Author: editor

  • Për një lojë të frymëzuar nga “TikTok-u”/ Një grup adoleshentësh rrezikojnë jetën, dalin para makinave në Vlorë(Video)

    Për një lojë të frymëzuar nga “TikTok-u”/ Një grup adoleshentësh rrezikojnë jetën, dalin para makinave në Vlorë(Video)

    Një grup adoleshentësh kanë bllokuar një segment të rëndësishëm rrugor në Lungomare në Vlorë mbrëmjen e shkuar duke realizuar lojëra të rrezikshme të frymëzuara nga platformat sociale si TikTok. Veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim për drejtuesit e automjeteve, por edhe rrezik për vetë adoleshentët.

    Siç shihet nga pamjet, të miturit kanë dalë para makinave duke bërë video.

  • Ekstraktonin k*kainën nga lëkura e bagëtive/ SPAK shtrin hetimet dhe në Pogradec, ja çfarë dyshohet

    Ekstraktonin k*kainën nga lëkura e bagëtive/ SPAK shtrin hetimet dhe në Pogradec, ja çfarë dyshohet

    Grupi i trafikuesve të lëndës narkotikë kokainë që u godit nga SPAK dyshohet se në përiudhën maj-qershor, kanë përpunuar kokainë edhe në Pogradec. Nga hetimet ka rezultuar se Artjon Caushllari ka kryer lëvizjë të dyshimta më një shtetas të amerikës latine. Ky dyshohet se kanë ekstraktuar kokainën për llogari të grupeve të tjera

    Prokuroria e Posacme, e cila ka kryer për gati 1 vit përgjime dhe vëzhgime ambjentale po dyshon se grupi i trafikut të drogës i zbuluar muajin e shkuar nw tiranw e durrws kishte dhe një bazë në Pogradec. Burimet bëjnë më dijë se hetuesit kanë zbuluar një lëvizje të dyshimët të shtetasit nën hëtim Artion Caushllari bashkë më një person tjeter në datën 1 dhe 2 maj të këtij viti. Bashkë më ta në shkresa thuhet se ka qenë edhe një tjetër person i paidentifikuar më origjinë nga të Amerika Latine.

    Udhëtimi i tyre ka qënë në fashtin Bucimas ku SPAK dyshon se mund të kënë ekstraktuar një sasi të pa përcaktuar kokainë për llogari të grupeve të tjera. Po ashtu SPAK thotë së edhe më datën 5 Maj të këtij vitit, Artjon Caushllari ka marrë në makinën shtetasin e Amerikës Latine, ku janë nisur në Pogradec.

    Nga vëzhgimi i kyer rezulton se sapo kanë mbërritur ata kanë lëvizur me një tjetër mjet. Si person me lidhje me shtetas të huaj, Spak thotë se ishte Artjon Caulshallari dhe më pas ky i fundit në bashkpunim të ngushtë më Aldi Zonjën dhe personat e tjerë që kanë bërë të mundur funksionimin e grupit më qëllim sjellen e drogës në vendin tonë.

  • Pas videos që u shpërnda në rrjet, kushërira e Parashqevi Simakut sqaron të vërtetën: Është e sëmurë…

    Pas videos që u shpërnda në rrjet, kushërira e Parashqevi Simakut sqaron të vërtetën: Është e sëmurë…

    Ditën e djeshme, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale.

    Lidhur me këtë video që qarkulloi gjatë gjithë ditës, ka ardhur një reagim nga një prej familjarëve të këngëtares.

    Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare
    Donalda Surducku, kushërira e Simakut ka hedhur dritë mbi fatin e saj.

    Në një mesazh drejtuar gaetares Mira Kazhani, ajo tregoi betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë, një vit më parë.

    Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

    “Përshëndetje Zonja Mira,

    Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

    Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë. Faleminderit’

  • Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”(Foto)

    Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”(Foto)

    Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt të “Big Brother”. Tashmë kanë nisur që të konfirmohen edhe emrat e parë të banorëve, që do të dhurojnë emocione në këtë format. Pas disa emrave që Panorama ka zbuluar, konfirmohet të tjerë emra.

    Rozana Radi do të jetë padyshim një nga konkurrentet më të forta të këtij edicioni. Artistja, e cila vitet e shkuara është marrë më shumë me komentimin e situatave në këtë lojë, duket se këtë herë do të provojë veten në këtë format. Këngëtarja sapo ka mbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike”, ku edhe ia doli që të triumfonte. Mesa duket tashmë Rozana është duke u përgatitur që të marrë pjesë në këtë reality. Një tjetër emër që pritet me shumë interes është edhe ai i aktorit Laert Vasili.

    Aktori kontravers, i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë e lojës. E duke njohur natyrën e tij, jemi të sigurt që Laerti do të dhurojë emocione të forta, por edhe përplasje të forta. Një emër që premton për një histori të fortë është edhe ai i Livias. Drama mes Mevlanit dhe ish-të dashurës së tij, Livias, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë gjithë muajit, pas deklaratave të bujshme që ajo dha lidhur me lajmin se Mevlani do të bëhet baba.

    Situata është shndërruar në një nga temat më të diskutuara, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga publiku dhe personazhet e njohura. Dhe duket se pas përfundimit të eksperiencës së Mevlanit në “Big Brother Kosova”, do të vijojë me pjesëmarrjen e Livias në “Big Brother Albania”. Ndaj të jeni të sigurt që drama do të vijojë. Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës.

    Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Aktorja e njohur Olta Daku është përfolur si një nga banoret që do të bëhen pjesë e “BBV4”.

    Ka qenë vetë aktorja që ka ngritur dyshimet duke shpërndarë një story në Instagram, ku duket si një konfirmim për pjesëmarrjen e saj. Story është fshirë prej saj, ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Olta do të bëhet vërtetë pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania” ose jo.

  • Shkëlqimi dhe rënia e heshtur e një ylli, Parashqevia nuk e do lëmoshën tonë!

    Shkëlqimi dhe rënia e heshtur e një ylli, Parashqevia nuk e do lëmoshën tonë!

    Teksa zbukuroja bredhin e Krishtlindjes po dëgjoja këngë shqip në youtube, i cili zgjodhi disa herë automatikisht këngë të Parashqevi Simakut. Kuptohet pse; sepse ajo ka qenë sot më e klikuar se kurrë. Natyrisht shumë më e klikuar edhe nëse do të kishte bërë ndonje sukses të madh në SHBA.

    Kur dëgjova zërin e saj të brishtë në atë video dhe njoha buzëqeshjen e bukur, më kapi trishtimi nëse ato që thuhen e duken janë të verteta dhe ajo që më shkoi menjeherë ndërmend është se jeta për askënd nuk është vaj dhe jo çdo ditë e saj është si ajo që rrëfejmë në TV, Facebook dhe Instagram.

    Sidoqoftë, më duket mizori publikimi i asaj videoje shoqëruar me komentet “e pastrehë” “kërkon lëmoshë” dhe shumë hipokrizi kjo “furtunë” kombëtare keqardhjeje e thirrje për ndihmë.

    Nese Parashqevia do te donte ndihmen tonë, do e kishte kërkuar. Nuk e ka kërkuar, nuk është shfaqur për vite të tëra, na është shmangur dhe ka arsyet e saj. Ajo nuk “shiti mend” kur ishte mirë dhe nuk po qahet as tani.

    Që kur iku, askush nuk u kujtua për Parashqevinë. As në kohët kur me siguri ka bërë një jetë normale e ndoshta të bukur, as kur ajo filloi të kishte problemet e saj, që askush s’ia di kur merr persiper t’ia qajë. Ajo ka zgjedhur mënyrën e të jetuarit e të të vuajturit, paqësisht dhe pa e humbur buzeqeshjen.

    Parashqevi Simaku është nga të paktët artistë shqiptarë që sapo doli në skenë shkëlqeu. Shkëlqimi i saj krijoi shumë “armiq” dhe shumë adhurues, ndriçoi në ditët e zymta, u bë idhull i rinisë për kohën e saj.

    Ajo iku larg dhe nuk na “trazoi” kurrë. Në heshtje u përpoq të ruajë privatësinë e e saj me të mirat dhe të këqiat e jetës, ndaj duhet respektuar duke mos e bere objekt thashethemi, keqardhjeje, mëshire, kënaqësie tinëzare, apo me keq akoma, përfitimi nga klikimet. Ta lemë të qetë dhe kush dëshiron të bëjë diçka (të pakërkuar) për të, le ta bëjë në heshtje e larg syve të të tjerëve.

    Nëse duam ta komentojmë, Parashqevi Simaku ka lënë këngët që këndoi, pamjen e bukur pa filtra e fillera dhe aurën e saj, që akoma nuk e ka asnjë artist tjetër në Shqipëri.

  • Feston sot ditëlindjen, do habiteni sa vjeç mbush sot diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili

    Feston sot ditëlindjen, do habiteni sa vjeç mbush sot diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili

    Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismaili, që vazhdon të mbetet një ikonë për të gjithë, edhe pse ka zgjedhur të jetë më e distancuar nga skena muzikore kohët e fundit.

    Ajo ka lindur më 14 dhjetor 1979 dhe sot feston 45-vjetorin e lindjes.

    Adelina ruan një pamje të freskët dhe të re, dhe sot është një pjesë e rëndësishme e jurisë në spektaklin e dashur të shqiptarëve, Albania Got Talent, në Vizion Plus.

    Ajo vazhdon të shijojë sukses dhe të jetë një figurë frymëzuese për shumë fansa.

    Përveç karrierës së saj të suksesshme, Adelina është gjithashtu një nënë e lumtur. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Vali, kanë një djalë, Uliksin, i cili erdhi në jetë 7 vite më parë.

    Sot në këtë ditë speciale, nuk ka munguar një urim nga partneri i saj.

    “Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 të lumtura kështu sicc të njoh vetëm unë, e qetë, e mirë, e bukur”, shkruan Vali Krasniqi.

  • “Mashtrimi i Ramës është cinik dhe i pashpirt!”- Berisha takim me pensionistët: Çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve janë 3.7 herë më të larta se inflacioni

    “Mashtrimi i Ramës është cinik dhe i pashpirt!”- Berisha takim me pensionistët: Çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve janë 3.7 herë më të larta se inflacioni

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se varfëria në vend është rritur në mënyrë të frikshme.

    Në një takim me pensionistët në Elbasan, Berisha u shpreh se ata u mashtruan nga qeveria.

    “Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta”, u shpreh kryedemokrati.

    Berisha shtoi se çmimet për produktet bazë dhe ilaçeve u rritën 3.7 herë më shumë se inflacioni.

    “Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve. Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt”, deklaroi ai.

    Sali Berisha: Unë vij këtu sot për të diskutuar me ju problemet jetike të shoqërisë sonë, gjendjen në të cilën ai ka zhytur shoqërinë shqiptare, para së gjithash me këtë vjedhje të madhe që u bëhet fondeve dhe pasurive publike dhe këtë varfërim të pamëshirë në rritje nga viti në vit.

    Ju e keni të qartë që në një ekonomi tregu që funksionon në mënyrë normale, varfëria nuk rritet, por ulet progresivisht. Pasuria nuk përqendrohet, por shpërndahet progresivisht. Kurse këtu në Shqipëri, nga viti 2013 gjer në vitin 2024, varfëria është rritur në mënyrën më të frikshme, është shndërruar në një tiran të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

    Në vitin 2013, me një përpjekje shumë të madhe, nga viti 2005, ne dolëm në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, e hoqëm atë vulën e më të varfërve, sepse ajo vulë ishte shumë e pamerituar për ne, sepse ne jemi një vend me pasuri përrallore. Nuk ka një vend të dytë, jo në rajon, por askund me pasuritë që ka Shqipëria.

    Ajo që ne trashëguam, më të varfrit e të varfërve, aty u shkëputëm nga ajo kohë. Në vitin 2013 kishim paga dhe pensione më të lartat se 6 vendet e rajonit, plus Buljgaria dhe Rumania.

    Kjo ishte në radhë të parë vullnet politik. Shqiptarët duhet të dilnin shpejt nga varfëria. Nuk dolëm, por bëmë hapa shumë të mëdhenj përpara. Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhura të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

    Kjo ishte, dhe aty e dorëzuam pushtetin, humbëm zgjedhjet, bëmë rotacionin. Çfarë ndodhi? Ndodhi një dukuri që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës. Për 12 vite u ngrinë rrogat në një politikë absolutisht kriminale, rrogat u ngrinë, çmimet u rritën trokthi.

    Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta.

    Kjo në pamje të parë sepse inflacioni llogaritet duke marrë për bazë çmimet e dhjetëra artikujve. Mirëpo për pensionistin, 60 përqind e tyre nuk kanë asnjë vlerë, as nuk i blen, as nuk i shet. Pensionisti ka në radhë të parë produktet bazë dhe ilaçet.

    Këtu ndalemi. Në qoftë se i referohemi inflacionit të këtyre produkteve, ky inflacion, kjo rritje është 3.7 herë më e lartë se sa e rritja e inflacionit të përgjithshëm, për të cilin janë indeksuar pensionistët.

    Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve.

    Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt.

  • Aksident i rëndë në Lushnje/ Makina e të riut përfundoi jashtë rrugës nga shpejtësia, ja gjendja e tij

    Aksident i rëndë në Lushnje/ Makina e të riut përfundoi jashtë rrugës nga shpejtësia, ja gjendja e tij

    Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

    Drejtuesi i mjetit, 23-vjeçar, humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, duke përfunduar në tokat bujqësore. I riu mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar.

    Mjeti rezulton i marrë me qira. Policia bëri të ditur se dalja nga rruga ndodhi në një rrethrrotullim, duke shkaktuar edhe dëmtime të mbrojtëses anësore metalike të rrugës. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë shpejtësia e lartë.

  • “Dëshiron luks, të sh*së trupin me pleq”- Fero akuza ndaj Arbenitës, e quan “esk*rtë”: Modelet në Dubai…! E kam dh*nuar vetëm kur më kërkoi ta trajtoja si tek filmi e*otik “50 hijet e Greit”

    “Dëshiron luks, të sh*së trupin me pleq”- Fero akuza ndaj Arbenitës, e quan “esk*rtë”: Modelet në Dubai…! E kam dh*nuar vetëm kur më kërkoi ta trajtoja si tek filmi e*otik “50 hijet e Greit”

    Ish-reperi i njohur Fero ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-partneres së tij, Arbenita, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Nina. Kujdestaria e së bijës është kthyer në një mollë sherri mes ish-çiftit, ndërsa reperi, i cili tashmë iu është përkushtuar fesë islame, ka pretenduar se modelja nuk e lejon ta takojë.

    Disa ditë pasi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, Fero ka hedhur akuza duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

    “Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.

    Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.

    Fero: Kjo botë është e vogël njihet secili. Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta.

    Arsyeja pse nisi prishja e marrëdhënies tonë ishte se ajo donte të ishte e lirë, nuk donte të ishte nën kontrollin tim. Kur një femër do që të jetë e lirë, nuk mund të jetë në lidhje.

    Më dhimbsej vajza, por ajo donte të shkonte në jahte e vende luksoze, mbas parave, është diçka e kuptueshme.

    E donte jetën e luksit, se e kam njohur. Por, duhet që vajzën të mos e merrte vajzën në qafë. Filloi të ndryshoi me mua nga momenti që erdhi në jetë vajza, janë disa femra që e kanë shpirtin aq të zi saqë aktrojnë derisa marrin atë që duan, donte një fëmijë prej meje që të më dëmtonte imazhin. Duhet të zgjidhte para se të bënte vajzën, unë kam pasur oferta nga femrat dhe ajo prej meshkujve, duhet të mendonte se dëmtohet vajza.

    Këto vajzat e reja nuk i kuptoj, nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje. Mua nuk më merr në qafë, por merr në qafë fëmijën tënd. Këtu shihet dashuria jote për fëmijën, gjithsesi kam dashur të flas hapur, jo vetëm unë i kaloj këto gjëra.

    Shpresoj të jem zëri i të gjithë këtyre, nuk dua të flas dhe hera e fundit që flas. Nëse nuk merret masa prej shtetit të Kosovës, lirisht le të vazhdojnë dhe unë do ia lë Zotit, nëse kanë guxim të presin hakmarrje prej Zotit le ta presin. Ajo është narciste, toksike dhe nënë e papërgjegjshme. I them të lutem bëhu më e ndërgjegjshme dhe reflekto pozitivitet që ta shohë vajzën.

    Ish-reperi foli për herë të parë edhe për dhunën ndaj ish-partneres, ngjarje për të cilën qëndroi rreth 1 muaj në burg. Ai theksoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës, por gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e saj.

    Fero u shpreh se i kërkoi ta trajtonte si tek filmi erotik ” 50 Shades of Gray” dhe i bëri foto vetes për t’i përdorur në gjykatë kundër tij.

    Fero: Ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjatë vitit 2023 në korrik, u ktheva në shtëpi, unë e kuptova sepse kohët e fundit u mundonte të më incizonte fshehtas dhe të nxirrte fakte, e mësonin motrat e veta që të ma merrte vajzën. Ishte gjithçka e planifikuar prej saj. Unë njëherë kam ushtruar në një farë mënyre dhunë ndaj saj, ama ishte kur ishim të dashuruar dhe po shikonim filmin 50 Shades of Gray. Ajo donte që të veproja unë siç veproi ai aktori. Ka ndodhur njëfarë marrëdhënie dhe ajo ka fotografuar veten, fotot i ka ruajtur sikur unë e kam dhunuar. Por ajo kërkoi marrëdhënie në atë lloj mënyre, fotografoi veten dhe unë mendova se donte të shikonte veten në atë mënyrë.

    Ditën kritike, unë kurrë s’kam ushtruar dhunë ndaj saj, atë ditë më bënte disa pyetje për sherr, që donte të më nxiste t’i thosha disa fjalë. Mendova mqs po më bën këto pyetje po kërkon të më regjistrojë, e pashë telefonin dhe po më regjistronte, ia theva telefonin. Po më incizonte dhe i mora, rashë për të fjetur.

    Më dërguan në burg 1 muaj padrejtësisht, të isha në burg se e dhunova. S’ka pasur fare dhunë, as lëndim trupor, vetëm për thyerje telefoni kam qenë në burg herën e fundit.

  • Basha zbardh për herë të parë të fshehtat e paktit me Ramën, ja çfarë ndodhi natën e 17 majit të vitit 2017

    Basha zbardh për herë të parë të fshehtat e paktit me Ramën, ja çfarë ndodhi natën e 17 majit të vitit 2017

    Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha, jo vetëm që ishte dakord me marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën, por tha se Berisha e ka quajtur fitore të madhe, pasi kjo do t’i hapte rrugë zgjedhjeve dhe daljes nga kriza politike. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Basha theksoi se Berisha pas marrëveshjes i ishte drejtuar me shprehjen, ‘Win, win, win (Fitore, fitore, fitore)’. Ai deklaroi gjithashtu se marrëveshja ishte një propozim i ndërkombëtarëve dhe se do të kishte sanksione për palën që nuk do ta pranonte.

    Pjesë nga biseda:

    Ylli Rakipi: Ka qenë një kohë sfiduese në opozitë. Por, sot që e shihni ngjarjet më ftohtë, çfarë gabimesh mendoni se keni bërë që do donit të ktheheshit pas? A është marrëveshja me Edi Ramën gabim? Se ti thua Edi Rama bëri gjithë këto gjëra në 2013, 2014, e me radhë dhe pastaj ti në 2017 u bashkove me Edi Ramën… Bëre një marrëveshje me një njeri që kërkonte të të asgjësonte. Së pari njëherë, Berisha ishte brenda marrëveshjes? Se unë nuk e besoj që Berisha të mos ketë qenë…

    Lulzim Basha: Konteksti është ky, ne ishim në një lëvizje që nisi që me 16 shkurt me ngritjen e çadrës, për të imponuar, pasi kishim denoncuar skandalet, ato që i dinë të gjithë, që Rama bashkëpunonte me bandat për të grabitur zgjedhjet, që edhe mandati i tij sot, është prodhim i bandave. Për këtë ngritëm kauzën që me këtë sistem nuk shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye nisëm aksionin që njihet si çadra. Marrëveshja e 17 majit, baza e saj, është dokumenti që solli i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump dhe DASH, që solli një dokument për ti dhënë fund krizës. Ky dokument, publik, ishte baza e marrëveshjes. Përveç kësaj diplomati amerikan, lëshoi këtë paralajmërim, kush e pranon këtë është OK, kush e refuzon do të ketë sanksione. Nëse merr atë dokument dhe e krahason me marrëveshjen, ajo është publikuar nga PD dhe PS. Berisha, Topalli, Besnik Mustafaj, patriarkët e PD, e kanë duartrokitur si një marrëveshje win-win, që i dha fund krizës. Berisha i pari ka thënë “win, win, win” (fitore, fitore, fitore), marrëveshje ku fitojnë të gjithë palët dhe zhbllokohen zgjedhjet.

    Ylli Rakipi: Ju me këtë marrëveshje mendonit se do të fitonit zgjedhjet? Edi Rama për një votë “të vret”, ta themi në mënyrë metaforike…

    Lulzim Basha: Pas një rezistence të gjatë, u gjetëm përballë kësaj zgjedhje, ose të pranonim këtë zgjidhje, ose të përballeshim me konsekuencat politike. Kjo është baza e marrëveshjes, që tani përpiqen ta shesin si herezi. Asnjëherë nuk kam tradhtuar kauzat, kjo marrëveshje është produkt i qëndrimit të partnerit tonë strategjik dhe nga ana tjetër, presionit të vetë zotit Berisha dhe të tjerët. Po, Berisha ka qenë pjesë e këtij procesi dhe jo vetëm ka dhënë dakordësinë, por e ka lavdëruar këtë marrëveshje publikisht.

    Ylli Rakipi: Ju thoni partneri strategjik, po pse mban përgjegjësi partneri? Se këtu të gjithë gjërat fshihen pas partnerit. Ne nuk votojmë partnerin, votojmë ty dhe Ramën, ç’është kjo partneri? Kjo është të fshihesh. Ty Edi Rama me atë marrëveshje të asgjësoi, ty, Sali Berishën, që paska thirrur “win, win, win” dhe të tjerët. Çfarë fitove ti me këtë marrëveshje? Duhet të ndjesh diçka sot, se Saliu thotë e ka bërë Lul Basha këtë.

    Lulzim Basha: Unë jam mësuar tani, u bë kohë e gjatë, që ato që bëjnë vetë mi hedhin mua, kurse ato që kam arritur unë, i marrin si merita të tyre. Ne u përpoqëm të rikthenim besimin, duke larguar ministrin e Brendshëm të Edi Ramës, disa prej ministrave të sektorëve ku ushtrohej presion, KESH, ALUIZNI, që ishin dokumentuar si të angazhuar në zgjedhjet e 2015, në manipulim, blerje dhe shantazh të votuesve.

    Ylli Rakipi: Dhjetë vite në krye të opozitës. Kur ju ishit kryetar, cili ishte roli i Sali Berishës aty? Ju ishit bashkëkryetar? Apo ju ishit administratori? Nuk mora përgjigje.

    Lulzim Basha: Ju thatë do të bëjmë një intervistë të hapur, por kjo do të thotë edhe e sinqertë dhe e vërtetë. Edhe unë duhet të them, frazat që ke zgjedhur nuk i shkojnë për shtat situatës. Në periudhën e parë, autoriteti moral dhe politik i Sali Berishës ishte i kudogjendur, aq më tepër që ai ishte në Kuvend dhe unë nuk isha në Kuvend. Ky dualizëm, që përkthehej si ndrydhje e vullnetit të personave, që kishin zgjedhur Bashën kryetar por kryetari historik ishte akoma aktiv, u përkeqësua në vend që të përmirësohej me kalimin e kohës. Pse ndodhi? Aksioni im politik, filloi të merrte dimensione gjithnjë e më të pranuara nga shoqëria shqiptare, që kulmuan me zgjedhjet e 2021, ku PD mori më shumë vota në Shqipëri se në 2009 kur rinovoi mandatin e dytë. Prania politike e zotit Berisha, krijoi dualizëm. Vendimmarrja që i takonte kryetarit dhe protagonizmi politik që i takon kryetarit në një parti, eklipsohej nga protagonizmi politik dhe mediatik i zotit Berisha.