Author: editor

  • “Shqipëria ime ja ku është”, Parashqevi Simaku këndon sërish! Biznesmeni shqiptar ndan pamjet

    “Shqipëria ime ja ku është”, Parashqevi Simaku këndon sërish! Biznesmeni shqiptar ndan pamjet

    Parashqevi Simaku këndon sërish shqip! Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

    Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm.

    Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’.

  • “Ja kemi borxh një zgjidhje që e nxjerr nga mjerimi”- Gjekmarkaj dy fjalë për Parashqevi Simakun: Kryebashkiaku i Kavajës, i vetmi që ka dëshmuar vullnet për ta ndihmuar!

    “Ja kemi borxh një zgjidhje që e nxjerr nga mjerimi”- Gjekmarkaj dy fjalë për Parashqevi Simakun: Kryebashkiaku i Kavajës, i vetmi që ka dëshmuar vullnet për ta ndihmuar!

    Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim në lidhje me situatën ku ndodhet artistja shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila shfaqej si e pastrehë në ShBA.

    Deputeti i PD thotë se i vetmi që shprehur vullnetin për ta ndihmuar është kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qose, ndërsa kërkoi që shembullin e tij ta ndjekë edhe qeveria apo biznesmenët.

    Sipas tij, qeveria shqiptare duhet t’i lidhë Parashqevi Simakut një pension të jashtëzakonshëm për merita të shquara në jetën kulturore të vendit.

    AGRON GJEKMARKAJ

    Dy fjalë per Parashqevi Simakun dhe për ne të gjithë!

    Parashqevi Simaku një ikonë e muzikës shqiptare po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një permasë të frikshme!

    Nevoja për sensacion e klikime me fatkeqësinë e saj gjithëaq! Në mes te kësaj dramë personale tek shoqëria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

    I vetmi deri sot nga personat me përgjegjësi publike që kanë dëshmuar vullnet për ta ndihmuar edhe për patriotizëm kavajas është Fisnik Qosja Kryetari i Bashkisë Kavajë! Duke vepruar kësisoj ai ka demonstruar një përmasë njerëzore e institucionale të cilën duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

    Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj. Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në Neë York , por në të dyja rastet si Shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, te vërtetë, te prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh !

    Shume këngëtare të huaj paguhen për të performuar në Tiranë mbase kjo iniciativë mund të merret për të! Qeveria do duhej ti lidhte me patjetër një pension të jashtëzakonshëm per merita të shquara në jetën kulturore të vendit! Biznesmenët shqiptar akuzohen për mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranës, kanë rastin ti përgënjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar në apartament këngëtares së madhe me gjasë e pastrehë!

    Nëse ajo dëshiron të jetojë në Amerikë po aq vlen përpjekja e përbashkët ketu dhe atje por e vërteta njerëzore, jo duke e trajtuar ate si objekt sevapi por solidariteti, merite e dinjiteti.

    Gjithsesi keto lajme po na vënë në provë etike të gjithëve ne sa të vërtetë mund të jemi me bilbilin e këngës shqiptare , me personalitetin që ma dhuroi emocione të vërteta kur shumëçka qe e rreme!

  • Aksion në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, shoqërohen nga policia rreth 15 persona

    Aksion në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, shoqërohen nga policia rreth 15 persona

    Një operacion policor është zhvilluar gjatë gjithë natës nga forcat e Drejtorisë së Policisë Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.

    Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se janë shoqëruar rreth 15 persona të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

    Mësohet se të gjithë personat e ndaluar janë shoqëruar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.

    Nga policia nuk ka ende në njoftim zyrtar për operacionin, ndërsa priten detaje të tjera në orët në vijim.

  • “Jeta kështu është…”- Monika Kryemadhi paraqitet me bastun në GJKKO! Çfarë ka ndodhur me deputeten e PL-së

    “Jeta kështu është…”- Monika Kryemadhi paraqitet me bastun në GJKKO! Çfarë ka ndodhur me deputeten e PL-së

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e GJKKO, por ndryshe nga herët e tjera, ajo shfaqet duke çaluar, ndërsa në dorë mban një bastun.

    E pyetur nga gazetarët pse është me bastun, Kryemadhi përgjigjet: “Jeta kështu është”, ndërsa theksoi se nuk është rrëzuar.

    Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Monika Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave.

  • Cikloni në Mayotte të Francës, raportohet për të paktën 1000 viktima

    Cikloni në Mayotte të Francës, raportohet për të paktën 1000 viktima

    Cikloni shkatërrimtar që goditi ishullin francez të Mayotte, dyshohet se i ka marrë jetën të paktën 1000 personave.

    Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit pasi territori, në brigjet e Afrikës Lindore, u godit nga një ciklon gjatë fundjavës.

    Vendbanime të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido solli shpejtësi të erës prej më shumë se 225 km/h (140 mph), me më të varfrit që jetonin në fshatra të varfra veçanërisht të goditura.

    “Numri i të vdekurve mund të arrijë “afër një mijë apo edhe disa mijëra”, deklaroi prefekti i ishullit, Francois-Xavier Bieuville.

    Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau po udhëton sot në ishull me 160 ushtarë dhe zjarrfikës për të përforcuar 110 të tjerët që janë tashmë atje.

  • Hakil Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit për javën: Si do të jenë temperaturat dhe kur rikthehen reshjet

    Hakil Osmani zbulon ‘surprizat’ e motit për javën: Si do të jenë temperaturat dhe kur rikthehen reshjet

    Meteorologu Hakil Osmani ka treguar se si do të jetë moti këtë javë. Ai ka zbuluar se ditën e mërkurë do të fillojnë vranësirat, ndërsa dita e hënë dhe e martë do të mbizotërohet nga moti me diell. Sakaq, Osmani ka theksuar se vranësirat do të shtohen dhe më shumë në të gjithë territorin ditën e premte.

    “Pjesa më e madhe e kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e motit të qendrueshëm, duke bërë që intervalet me diell do të jenë më të dukshme ditën e hënë dhe ditën e martë. Ndërsa, nga e mërkura do të kemi shpeshtim gradual të vranësirave.

    Dita e premte do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin shqiptar. Ç’ka do të bëjë të kemi reshje kryesisht në zonën e vendeve të ulëta, ndërsa sa i përket zonave malore do të ketë reshje dëbore. Kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, të parën deri ditën e enjte ndërsa maksimumet mbeten rreth vlerës 16 gradë celcius”, tha ndër të tjera ai.

  • E rëndë/ 16 vjeçari vr*t 4 anëtarë të familjes dhe më pas njofton policinë

    E rëndë/ 16 vjeçari vr*t 4 anëtarë të familjes dhe më pas njofton policinë

    Tragjedi në Belen të New Mexicos në SHBA, ku një 16-vjeçar shfarosi familjen e tij. Pasi kreu masakrën, Diego Leyva lajmëroi policinë.

    Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, u gjendën përballë një skene tmerruese: në tokë ishin trupat e prindërve dhe dy vëllezërve ndërsa në tryezë ishte një armë.

    Diego Leyva, i dehur dhe me gjak në rroba, doli nga shtëpia me duar të ngritura. I riu nuk ka rrëfyer ende arsyet që e shtynë të kryente masakrën.

  • Dy automjete përplasen si pasojë e ngricave, plagoset një person

    Dy automjete përplasen si pasojë e ngricave, plagoset një person

    Si pasojë e ngricave në rrugë, mëngjesin e sotëm është shënuar një aksident rrugor në vendin e quajtur “Kthesa Kice”, ku janë përplasur dy mjete dhe për pasojë është plagosur një person.

    Dyshohet se shkak është bërë ngrica në rrugë pas reshjeve të shiut dhe temperaturave minus 7 gradë. Policia ka nisur me hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

  • Eksperti Kujtim Hoxha: Qeveria t’u kthejë pensionistëve paratë që paguajnë për TVSH-në

    Eksperti Kujtim Hoxha: Qeveria t’u kthejë pensionistëve paratë që paguajnë për TVSH-në

    Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin `Koha për t’u zgjuar` në News 24 tha se pensionistët, si çdo shtresë e popullsisë, paguajnë TVSH.

    Hoxha deklaroi se paratë që pensionistët paguajnë për TVSH, duhet t’u kthehen në forma të ndryshme nga qeveria.

    “Nëse një pensionist e merr 190 euro, atëherë ti i mban pensionistit 45 euro. Pensionistit duhet t’ja kthesh këto para. Qeveria mund ta kthejë TVSH me anë të bonusit ose formë tjetër. Ministri ka thënë se do ketë edhe një bonus pranvere.

    Mund të kthejë këto para në formë bonusi. Paratë që pensionistët paguajnë për TVSH t’ju kthehen në forma të ndryshme nga qeveria”, deklaroi Hoxha.

  • Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja

    Pritet shtrenjtimi i kafesë në bare nga rritja e çmimit në tregjet e huaja

    Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord, për shkak të përshpejtimit të rritjes së çmimeve në tregjet e huaja, që pas muajit prill 2024, me shtrenjtim të çmimit të kafesë në bare, vitin e ardhshëm pritet të përballen edhe konsumatorët shqiptarë.

    Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, thotë se prej disa muajsh çmimet e shitjes së kafesë, veçanërisht robustës (që zë pjesën më të madhe të prodhimit botëror dhe përdorimit në vendin tonë) janë rritur, gjë e cila pritet të reflektohet edhe në baret vendase.

    Jahja parashikon që rritja e çmimit të nisë prej muajit shkurt të vitit të ardhshëm, pas furnizimeve të reja.

    Çmimi i kafesë në bursat e huaj prej muajsh ka shënuar rritje. Ky shtim i çmimit pritet të reflektohet edhe te çmimi i kafesë në bare dhe restorante, veçanërisht te kafEja robusta, që shitet me çmim 60 apo 70 lekë.

    Çmimi i shitjes së saj në bare është më i lirë sesa kafeja arabice që blihet më shtrenjtë jashtë. Për rrjedhojë nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm pritet të reflektohet rritja e çmimit në tregjet e huaja edhe në baret shqiptare, veçanërisht te kafja robusta. Edhe rritja e çmimit të kafes arabice pritet të jetë e pashmangshme, duke reflektuar ndryshimet e saj në tregjet e huaja”, pohon ai.

    Po ashtu rritje të çmimeve të kafesë në vlera 10 deri në 20 lekë, u reflektuan që vjet sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, të ndikuara nga lëvizjet e çmimeve të importit dhe shtimit të kostos për rritjes e fondit të pagave të punonjësve.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-tetor u importuan 6,994 tonë kafe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet ranë 5,3%.

    Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

    Si ka ndryshuar çmimi i kafesë në bursë

    Në bursat e huaja në 13 dhjetor 1 ton kafe robusta u shit me çmimin 5,194 USD. Rritja e çmimit të kafes robusta ka nisur më fundi i muajit prill 2024, ku çmimi arriti 3,408 USD për ton kundrejt çmimit prej 2,300 USD për ton që ishte në prill të 2023.

    Për 2024-n rezulton se çmimi për kafen robusta kulmoi më 29 Nëntor në vlerën e 5,409 USD për ton apo 1,3 herë më i larë se muaji nëntor 2023.

    Rritje është shënuar edhe për shitjen e kafes arabica në tregjet. Në bursë niveli aktual i shitjes për kafen arabice është 6,724 USD për ton nga 4,347 USD për ton që ishte në muajin nëntor 2023. Rritja e çmimit është 54,6%. Ndërsa krahasuar me muajin e mëparshëm çmimi i shitjes së kafes është rritur 10.1%.

    Shkak i rritjes së çmimit janë me problemet me prodhimin e kafes veçanërisht në Brazil, ku thatësira e muajve gusht-shtator dhe reshjet e dendura të muajit tetor dëmtuan të mbjellat me bimën e kafes. Kjo pritet të sjellë pakësim të prodhimit në 2025./MONITOR