanë patur deri tani.

    Binjakët

    Presin fitime financiare nëpërmjet palëve të treta. Është momenti më i mirë i mundshëm për të ndrequr gabimet e së shkuarës! Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, keni patur një problem nga e shkuara, që jua ka bërë të pamundur raportin, por vjen një moment tani që gjërat zgjidhen. Në fushën ekonomike financiare duhet të tregoni pak vëmendje, pasi po kaloni një periudhë disi të vështirë. Mos u nxitoni se do të arrini aty ku dëshironi!

    Gaforret

    Do keni disa presione të vogla në çështjet e punës dhe karrierës në këtë periudhë. Është momenti më i mirë për marrje dokumentacioni për disa çështje shumë të rëndësishme. Çështjet tuaja ekonomiko financiare do të stabilizohen në këtë javë. Në dashuri lidhjet e reja janë perfekte dhe shumë të favorizuara.

    Luani

    Përqëndrohuni në jetën tuaj të përditshme! Në biznes shikoni personat që ju bashkëpunoni, pasi vëmendja do të jetë aty. Është koha dhe momenti për të zgjidhur çështje të rëndësishme që keni patur nga e shkuara. Përgatituni për një udhëtim që do të bëni shumë shpejt. Një telefonatë e pritur do ju ‘zgjidhë duart’ për një çështje ekonomike që po prisnit. Në fushën shpirtërore, lidhjet e reja janë shumë të favorizuara në këtë kohë.

    Virgjëresha

    Edhe pse jemi në mesin e dimrit, ju jeni natyrë flirtuese si në flirtet e verës. Mund të stabilizoni lidhjen tuaj tani, ndërsa është një moment fantastik për të palidhurit. Prisni disa lajme shumë të mira që lidhen me ekonominë apo çështje të pazgjidhura nga e shkuara. Gjithashtu prisni një burim të dytë të ardhurash që do ju plotësojë financat tuaja.

    Peshorja

    Kujdes me shtëpinë dhe familjen tuaj! Nuk duhet të lini mënjëanë familjen tuaj ndërsa jeni përqëndruar në karrierë. Për Peshoret do të ketë shumë ndryshime në këtë periudhë, të cilat priten me padurim. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, do të ketë lajme të mira, por duhet t’i mbani sekret mundësitë për momentin.

    Akrepi

    Për Akrepin mund të themi se kanë aftësinë që pas një rrëzimi të nisin nga fillimi gjithçka duke ia dalë më së miri. Dinë shumë mirë të kontrollojnë veten e tyre dhe situatat duke i çuar gjërat tek burimi i tyre. Në këtë javë mbani disa sekrete për veten tuaj dhe mos u ekspozoni shumë! Në cështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë të favorizuara shumë, por duhet të shmangni debatet e kota me njerëzit.

    Shigjetarët

    Keni patur shumë debate dhe probleme në fushën e karrierës, por ju ia dilni të jepni zgjidhjen e çdo situate. Prisni të bëni disa takime të rëndësishme javën që nis dhe është momenti juaj që të çoni gjërat në vendin e tyre. Në çështjet shpirtërore edhe pse keni patur një problem me Peshqit apo Virgjëreshën, tani i zgjidhni situatat e krijuara.

    Bricjapi

    Ka mundësi dhe shance për të ardhmen tuaj në këtë javë. Do jetë një javë ndryshimesh për ju, ku do të vendosen pikat mbi “i” për gjërat që keni lënë pas dore. Vjen një moment tani që llogaritë e vjetra nga e shkuara do të mbyllen. Në fushën e dashurisë, lidhjet që bëhen në këtë javë do të jenë lidhje që do t’i rezistojnë kohës.

    Ujori

    Jeni në një dilemë midis çështjeve ekonomike apo dashurisë. Nëse do bëni një blerje tani, duhet të keni kujdes, pasi nuk është momenti të nxitoheni. Në çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë, fundjava paraqitet e shkëlqyer për ju Ujor. Në fushën e dashurisë edhe pse keni patur disa problematika të vogla, vjen një moment tani që gjërat zgjidhen dhe shkojnë në vendin e tyre.

    Peshqit

    Jeni të prirur që këtë javë të vazhdoni më tej në zhvillimin e karrierës duke shkëlqyer. Keni patur disa çështje të lëna pezull në fushën e ekonomisë dhe financave, por vjen një moment tani që gjërat stabilizohen dhe shkojnë në vendin e duhur. Peshqit do i kërkojnë me qiri dhe nuk kanë për t’i gjetur tani e në vazhdim. Në dashuri, lidhjet e shkëputura nuk do të jenë problem, pasi do të zgjidhen në këtë mesjavë.

  • Parashqevi Simaku në ”qiell të shtatë”, befasohet nga ajo çfarë po i bëjnë shqiptarët në New York (Video)

    Parashqevi Simaku në ”qiell të shtatë”, befasohet nga ajo çfarë po i bëjnë shqiptarët në New York (Video)

    Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar. Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë.

    Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar.

    Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë.

    Kjo situatë vuri në lëvizje shqiptarët, teksa biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

    Ajo ka marrë dhurata të çmuara nga ky i fundit, ndërsa këngëtarja nuk e ka besuar dot.

    Më pas Elton Ilirjani ka reaguar duke treguar që Parashqevi Simaku është mirë dhe se do të shkëlqejë gjithmonë.

  • Vajza 13 vjeçe dhe gjyshja nuk dalin dot të gjallë nga një shpërt’him dramatik në Itali

    Vajza 13 vjeçe dhe gjyshja nuk dalin dot të gjallë nga një shpërt’him dramatik në Itali

    Një vajzë vetëm 13 vjeçe dhe gjyshja e saj kanë vdekur kurse persona të tjerë raportohen të plagosur, nga një shpërthim që ndodhi pasditen e sotme në Aprilia, provinca Latina në Itali, raporton noa.al.

    Shpërthimi u shkaktua me sa duket nga një bombolë GLN që dëmtoi një mur duke shkaktuar më pas shembjen e strukturës dhe një zjarr të madh.

    Në foto shikoni atë çfarë ka mbetur nga ndërtesa. Një burrë ndodhet në gjendje kritike pasi u plagos rëndë, ndërsa nuk ka shifër zyrtare për totalin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

  • EMRI/ Kush është bosi shqiptar që drejtonte trafikun e drogës nga burgu në Greqi! U zbulua nga mesazhet në Sky ECC

    EMRI/ Kush është bosi shqiptar që drejtonte trafikun e drogës nga burgu në Greqi! U zbulua nga mesazhet në Sky ECC

    Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek.

    Banda kriminale u zbulua nga policia greke falë zbërthimit të mesazheve të anëtarëve të bandës që komunikonin mes tyre me aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.

    Sipas mediave greke koka e grupit kriminal rezulton se është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.

    Përbashaj i njohur me nofkën Mondi u transferua në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut u zbulua se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

    Gjatë operacionit të atëhershëm, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli. Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

  • “Parashqevia ishte …”/ Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të

    “Parashqevia ishte …”/ Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të

    Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet.

    Në një intervistë televizive, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

    Pjesë nga intervista:

    Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

    Gazetarja: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

    Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

    Gazetarja: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

    Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

    Gazetarja: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

    Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

    Gazetarja: Kanë pasur probleme në atë kohë?

    Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

    Gazetarja: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

    Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

  • Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i të plagosurit – EMRI

    Atentati mafioz në Athinë, zbulohet identiteti i vërtetë i të plagosurit – EMRI

    Detaje të reja janë zbardhur nga atentati mafioz në Athinë ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella.

    Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri i atentatit të djeshëm në Athinë. Ky emër përkon edhe me pasaportën që i është sekuestruar atij pas ngjarjes.

    Por pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, policia greke ka zbuluar se personi i plagosur, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.

    Sipas burimeve nga policia greke, objektiv i atentatit ishte Etmond Hysa ose i njohur ndryshe si Edi Luli.

    Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro. Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri.

    Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

  • Klea Prenga “demaskon” Antolena Berishën pas intervistës “viktimizuese” dhe publikon fotot: Thonë se duan të më…

    Klea Prenga “demaskon” Antolena Berishën pas intervistës “viktimizuese” dhe publikon fotot: Thonë se duan të më…

    Klea Prenga i është rikthyer edhe njëherë sumit ndaj saj nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, pas intervistës të Antonelës në emisionin në “Goca dhe Gra”.

    Në intervistë, Antonela u shpreh se kërkonte falje, mirëpo në asnjë moment nuk i është referuar Klea Prengës, ndaj të cilës kryen aktin e tmerrshëm të sulmit që e la të dëmtuar në fytyrë.

    Mirëpo Klea Prenga ka ardhur me një reagim në rrjete sociale duke deklaruar se në asnjë moment askush nuk është mundut t’i kërkojë falje apo ta dëmshpërblejë, por dhe nëse ky gjest ndodh prej tyre, ajo thotë se nuk e ka ndërmend t’i pranojë.

    Ajo më tej thotë se motrat Berisha janë shprehur në rrjetet sociale të gatshme ta sulmojnë sërish.

    Reagimi i plotë:

    Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin.

    Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri. Njëra komenton që herën tjetër kur të sulmoj do të thërrasë dhe komentuesen, ndërsa tjetra pëlqen komentin me fjalorin banal. Tani nxirrini prapë në emisione të tjera se ju shisni dhe shpirtin për klikime. (Ahh, dhe për kë mbështetje publike e kanë fjalën, për adresat fake të hapura nga vetë ata që më sulmojnë prej muajsh mua dhe familjen time?) Vazhdoni përndjekjen.

  • Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

    Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

    Ditën e Martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegull/ mjegullinë në zonat luginore.

    Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore -1 deri 11°C

    në zonat e ulëta 1 deri 18°C

    në zonat bregdetare 6 deri 18°C