Author: editor

  • Pamjet magjike nga Parku Kombëtar i Shebenikut(VIDEO)

    Pamjet magjike nga Parku Kombëtar i Shebenikut(VIDEO)

    Turizmi i dimëror apo turizmi i bardhë sikurse thuhet zakonisht, po merr zhvillim të vrullshëm në të gjitha zonat malore të Bashkisë së Librazhdit pasi kjo zonë është shumë e pasur me to.

    Prej disa vitesh turizmi malor në këtë Bashki, është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të huajve të cilët vizitojnë vendin tonë.

    Dimri i këtij viti e ka rritur edhe më shumë tendencën e turistëve drejt zonave malore të Librazhdit. Që nga mesi i Nëntorit, dëbora ka mbuluar malet e kësaj zone dhe është kthyer në një mundësi e shkëlqyer për të kaluar këndshëm dhe ndryshe ditët e fundit të vitit 2024, përmes udhëtimeve apo sporteve dimërore duke i shijuar maksimalisht pejsazhet e mrekullueshme të natyrës së bukur të malësisë së Librazhdit, e cila ka destinacione të shumta që preferohen për pushimet dimërore .

    Destinacioni më perfekt për të provuar aventura fantastike, është Parku Kombëtar i Shebenikut dhe Maja e Kallkanit, e cila ka një lartësi mbi nivelin e detit prej 2100 metra.

    Këtu ndodhet edhe shtegu më i preferuar nga të gjithë turistët, i cili fillon në periferi të fshatit turistik Steblevë dhe përshkon mes për mes masivet pyjore të ahut, nëpërmjet luginës së Kallkanit me një gjatësi që shkon deri në 6 km.

    Gjatë Dhjetorit të këtij viti, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, ka patur një dyndje të madhe vizitorësh ditorë por edhe grupe turistësh vendas e të huaj që kanë preferuar ta kalojnë fundjavën, duke përjetuar edhe rënien e dëborës si edhe akomodimin në bujtinat e Fushë-Studnës.

    Nga burimet zyrtare nga Administrata e Parkut Kombëtar të Shebenikut, konfirmohet se nga fillimi i muajit Nëntor deri në 10 Dhjetor të këtij viti, ka patur rreth 32 mijë vizitorë nga të cilët disa mijëra kanë qenë turistë të huaj të cilët pas asfaltimit rrugës kombëtare Librazhd-Bulqizë, qarkullojnë më lehtë drejt zonave malore dhe Parkut Kombëtar të Shebenikut.

    Shumë nga turistët e huaj gjatë këtij fillim dimri, preferojnë të përshkojnë të gjithë aksin rrugor veri- lindor nga Kukësi deri në Korçë, nëpërmjet rrugës që kalon në malësinë e Librazhdit, duke qarkulluar kryesisht me motorrë, auto kamping dhe makina of road.

    Në Parkun Kombëtar të Shebenikut, nisur nga pozicioni gjeografik, lartësia mbi nivelin e detit dhe pranisë së masiveve të mëdha pyjore ka shumë reshje të dëborës, ndryshe nga disa male të Europës ku ngrohja globale ka patur efektin e saj negativ te rënia e reshjeve të dëborës.

    Rënia e shpeshtë e dëborës së dendur në Parkun Kombëtar të Shebenikut, si dhe publikimi i fotove apo videove nga vizitorët dhe turistët e aventurës që e frekuentojnë këtë perlë të turizmit malor, nxit së tepërmi dyndjen drejt kësaj zone të turistëve të huaj, por edhe të turistëve vendas sidomos të atyre nga Elbasani, Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora etj.

    Kjo ka bërë që shumë nga bizneset vendase të Njësisë Administrative Steblevë, sidomos në fundjavë të jenë të tejmbushura.

    Të gjitha bizneset vendase, kanë qasje në ofrimin e produkteve lokale dhe gatimeve tradicionale të zonës, të cilat preferohen shumë si mishi i freskët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, mjalti, turshitë dhe plot produkte të tjera të shëndetshme.

    Malet e mbuluara me dëborë dhe pamjet panoramike të malësisë së Librazhdit, janë arsyeja kryesore që tërheqin qindra e mijëra turistë për t`i vizituar këto destinacione, por edhe për të kaluar aty pushime dimërore.

    Zona malore e Librazhdit po kthehet në preferenca e shumë prej familjeve shqiptare, të cilet zgjedhin aventurat në dëborë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet, deri tek ato familjare.

    Krahas Parkut Kombëtar të Shebenikut, në Bashkinë e Librazhdit një numër i konsiderueshëm turistësh, preferojnë edhe Malin e Xhyrës, Dardhën,Sopotin ,Polisin e Qarrishtën.

  • “Jam në ankth!”- U la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi me thikë shokun e klasës, adoleshenti hesht para togave të zeza

    “Jam në ankth!”- U la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi me thikë shokun e klasës, adoleshenti hesht para togave të zeza

    Adoleshenti i cili u la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi disa herë më thikë shokun e tij të klasës, ka heshtur para togave të zeza, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me konfliktin e pak ditëve më parë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran.

    Burime bëjnë me dije se adoleshenti me iniciale B. D ka thënë vetëm: “Jam në ankth, nuk jam në gjendje të flas”.

    Mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por gjykata ka vendosur që adoleshenti të qëndrojë në burg.

    Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme, të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

    “Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti, i cili tha se kërkon drejtësi.

    “Gjithçka nisi duke më bërë foto mua, familjes time dhe shkove të mi, gjithashtu edhe familjes së atyre. Hidhte nëpër telefon foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot.

    Vuante nga sëmundja besoj, nuk është mirë nga trutë. Nuk është herë e parë që e bën. Ka ndodhur edhe herë tjetër. Kam njoftuar profesorin dhe më ka thënë që është i sëmurë nga mendorja, më ka thënë që i kemi thënë edhe të atit të tij”, tregoi 17-vjeçari.

    Njoftimi i policisë ditën e ngjarjes:

    Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

    Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Minatorët protestojnë përpara Kryeministrisë, kërkojnë status të veçantë dhe pensione dinjitoze

    Minatorët protestojnë përpara Kryeministrisë, kërkojnë status të veçantë dhe pensione dinjitoze

    Paraditen e sotme përpara Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta. Në këto kërkesa përfshihen miratimi i statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze. Në fjalën e tyre në protestë, ata kanë akuzuar qeverinë se kanë bërë ligje antikushtetuese për të vjedhur pensionistët.

    “Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja. Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët.

    Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13 që janë kundër nenit 79 që është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj ju bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13 që janë kundër nenit 79. Këtu i gjithë shteti është kundër këtij neni, nga parlamenti, ekzekutivi, kryeministri dhe të gjithë me radhë ku institutcionet nuk punojnë me ligj, por me sistem kompjuterik. Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë.” është shprehur njëri prej protestuesve.

  • E rëndë/ Humb jetën 16-vjeçari, dyshohet se…

    E rëndë/ Humb jetën 16-vjeçari, dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në bashkinë e Korçës pasi një 16-vjeçar ka ndërruar jetë. Raportohet si i riu ka pësuar arrest kardiak. Kanë qenë vet prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën por 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

    Këtë mëngjes shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka mbajtur një minutë heshtje për bashkëmoshatarin e tyre ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar K.C si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.

  • “Vëllai im vr*u veten para syve të mi”/ Aktori Gent Hazizi rrëfen tragjedinë e jetës

    “Vëllai im vr*u veten para syve të mi”/ Aktori Gent Hazizi rrëfen tragjedinë e jetës

    Aktori i njohur, Gent Hazizi, ka rrëfyer për herë të parë humbjen e vëllait të tij të madh. Ai ka treguar se vjen nga një familje e madhe dhe në kohën kur ka ndodhur tragjedia ka qenë vetëm 5 vjeç. Në mënyrë që ai ta kalonte sa më shpejt, prindërit vendosën ta fusnin në shkollë por Genti e mban mend mirë përjetimin pasi ka parë gjithçka.

    “E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…

    Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve. U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëllain tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?”, ka treguar aktori Hazizi.

  • Situata e motit në vendin tonë/ Meteorologia Tanja Porja zbulon se kur rikthehen reshjet e shiu dhe të dëborës

    Situata e motit në vendin tonë/ Meteorologia Tanja Porja zbulon se kur rikthehen reshjet e shiu dhe të dëborës

    Ditën e sotme, gjatë një interviste në A2CNN, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zbuluar se kur do të rikthehen reshjet e shiut dhe të dëborës.

    Pavarësisht se java e sotme ka nisur me diell, sipas meteorologes Tanja Porja, në zonat e thella malore temperaturat kanë zbritur në minus 4 gradë celsius.

    “Dita e sotme do të jetë me diell. Termometri ka zbritur në ,minus 4 gradë në zonat e thella malore, ndërsa në brendësi në zero gradë. Mjaft ftohtë dhe diell. Temperaturat do të jenë nga minus 4 deri në 6 gradë në veri. Në pjesën e dytë të ditës kemi shtim të vranësirave. Termometri nuk ndryshon; maksimumi deri në 15 gradë celsius në rang territori nga nesër do të ketë rritje graduale të temperaturave”, tha meteorologia.

    Sipas meteorologes, moti me diell do të vijojë deri të enjten, pasi fundjava do të sjellë reshje shiu dhe dëborë. Porja tha se edhe gjysma e dytë e dhjetorit do të ketë pak ditë me reshje.

    Ndërkohë, moti shumë i ftohtë ka përfshirë edhe rajonin, ku termometri ka zbritur afër minus 10 gradë celsius.

  • “Parashqevia ishte një vajzë tepër simpatike”, kompozitori Tukiçi rrëfen si zbuloi talentin e këngëtares së njohur

    “Parashqevia ishte një vajzë tepër simpatike”, kompozitori Tukiçi rrëfen si zbuloi talentin e këngëtares së njohur

    David Tukiçi, kompozitori i njohur, në një intervistë me Skype në News 24 foli më tepër për Parashqevi Simakun.Tukiçi tha se ka zbuluar i pari talentin e Parashqevisë, kur ishte në zbor në Kavajë, pas mbarimit të shkollës së lartë. Sipas tij, Parashqevia në atë kohë ishte shumë e re dhe një vajzë simpatike.

    Më pas, Tukiçi tregon se punoi në RTSH, ku propozoi që të këndonte edhe Parashqevi Simaku. Kjo e fundit mori pjesë në festival dhe arriti të lërë gjurmë, duke u nderuar edhe me çmime.

    David Tukiçi, kompozitor: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Pasi mbarova shkollën e lartë për kompozitor, më caktuan të bëj zborin në Kavajë. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio, ishte tepër e re. E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Ishte një vajzë shumë e brishtë, simpatike. Unë kompozova një këngë atje dhe e këndova në duet me Parashqevinë.

    Isha i pari që e aktivizova. Unë punova më vonë në RTSH dhe atje e propozova që të këndonte dhe ajo këndoi dhe mbeti në memorien e shqiptarëve. Më tej nuk e kam parë më. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur”, tha ai.
    (Balkanweb)

  • Spikatin futbollistët e Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

    Spikatin futbollistët e Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

    Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

    Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

    Vendin e parë e mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi i cili i dhuroi asist Albion Rrahmanit për të gjetur golin me Spartën e Pragës. Portieri i Çitadelës, Elhan Kastrati pozicionohet në vendin e dytë pasi mbajti portën e paprekur kundër Kremonezes në Serinë B.

    Vendi i tretë shkon për Eduard Rrocën i cili asistoi në ndeshjen e Keciorengucu kundër Umraniespor. Odise Roshi shënoi golin e dytë për Erzurumspor në Ligën e Parë turke.

    Vendi i 5-të plotësohet me Taulant Seferin i cili realizoi golin e parë për Bodrumsporin në fitoren kundër Sivasporit.

  • Skenë tragjedie, gjenden 12 të vdekur në një resort të skive, ja çfarë dyshohet

    Skenë tragjedie, gjenden 12 të vdekur në një resort të skive, ja çfarë dyshohet

    Dymbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me monoksid karboni në një resort skish në Gjeorgji, ka njoftuar policia.

    Sipas autoriteteve, trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një dhomë gjumi, e cila ndodhej mbi një restorant në stacionin e skive Gudauri, në veri të vendit.

    Policia bëri të ditur se “të dhënat paraprake nuk tregojnë për shenja dhune mbi trupat e viktimave” dhe ngjarja dyshohet tëë ketë qenë aksidentale sipas AFP.

    Gudauri, i cili konsiderohet vendpushimi më i madh dhe më i lartë i skive në Gjeorgji, është një destinacion i njohur për turistët vendas dhe të huaj.

    Hetimet lidhur me këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të helmimit.

  • Ndërroi jetë dje pasi ishte prekur nga meningjiti akut, gazetarja zbardh detaje: Ja çfarë u është thënë familjarëve

    Ndërroi jetë dje pasi ishte prekur nga meningjiti akut, gazetarja zbardh detaje: Ja çfarë u është thënë familjarëve

    Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë dje pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit akut.

    Gazetarja Ervina Garo ka zbardhur detaje mbi ngjarjen e rëndë, ku e reja mësohet se ishte drejtuar në spitalin rajonal me shenja fillimisht si grip, por më pas është adresuar për në QSUT, ku dhe nuk arriti të mbijetonte.

    “Fill pas rastit, familjarët dhe personeli mjekësor janë urdhëruar të vaksinohen.

    Ditën e djeshme, e reja me inicialet N.Ç. u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së rënduar ajo është transferuar në Tiranë, ku paraditen e djeshme ka ndërruar jetë.

    Ajo të premten kishte qenë në shkollë normalisht më pas me shokët është drejtuar për kafe dhe një ëmbëlsirë për të vazhduar më pas në shtëpi.

    Të shtunën i janë filluar simptomat, për tu drejtuar në spitalin rajonal dhe më pas e kanë drejtuar për në Spitalin Infektiv në QSUT, ku dhe nuk arriti të mbijetonte duke rezultuar fatalin për jetën e saj.

    Ndërkohë në bazë të protokollit, Drejtoria e Shëndetit Publik ka udhëzuar të gjithë personat që e kanë asistuar, si personelin mjekësor, ashtu edhe familjarët të vaksinohen, pasi është një sëmundje ngjitëse dhe e rrezikshme, edhe pse vaksina nuk është te kalendari i vaksinimit vjetor.

    Me dhjetëra personel i spitalit të Durrësit dhe familjarët e tyre janë urdhëruar të bëjnë vaksinën.”