Author: editor

  • “Zoti më pret”/ Dalin detajet nga tragjedia e motrave shqiptare në Itali: 4 fëmijët panë mamanë e tyre kur u hodh dhe …

    “Zoti më pret”/ Dalin detajet nga tragjedia e motrave shqiptare në Itali: 4 fëmijët panë mamanë e tyre kur u hodh dhe …

    Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja tragjike e ndodhur në Itali ku një shqiptare i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

    Kujtojmë se për të shpëtuar viktimën, e motra e saj u mundua ta tërhiqte por fatkeqësisht humbi ekuilibrin dhe ra poshtë.

    Viktima, sipas mediave italiane, mësohet se është mamaja e katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë.

    Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është nëntë vjeç. Fëmijët do t’i kalojnë në kujdestari babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej.

    Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se 32-vjeçarja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për dhunë ndaj gruas.

    Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, gruaja që vdiq, dje kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen “Zoti më pret”.

  • “Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjigjet komentueses: Nuk kanë nevojë…

    “Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjigjet komentueses: Nuk kanë nevojë…

    Moderatorja Arbana Osmani, i është përgjigjur një komentuesja e cila i ka kërkuar që në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” të ftojë Sara dhe Lori Hoxxhën.

    Arbana i është përgjigjur duke thënë se motrat Hoxha s’kanë nevojë për ftesë pasi e kanë gjithmonë të hapur derën e saj.

    “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”, i shkruan një komentuese.

    “S’ka nevojë për citate Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur”, shkuan Arbana.

    Në rrjetet sociale prej disa kohësh qarkullojnë thashethemet se Arbana Osmani i ka prishur marrëdhëniet me familjen Hoxha, për shkak se nuk drejton më Big Brother Vip që tashmë drejtohet nga Ledion Lico.

  • Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i japin një mundësi njëri-tjetrit pas disa muajsh të ndarë? Ja çfarë ngriti dyshimet se çifti është ribashkuar

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci i japin një mundësi njëri-tjetrit pas disa muajsh të ndarë? Ja çfarë ngriti dyshimet se çifti është ribashkuar

    Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, duket se janë rikthyer sërish bashkë.

    Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht.

    Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.

    Sidoqoftë, duket se ata kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.

    Romeo dhe Heidi tani kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një hap që lë të kuptohet se romanca e tyre ka marrë një tjetër drejtim.

  • E rëndë në itali, gruaja vret me thikë burrin, më pas bëhet ‘pishman’ dhe telefonon ambulancën

    E rëndë në itali, gruaja vret me thikë burrin, më pas bëhet ‘pishman’ dhe telefonon ambulancën

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar italian, Marco Magagna, u vra me thikë nga bashkëshortja e tij, pas një konflikti të ashpër fizik mes çiftit.

    Sipas dëshmisë së gruas, i shoqi e kishte sulmuar dhe ajo, në një akt mbrojtjeje, e ka goditur me thikë.

    Pas ngjarjes, gruaja ka telefonuar urgjencën, por 38-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë që autoritetet janë duke hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Gruaja ka deklaruar: “Ai më sulmoi dhe unë u mbrojta,” duke sugjeruar se veprimi i saj ka qenë i motivuar nga frika dhe vetëmbrojtja. Hetimet janë ende në vazhdim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

  • Ekzekutimi i Ramazan Matajt, eksperti Softa: Të pyetet motra e autorëve, ja si mund të ketë qenë rrjedhoja e ngjarjes

    Ekzekutimi i Ramazan Matajt, eksperti Softa: Të pyetet motra e autorëve, ja si mund të ketë qenë rrjedhoja e ngjarjes

    Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në një studio televizive, foli për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në Shkodër, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

    Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi dyshohet se 33-vjeçari ka pasur kontakte apo lidhje me një nga motrat e autorëve e cila ishte dhe e martuar.

    Sipas ekspertit Softa, nuk mund të kemi të bëjmë me një ngacmim në rrjetet sociale, por sipas tij ngjarja mund të ketë pasur kohë që është bërë e ditur brenda familjes dhe situata ka agravuar më tej.

    “Nëse ishte ngacmim si ka mundësi që ndodhi ndarja? Kjo ka qenë histori që mund të ketë pasur kohë e të ketë pasur turbulencat e saj. Unë mendoj se përderisa konflikti ka vajtur te vëllezërit ka pasur diçka që e ka agravuar. Brenda territorit shqiptar ngjarje të tilla që prekin nderin janë disi të pasuportueshm”,-ai shtoi se do duhej që për këtë ngjarje të merrej edhe dëshmia e motrës se autorëve.

  • Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

    Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

    Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave shpjegon për programin “Rudina” në Tv Klan se do të ketë uljetë temperaturave por që minimalet mbeten të larta.

    Fundjava sjell disa reshje në veri e lindje të vendit dhe ulje të temperaturave në zonat malore. Muaji janar do të karakterizohet nga reshjet. Këshilla e ekspertes është që çadra t’ju shoqërojë përgjatë çdo dite.

    Anira Gjoni: Stuhia e cila ka prekur SHBA dhe pritet që të prekë edhe pjesën Europës perëndimore dhe veriore nuk pritet që të sjellë pasoja apo acar të ftohtë në vendin tonë. Ndikim ka, do të sjellë uljen e temperaturave përgjatë fundjavës, por duke qenë se gjatë kësaj jave do të kemi ndikimin e temperaturave të larta, pasi janë relativisht të larta, minimalet në bregdet zbresin deri në 5 gradë, në zonat e ulëta gjithashtu qëndrojnë minimalet e natës në 5 gradë dhe në vendet malore zbresin në 3 gradë, nuk mund të quhen temperatura të ulëta për sa u përket minimaleve në stinën e dimrit apo në muajin janar në të cilin ne ndodhemi. Do të jetë e gjithë java e përfshirë nga këto temperatura të larta të cilat maksimalet ditore arrijnë deri në 17 gradë, duke iu referuar edhe kryeqytetit të Tiranës. Në zonat bregdetare maksmalet përgjatë ditëve në vijim do të shkojnë deri në 10-16 gradë dhe në zonat malore shkojnë deri në 10-11 gradë.

    Sa i përket fundjavës, do të ketë një rënie të temperaturave, si të vlerave minimale, ashtu edhe atyre maksimale. Presim që nga dita e shtunë të kemi reshje të dëborës në veri dhe në lindje të vendit, në zonat malore temperaturat zbresin në -3 gradë, ndërsa në pjesën tjetër të territorit presim reshje të dobëta.

    Sa i përket muajit janar do të ketë reshje përgjatë gjithë muajit, do të jenë në formën e shiut dhe dëborës. Nëse u referohemi temperaturave, këto dy javë të para të janarit shënojnë temperatura relativisht të larta. Këshilla për këtë javë është që të mbani çadrën me vete pasi deri gjatë ditës së premte do të kemi reshje të herëpashershme pothuajse në të gjitha qarqet e vendit.

  • Makina përplaset me kamionin në aksin Shkodër-Lezhë, mbeten të plagosur 2 persona

    Makina përplaset me kamionin në aksin Shkodër-Lezhë, mbeten të plagosur 2 persona

    Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, ku një makinë është përplasur me një kamion.

    Bëhet me dije se rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç.

    Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    “Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç.

    Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

  • Tronditëse/ Gjenden dy persona të pajetë në pajisjen e uljes së një avioni, zbardhen detajet e para

    Tronditëse/ Gjenden dy persona të pajetë në pajisjen e uljes së një avioni, zbardhen detajet e para

    Një alarm u ngrit në Nju Jork kur, pasi një aeroplan u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Lauderdale-Hollywood, dy persona u gjetën të vdekur në pajisjen e uljes.

    JetBlue konfirmoi se trupat u zbuluan gjatë një kontrolli të mirëmbajtjes pas fluturimit të hënën, pasi avioni u ul në pistë.

    “Tragjikisht, të dy individët vdiqën. Për momentin, identitetet e individëve dhe rrethanat rreth mënyrës se si ata hynë në avion mbeten nën hetim,” tha kompania herët të martën.

    “Kjo është një situatë tronditëse dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet e tyre për të kuptuar se si ndodhi kjo”, thuhet më tej në deklaratë.

  • Ranë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt, ja dëshmia e fqinjëve për dy motrat me origjinë shqiptare

    Ranë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt, ja dëshmia e fqinjëve për dy motrat me origjinë shqiptare

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova, Itali, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati.

    Si pasojë e rënies, njëra prej tyre, 31 vjeçare, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa motra e saj 34 vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe autoritetet italiane po hetojnë për shkaqet e incidentit. Dritarja nga e cila kanë rënë motrat është e vogël, një detaj që i ka çuar hetuesit të dyshojnë për mundësinë e një vetëvrasjeje, megjithatë ngjarja ende mbetet e paqartë.

    Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që njëra prej motrave mund të jetë përpjekur të vetëvraset, ndërsa tjetra mund të ketë rënë përpjekur për ta shpëtuar, por është rrëzuar gjithashtu.

    Fqinjët e kanë ndihmuar policinë me informacionet e tyre, duke treguar se kishin dëgjuar një zhurmë dhe kishin parë një grua të shtrirë në tokë në korridorin hyrës të pallatit. Pas disa minutash, ata kanë parë se përmbi të kishte rënë dhe motra tjetër.

    Dy motrat, që kanë qenë në banesë së bashku me fëmijët e tyre, janë ndihmuar nga fëmijët, të cilët kanë hapur derën për të mundësuar ardhjen e policisë.

    Një detaj tjetër i rëndësishëm është se 31-vjeçarja, e cila humbi jetën, pritej të paraqitej më 10 janar për një seancë dëgjimore lidhur me kujdestarinë e pesë fëmijëve të saj, të cilët ishin besuar ish-bashkëshortit të saj.

  • Sanitarja gjendet e pajetë brenda ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Elbasan, dyshimet e para

    Sanitarja gjendet e pajetë brenda ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Elbasan, dyshimet e para

    Në fshatin Përparim të Elbasanit, pasditen e djeshme, është gjetur e pajetë shtetasja L.Z., 62 vjeçe, e cila punonte si sanitare në shkollën 9-vjeçare të zonës.

    Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

    Megjithatë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.