Author: editor

  • Atentati në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri. Emrat

    Atentati në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri. Emrat

    Identifikohet viktima dhe i plagosuri në Athinë.

    Viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri është Edi Lolo.

    Lolo rezulton të ketë pasur udhëtime edhe në Dubai.

  • TRONDITET Londra/ Vritet një grua dhe plagosen dy persona të tjerë!

    TRONDITET Londra/ Vritet një grua dhe plagosen dy persona të tjerë!

    Një grua në Britani është vrarë me armë zjarri, ndërsa dy burra kanë mbetur në plagosur.

    Policia e Londrës njoftoi se ishin telefonuar për të shtëna rreth orës 21:15 të shtunën mbrëma, në rrugën Gifford në Harlesden.

    Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur besohet të jetë në të 40-at. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo u shpall e vdekur.

    Dy personat e tjerë rreth të 30-ave, kanë pësuar gjithashtu lëndime nga sulmi me armë. Njëri prej tyre mbetet në gjendje të rënë, ndërsa tjetri është rikuperuar.

    Policia ka nisur një hetim për vrasje, por pa arrestuar askëndet.

    Tony Josephs, nga Njësia e Komandës Veri-Perëndimore që mbulon Brent, tha: “Ky është një incident vërtet tronditës që ka lënë një grua të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, dhe unë e kuptoj shqetësimin që do të shkaktojë në komunitetin lokal dhe në të gjithë Londrën”.

  • “E varfër, por me dinjitet dhe e mençur”- Filmoi Parashqevi Simakun në rrugët e New York-ut, gruaja shqiptare tregon momentin: E bukur si dikur, me një buzëqeshje plot jetë

    “E varfër, por me dinjitet dhe e mençur”- Filmoi Parashqevi Simakun në rrugët e New York-ut, gruaja shqiptare tregon momentin: E bukur si dikur, me një buzëqeshje plot jetë

    Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të disa pamjeve që u bënë virale, ku ajo shfaqej se e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut dhe duke jetuar me ndihma.

    Fillimisht ajo u shfaq në një video të transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, ndërsa ditën e djeshme Parashqevi Simaku u filmua sërish në rrugë nga një grua shqiptare, e identifikuar si Elvira Tata.

    Ajo ka publikuar videon në Instagram, ndërsa shkruan “për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte ne gjendje vërtet e varfër, por me një dinjitet te forte dhe gëzonte shëndet te plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video sebashku do tju tregoj qe është nje grua vitale e mençur dhe me shume drite”.

    Ndërsa në një tjetër postim, ku shfaqet së bashku me artisten shqiptare, Elvira Tata shkruan se “ajo është e bukur si gjithnjë dhe me një buzëqeshje plotë jetë”.

    Gjatë bisedës, Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht.

    “E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…”, shprehet ajo.

    Pjesë nga biseda

    Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

    Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

    Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

    Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

    Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

    Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

    Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

    Parashqevi Simaku:: E kam harruar gjithë këtoo vite.

    Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

    Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

    Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

  • Një viktimë dhe një shqiptar i plagosur rëndë, sulm me armë jashtë një lokali në Athinë

    Një viktimë dhe një shqiptar i plagosur rëndë, sulm me armë jashtë një lokali në Athinë

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme jashtë një lokali në Athinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

    Ky i fundit është shqiptar, ndonëse identiteti i tij nuk dihet ende.

    Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini, por deri më tani nuk janë zbardhur më shumë detaje për rastin.

    Në zonë kanë shkuar me shpejtësi zyrtarë të EL.AS. dhe po hetojnë ngjarjen.

  • Në banesën e vëllezërve u gjetën mbi 50 kg drogë, kapet i shpalluri në kërkim. Në pranga edhe një 20-vjeçar

    Në banesën e vëllezërve u gjetën mbi 50 kg drogë, kapet i shpalluri në kërkim. Në pranga edhe një 20-vjeçar

    Policia e Beratit ka arrestuar 43-vjeçarin Armando (alias Bledar) Dyli i cili ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2023, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim.

    Gjatë kontrolleve u kap dhe arrestua 20-vjeçari Rejnaldo Muço pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

    “Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 1 shtetasi të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

    Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. (B). D., 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin Tetor 2023, gjatë operacionit “Brothers”, ku në banesën e 2 vëllezërve (1 prej tyre u arrestua gjatë operacionit), u gjetën 50.8 kg lëndë narkotike cannabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike cannabis.

    Gjithashtu gjatë kontrolleve për kapjen e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 20 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis, 1 përforcues grushti dhe një peshore elektronike.”– njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

  • Pas rrëfimit të Antonela Berishës, reagon Klea Prenga

    Pas rrëfimit të Antonela Berishës, reagon Klea Prenga

    Teksa Antonela Berisha rrëfeu detaje nga sulmi brutal ndaj Klea Prengës, kjo e fundit ka ardhur me një reagim të menjëhershëm.

    Pas kësaj interviste, Klea Prenga ka bërë një reagim. Ajo ka postuar një foto me mbishkrimin:

    Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!

  • Gazetarja Ola Xama denoncon: Ja si më shantazhon Erion Veliaj sa herë flas për çështje që nuk i pëlqejnë!

    Gazetarja Ola Xama denoncon: Ja si më shantazhon Erion Veliaj sa herë flas për çështje që nuk i pëlqejnë!

    Gazetarja Ola Xama, e cila ka publikuar fakte të shumta lidhur me kryebashkiakun Veliaj dhe dyshimet për përfshirjen e tij në afera korruptive, deklaron se po shantazhohet prej këtij të fundit. Xama thotë se sa herë flet për Veliajn, sulmohet nga media dashamirëse me të.

    Kujtojmë se gazetarja Xama, u shënjestrua drejtpërdrejt nga Veliaj pak kohë më parë, duke u etiketuar si “vrasëse me pagesë”, çka nxiti reagimin e disa organizatave të mediave.

    “Erion Veliaj është një zyrtar publik, dhe si i tillë e ka ditur që prej marrjes së detyrës që do apo nuk do ai, do të bëhet pjesë e debateve publike në media sa i takon llogaridhënies në raport me detyrën dhe pasurinë e tij.
    Prokuroria e Posaçme njoftoi ditën e premte se është duke hetuar pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij, fakt që e ka pranuar publikisht dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
    Nisur nga këto të dhëna, ditën e hënë në emisionin “Të Paekspozuarit” kam raportuar mbi pasurinë e deklaruar të z.Veliaj dhe bashkëshortes së tij, deklarata që janë publike.
    Duke qënë se hetimet kanë përfshirë dhe vëllain e z.Veliaj, kam raportuar se si kishte blerë 10% të aksioneve në një kompani për 100 euro dhe pas ardhjes pushtet të Erion Veliajt, firmat e tij kanë krijuar afërsisht 30 milion euro të ardhura dhe 4.5 milion euro fitime.

    Asnjë gjë jashtë asaj që është publike në bilancet e deklaruara të kompanive, dhe pa i bërë gjyqin askujt, por vetëm duke shtruar për diskutim çështjen: si ka mundësi që në Shqipëri kanë biznese të suksesshme vetëm familjarët e njerzve në pushtet?
    Përgjigjja nuk vonoi, por erdhi përmes një faqeje online të cilën e kam paditur civilisht për shpifje, ku unë akuzohem se kam marrë para nga qeveria.

    Sa herë që raportoj çështje të cilat nuk i pëlqejnë kryetarit ose drejtorëve të bashkisë, kjo faqe bashkë me disa portale të tjerë nisin sulmin.

    Të jetë rastësi, apo mos ka ardhur koha që drejtorët e bashkisë Tiranë dhe vetë kryetari i saj të hetohen për shantazh ndaj gazetarëve?Dhe m.q.s. ka dy vjet që e kanë bërë si refren se unë kam marrë fonde publike, i ftoj në gjykatë të më sjellin një dokument që e provon këtë. Për të tjerat, “pushka top”, le të vazhdojnë se as nuk kam bërë e as nuk kam marrë ndonjë gjë që më bën pis. Llumi ku jeni zhytur nuk lahet dot duke më hedhur baltë mua.”

  • Çfarë ndodhi? Xhensila Myrtezaj anulon papritur të gjitha koncertet, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Xhensila Myrtezaj anulon papritur të gjitha koncertet, ja arsyeja

    Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka shqetësuar së fundmi fansat teksa ka lajmëruar se koncertet e saj janë anuluar për arsye shëndetësore.

    Ka qenë vetë ajo që me anë të një video që ka postuar në Instastory ka lajmëruar se është detyruar për të mos dalë në skenë pasi po i nënshtrohet një trajtimi mjekësor.

    “Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten, është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”, tha Xhensila.

  • “Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet pas rrahjes BRUTALE ndaj Klea Prengës!

    “Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet pas rrahjes BRUTALE ndaj Klea Prengës!

    Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e rëndë, në të cilën u përfshi ajo dhe motra Mariela.

    Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, influencerja ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë.

    “Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv edhe pse lajmet vazhdonin. Kam pasur shumë mesazhe në imboks, për persona që kanë pasur të njëjtën situatë si unë. Më i errëti si mesazh ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, atje ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdim ne jemi nën masë. Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie. Ndryshe… do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhëse për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”, tha Antonela Berisha.

  • Përfshihet nga zjarri një banesë, gjashtë persona të lënduar

    Përfshihet nga zjarri një banesë, gjashtë persona të lënduar

    Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e asfiksimit pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi në Gjakovë.

    Kështu bën të ditur policia përmes raportit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

    “Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në raport.