Author: editor

  • Del një VIDEO e re Parashqevi Simakut, falënderon edhe në shqip

    Del një VIDEO e re Parashqevi Simakut, falënderon edhe në shqip

    Një video e re e Parashqevi Simakut ka ardhur pranë redaksisë së Vox News.

    Një turiste shqiptare ka takuar legjendën e muzikës shqiptare që u rikthye fuqishëm në vëmendje pas një videoje ku dukej teksa merrte pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.

    Turistja i premton Parashqevisë se do ti shkruajë, ndërsa e këshillon që mos të shqetësohet.

    Parashqevi Simaku duket mjaft e ëmbël, ndërsa tenton të flasë edhe shqip, ndërsa thotë që e ka disi të vështirë, për shkak se gjithmonë flet në anglisht.

    Me qindra kanë qenë shqiptarët që janë ofruar për t’i dhënë ndihmë Parashqevi Simakut, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

    634E4174-3303-4B79-BEEC-6CF2569DCBEE

  • Jeton si e PASTREHË në New York, publikohet një tjetër VIDEO e TRISHTË e Parashqevi Simakut: Kam…

    Jeton si e PASTREHË në New York, publikohet një tjetër VIDEO e TRISHTË e Parashqevi Simakut: Kam…

    Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike.

    Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me dy gra të tjera shqiptare.

    Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht.

    “E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…”, shprehet ajo.

    Nuk mungojnë as bisedat e saj për historinë dhe traditën shqiptare.

    “Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen”, thotë këngëtarja.

    Parashqevi Simaku dëgjohet teksa u pohon dy shqiptareve se nuk përdor telefon, por ka një llogari në rrjetin social Facebook ku ato mund t’i shkruajnë dhe ajo do t’u përgjigjet në një moment.

    ”Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty”, thotë ajo.

    Dy mikeshat e këshillojnë Parashqevi Simakun që të mos dorëzohet me shpresën se diçka me jetën e saj do të ndryshojë.

    634E4174-3303-4B79-BEEC-6CF2569DCBEE

  • Mos harroni të merrni çadrat me vete, kjo e diel parashikohet me reshje shiu!

    Mos harroni të merrni çadrat me vete, kjo e diel parashikohet me reshje shiu!

    Këtë të dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, që do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë gjithë ditës deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.

    Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200 metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar.

    “Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.

    Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meterologjik Ushtarak.

  • “Tani jam në një botë të lirë”, intervista e fundit e Parashqevi Simakut: Detyrohem të këndoj në restorante sepse…

    “Tani jam në një botë të lirë”, intervista e fundit e Parashqevi Simakut: Detyrohem të këndoj në restorante sepse…

    Videoja e fundit e bërë virale në rrjetet sociale, ku tregohet ajo që duhet se është Parashqevi Simaku, këngëtarja nga Kavaja, idhull i gjithë Shqipërisë para rënies së diktaturës, ka tronditur shqiptarët.

    Simaku vendosi të largohej nga vendi, duke nisur një jetë të re larg vëmendjes publike.

    Në intervistën e saj të fundit për mediat shqiptare, Simaku rrëfeu për sfidat dhe jetën e saj në SHBA.

    “Punoj që një kohë në restorantet shqiptare, bëj muzikë shqip. Të them të drejtën, është e vështirë.

    Asnjëherë nuk do ta bëja sepse nuk është në shijet e mia këndimi në restorante. Jam e detyruar sepse gjërat duhet filluar nga A-ja”, shprehej ajo.

    Ajo tregon se nga Shqipëria është larguar sepse të tilla u krijuan kushtet.

    “Jam e qetë sepse tani jam në një botë të lirë që të jep mundësi të provosh.

  • Vrasja e Branko Shkozës, familjarët e autorit largohen nga Durrësi: Kemi frikë për jetën

    Vrasja e Branko Shkozës, familjarët e autorit largohen nga Durrësi: Kemi frikë për jetën

    Pasi Majlind Habibi vrau me dashje shokun e tij Branko Shkoza në Durrës, duket se situata në familjen e autorit është kritike, pasi ata kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe janë larguar nga frika e hakmarrjes.

    I frikësuar, Ilir Habibi, vëllai i të dyshuarit, është larguar nga Durrësi së bashku me familjen e tij. Ai tregon për jetën e vështirë në arrati.

    “Na ra si bombë. Unë isha në punë, nuk e kuptova as vetë se si na erdhi kjo gjë. Atë natë që e kam marrë vesh, direkt kam njoftuar xhaxhain tim të më marrë nusen dhe kalamajt se i kisha në gjumë. Kam marrë rrugët, kam fjetur në autostradë se po binte shi. Të nesërmen kam marrë një hotel që të fus fëmijët brenda. Unë jam i pafajshëm dhe fëmijët e mi po ashtu. Nëse Majlindi ka bërë krimin të marrë dënimin”, tha ai në një intervistë në Top Channel.

    Sipas tij, vendimi për ta lënë Majlindin pa avokat dhe për të mos e mbështetur në gjykatë ishte i qëllimshëm, pasi vëllai kishte pranuar krimin.

    “Ne kemi ecur me mendimin se ai e ka pranuar atje dhe ka mbaruar çdo gjë. Kur ai ka thënë se më kanë rrahur dhe torturuar, atëhere unë jam i detyruar, me aq mundësi sa kam, që të zbardhim çështjen, se edhe unë jam në hall”, u shpreh Ilir Habibi.

    Ai e përshkruan vëllain e tij si një njeri impulsiv, por njëkohësisht të ndikuar lehtë nga rrethanat dhe presioni. Deklarata e Majlind Habibit në seancën gjyqësore, ku mohoi të ketë kryer krimin dhe pretendoi se e kishte pranuar atë nën presion, ka tronditur familjen. Iliri pranon se kjo i ka bërë të rivlerësojnë situatën.

    “Të zbardhet çështja, a janë një autor apo disa. Flitet që ka pasur bashkëpunëtorë. Nëse Majlindi im është fajtor të marrë dënimin në maksimum”.

    I larguar nga Durrësi për të shmangur hakmarrjen e mundshme, Ilir Habibi shpreh shqetësimin për sigurinë e familjes dhe fatin e tre fëmijëve të tij të mitur. Ai bën apel për ndihmë dhe drejtësi në këtë situatë të pazakontë.

    “Nuk ka dalë i ati i tij, të thotë nuk kam gjë me ty, hajde në shtëpinë tënde. Unë kam frikë, ishim në punë fëmijët në shkollë, ishim në rregull. U shkatërruam”.

    Ngjarja tragjike e 2 dhjetorit, ku 33-vjeçari Branko Shkoza humbi jetën nga mbytja në kanalin e ujërave të ndotura, vazhdon të jetë e mbuluar me pikëpyetje. Ndërkohë, familjarët e Majlind Habibit po përballen me pasojat e një ngjarjeje që ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre.

    “Mua më vjen keq për Brankon, se jemi rritur bashkë. Më vjen keq për Brankon. I shpreh ngushëllimet familjes”.

  • Renne Refo shpërthen ndaj Antonela Berishës: Kjo është për b…! (Foto)

    Renne Refo shpërthen ndaj Antonela Berishës: Kjo është për b…! (Foto)

    Një përplasje virtuale ka ndezur rrjetin mes Renne Refo dhe Antonela Berishës, ku e para nuk e ka kursyer aspak kritikat e saj të ashpra.

    Duke postuar një story në Instagram, Renne ka deklaruar se sjelljet e Antonelës “janë për burg” dhe se nuk e kupton pse ajo del në televizion.

    Në postimin e saj, Renne ka ndarë një video të shkurtër, ku ka etiketuar Top Channel Albania dhe Goca dhe Gra, duke theksuar hapur pakënaqësinë e saj për paraqitjet e Antonelës në këto platforma.

    Postimi i Renne-s ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka nisur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Antonela Berisha, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende për këtë situatë.

  • Behgjet Pacolli dhe Halil Kastrati bëhen bashkë, shprehin gatishmëri për t’i ofruar banim dhe mirëqenie këngëtares Parashqevi Simaku

    Behgjet Pacolli dhe Halil Kastrati bëhen bashkë, shprehin gatishmëri për t’i ofruar banim dhe mirëqenie këngëtares Parashqevi Simaku

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla, për të diskutuar gjendjen e rëndë të këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.

    Gjatë këtij takimi, Syla informoi në detaje Pacollin dhe Kastratin mbi situatën aktuale të këngëtares, e cila është në kushte të vështira.

    Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli bëri të ditur gatishmërinë e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacionit “Behgjet Pacolli” për të ofruar një shtëpi për Parashqevi Simakun dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri. Pacolli theksoi se kjo do të përfshinte gjithashtu sigurimin e një punësimi të përshtatshëm ose një pension mujor për këngëtaren.

    “Kjo është një mundësi për shoqërinë tonë të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.

    Kjo nismë vjen pas një periudhe të gjatë në të cilën Parashqevi Simaku ka jetuar jashtë vëmendjes publike, ndërsa një video e shpërndarë së fundmi ka ngjallur kuriozitet dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale për gjendjen e saj shëndetësore dhe personale. Parashqevi Simaku, e njohur për kontributin e saj të çmuar në muzikën shqiptare, ka kaluar një periudhë të vështirë pas largimit nga vendlindja dhe jetesës në SHBA, ku ka punuar si këngëtare në restorante shqiptare.

    Gjatë viteve, këngëtarja ka përjetuar disa vështirësi, duke përfshirë ndarjen nga bashkëshorti dhe humbjen e nënës, një ngjarje që e ka lënë me një hidhërim të thellë. Sidoqoftë, me këtë hap të Fondacionit dhe Shoqatës, Parashqevi Simaku ka një mundësi të re për një mbështetje të qëndrueshme, që mund të lehtësojë jetën e saj dhe të sigurojë një të ardhme më të sigurt.

  • Nuk donte të përfundonte kështu por…! E trishtë çfarë thoshte i ndjeri Agim Doçi për Parashqevi Simakun (Video)

    Nuk donte të përfundonte kështu por…! E trishtë çfarë thoshte i ndjeri Agim Doçi për Parashqevi Simakun (Video)

    Një video e këngëtares Parashqevi Simaku në SHBA ku duket në një gjendje të keqe dhe duke marrë ndihma në një strehimore bëri bujë të madhe në rrjete.

    I ftuar para një viti në emisionin ‘’Glamour zone’’, poeti i ndjerë Agim Doçi fliste për fatin e këngëares së njohur shqiptare në SHBA.

    Ndër të tjera ai u shpreh se Simaku perëndoi pa dëshirën e saj.

    ‘’Atë unë e kam dashur si motër dhe ato tre fjalët për Parashqevinë janë: një yll që perëndoi pa dashjen e saj’’, thoshte Doçi.

    Jeta private e këngëtares aq shumë të dashur për publikun shqiptar, Parashqevi Simaku, prej vitesh ishte dhe vijon të jetë thuajse hermetike.

    Nuk dihet arsyeja që e çoi atë në një vendim drastik për të mos u bërë pjesë e skenës dhe medias, edhe pse ishte një nga këngëtaret më në zë në vitet ’80 në vendin tonë. Por deri rreth viteve 2000, ajo kishte dhënë disa intervista ku fliste për jetën në SHBA, sfidat dhe momentet e lumtura.

    Një prej tyre që ajo kishte zgjedhur ta ndante me publikun në një rrëfim për gazetën “Koha Jonë” vite më parë, ishte pikërisht njohja dhe historia e dashurisë me ish-bashkëshortin e saj amerikan, me emrin Robert, me të cilin ka sjellë në jetë një djalë.

    Por çfarë rrëfente ajo në atë kohë?

    “Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro”, tregonte ajo në ’97.

    “Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm.

    Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i binte kitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnim dorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.

    Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno me mua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai është shumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet të respektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të një letre.

    Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gati zbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror. Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisi një jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kam kuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

    Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij, ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron. Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ardhshëm. Roberti ka 13. Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt të kundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë të përbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt të paqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit”, tregonte ajo.

  • “Kujdesem unë për djalin”- U ndanë 9 muaj pasi u bënë me fëmijë, Ajsel Abazi thumbon Eros Grezdën? Ish-partnerja e futbollistit: S’ka bashkëprindërim

    “Kujdesem unë për djalin”- U ndanë 9 muaj pasi u bënë me fëmijë, Ajsel Abazi thumbon Eros Grezdën? Ish-partnerja e futbollistit: S’ka bashkëprindërim

    Ajsel Abazi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe bashkëprindërimin me futbollistin Eros Grezda, me të cilin u nda rreth 9 muaj pasi erdhi në jetë djali i tyre.

    Në një “ask me a question” në profilin e ish-partneres së futbollistit në Instgram, Ajsel është pyetur se si po shkon bashkëprindërimi me Erosin.

    “Si po shkon deri tani bashkëprindërimi? Pyetja sepse e njëjta situatë”, është pyetur ajo.

    Në përgjigjen e saj, Ajsel theksoi se nuk ka asnjë bashkëprindërim mes tyre, dhe se ajo është e vetmja që kujdeset për djalit të tyre të vogël, Kian.

    Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”, shprehet ajo.

    Kjo përgjigje e modeles mesa duket bëri të qartë se ajo është e vetmja që merret me djalin dhe se Erosi nuk ka pasur një rol aktiv në këtë proces.

    Ndërkohë, prej kohesh futbollisti është përfolur shumë se do jetë një nga banorët që do t’i bashkohet garës së Big Brother Vip në edicionin e katërt. Nga vetë ai nuk ka pasur një konfirmim, por as nuk ka mohuar këto thashetheme.

    MARTESA NË FSHEHTËSI DHE NDARJA PAS LINDJES SË DJALIT

    Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

    Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Instagram” me rastin e Vitit të Ri, dyshja ua uruaN ndjekësve të tyre këtë festë si “Zoti dhe Zonja Grezda”.

    “Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në “Instagram”. Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

    Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit u formalizua shumë shpejt, aq për shumë pak javë ata takuan edhe familjarët e njëri-tjetrit. Ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.

    Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda luante për skuadrën e Manisës. Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur. Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

    Fill pas lajmit për martesën e tyre, erdhi edhe lajmi për shtatzëninë e këngëtares. U duk se familja do të plotësonte tablon me ardhjen në jetë të vogëlushit. Por vetëm një vit më pas, gjërat kanë nisur të komplikohen aq sa tashmë, dyshja i ka dhënë fund dhe duhet thënë jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Si rrallëherë, Ajsel ka zbuluar më shumë detaje rreth njohjes me futbollistin, duke treguar se njohja e tyre ka nisur në Stamboll. E pyetur se sa kohë është në lidhje me futbollistin, është shprehur aq gjatë sa për të vendosur unazën në gisht.

    “Aq gjatë sa për të arritur këtë”, duke treguar unazën në gishtin e fejesës. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ku është njohur me Erosin.

    “Në rrethana misterioze. Bëj shaka. Jemi takuar në Stamboll”, shkruan Ajsel. Më tej, Ajsel është pyetur pse zgjodhi një unazë të thjeshtë.

    “Se nuk jam tip që mbaj unaza dhe doja një unazë simbolike thjesht për të përfaqësuar atë që tregon unaza”, ka shkruar Ajsel në të parin dhe të vetmin rrëfim të sajin për sa i përket historisë së dashurisë me futbollistin e njohur.

    Lajmin për ndarjen mes tyre po ashtu e ka bërë të ditur Ajsel me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.

    Në përgjigje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Ajsel tha se ky vendim është marrë për të mirën e djalit të tyre të vogël, Kian

    Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.
    “Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

    Reagimi i Ajsel:

    “E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem. Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

    Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

    Futbollisti Eros Grezda e mohoi lajmin për ndarje që pak kohë më parë qarkulloi në media. Të njohur të tyre thanë në ato kohë se ndarja kishte një sfond tradhtie.

  • Horoskopi, e diel 15 dhjetor 2024

    Horoskopi, e diel 15 dhjetor 2024

    DASHI

    Fundjava aktuale është plot ngjarje. Gjatë orëve të ardhshme mund të lindin mosmarrëveshje të vogla me partnerin, por asgjë e pazgjidhshme nëse përballeni me qetësi. Kur bëhet fjalë për punën, kjo është koha për të qenë krijues dhe për të dalë me ide të reja. Shëndeti kërkon pak vëmendje.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, fundjava sjell një stabilitet të madh. Marrëdhëniet romantike do përjetojnë momente intimiteti të madh. Puna? Merrni kohë për të planifikuar dhe organizuar. Shëndeti është i mirë, por duhet edhe të pushoni!

    BINJAKËT

    Ju pret një fundjavë plot dialog. Komunikimi do jetë vendimtar për të shmangur keqkuptimet në dashuri. Kur bëhet fjalë për punë, keni nevojë për fleksibilitet për të përballuar situata të papritura. Jepini vetes pak kohë për t’u çlodhur dhe për të rifituar ekuilibrin mendor.

    GAFORRJA

    E juaja do të jetë një fundjavë emocionale. Yjet rekomandojnë të dëgjoni zemrën tuaj, veçanërisht në dashuri. Kur vjen puna te puna, është koha të bëni një bilanc të prioriteteve tuaja. Shëndeti përmirësohet, por vazhdoni të kujdeseni për veten.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju jeni protagonistët e fundjavës, do të shijoni momente plot energji. Në dashuri ka vend për pasion dhe takime të reja. Për sa i përket punës, nevojitet lidership: nuk duhet të keni frikë të merrni vendime të rëndësishme. Kujdes nga teprimet.

    VIRGJËRESHA

    Po përjetoni një klimë reflektimi. Marrëdhëniet romantike mund të vuajnë nga keqkuptimet: përpiquni të jeni më të hapur. Kur vjen puna te puna, shmangni konfliktet e panevojshme dhe fokusohuni në atë që ka rëndësi.

    PESHORJA

    Fundjava ofron ekuilibër dhe harmoni. Në dashuri, yjet favorizojnë momentet romantike. Sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë, por mos e humbni vigjilencën. Shëndeti është i mirë, por bëni disa aktivitete relaksuese për t’u rigjeneruar.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të përjetoni një fundjavë intensive. Emocionet do jenë protagoniste, pozitive dhe negative. Në dashuri shmangni diskutimet e kota. Kur vjen puna te puna, jini strategjik dhe të fokusuar në atë që duhet të bëni. Shëndeti kërkon vëmendje: jepini vetes një pushim rigjenerues.

    SHIGJETARI

    Fundjava që po përjetoni i kushtohet zbulimit. Marrëdhëniet romantike pasurohen me nuanca të reja. Sa i përket punës, është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja për të kapur. Shëndeti është i mirë, por kushtojini kohë sportit.

    BRICJAPI

    Po kaloni një fundjavë të qetë. Në dashuri, yjet favorizojnë stabilitetin dhe mirëkuptimin. Përsa i përket punës, momenti kërkon angazhim dhe përkushtim, por pa ju stresuar shumë. Shëndeti po përmirësohet, por mos e neglizhoni gjumin.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të përjetoni një fundjavë me lajme. Marrëdhëniet romantike do jenë dinamike dhe të paparashikueshme. Kur bëhet fjalë për punën, është koha të mendoni jashtë kutisë. Shëndeti është i mirë, por jepini vetes kohë për të rimbushur bateritë.

    PESHQIT

    Fundjava do t’i kushtohet introspeksionit. Në dashuri, yjet sugjerojnë hapjen me sinqeritet. Për sa i përket punës, mund të merrni lajme të papritura. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini vëmendje mirëqenies tuaj emocionale.