Author: editor

  • Këmbimi valutor 16 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera..

    Këmbimi valutor 16 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera..

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.9 lekë dhe do shitet me 93.9 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

  • Rikthehen ditët me diell, por ulen temperaturat!

    Rikthehen ditët me diell, por ulen temperaturat!

    Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e sotme deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

    Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

    Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe vijës bregdetare do arrijë shpejtësi 11-16m/s me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

  • Horoskopi për sot, 16 dhjetor, shenjat më me fat

    Horoskopi për sot, 16 dhjetor, shenjat më me fat

    DASHI

    Nëse doni të arrini rezultate pozitive mos e kaloni kohën duke u ankuar, reagoni me siguri dhe vendosmëri. Përpiquni ta bëni më të shëndetshëm stilin tuaj të jetesës për të evituar shqetësimet dhe për të vendosur rregull rreth jush.

    DEMI

    Kjo do të jetë një ditë e mirë, pothuajse magjike për pjesën më të madhe tuajën: do të jeni shumë të tërhequr nga aktiviteti juaj por edhe shumë të kënaqur sepse do të bëni atë që ju pëlqen më shumë.

    BINJAKET

    Mërkuri në shenjë ju bën mjaft kreativë. Do të jeni të rrethuar nga një grup miqsh e bashkëpunëtorësh, të cilët janë të gatshëm për t’ju ndihmuar të realizoni idetë tuaja.

    GAFORRJA

    Një problem pune krijon tension në nivel familjar: mos u kapni pas çështjeve të vogla, lërini hapësirë ideve të të tjerëve. Presioni i punës që ndjeni fillon të kalojë si në nivelin fizik ashtu edhe në marrëdhënie.

    LUANI

    Entuziazmi dhe energjia do ju mundësojnë të jepni më të mirën tuaj edhe në situatat më pak të favorshme. Nëse jeni në çift, mbrëmja do ju japë shumë: nëse jeni vetëm do të ndjeni dëshirën të jetoni një lidhje të thellë.

    VIRGJERESHA

    Ndoshta nuk e keni vënë re, por yjet janë vendosur nga ana juaj: përfitoni për të realizuar atë që ju intereson më shumë në këtë moment. Një dashuri e re mund të shfaqet në jetën tuaj

    PESHORJA

    Do të çoni në përfundim iniciativat tuaja me ato ritme të shpejta dhe dinamike që ju karakterizojnë, duke gjetur edhe kohën për t’u argëtuar. Kush është i lirë dhe i pavarur në profesion do të shohë rritjen e të ardhurave të punës.

    AKREPI

    Përpiquni të eliminoni mendimet negative dhe përqendrohuni mbi ato me të vërtetë të rëndësishme. Organizohuni më mirë në punë dhe do të zgjidhni shumë çështje. Vlerësoni mirë çdo lëvizje përpara se të përfshiheni në ndonjë telash.

    SHIGJETARI

    Buzëqeshja do të jetë arma më e mirë për të bërë për vete partnerin tuaj. Impenjimet tuaja nuk do ju lënë shumë kohë ti përkushtoheni, pavarësisht dëshirës suaj.

    BRICJAPI

    Evitoni së foluri gjithnjë për sukseset tuaja, pasi xhelozia mes atyre që ju rrethojnë mund t’ju shkaktojë probleme më vonë. Në mbrëmje do të merrni një telefonatë nga një mik.

    UJORI

    Nëse jeni duke punuar, tregohuni më tolerantë me të tjerët. Pak çrregullim në mënyrën se si do të përballni impenjimet do të bëjë të harxhoni shumë kohë dhe energji.

    PESHQIT

    Do të jeni paksa në ankth për situatën tuaj ekonomike. Pushoni së menduari, përpara se t’ju bëhet obsesion, e dedikojini më shumë kohë partnerit tuaj, në qoftë se dëshironi të kaloni ditën sa më mirë.

  • Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë (Foto)

    Thanë se i dhanë fund mardhënies, Ledri dhe Sara “kapen mat” së bashku në Tiranë (Foto)

    Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut.

    Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.

    Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.

    Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim i zakonshëm për hir të vajzës së tyre, apo një shenjë e një afrimi të mundshëm mes tyre.

    Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.

  • Me çfarë kërcënimesh po përballet Prokuroria e Posaçme?!/ Gazetari i njohur zbulon detajet: Vetë SPAK ka deklaruar….

    Me çfarë kërcënimesh po përballet Prokuroria e Posaçme?!/ Gazetari i njohur zbulon detajet: Vetë SPAK ka deklaruar….

    Gazetari Andi Bora ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth punës së bërë nga SPAK në dy vitet drejtim nga Altin Dumani.

    Bora ngriti pyetjen nëse mund të ndodhin ndryshime ligjore për të penguar punën e SPAK.

    Ai tha se e ngre këtë pyetje për të kuptuar anën ligjore, pasi ky është një nga kërcënimet që SPKA e ka cilësuar vetë në raport.

    “një nga katër kërcënimet që sot përballet SPAK, është presioni politik i sofistikuar. Klasa politike mund të instrumentalizojë ndryshime ligjore që lidhen me funksionimin e Prokurorisë së Posaçme për të ndikuar te kjo e fundit për të vënë përballë vështirësive për realizimin e misionit”,-këtë e kam marrë nga një raport i SPAK.

  • FATI YT/ Horoskopi 16 dhjetor 2024

    FATI YT/ Horoskopi 16 dhjetor 2024

    Dashi

    Kjo javë do të nisë me nervozizëm dhe tensione. Do të keni dëshirë që të zgjidhni gjëra vendimtare brenda një kohe të shkurtër, por çdo gjë duket se shkon kundër jush. Periudha e kaluar nuk ka qenë nga më të mirat dhe kjo vlen edhe për dashurinë. Pikërisht për këtë arsye duhet të rikuperoni.

    Demi

    Të lindurit e kësaj shenje do e nisin javën mbarë! Shfrytëzojeni praninë e Hënës në shenjën tuaj. Parashikohet përmirësim i raporteve ndërpersonale dhe sidomos në dashuri. Ndoshta një dashuri e shpresuar do të bëhet realitet, ose do të ketë një riafrim me njeriun tuaj të zemrës.

    Binjakët

    Kjo nuk duket periudha më e favorshme e vitit për të lindurit e kësaj shenje. Jeni përballur me probleme dhe kriza. Por gjatë kësaj të hëne gjërat do të përmirësohen disi. Kjo gjë vlen sidomos për ndjenjat, ku nuk i keni patur punët mirë.

    Gaforrja

    Pas një jave të rëndë dhe të mbushur me probleme dhe diskutime, ka ardhur momenti i rikuperimit. Kjo javë do t’iu shërbejë pikërisht për tu rikthyer në pistë. Megjithatë mundohuni që ti bëni gjërat me qetësi dhe durim.

    Luani

    Problemet e vitit të kaluar vijojnë të ndjehen edhe se jemi në mars. Ndonëse mund të ketë një rikuperim të lehtë, sërish do t’iu dalin probleme nëpër këmbë të cilat kërkojnë zgjidhje. Gjatë kësaj periudhe bëni mirë që t’iu përkushtoheni projekteve të reja. Mund të ndjeni dëshirën për të ndryshuar diçka, apo për të braktisur një projekt që nuk ju kënaq.

    Virgjëresha

    Parashikohet një fillim javë e mbarë, në raport me ditët që keni kaluar. Ndoshta do arrini të zgjidhni një problem që ju ka munduar. Sfera e ndjenjave paraqitet mjaft e favorshme.

    Peshorja

    Gjatë kësaj jave jeni përballur me përgjegjësi të shumta dhe kjo javë do i shtojë më tej ato. Ka diçka që nuk ju kënaq siç duhet! Duhet ti përkushtoheni më shumë diçkaje që ju bën të ndjeheni mirë.

    Akrepi

    Mundohuni që të shmangni konfliktet dhe mos reagoni gjatë kësaj të hëne. Ndoshta dikush nuk ju respekton siç duhet dhe kjo gjë ju nervozon. Tregoni kujdes të veçantë ndaj personave që i keni përzemër.

    Shigjetari

    Java nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshëm. Do të ndjeheni të dyjëzuar dhe si të zënë në kurth. Ndoshta keni dëshirë për të bërë shumë gjëra, por pengesat nuk ju lejon dhe kjo gjë ju rebelon.

    Bricjapi

    Jeni të përhumbur në mendime që kanë të bëjnë me punën dhe paratë. Mbani parasysh dashurinë, para se të jetë shumë vonë, shkruan noa.al. Kjo është një periudhë gjatë së cilës po bëni gjëra që nuk ju shkojnë shumë për shtat.

    Ujori

    Java nuk do të nisë aspak në mënyrën e duhur, ku do të ndiheni të lodhur edhe fizikisht. Pavarësisht kësaj yjet janë shumë interesante dhe për pasojë mund të ketë diçka pozitive. Do t’iu duhet të rishikoni marrëveshjet e brishta, në mënyrë që të shmangni konfliktualitetin. Së shpejti duhet të merrni vendim, lidhur me atë që duhet të bëni.

    Peshqit

    Parashikohet një fillim javë e mbushur me ulje-ngritje. Protagoniste e ditës do të jetë dashuria. Nëse keni kaluar një krizë apo ndarje gjatë muajve të lënë pas, mund të ripërjetoni sërish momente dashurie.

  • Temperatura nën zero në disa qytete, parashikimi i motit për këtë javë

    Temperatura nën zero në disa qytete, parashikimi i motit për këtë javë

    Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e hënë deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare.

    Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

    Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe vijës bregdetare do arrijë shpejtësi 11-16m/s me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

  • “Sapo pimë kafen e parë”, biznesmeni i njohur takon Parashqevi Simakun në Nju Jork dhe pubklikon FOTON: Për shqiptarët ajo do …!

    “Sapo pimë kafen e parë”, biznesmeni i njohur takon Parashqevi Simakun në Nju Jork dhe pubklikon FOTON: Për shqiptarët ajo do …!

    Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka arritur të gjejë dhe të takojë këngëtaren Parashqevi Simaku në Nju Jork.

    Ilirjani, i cili prej disa vitesh tashmë jeton dhe punon në SHBA, ka ndarë një fotografi të veçantë ku shihet teksa përqafon këngëtaren ikonike shqiptare në një lokal të metropolit amerikan.

    Ajo shkëlqen nga buzëqeshja, teksa Eltoni shkruan se kjo është vetëm kafja e parë, në rrugën për ta rikthyer Parashqevi Simakun aty ku e meriton.

    “Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”, shkruan ai.

    Pamjet e trishta të publikuara në një televizion, ku këngëtarja shfaqej në gjendje jo të mirë financiare, prekën qindra mijëra shqiptarë, duke nxitur thirrjet për ta ndihmuar atë.

  • Gent Hazizi rrëfen tragjedinë familjare: Vëllai im vrau veten në sytë e mi, isha vetëm 5 vjeç…

    Gent Hazizi rrëfen tragjedinë familjare: Vëllai im vrau veten në sytë e mi, isha vetëm 5 vjeç…

    Aktori Gent Hazizi ka rrëfyer për herë të parë ngjarjen tragjike të ndodhur në familjen e tij, vetëvrasjen e të vëllait.

    I ftuar në emisionin “Një gotë Rose”, Hazizi hapi zemrën për herë të parë, për të treguar një nga ngjarjet që i kanë shënjuar jetën.

    Aktori tha se i vëllai është vetëvrarë kur ai vetë ka qenë vetëm 5 vjeç dhe se prindërit, vendosën ta fusnin në shkollë më shpejt në mënyrë që ta harronte. Por, Genti thotë se mban mend çdo detaj, pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e tij.

    “E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve.

    U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëlllain tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?”, tregoi Hazizi.

  • “Më kanë vrarë babin”- I ati u ekzekutua me plumb në kokë, djali i Irakli Davellës telefonon shokun e tij pas ngjarjes! Atentati në Athinë ndodhi në sy të fëmijëve

    “Më kanë vrarë babin”- I ati u ekzekutua me plumb në kokë, djali i Irakli Davellës telefonon shokun e tij pas ngjarjes! Atentati në Athinë ndodhi në sy të fëmijëve

    Një atentat mafioz në Athinë i mori jetën 45-vjeçarit shqiptar Irakli Davella, i cili u qëllua me plumb në kokë sapo doli nga një kafene dhe u plagos rëndë Edi Lulo, nga Tirana.

    Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe këndi i lojërave të lokalit nga ku viktima doli para se të qëllohej.

    Media greke “News247”, shkruan se ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë për ngjarjen tragjike.

    “Më kanë vrarë babanë!”, thuhet se është shprehur ai. Irakli Davella nga Saranda, mësohet se ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, e cila studionte për drejtësi.

    Një grua e pranishme në vendngjarje ka rrëfyer se kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë menduar se po hidheshin fishkzjarrë, por një fëmijë ka parë ngjarjen, dhe u ka thënë “i kanë vrarë, i kanë goditur”.

    “Kemi dëgjuar të shtëna dhe pamë njerëz të veshur me të zeza. Në fillim menduam se po shkrepnin fishekzjarre. Më pas, pamë një fëmijë që po thoshte “i kanë vrarë, i kanë goditur”. Policia erdhi mjaft shpejt, dhe pas pak minutash filloi të mblidhej populli, pasi në fillim nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.

    Kush është Irakli Davella?

    Irakli Davella, sipas një dokumenti të Parlamentit grek, ishte pjesë e një grupi ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018).

    Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar këtë vit si pjesëtar i një grupi gjobëvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire.

    Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash”, etj.

    Informacionet nga mediat greke, bëjnë me dije se 45-vjeçari që humbi jetën, ishte pronar lokali në Peristeri dhe se policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh. Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur procedim penal për organizim kriminal, zhvatje dhe të tjera, ndërsa pas kësaj ai dyshohet se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.

    Shënjestra megjithatë thuhet se ka qenë edhe njeriu i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën, Edi Lulo, i cili kishte ardhur së fundi në Greqi nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol kyç në pritë.

    Autoritetet greke vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta largojë nga rruga.

    Vlen të theksohet se, sipas raportimeve, së bashku me 45-vjeçarin që humbi jetën dhe të plagosurit, ka qenë edhe një burrë tjetër, i cili nuk është prekur nga plumbat.

    Kush është i plagosuri Edi Lulo?

    Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur edhe një biznesmen shqiptar, i identifikuar si Edi Lulo, 46 vjeç, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.

    Ai rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020. Aktiviteti i shoqërisë rezulton “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”. Lulo rezulton të ketë mbërritur pak ditë më parë në Greqi, i ardhur nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark

    Sipas mediave greke, ai kishte pak ditë që ishte kthyer në Athinë, pasi kishte qenë në Dubai.

    DINAMIKA E NGJARJES

    Nga mënyra se si sulmuan sulmuesit, duket se ata e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur. Para krimit ata vodhën një makinë nga Athina, u drejtuan për në zonë, iu afruan viktimat dhe filluan të qëllojnë.

    Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u zhdukën nga vendngjarja.

    Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të krimit në Greqi, të cilët janë vrarë mes grupeve rivale të mafies greke.