Author: editor

  • Shqipëria ka rreth 4 mijë shkencëtarë, dominojnë femrat

    Shqipëria ka rreth 4 mijë shkencëtarë, dominojnë femrat

    Shqipëria ka rreth 4 mijë shkencëtarë, apo persona që punojnë për konceptimin dhe krijimin e dijeve, produkteve, proceseve, metodave dhe sistemeve të reja. Të dhënat bëhen publike për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

    Ajo që bie në sy është se ndryshe nga vite më parë, kur dominon meshkujt në kërkimin shkencor, tani shkenca është marrë në dorë nga femrat.

    Konkretisht 3.748 persona janë angazhuar në aktivitetin e Kërkim dhe Zhvillim në Shqipëri me kohë të plotë dhe të pjesshme, 54,4 % e zënë femrat. Numri më i lartë i personelit të angazhuar në Kërkim dhe Zhvillim i përket sektorit të institucioneve të arsimit të lartë, me 81,6 %, pasuar nga ndërmarrjet private dhe OJF-të me 9,6 % dhe sektori shtetëror me 8,8 %.

    Kërkuesit Shkencorë zënë pjesën më të madhe të personelit të angazhuar me rreth 55,2 %, personel profesionist me 21,6 %, personel teknik me 10,6 % dhe personel mbështetës me 12,6 %.

    Bazuar në klasifikimin sipas nivelit arsimor për sektorin e IAL-ve, personeli me nivel arsimor “Doktorant” zë peshën më të madhe me 51,2 % dhe krahasuar me vitin 2021 është rritur me 5,2 %.

  • Shi, erë e bubullima, moti i keq përfshin Tiranën

    Shi, erë e bubullima, moti i keq përfshin Tiranën

    Moti i keq me shi, erë e bubullima ka përfshirë Tiranën ditën e sotme.

    Sikurse mund të shihet edhe në foto, shiu ka qenë i dendur duke e bërë të vështirë kalimin për qytetarët.

    Sipas meteorologëve moti i keq do të vijojë të jetë prezent edhe ditën e nesërme.

  • Dumani u nderua nga DASH, Shabani: Po bën një punë të jashtëzakonshme, i ka tmerruar të gjithë

    Dumani u nderua nga DASH, Shabani: Po bën një punë të jashtëzakonshme, i ka tmerruar të gjithë

    Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani ka komentuar çmimin “kampion i luftës anti-korrupsion” për kreun e SPAK, Altin Dumani.

    Ai tha se ajo që Altin Dumani po bën ka një kosto personale për të, por publikut po i bën një të mirë të madhe. Shabani shprehet se kreun e SPAK po mbështesin ndërkombëtarët si nga amerikanët, britanikët dhe BE ndërsa shton se votuesit shqiptarë duhet të bëjnë me votën e tyre atë që Dumani po bën në drejtësi.

    Shabani tha gjithashtu se SPAK po prish rehatinë e atyre që mendonin se ishin të paprekshëm.

    “Dumani po bën një luftë të jashtëzakonshme, e mbështesin amerikanët, britanikët, BE, por duhet ta mbështesin edhe shqiptarët me votë. Sepse Altin Dumani nuk bën ligje, zbaton ligjet që miratojnë këta të tjerët që po i heton SPAK. Çfarë mund të bëjë Dumani nesër nëse këta që janë në Parlament bëjnë ndryshime në Kodin Penal, i heq dy tre nene që ai po përdor për të ndjekur penalisht të korruptuarit? Votuesit shqiptarë duhet të bëjnë me votën e tyre atë që Dumani po bën në drejtësi”, tha Shabani.

  • Dronët misteriozë në qiellin e SHBA, Donald Trump nxit ‘teori konspiracioni’

    Dronët misteriozë në qiellin e SHBA, Donald Trump nxit ‘teori konspiracioni’

    ‘Dronë, avionë apo UFO?’, duket se është pyetja që ka ngecur në mendjet e amerikanëve që prej raportimeve në media për objektet misterioze të shfaqur në disa shtete të SHBA gjatë natës.

    Objektet e çuditshme u panë në qiejt e New York, New Jersey, Connecticut, Pennsylvania e Maryland, duke nxitur teori të shumta konspiracioni të mbikqyrje të inteligjencës, spiunazh apo ushtrime të fshehta ushtarake.

    FBI ka thënë se “nuk e di çfarë janë” objektet misterioze dhe zyrtarët kanë kërkuar shpjegime nga mediat që po i transmetojnë vazhdimisht.

    Diçka të tillë ka kërkuar dhe presidenti zgjedhur i SHBA, Donald Trump duke deklaruar pak pas raportimeve se “qeveria di më shumë sa kërkon të tregojë mbi ngjarjen”.

    “Tregojini publikut së çfarë janë, ose rrëzojini me armë”, shkruante Trump në rrjetet sociale, ku teori nga më të pamendueshmet shpërndaheshin nga skeptikët dhe rrjetet anti-qeveritare.

    Disa prej tyre thonin se ishin pjesë e anijeje hapësinore iraniane, shërbimet e inteligjencës së SHBA që siguronin pronat e Trump, apo anije kineze”.

    Në një video shiheshin objektet e bardha në qiellin e natës, teksa komentuesit kërkonin që dronët e satelitët të qëlloheshin për t’u rrëzuar.

    William Austin, i universitetit Warren County Community College, tha se kishte studiuar imazhet dhe besonet se ishin identifikuar gabim.

    Për këtë ai citonte efektin optik të quajtur parallax, që tregon objektin me formë të ndryshme kur shuhet nga këndvështime të ndryshme.

    “Kjo është gjithashtu përfaqësimi i Shteteve të Bashkuara në 2024,’ tha Austin mbi teoritë e ndryshme, duke shtuar: “Kemi humbur besimin te institucionet tona, në kohën kur kemi më shumë nevojë”, shkruan rrjeti Metro.

  • E trishtë/ I jep fund jetës shqiptari në vendin fqinj, dyshohet se…

    E trishtë/ I jep fund jetës shqiptari në vendin fqinj, dyshohet se…

    Një 57-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amaliada të Greqisë.

    Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar pasditen e djeshme në një fushë në zonë, ka vendosur një litar në një pemë dhe është vetëvarur.

    Ka qenë shoku i tij, i cili po kërkonte 57-vjeçarin dhe nuk e gjente dot.

    Më në fund pas disa orësh ai u përball me pamjen macabre, teksa shkoi në vendin e ngjarjes.

    Komuniteti lokal u shpreh se 57-vjeçari ishte shumë punëtor dhe bënte shumë punë për të mbijetuar.

    Rasti është marrë në ndjekje nga policia, e cila po hetron për zbardhjen e shkaqeve që e çuan 57-vjeçarin shqiptar drejt vetëvrasjes.

  • Hëna e plotë e dhjetorit, zbuloni shenjat që preken më shumë

    Hëna e plotë e dhjetorit, zbuloni shenjat që preken më shumë

    Kulmi i energjisë i ciklit të fundit hënor të vitit 2024 do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 15 dhjetorit, pasi hëna e plotë zyrtarisht arrin kulmin e saj atëherë.

    Kjo hënë lind gjatë orëve të fundit të Mërkurit në mënyrë retrograde, dhe gjithashtu ndodh të jetë në shenjën e Binjakëve të drejtuar nga Mërkuri, e cila nxjerr në pah të gjitha çështjet që janë ngritur në këtë retrogradë gjatë javëve të fundit dhe i ndihmon të gjitha shenjat të reflektojnë më qartë mbi realizimet e tyre.

    Për shenjat më të prekura nga hëna e plotë e dhjetorit, kulmi i fundit hënor i vitit ka të ngjarë të jetë një nga më të rëndësishmet.

    Binjakët

    Planeti juaj sundues Mërkuri ka qenë retrogradë gjatë javëve të fundit, por përfundon në ditën e kësaj hëne të plotë, prandaj prisni që një ndjenjë lehtësimi dhe energjie psikike t’ju lajë gjatë këtij kulmi hënor.

    Për fat të keq, ju nuk jeni plotësisht jashtë grepit, pasi Hëna në shenjën tuaj do të formojë një shesh zhgënjyes që përfshin Diellin dhe Neptunin që ushqen iluzionet në zonën tuaj të karrierës. Ju ende mund të ndiheni sikur nuk mund ta shihni shumë qartë rrugën përpara jush dhe komunikimi në punë dhe në marrëdhënie mund të jetë ende i paqartë, kështu që qëndroni te faktet dhe mos u humbni në një det “po sikur”.

    Mendoni logjikisht kur merreni me tensione, sepse gjërat nuk janë aq të këqija sa mund të duken.

    Shigjetari

    Ky është sezoni juaj i lindjes, ndaj yjet ndriçojnë qëllimet dhe dëshirat tuaja javët e fundit. Por kjo hënë e plotë godet zonën tuaj të marrëdhënies, duke nxjerrë në pah dinamikën mes jush dhe tuajën dhe duke nxjerrë në pah bisedat e rëndësishme. Keqkuptimet që lindën javën e kaluar mund të jenë tregues i çështjeve më të rëndësishme brenda marrëdhënieve tuaja ndërpersonale, kështu që merrni çfarëdo që të shfaqet dhe përpiquni t’i qaseni me logjikë, ndershmëri dhe objektivitet.

    Përqafoni dualitetin e energjisë hënore të Binjakëve duke parë situatat tuaja nga shumë këndvështrime, duke njohur natyrën e shumëanshme të marrëdhënieve. Për fat të mirë, mërkuri retrograde përfundon në shenjën tuaj në të njëjtën ditë me hënën e plotë, kështu që pavarësisht nga çdo tension hënor, do të jetë më e lehtë ta shihni veten nga një pozicion më pak i njëanshëm dhe të shpreheni më qartë.

    Peshqit

    Javët e fundit mund të jeni përballur me disa faktorë stresues në jetën tuaj të punës, si vonesa në projekte ose keqkuptime me shefat tuaj. Por kjo hënë e plotë tërheq vëmendjen te jeta juaj personale, duke ju kërkuar të shqyrtoni themelet që mbështesin gjithçka tjetër në botën tuaj.

    Nëse nuk i kushtoni vëmendje tokës nën këmbët tuaja, është e lehtë të pengoheni dhe të rrëzoheni, veçanërisht kur vraponi në destinacione të larta dhe të vështira për t’u arritur. Lëreni këtë hënë të plotë të ndriçojë vizionin tuaj ndërsa qëndroni të fokusuar për t’u siguruar që hapat tuaj të ardhshëm të jenë të suksesshëm.

    Neptuni është aktualisht në shenjën tuaj dhe do të vendosë në katror diellin dhe hënën gjatë kësaj hëne të plotë, duke e bërë të vështirë për ju qasjen në intuitë të fortë.

    Në vend që të përpiqeni t’i ndjeni gjërat verbërisht, përpiquni të lidhni zemrën tuaj me mendjen tuaj dhe të nderoni mendimet që janë të mbushura me të vërtetën.

  • Parashikimi i motit për ditën e diel, zonat ku pritet të bjerë dëborë

    Parashikimi i motit për ditën e diel, zonat ku pritet të bjerë dëborë

    Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).

    Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë.

    Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s. Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve.

  • Moti i keq/ Përplasen dy automjete në Tepelenë, raportohet për të lënduar

    Moti i keq/ Përplasen dy automjete në Tepelenë, raportohet për të lënduar

    Një aksident ka ndodhur ne aksin Tepelene-Përmet ne afërsi te Urës se Dragotit. Dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin duke shkaktuar lëndimin e një pasagjereje.

    Dyshohet se terreni i rrëshqitshëm si pasoje e kohës se keqe me reshje, ka qene shkaku i aksidentit.

    Automjeti tip Range-Rover me targa AB902NB është përplasur me një autoveturë me targa PR2111B.

    Për pasoje është dëmtuar pasagjerja , e cila është transportuar për ne Spitalin Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po heton mbi këtë ngjarje.

  • Sara Hoxha pajton Kiara Titon dhe Olta Gixharin? Prapaskenat e takimit të dy vajzave, çfarë ndodhi mes ‘ish-rivaleve’

    Sara Hoxha pajton Kiara Titon dhe Olta Gixharin? Prapaskenat e takimit të dy vajzave, çfarë ndodhi mes ‘ish-rivaleve’

    Sara Hoxha pajton Kiara Titon dhe Olta Gixharin? Prapaskenat e takimit të dy vajzave, çfarë ndodhi mes ‘ish-rivaleve’
    Që pas përfundimit të “Big Brother”, ku merrnin pjesë, Olta Gixhari dhe Kiara Tito kishin një raport të ngrirë mes njëra-tjetrën. Shkak janë bërë pikërisht përplasjet e forta që dy vajzat kanë pasur në lojë. Në daljet e tyre vajzat pranonin konfliktin e ngrirë, duke mos dashur që të merren me njëra-tjetrën aspak. Por tashmë, që gjithçka duket se është ftohur, raporti mes dy vajzave është rikuperuar. Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë bërë bashkë në një event që është zhvilluar në Tiranë.

    Gjithsesi fakti që janë të dyja dy personazhe me shumë influencë së fundmi ato kanë rastisur shumë pranë në një event të zhvilluar në Tiranë, ku shihen të ulura në një tavolinë duke komunikuar me blogeren Sara Hoxha. Raportohet se ka qenë Kiara Tito, e cila është ulur në tavolinën ku ka qenë Sara dhe Olta.

    Të pranishmit kanë bërë me dije se dy vajzat kanë folur me njëra-tjetrën dhe kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë përgjatë gjithë mbrëmjes. Ka qenë pikërisht blogerja Sara Hoxha ajo që ka shërbyer edhe si ndërmjetësja mes tyre, duke afruar dy vajzat pas konflikteve të vjetra që kanë pasur më herët. Natyrisht që nuk mund të themi se tashmë Olta dhe Kiara janë mikesha të mira, por kapërcyen konfliktet që kanë pasur qëkur ishin pjesë e “Big Brother”.

  • Intervista e Parashqevi Simakut kur fliste për jetën e ëndrrat në SHBA: Erdha me tjetër mendim, por punoj shumë sepse është e vështirë, mbaj dhe familjen

    Intervista e Parashqevi Simakut kur fliste për jetën e ëndrrat në SHBA: Erdha me tjetër mendim, por punoj shumë sepse është e vështirë, mbaj dhe familjen

    Një video e një zonje e publikuar në rrjet që merr ndihma sociale në Amerikë, ka ngjallur reagime të forta nën dyshimin e ajo mund të jetë këngëtarja ikonike, Parashqevi Simaku.

    Jeta e Parashqevi Simakut prej vitesh ka qenë shumë larg syrit të medias dhe publikut, pas largimit nga Shqipëria menjëherë pas rënies së komunizmit.

    Inida Gjata: S’është Parashqevi Simaku në video, ka aq miq të fuqishëm sa dhe satelitët e Musk i ul në tokë po të dojë…

    Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

    Pas videos që u shpërnda në rrjet, kushërira e Parashqevi Simakut sqaron të vërtetën: Është e sëmurë…
    Por para mbërritjes në këtë pikë…. ajo ishte një yll në vitet ’80 në Shqipëri, që spikati për zërin brilant, bukurinë ikonike dhe fotot sensuale që realizoi duke thyer tabutë e asaj kohe.

    Pasi realizoi disa këngë në repertorin e saj dhe rrëmbeu edhe çmime në Festivalin e Këngës, ëndrrat e saj u kthyen me sytë nga Amerika, vendi i mundësive siç ajo e përshkruante.

    Në një intervistë që dha një vit pasi kishte emigruar në SHBA, ajo rrëfente për gazetarin Alfred Kanini vështirësitë me të cilat përballej, por dhe ambicien për t’u futur në tregun muzikor atje.

    “Unë kam qenë tepër e lidhur me televizionin, kam kujtime shumë të mira”, shprehej ajo.

    E pyetur se përse u largua nga Shqipëria ajo shprehej: Është pyetje shumë e vështirë për mua, por mund të them se u krijuan kushtet, jo se kisha dëshirë, por prapë unë përpiqem nuk është se po ndryshoj. Unë ika si shqiptare dhe jam këtu jam prapë shqiptare. Jam tepër e qetë që tani jam në një botë të lirë, jam e lirë… në radhë të parë jam e lirë si shqiptare, por ky vend këtu është shumë oportun ku ti mund të provosh nëse mund të bësh diçka. Por unë çdo gjë që mund të bëj në të ardhmen, dua ta bëj vetëm si artiste, si shqiptare.

    Simaku fliste dhe për vështirësitë me të cilat përballej në New York, duhej të punonte shumë, studionte dhe të ndihmonte ekonomikisht edhe familjen e saj. Gjatë intervistës shpesh ajo shprehej se ishte vetëm dhe jeta ishte shumë e vështirë dhe detyrohej të këndonte në restorante shqiptare për të mbledhur para, edhe pse aspak nuk i pëlqente ai ambient. Ajo tregonte se në Amerikë kishte shkuar me të tjera synime për karrierën e saj.

    “Është shumë e vështirë sepse të afërmit e mi e dinë, unë jetoj vetëm dhe nuk kam njerëz të afërt këtu. Punoj, kam kaq kohë që këndoj në restorantet shqiptare, muzikë popullore dhe muzikë të lehtë… unë kurrë nuk kisha hyrë në këtë biznes, sepse nuk më pëlqen që të këndoj në restorante, por jam e detyruar sepse shumë gjëra këtu duhen filluar nga “A”…. Artistët duhet të provojnë Hollivudin, është ndryshe të ëndërrosh të shkosh dhe është ndryshe ta bëj. Është shumë e vështirë që një vajzë vetëm nga qyteti i Kavajës, të jetojë në mes të New York ku ulesh dhe ngrihesh në një sekond, gjë të cilën unë nuk jam përgatitur, sepse vendi ku jemi rritur ne brenda izolimit, shumë anë praktike të jetës nuk i njohim dhe unë has shumë vështirësi.

    Erdha me një tjetër mendim këtu, mendova të bëj një show për shqiptarët, të paraqesim vlera, sepse nga gjendja ku ndodhej vendi përfshi edhe Kosovën, arti është harruar dhe është vënë shumë pas politikës… unë mundohem, është e vështirë, këndoj këngë patriotike sepse këtu i duan.

    Me këtë punë që jam marrë këto kohë, që kam kënduar, kam bërë një çik ekonomi, shumë pak mund të them sepse mbaj edhe familjen, sepse jam shumë e lidhur me familjen prindërit… shkoj edhe në shkollë për të mësuar gjuhën. Më duhet të punoj shumë”, tregonte ajo.