Author: editor

  • Konkurentja e “Përputhen’ i’a publikojë ish-lidhjen e tyre, Don Xhoni i “nxjerr bojën”: Jam shumë besnik…

    Konkurentja e “Përputhen’ i’a publikojë ish-lidhjen e tyre, Don Xhoni i “nxjerr bojën”: Jam shumë besnik…

    Një nga konkurentet e ‘Përputhen’ ka rrëfyer për një lidhje që ka pasur me një reper të njohur shqiptar.

    Katerina, ka deklaruar që ka qenë në lidhje për 4 muaj me reperin Don Xhonin.

    Ajo ka treguar edhe arsyejen e ndarjes, ku sipas saj ka ndodhur për disa fjalë.

    E pyetur se a do të mërzitet reperi që ka publikuar ish-lidhjen e tyre, Kateria deklaroi se po.

    “Po, ai ka dashur me e mbajë lidhjen shumë privat”, ka thënë ajo.

    Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar reagimi i reperit, ku përmes një video të publikuar në Instastory shihet krahë një femre në Belgjike.

    “Unë jam shumë besnik për të qenë në një marrëdhënie me të gjitha këto ku*va”, ka shkruar reperi krahas videos./Indeksonline/

  • “Lajm i rremë”- Gjata: S’është Parashqevi Simaku në video, ka aq miq të fuqishëm sa…

    “Lajm i rremë”- Gjata: S’është Parashqevi Simaku në video, ka aq miq të fuqishëm sa…

    Artistja Inida Gjata ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ku pretendohet se është artistja shqiptare Parashqevi Simaku, e cila merr ndihma për Krishtlindje në New York, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

    Gjata tha se lajmet e dhëna janë të fabrikuara dhe se personi në video nuk është Parashqevi Simaku. Ajo shtoi se këngëtarja shqiptare nuk ka kërkuar ndihmë dhe as nuk ka nevojë për ndihmë, pasi, nëse do të kishte, ajo ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk mund t’i zbresë në tokë.

    “Kur nuk kërkohet ndihma, nuk ka pse bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe. Është një lajm i fabrikuar, e para, ajo zonja nuk është Parashqevi Simaku. E dyta, Parashqevi Simaku e di kujt t’i kërkojë ndihmë, pasi ka aq miq të fuqishëm sa edhe satelitët e Elon Musk i ul në tokë po të dojë. Është e turpshme kjo që po ndodh. Përmes kësaj krijohet një reaksion zinxhir që bëhet shumë i dëmshëm. E para, përfshihen familjarët e saj. E dyta, bëhen lloj-lloj dallaveresh dhe përmenden njerëz përpara 40 vitesh, duke bërë të gjithë sikur po e ndihmojnë. Ju po e zhysni në dëshpërim Parashqevinë me këtë që po bëni”, tha Gjata.

    Gjata shtoi se nuk mund të shkatërrohet imazhi i një artisteje të madhe nga njerëz që bëjnë si humanistë. Ajo nënvizoi se nuk mund të ndihmohet një person që nuk dihet kush është dhe aq më tepër kur ndihma nuk të kërkohet.

    “Nuk mund të shkatërrosh imazhin e një njeriu duke riprodhuar lajme të pavërteta, duke supozuar se kjo zonja është Parashqevi Simaku, duke ngritur të madh e të vogël dhe duke bërë si humanistë. Ky është sadizëm i pastër, të mos e lësh tjetrën rehat që ka 30 vjet që ka vendosur të jetë rehat. Pse është larguar ajo? Nga gojët e liga të shqiptarëve, pasi nuk është hera e parë që Parashqevi Simaku bëhet pjesë e këtyre gojëve të liga”, tha ajo.

  • Xuxi hodhi akuza për babain e saj, Drenusha: Nuk ke testi*uj me fol!

    Xuxi hodhi akuza për babain e saj, Drenusha: Nuk ke testi*uj me fol!

    Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar në “Big Brother VIP Kosova”.

    Xuxi ka përmendur babain e ndjerë të Drenushës disa herë në shtëpi. Ai ka thënë se babai i Drenushës ka punuar për Serbinë dhe ka dënuar shqiptarë.

    “Ai ka dënu shqiptarët. Ne këta i kemi quajt spiuna. Babai i saj është përmend se ka gjyku shqiptarë. Ai ka dënu me sistem të Serbisë. Asnjë fëmijë nuk ka faj për të bëmat e prindërve të vet “, tha Xuxi.

    Ndërkohë, reagimi i Drenushës ishte i ashpër. Ajo tha se ky informacion ka dalë nga ish partneri i saj, Atilla.

    “Xuxi ka përdorur testikujt e vetë për të folur për dikan që ka vdek, sepse nuk mundet me të tjerët. Kur unë e kam ba publike historinë me Atillën ai me njerëzit e vetë, e ka ndarë këtë histori. Babai i jem nuk ka dënuar politikan. Atilla ka dasht me ma prish imazhin familjar. Nëse keni prova se babai im ka dënu politikan shqiptarë le ti nxjerrin”, tha Drenusha.

  • Aksident në aksin Lushnje-Berat, i riu humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

    Aksident në aksin Lushnje-Berat, i riu humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig nga ku mësohet se 23-vjeçari Bledi Korreshi, duke drejtuar mjetin e tij ka dalë nga rruga. Bëhet me dije se 23-vjeçari është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

    Gjithashtu mësohet se mjeti që ai drejtonte ishte marrë me qira teksa dalja nga rruga e mjetit ka ndodhur në rrethrrotullim, ndërsa është shkatërruar edhe mbrojtësja anësore metalike e rrugës.

  • BIRN: Fati i miliona eurove në inceneratorin “fantazmë” të Tiranës mbetet mister

    BIRN: Fati i miliona eurove në inceneratorin “fantazmë” të Tiranës mbetet mister

    Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2023, ndërsa nga 10 dhjetori ka një administrator të ri. Çdo kompani në Shqipëri, publike apo private, është e detyruar që brenda 31 korrikut të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit paraardhës. Në rast se nuk e bën, QKB zakonisht refuzon shërbimet për veprime të tjera në regjistër si dhe vendos një gjobë në masën 70 mijë lekë të rinj. Kjo nuk është ajo që ka ndodhur me atë që është me gjasë sipërmarrja më shqetësuese në vend, kompania Integrated Energy BV SPV, e cila zbaton koncesionin e të ashtuquajturit incenerator të Tiranës, një kompani me të ardhura të sigurta në nivelin e dhjetëramilionë eurove, të cilat paguhen si tarifa të detyrueshme nga bizneset si dhe nga tatimpaguesit, fati i të cilave sot për sot është mister.

    Kompania nuk ka depozituar pasqyrat financiare sipas ligjit brenda datës 31 korrik, ndërsa praktika e zakonshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të refuzuar shërbimet deri në plotësimin e këtij detyrimi ligjor duket se nuk është zbatuar kësaj here pasi në 11 nëntor dhe 10 dhjetor, në regjistër janë depozituar dhe regjistruar dy urdhra, të cilat, fillimisht emëruan një bashkëadministrator me të drejta të plota dhe pastaj hoqën njërin nga administratorët dhe emëruan përfundimisht administrator të vetëm Indrit Karaj. Kompania Integrated Energy B.V SPV u themelua në vitin 2017 me qëllim që të zbatonte një kontratë koncesionare. Kapitali i saj themeltar ishte 100 mijë lekë. Kompania filloi menjëherë të arkëtojë miliona nga taksapaguesit si dhe nga një skemë e derdhjes me detyrim të dherave të ndërtimit kundrejt tarifave të majme, duke realizuar të ardhura të përgjithshme në nivelin e 10.6 miliardë lekëve për periudhën 2017-2022.

    Shumë prej këtyre parave kanë ikur në drejtim të paditur ndërsa një hetim i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, solli vendosjen e kompanisë nën sekuestro preventive në gusht 2023. Niveli më i lartë i të ardhurave u realizua në vitin 2022 me 2.7 miliardë lekë”, raporton “BIRN”. Që nga koha e vendosjes në sekuestro e deri më sot, pagesat e buxhetit të shtetit kanë vijuar dhe pagesat e kompanive private gjithashtu, por se ku kanë vajtur këto para nuk dihet për shkak se bilanci nuk është depozituar në QKB sipas detyrimit ligjor. Situata me projektin tjetër nën sekuestro, inceneratorin e Fierit, është edhe më e panjohur për shkak se kompania nuk ka depozituar as bilancet e viteve 2020, 2021 e 2022.

  • Nga 4 Janari aksi Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë

    Nga 4 Janari aksi Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë

    Ashtu siç ishte planifikuar, prej 4 Janarit të vitit 2025, do të nisë aplikimi i pagesës për kalimi në autostradën Thumanë-Kashar, që është pjesë e korridorit Blu.

    Vlera e pagesës do të varet nga mjetet, por që nis nga një dysheme prej 2.1 euro pa TVSH dhe 2.52 euro me TVSH.

    Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit dhe do të ndryshojë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Kontrata parashikon rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.

    Nga ana tjetër, teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.

    Aksi Thumanë-Kashar, u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra.

    Kjo rrugë, u ndërtua nga burimet financiare të siguruara nga vetë kompania private mbajtëse e konceisonit 35 vjeçar dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

    Ky aks, ka patur një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

    Një element tjetër i kontratës, është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit, nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

    Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

    Në vitin e tretë të operimit, plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro.

    Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon, duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

  • Tërmeti 6.4 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra

    Tërmeti 6.4 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi qendrën e Kilit.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se nuk ka raportime për dëme.

    Siç raportohet, tërmeti u regjistruar në një thellësi prej 110 kilometrash, dhe epiqendra e tij ishte 41 kilometra në juglindje të qytetit të Molinës.

    Tërmeti është ndjerë në rajonet qendrore dhe veriore të Kilit, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Santiago.

  • “Në Britani duhet të bësh dy punë, ndryshe nuk ia del dot”- Habit Rama: Koha e lirë për familjen është zero! Dallimi me pagat në Shqipëri është i madh, por…

    “Në Britani duhet të bësh dy punë, ndryshe nuk ia del dot”- Habit Rama: Koha e lirë për familjen është zero! Dallimi me pagat në Shqipëri është i madh, por…

    Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britani, teksa u shpreh se në Angli është vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur.

    Rama u shpreh se në Britani duhet të bësh dy punë, përndryshe është e papërballueshme për të jetuar.

    Kreu i qeverisë theksoi se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të mash, por theksoi se “çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë”.

    Rama u shpreh se “duhet vendosur në peshore”, ndërsa shtoi se “i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha”.

    Edi Rama: Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët.

    Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

    Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

    Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

    Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë.

    Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale.

  • Shpërthen bombola e gazit në një rezidencë, humbin jetën 9 persona (VIDEO)

    Shpërthen bombola e gazit në një rezidencë, humbin jetën 9 persona (VIDEO)

    Nëntë persona, humbën jetën për shkak të shpërthimit të një bombole në një rezidencë në Karakas, në Venezuelë.

    “Fatkeqësisht tetë anëtarë të së njëjtës familje kanë të vdekur”, tha kryebashkiakia e Venezuelës, Carmen Melendes duke nënvizuar se mosha më e madhe nga viktimat ishte 20-vjeç.

    Sipas informacioneve të zjarrfikësve, shpërthimi ka ndodhur në katin përdhesë të një shtëpie në lagjen e Koces. Nëntë personat humbën jetën nga asfiksimi.+

  • Donald Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

    Donald Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

    Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.

    Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.

    Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje.

    Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.

    Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.

    Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore.

    Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.

    Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë.

    Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë./VOA