Author: editor

  • Mediat greke zbardhin detaje nga atentati mafioz ku u vra shqiptari: Pak para ngjarjes, viktima dhe i plagosuri u takuan me…

    Mediat greke zbardhin detaje nga atentati mafioz ku u vra shqiptari: Pak para ngjarjes, viktima dhe i plagosuri u takuan me…

    Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve, Irakli Davella dhe Edi Lolo dukë lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin Davella.

    Referuar hetimeve, Protothema shkruan se bëhet fjalë për një vrasje që ka si motiv larjen e hesapeve dhe se krimi ka qenë i planifikuar dhe i mirë organizuar, pasi autorët ditën e krimit (15 dhjetor) kishin vjedhur makinën që u përdor në vrasje.

    “Ajo që po shqyrtohet tani është se cili nga dy personat – i vdekuri apo i plagosuri – ishte objektivi. 45-vjeçari që humbi jetën ishte grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri dhe dyshohet se kishte lidhje me personazhe të mafies greke. Gjithashtu, në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur një dosje për organizim kriminal, zhvatje etj., Po ashtu “person me interes” është edhe personi, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën. I plagosuri kishte shkuar së fundmi në Greqi nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol priten që bënë autorët. Me fjalë të tjera, hetuesit vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival”, shkruan Protothema.

    Po ashtu bëhet e ditur se dy personat, viktima dhe i plagosuri pak para sulmit ishin takuar me disa persona të tjerë në zonë. Persona të cilët tashmë janë në kërkim nga autoritetet për të përcaktuar nëse kanë ndonjë lidhje me ngjarjen.

    Sipas burimeve policore greke, “goditja” është cilësuar si “profesionale”. Siç pohojnë të njëjtat burime, në vendngjarje janë gjetur vetëm tre gëzhoja pistolete, ndërsa në vrasje të tilla është zakon të shihet breshëri zjarri.

  • Ilir Meta xheloz për ju se bëni palestër? Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time

    Ilir Meta xheloz për ju se bëni palestër? Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time

    Këtë të hënë, deputetja Monika Kryemadhi, habiti me paraqitjen e saj me bastun në Apelin e GJKKO.

    Gjithë kuriozitetin e shtuar, deputetja e PL e shoi duke thënë se kishte vrarë gjurin, duke qenë se bën shunmë palestër.

    Për këtë arsye, gazetarët e pyetën nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër. Shkurt, Kryemadhi tha se “nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time”.

    Kujtojmë që Meta dhe Kryemadhi, janë në proces divorci dhe të dy janë në hetim nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA.

  • Vesa Luma e irrituar për Parashqevi Simakun:Nëse e doni, pse e postoni në atë gjendje?

    Vesa Luma e irrituar për Parashqevi Simakun:Nëse e doni, pse e postoni në atë gjendje?

    Vesa Luma ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut, ku ajo shihej në një gjendje të keqe dhe kërkonte ndihmë. Luma shpreh trishtim për etjen e disa shqiptarëve për ta parë këngëtaren në këtë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe i dha një buzëkuq. Ajo pyet se, nëse ata e duan kaq shumë, përse e postojnë atë në një situatë të tillë.

    “Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj.

    Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.

  • Humbi jetën nga meningiti akut/ Kush ishte 17-vjeçarja, vijonte studimet në një nga gjimnazet e Durrësit

    Humbi jetën nga meningiti akut/ Kush ishte 17-vjeçarja, vijonte studimet në një nga gjimnazet e Durrësit

    Një 17-vjeçare nga Durrësi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë pasi u prek nga meningiti akut. Pas situatës, kanë nisur menjëherë masat profilaktike për personelin mjekësor të Urgjencës Spitalore të Durrësit dhe familjarët e saj.

    Ndërkohë, pritet përfundimi i analizave laboratorike në ISHP për të përcaktuar nëntipin e saktë të shtamit, gjë që do të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut dhe ndalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje infektive. Zyra Vendore e Arsimit në Durrës bën me dije për Top Channel se masa po merren edhe në gjimnazin “Leonik Tomeo,” ku mësonte 17-vjeçarja. Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me të. Gjimnazistja humbi jetën në shërbimin infektiv të QSUT, pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

    Ajo u paraqit të shtunën në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit me simptoma të ndryshme, si dhimbje koke dhe të vjella. Me gjithë përpjekjet për trajtim dhe transferimin e saj në QSUT, vajza nuk arriti të mbijetojë. Mjekët e spitalit të Durrësit, jashtë kamerave, kanë deklaruar se kjo formë e meningitit nuk ishte shfaqur prej kohësh në qytet. Autoritetet shëndetësore po hetojnë për të kuptuar burimin dhe për të parandaluar raste të tjera.

  • E rëndë/ Vr*tet kryebashkiaku, trupi i tij u gjet i pajetë me tre persona të tjerë në një makinë

    E rëndë/ Vr*tet kryebashkiaku, trupi i tij u gjet i pajetë me tre persona të tjerë në një makinë

    Kryebashkiaku i Tancawich, në Meksikën qendrore, një anëtar i partisë qeverisëse MORENA, u vra të dielën, njoftuan autoritetet lokale. Trupi i të zgjedhurit Jesus Eduardo Franco, së bashku me ato të tre personave të tjerë, u gjet brenda një makine në atë qytet, sipas zyrës së prokurorisë lokale, e cila ka nisur hetimet për katër vrasjet.

    “Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e kolegut tonë Eduardo Franco, kryebashkiak i Tancavic”, tha përmes X-it Rita Rodríguez, presidentja e organizatës shtetërore të MORENA-s në San Luis Potosí, ku administrohet bashkia.

    “Ne kërkojmë nga autoritetet (…) të gjejnë përgjegjësit,” shtoi zonja Rodrigues. Vitet e fundit, dhjetëra zyrtarë lokalë janë vënë në shënjestër të krimit të organizuar në Meksikë. Një nga rastet më tronditëse të kësaj natyre ishte ai i Alejandro Arcos, kryebashkiaku i Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Guerrero (në jug).

    Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 100,000 njerëz janë zhdukur në vend që nga dhjetori 2006, kur filloi lufta shumë e diskutueshme kundër drogës.

  • “Branko pinte raki”/ Gruaja e viktimës në Durrës: Autori dhe burri ishin shokë të ngushtë

    “Branko pinte raki”/ Gruaja e viktimës në Durrës: Autori dhe burri ishin shokë të ngushtë

    Majlind Habibi dhe Branko Shkoza, ishin shokë e fqinj me njëri-tjetrin, në Spitallë të Durrësit. Dhjete ditë më parë, konsumuan alkool në lokalin e lagjes dhe rrugës për në shtëpi debatuan pasi Habibi dyshonte se Shkoza i ngacmonte bashkëshorten.

    Tek ura e drurit, 35- vjeçari Habibi e goditi shokun me grusht, duke e hedhur në kanalin e ujërave të zeza. Trupi i të ndjerit u gjet para 5 ditësh dhe policia fillimisht e raportoi si ngjarje aksidentale. Autori e mbajti krimin të fshehtë dhe madje shkoi në varrimin e shokut. Detaje tronditëse këto, që i rrëfen për mediat, babai i viktimës, Haxhi Shkoza.

    Autori e mashtroi në sy të atin duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej Branko. Shkoza tha se kishte dyshime tek 35-vjecari dhe kishte vëzhguar lëvizjet e tij.

    “Ata hanin e pinin bashkë, rrinin bashkë prej 4 vitesh. Më erdhi në varrimin e çunit, bënte sikur nuk dinte gjë. Ata e kanë ditur të gjithë, edhe nëna e autorit. I kemi parë duke bërë plackat gati pasi më vrau cunin” rrëfen bashkëshortja e viktimës në News24.

    Bora, gruaja e Branko Shkozës: “Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.

    Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti”

  • Pensionistët/ Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Do të rimbursohen 100% për produktet bazë të shportës, ja si do të funksionojë

    Pensionistët/ Berisha prezanton “Kartën e Konsumatorit”: Do të rimbursohen 100% për produktet bazë të shportës, ja si do të funksionojë

    Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar një propozim të ri për të lehtësuar barrën financiare të pensionistëve dhe familjeve në vështirësi ekonomike.

    Berisha propozoi krijimin e një “karte të konsumatorit”, që do të mundësojë rimbursimin e 100% të TVSH-së për produktet bazë të shportës, për çdo pensionist dhe çdo familje që është në vështirësi ekonomike.

    Sali Berisha: Po në kuadrin e programit tonë për të përmbysur shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për të ngushtuar sadopak këtë hendek të frikshëm të krijuar në shoqërinë shqiptare, dal sot para jush për të informuar qytetarët se do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje në minimumin jetik, për çdo invalid, pa përjashtim.

    Karta ka dy rrugë për të proceduar, ka një rrugë për të ulur TVSH-në ose për të hequr TVSH-në për ushqimet, por kjo përsëri barazon ata që nuk mund t’i barazosh.
    Nuk mund të barazosh ti atë që merr 7 mijë euro për të fjetur mbi dosjet e krimit çdo natë, e plus sa merr nga krimi, me këtë që numëron kafshatat me 160 mijë euro.

    Ndaj për të mos krijuar këtë barazi, jo, ekspertët sugjerojnë që të mbetet TVSH siç është dhe të gjithë këta, 780 mijë pensionistë, të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, etj, se edhe ata paguajnë TVSH, TVSH-ja e produkteve bazë t’u rimbursohet 100 përqind.

    Ekspertët e ekonomisë dhe fushës dixhitale kanë një skemë të shkëlqyer për të shmangur çdo lloj evazioni, pasi çdo faturë e atyre që paraqesin këtë kartë, do depozitohet në një server dhe në krye të 6 muajve do bëhet bilanci, 20-30 ditë mbrapa dhe poseduesi i kartës do marrë të gjithë pagesat që ka bërë për TVSH-në.

    Pra, nuk ka bonuse, nuk ka nevojë për bonuse dhe mëshirë pensionisti, pensionisti ka nevojë të bësh një hap drejt ngushtimit të hendekut të tmerrshëm që ke krijuar.

    Ky është hapi tjetër i madh që ne ndërmarrim për të lehtësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm pensionistëve, por edhe familjeve në nevojë, të papunëve dhe me radhë.

  • “Kam vrarë meniskun”/ Kryemadhi tregon arsyen pse shkoi me bastun sot në GJKKO

    “Kam vrarë meniskun”/ Kryemadhi tregon arsyen pse shkoi me bastun sot në GJKKO

    Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.

    Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.

    Gjithashtu, ajo u pyet se përse ka shkuar sot në GJKKO me bastun.

    Kryemadhi deklaroi se ka shkuar me bastun në gjykatë, pasi ka vrarë meniskun. Ajo shtoi se gjithashtu bastuni që mban me vete i pëlqen. “Kam vrarë meniskun e gjurit dhe më pëlqen ky bastun, me thënë të drejtën”, tha Kryemadhi.

    (Balkanweb)

  • Zhduket 39-vjeçari në Tiranë, familja bën denoncim në polici

    Zhduket 39-vjeçari në Tiranë, familja bën denoncim në polici

    Një 39-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë vëllai i tij, i cili ka bërë denoncim në polici për largimin nga banesa të 39-vjeçarit.

    Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij.

    Njoftimi i Policisë:

    Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi S. H., i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi B. B., 39 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

  • Policia ‘mësyn’ shtëpinë e ish-zv.kryeminstrit shqiptar, dyshohet se kontrollet janë bërë për…

    Policia ‘mësyn’ shtëpinë e ish-zv.kryeminstrit shqiptar, dyshohet se kontrollet janë bërë për…

    Mëngjesin e sotëm, policia ka bërë kontrolle në shtëpinën e ish zv. kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe tek ish-drejtori i Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami. Burime nga MPB u thanë mediave vendase se bastisjet janë bërë për dyshime për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

    Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç dihet deri më tani mësohet se ai ndodhet në Kosovë, ku pas njoftimeve të mediave, ai ka theksuar se është për vizitë private dhe do të këthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.

    Jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane. SHBA-të e shpallën Grubin ‘non grata’ më 9 Dhjetor, teksa ai ka mbajtur detyrën e zv/kryeministrit nga radhët e BDI. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut