Author: editor

  • “Era e ndryshimit po afron!”/ Javë “e nxehtë” për këto dy shenja të horoskopit, astrologu Paolo Fox thotë se …

    “Era e ndryshimit po afron!”/ Javë “e nxehtë” për këto dy shenja të horoskopit, astrologu Paolo Fox thotë se …

    Mirë se u rikthyet, miq të dashur! Java që na pret është plot surpriza dhe fillime të reja. Lëvizjet e papritura të Marsit, Venerës dhe Jupiterit do të sjellin ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

    Dashi (21 mars-20 prill)

    Energjia juaj është në kulm! Këtë javë do të ndiheni si një vullkan në shpërthim. Por kini kujdes të mos digjni krahët: fokusoni forcën tuaj në projekte konkrete.

    Në dashuri: Era e ndryshimit po afron!

    Demi (21 prill-20 maj)

    Keni nevojë për më shumë stabilitet? Mos u shqetësoni, yjet janë në anën tuaj. Përqendrohuni në punë dhe përpjekjet tuaja do të shpërblehen.

    Në dashuri: Relaksohuni dhe shijoni momentet e intimitetit.

    Binjakët (21 maj-21 qershor)

    Mendja juaj është gjithmonë aktive, por këtë javë mund të ndiheni pak të hutuar. Mundohuni të fokusoheni në një qëllim njëherësh.

    Në dashuri: Një flirt mund të shndërrohet në diçka më serioze.

    Gaforrja (22 qershor-22 korrik)

    Sensibiliteti juaj është në kulm. Dëgjoni intuitën tuaj dhe mos hezitoni të shprehni ndjenjat.

    Në dashuri: Mund të ketë keqkuptime të vogla, por një bisedë e sinqertë do t’i zgjidhë.

    Luani (23 korrik-22 gusht)

    Ndiheni pak të lënduar emocionalisht? Mos u shqetësoni, forca juaj do të rikthehet shpejt. Përqendrohuni te sukseset tuaja dhe injoroni kritikat.

    Në dashuri: Jetoni marrëdhënien tuaj me pasion.

    Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)

    Organizimi juaj do t’ju çojë larg këtë javë. Do të arrini të përfundoni të gjitha detyrat tuaja me sukses.

    Në dashuri: Detajet janë të rëndësishme, një gjest i vogël mund të bëjë diferencën.

    Peshorja (23 shtator-22 tetor)

    Në dashuri: Mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja.

    Akrepi (23 tetor-22 nëntor)

    Pasioni juaj është i pakontrollueshëm. Këtë javë do të përjetoni emocione të forta, si në dashuri, ashtu edhe në punë.

    Kujdes: Mos u nxitoni shumë në vendime.

    Shigjetari (23 nëntor-21 dhjetor)

    Dëshira juaj për aventura është e madhe. Eksploroni horizonte të reja dhe mos kini frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë.

    Në dashuri: Mund të takoni dikë të veçantë.

    Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

    Ambicia juaj do t’ju çojë drejt suksesit. Fokusohuni te qëllimet tuaja dhe mos hiqni dorë.

    Në dashuri: Stabiliteti është i domosdoshëm.

    Ujori (21 janar-19 shkurt)

    Origjinaliteti juaj ju bën unik. Këtë javë do të jeni në qendër të vëmendjes.

    Në dashuri: Shijoni marrëdhënien tuaj pa shumë tension.

    Peshqit (20 shkurt-20 mars)

    Intuita juaj është shumë e fortë. Dëgjoni zemrën tuaj dhe ndiqni ëndrrat tuaja.

    Në dashuri: Prisni një periudhë romantike dhe emocionuese.

  • E ka gjetur dashurinë? Antonela Berisha tregon planet: Do bëj një fëmijë vitin tjetër me…

    E ka gjetur dashurinë? Antonela Berisha tregon planet: Do bëj një fëmijë vitin tjetër me…

    Mbrëmë ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Antonela Berisha, e cila ka reaguar për herë të parë në lidhje me sulmin që iu bë Klea Prengës, ku protagoniste ishte ajo së bashku me motrën Mariela Berisha.

    Berisha ka rrëfyer se ka qenë një periudhë e vështirë për familjen e saj. Por jo vetëm kaq, pasi moderatoret e pyetën edhe për planet e vitit 2025.

    Antonale iu drejtua Einxhel Shkirës se ‘vitin tjetër do bëj një fëmijë si ti’.

    E pyetur nëse ka gjetur dashurinë, ajo u përgjigj: “Nuk jap komente”.

  • “Karma it’s a b*tch”- Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimit të drejtoreshës së TOKB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë! Si u pushua nga puna ‘Maestro’ pas pjesëmarrjes në BBVIP

    “Karma it’s a b*tch”- Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimit të drejtoreshës së TOKB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë! Si u pushua nga puna ‘Maestro’ pas pjesëmarrjes në BBVIP

    Armaldo Kllogjeri, i njohur si ‘Maestro’ ka reaguar pas lirimit nga detyra të drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina.

    Me ironi tenori shprehet se ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’, duke nënkuptuar pushimin e tij nga puna gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës në realityshow-n, Big Brother Vip 2, me arsyetimin se i kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar.

    “Karma it’s a b*tch. Besoj e keni marrë vesh para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllekut, drejtoresha e TOKB. Ej, Zoti vononka, por nuk harronka. Duhet ta dini se populli thotë ‘kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda’”, shkruan ai.

    Më tej shprehet se shpreson “që me ardhjen në detyrë të drejtuesit të ri të TOKB, mua të më hapet drita jeshile dhe të rikthehem në vendin që më takonte”.

    @armaldo.kllogjeri

    ♬ suono originale – Maestro Armaldo Kllogjeri

    Kujtojmë se Kllogjeri ka hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, që e hoqën nga puna.

    “Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

    Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

    Ua kam thënë një herë që jam në gjyq! Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, ka deklaruar në shtator tenori, i cili shtonte se “për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”.

  • Atentati në Athinë, media publikon detaje: Djali i viktimës telefonoi shokun dhe i tha ‘më kanë…

    Atentati në Athinë, media publikon detaje: Djali i viktimës telefonoi shokun dhe i tha ‘më kanë…

    Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur sot në Greqi, ku humbi jetën shqiptari Irakli Davella, 47 vjeç dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Edi Lolo.

    Media greke greke “Neës247” informon se në pikën ku ndodhi sulmi, në kafeterinë në kryqëzimin e rrugëve Komotini dhe Aristotelous të Athinës, është këndi i lojërave të dyqanit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të kishte ndodhur në rrethana të tjera.

    Sipas raportimit në fjalë, “ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babanë!”.

  • Aksident i rëndë në Laprakë, raportohet për disa të plagosur

    Aksident i rëndë në Laprakë, raportohet për disa të plagosur

    Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Laprakës.

    Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

    Raportohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, janë lënduar disa persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak.

  • U ekzekutua me plumba nga atentati mafioz në Athinë, publikohet fotoja e viktimës

    U ekzekutua me plumba nga atentati mafioz në Athinë, publikohet fotoja e viktimës

    Noa.al siguron foton e Irakli Davella i cili mbeti i vrarë nga një atnetat mafioz këtë të diel në Athinë.

    Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 46-vjeçari, Edi Lulo, i cili rezulton se është biznesmen në Shqipëri.

    Të dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.

    Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Viktima ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.

  • Atentat në Athinë/ U plagos në atentatin ku humbi jetën Irakli Davella, zbulohet identiteti i biznesmenit 46-vjeçar

    Atentat në Athinë/ U plagos në atentatin ku humbi jetën Irakli Davella, zbulohet identiteti i biznesmenit 46-vjeçar

    Është identifikuar personi i plagosur në atentatin e sotëm në Athinë.

    Ai është Edi Lulo, 46 vjeç lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.

    Ai rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020.

    Aktiviteti i shoqërisë rezulton “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”.

    Lulo rezulton të ketë mbërritur pak ditë më parë në Greqi, i ardhur nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.

  • GOL! Nedim Bajrami i shënon Celtic në finalen e Kupës, e feston golin me shqiponjë (Video)

    GOL! Nedim Bajrami i shënon Celtic në finalen e Kupës, e feston golin me shqiponjë (Video)

    Nedim Bajrami ka gjetur rrjetën në ndeshjen e Kupës së Skocisë.

    Futbollisti shqiptar ka asistuar për shokun e tij të skuadrës, goditja e këtij të fundit është pritur nga portieri i Celtic, e më pas ka qenë sërish Bajrami që e ka çuar topin në rrjetë.

    Rangers është duke udhëhequr me rezultatin 0-1 teksa ka përfunduar pjesa e parë.

    VIDEO E GOLIT:

  • “Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025

    “Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025

    Baba Vanga është një mjeke dhe astrologe e njohur, e cila ka ndërruar jetë, por vizionet dhe parashikimet e saj për botën vazhdojnë të kthehen në realitet.

    Si fillim, ajo parashikoi sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake në SHBA që tronditën botën si dhe vdekjen e princeshës Diana.

    Baba Vanga njihet ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit, ajo ka bërë parashikime edhe për vitin e ardhshëm.

    Parashikimet e Baba Vanga kanë paraqitur gjithçka nga konflikti Rusi-Ukrainë deri te kriza ushtarake siriane.

    Tashmë parashikimet e saj për vitin 2025 sugjerojnë “shkatërrimin e Evropës”, së bashku me shanset që një luftë të shpërthejë pas rënies së Sirisë.

    Kujtojmë se parashikimi i Baba Vangës për Sirinë u kthye në realitet fundjavën e kaluar.

  • Nuk i erdhi as në varrim, pse nuk donte t’ia dinte për mamanë Parashqevia? Vajza e tezës përlot: Shkuam te …

    Nuk i erdhi as në varrim, pse nuk donte t’ia dinte për mamanë Parashqevia? Vajza e tezës përlot: Shkuam te …

    Rajmonda Xhafa, vajza e tezes së këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report TV historinë e hidhur amerikane të këngëtares ikonë të muzikës shqiptare. Një video e publikuar në rrjet teksa ajo merrte ndihma, trazoi shqiptarët, por mbi të gjitha familjarët e saj që kanë prej më shumë se 1 dekade që nuk kanë asnjë kontakt me të.

    Për herë të fundit, takimin me Parashqevi Simakun, vajza e tezes tregon se e kanë pasur në vitin 1997 kur këngëtarja erdhi në Shqipëri dhe prej asaj kohe iku për të mos u kthyer më. Pas kësaj periudhe, Simaku është përballur me sfida të shumta, që kulmuan me divorcin nga bashkëshorti rreth vitit 2006, i cili i mori edhe kujdestarinë e djalit, Lukës, i cili sot është 22 vjeç.

    “E vërteta, erdhi këtu para ‘97 se do jepte koncert me të shoqin. Ai arriti rrëmujën dhe i thonte tezes sime, brenda se na vijnë huliganët. E thonë shqip huliganët. Kur ishte ’97. I pret e ëma biletën që të nisën urgjentisht se në Shqipëri po bëhet rrëmujë. Për tre ditë do niseni i thotë. Bënë dasmën në Amerikë, na e ka treguar videon tezja. Lindi fëmijën, Lukën. Shkoi tezja një vit dhe nuk ia panë pasaportën që duhet ta shkelte çdo 6 muaj dhe mori ekspuls. Nuk shkeli më në Amerikë, gjithë jetën lot ka derdh se nuk e pa më atë fëmijë. Shkoi dhe vëllai ndejti një vit.

    Diku filluan debatet, bëri disa disqe në anglisht. Nuk u eci, u divorcuan. Ia mori djalin. Ne mësuam me të dhëna, kemi vite që nuk komunikojmë me të. U bë shumë vite. Nuk na lejonte tezja. Se daja thonim ta kërkojmë tek Aida Shtino.

    Jo thonte e ëma, mos mi nxirrni namin gocës. Të gjithë janë lodhur për ta kërkuar, nusja vëllait, goca e vëllait që ka në Francë. Ai përgjigjej ashpër, hajdeni merreni se nuk e dua më, kam marrë tjetër. Se një ditë do ta gjeni në koshat e plehrave thonte ai. Ne u mërzitëm shumë. Ajo u nis edhe njëherë, e kaloi Francën, por e kthyen. Kam kontaktuar njëherë edhe me një gazetar, me dha një adresë në Manhattan. E kemi kërkuar, por nuk e gjetëm”, tregon ajo për Report Tv.

    Rajmonda Xhafa thotë se familjarët kanë bërë përpjekje të shumta për ta gjetur, por gjithçka ka rezultuar e pasuksesshme. Sipas tyre, këngëtarja nuk ka kontakte as me djalin dhe as me pjesën tjetër të familjes.

    “Na thanë që kaloi në depresion prej djalit. Ishte shumë e lidhur me djalin, e paguajti me kokën e vet. Ka qenë kënaqësia e këtij populli. Ka qëndruar në shtëpinë time në Durrës. Aman më thonë, ti të flesh në tokë unë ne krevat. Të keqen i thoja vetëm të kesh sukses. Është njeri shumë i mirë, por fatkeqësia të çon në këtë gradë.

    Çuni është sot 22 vjeç, ajo mbase nuk kontakton fare me djalin. Thonë që kaloi paralizë parciale, ajo ka dhimbjen e djalit. I thonte gocës së vëllait të vet, Roberto: Hajde se s’kam lek t’i paguaj qiranë se jam martuar kam marrë grua tjetër. Nuk e di pse e braktisi, të paktën të ishte brenda në shtëpi. Çfarë mund të bëjë një nënë kur nuk e ka fëmijën në duar. Ajo është për të qenë, ne i njohim zërin, mimikën, fytyrën.

    Ju lutem ndihmojeni të bashkohet me fëmijën e vet. Nëna e saj ka vdekur, s’ka pasur kontakt. Ajo s’ka fol fare me të ëmën, ka vdekur me shpirtin plagë prej vajzës. I ati ka vdekur herët, është operuar në Amerikë, e pati atje. Fliste ndonjëherë me nusen e vëllai të vet, i ka treguar që mësueset e kanë përzënë nga shkolla.

    I kanë thënë po erdhe njëherë dënohesh me tre muaj burg nëse i afrohesh djalit. Në fillim ka pas kaluar mirë bashkë me burrin. Ne nuk e kemi parë më fare që në ’97. Fliste me nusen e vëllait ndonjëherë shumë rrallë. I lutem shtetit shumë, meqë ajo ka kontribuuar, ka qenë këngëtare e mirë. Të bëjnë diçka, ta bashkojnë me djalin e vet.

    Ajo nuk vjen në Shqipëri po nuk pati djalin te sytë. E shkatërroi veten e vet për atë djalë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë që ka kontaktuar me djalin. Ju lutem shumë kushdo që ka mundësi, ta ndihmojnë, ta shërojnë. Kemi ngelur të surprizuar që foli shqip”, thotë ajo për Report Tv.