Author: editor

  • Shpërthen bombola e gazit në një rezidencë, humbin jetën 9 persona (VIDEO)

    Shpërthen bombola e gazit në një rezidencë, humbin jetën 9 persona (VIDEO)

    Nëntë persona, humbën jetën për shkak të shpërthimit të një bombole në një rezidencë në Karakas, në Venezuelë.

    “Fatkeqësisht tetë anëtarë të së njëjtës familje kanë të vdekur”, tha kryebashkiakia e Venezuelës, Carmen Melendes duke nënvizuar se mosha më e madhe nga viktimat ishte 20-vjeç.

    Sipas informacioneve të zjarrfikësve, shpërthimi ka ndodhur në katin përdhesë të një shtëpie në lagjen e Koces. Nëntë personat humbën jetën nga asfiksimi.+

  • Donald Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

    Donald Trump kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

    Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.

    Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.

    Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje.

    Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.

    Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.

    Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore.

    Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.

    Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë.

    Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë./VOA

  • Akuzohet se e dh*noi për pronën, arrestohet bashkëshorti i këngëtares së njohur! Si nisi sherri mes tyre

    Akuzohet se e dh*noi për pronën, arrestohet bashkëshorti i këngëtares së njohur! Si nisi sherri mes tyre

    Bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Edona Llalloshi është arrestuar për dhunë në familje.

    Gazmond Haxhifejzullahi ndodhet në paraburgim, i dyshuar për dhunë në familje.

    Ai akuzohet se ka dhunuar këngëtaren, e cila kandidon për deputete nën siglën e partisë Lëvizja Vetëvendosje.

    Gazmond Haxhifejzullahi, sipas mediave të Kosovës, është denoncuar për dhunë në familje muajin e kaluar.

    Konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur për shkak të një prone që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

    ”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, ka informuar Prokuroria Themelore.

    Ndërkohë çifti janë prindër të dy fëmijëve të mitur, të një djali dhe një vajze.

    Këngëtarja Edona Llalloshi u fejua me biznesmenin Gazmend Haxhifejzullahi në vitin 2010 teksa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, ndërsa kurorëzuan dashurinë në martesë një vit më vonë.

    Artistja nisi romancën me Gazmend Haxhifejzullahin pasi la pas martesën e dështuar me një tjetër biznesmen shqiptar me banim në Zvicër (Shukriun).

    Këngëtarja atë kohë kishte pranuar vetë publikisht ndarjen nga burri, duke deklaruar se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen.

    Martesa e saj, e cila i përngjante atyre të Hollywwodit, me qindra mysafirë të ftuar dhe e përcjellë nga dhjetëra media të shkruara dhe elektronike, dështoi.

    ”Me keqardhje të sinqertë dhe me një dhimbje shumë të madhe e pranoj ndarjen nga burri”, deklaroi atë kohë këngëtarja Edona Llalloshi. ”Jam munduar ta mbaj martesën. Nuk na eci mbarë, prandaj kam vendos me u nda, – tha ajo përmes telefonit në një media në Kosovë. – Fati im ka qenë kështu, për momentin nuk mund të flas më shumë”.

    Në tetor 2010, u zbulua edhe fejesa e Edonës me Gazmendin, si dhe shtatzaninë e saj.

  • Ndodh në Shqipëri! Qytetari regjistron pronën e gjyshes, në tokën e tij “mbijnë” kioska pa leje

    Ndodh në Shqipëri! Qytetari regjistron pronën e gjyshes, në tokën e tij “mbijnë” kioska pa leje

    Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall në emër të gjyshes në qytetin e Vlorës, të cilin po e certifikon dhe aty janë ndërtuar disa kioska nga qytetari Albert Dalipaj. Edmondi është drejtuar në Bashki dhe IMT, por askush nuk ka marrë masa.

    “Në pronën time apo të gjyshes janë ndërtuar tre kioska pa leje nga Albert Dalipaj, i ka vënë me forcë kur nuk kemi qenë ne, ka qenë vetëm nëna. Këto kioska janë ndërtuar pas ’95 sepse në ’95 kemi qenë vetë atje, nuk ka patur kioskë. Janë dyqane mallrash. Kam akt-blerje, gjyshi që e ka blerë, kemi një vendim gjykate me vendim të formës së prerë. I jam drejtuar bashkisë disa herë nuk më kanë kthyer përgjigje deri më sot. Te IMT-ja jam drejtuar dhe përgjigja e tij thotë ne nuk i njohim vendimet e gjykatës duhet një certifikatë. Kam biseduar me personin në fjalë më ka thënë që e di që është toka juaj, por unë dua të ushqehem. Po si do ushqehesh, në tokën time do ushqehesh?”, tha denoncuesi.

    “Stop” u drejtua në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, ku na thanë, se zoti Mustafa nuk ka sjellë certifikatën për pronën, por do të bëhen verifikimet.

    Sa për kioskën pa leje thonë se presin përgjigje nga ASHK, pasi bëhet fjalë për një objekt 30-vjeçar.

    Specialisti: Siç ua shpjegova radhën e parë, kishim denoncim nga qytetari, por duke qenë se qytetari nuk na paraqiti certifikatën e pronësisë, nuk mund të vazhdonim me mbajtjen e procedurës.

    Gazetarja: Po mirë, nëse unë them, që ka një ndërtim pa leje në filan pronë, pra qoftë e imja, qoftë e dikujt tjetër, ju nuk bëni verifikimet? Se dakord ky nuk e ka me certifikatë, po ai tjetri ka leje ndërtimi për atë kioskën?

    Inspektori: Objekti është 30-vjeçar, ua shpjegova dhe radhën e parë.

    Gazetarja: Dakord, është 30-vjeçar, ka leje ndërtimi?

    Inspektori: Po nuk më takon mua ta them këtë pjesë pra, sepse duhet, që qytetari të sjellë certifikatën e pronësisë dhe unë të bëj verifikimet e duhura! Edhe një herë të thashë, do të kthej përgjigje me shkrim. Të lutem shumë!

    Gazetarja: Dakord, por më thatë do bëjmë verifikimet dhe nuk i keni bërë akoma.

    Inspektori: E kam nisur shkresën për ASHK-në, pra. Unë e kam në dorë ta kthej përgjigjen për një ditë?

    Gazetarja: Po atij personit nuk shkove t’i kërkoje leje ndërtimi?

    Inspektori: Tani, të lutem shumë edhe një herë, do të kthej përgjigje!

    Në Bashkinë e Vlorës shpjegojnë se i zoti i kioskës, Albert Dalipaj, nuk ka aplikuar, për t’u pajisur me leje.

    Në përgjigjen e ASHK-së argumentohet, se toka nuk është tokë shtet, por tokë private, që rezulton në emër të gjyshes së Edmondit. Por ky i fundit duhet të depozitojë dokumentet, për ta certifikuar./tvklan.al

  • Mihrije Braha kujton amanetin e nënës: Më ra si b*mbë…

    Mihrije Braha kujton amanetin e nënës: Më ra si b*mbë…

    Mihrije Braha ka deklaruar se do e kujtojë këtë vit me shumë dhimbje. Në Shtator këngëtarja e njohur humbi nënën dhe me hidhërimin që ende nuk ka kaluar, në programin e “Rudina” ajo ndau kujtimet e ditëve të fundit me të shtrenjtën e saj. Veç momenteve me të, ajo kujton edhe amanetin e së ëmës.

    Rudina Magjistari: Ajo e ndjente që ishte drejt fundit?

    Mihrije Braha: Po e ndjente dhe fliste bile. Në njërën prej ditëve më tha që të ecnim pak, dolëm tek ballkoni. Kur dolëm tek dera e dhomës dhe në tha “kur të vdes unë, këtu ke për të vendosur një karrige dhe kur të vijnë gratë këtu kanë për t’u ulur për të shprehur ngushëllime”, m’u duk sikur më ra një bombë në kokë. E di që i kam thënë që ka kohë për atë pjesë, por në momentin që ajo dha frymën e fundit gjënë e parë që kam bërë, kam shkuar kam marrë një karrige dhe e kam vendosur aty. Aty ku më ka thënë, aty e kam vendosur karrigen. Ka qenë shumë e vështirë, ka pasur netë të tëra pa gjumë kur ajo, fliste me nënën e vet. Thërriste vëllezërit e vet që i kanë vdekur kohë më parë. Ka pasur momente që mua më jepte ndjesinë sikur po e përkëdhelte dikë, sikur po e ledhatonte dikë dhe për shumë netë kam fjetur me nënën. Unë e kam marrë në gji nënën, sikur nëna më ka marrë në gji mua kur kam qenë e vogël. E kujtoj herë pas here frymëmarrjen e saj tek gjoksi im. Atë muaj që unë kam qëndruar pranë saj nuk ka çmim që mundte ta paguajë, për vlerën e madhe.

  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg (Emri)

    Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg (Emri)

    Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

    Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë.

    Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

  • Ky është banori që u eliminua nga ‘Big Brother VIP Kosova’

    Ky është banori që u eliminua nga ‘Big Brother VIP Kosova’

    Mbreme “Prime” i Big Brother VIP Kosova ka nisur me eleminime.

    Sipas votave të publikut banori që u largua sonte nga shtëpia është Kevin. Kujtojmë se në nominim ishin: Leo, Xheneta, Rovena, Gresa, Anisa.
    Pas daljes nga shtëpia, Kevin u shpreh se është i lumtur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3.

    Ai tha se është krenar për atë se çka ka bërë brenda shtëpisë.

    “Unë jam i lumtur, për mua ka qenë vështire gjuha, dhe i kam kaluar dy muaj, jam krenar dhe shumë i lumtur, dhe e di që kam më shumë për të treguar për juve ndoshta me muzikë”, u shpreh Kevin.

  • Studimi/ VOA: Rama e përdor buxhetin e shtetit për ndikime elektorale

    Studimi/ VOA: Rama e përdor buxhetin e shtetit për ndikime elektorale

    Në Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mbi buxhetin e shtetit dhe financat publike në vitet zgjedhore, ku dalin në pah rritje fondesh, punësimesh, dhe shpërblimesh pak muaj para zgjedhjeve. Ekspertët kërkuan shtimin e masave kufizuese në përdorimin e buxhetit për ndikim elektoral në dobi të shumicës, me mjete si aktet normative, shpërblimet vjetore dhe fondet e rindërtimit.

    Studimi krahasimor mes viteve zgjedhore dhe jozgjedhore i qendrës studimore Open Data Albania vëren se buxheti i shtetit duket që ka synuar të ndikojë votuesit dhe të nxjerrë përfitime elektorale për shumicën në pushtet.

    Drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencës Aranita Brahaj thotë se kjo del e qartë kur krahasohen periudhat elektorale dhe ato joelektorale sa u takon programit shumëvjeçar të rindërtimit pas tërmetit të 2019, pagesat individuale për grante rindërtimi, rritjes së punësimeve në administratë, si dhe shpërblimet e bonuset për pensionistët.

    “Flasim për 3.7 miliardë lekë, të cilat për herë të parë do të jepen në pranverë. Bonuse për pensionistët ka patur në kohë të ndryshme, e zakonisht janë ndarë në fundin e vitit. Këtë vit kemi dy shpërblime: një në fund të këtij viti dhe një tjetër bonus në pranverë të vitit 2025, që është edhe pranverë elektorale”, tha zonja Brahaj.

    Krahas disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, studiuesit kërkuan ndalime ligjore në miratimin e akteve që shkojnë paralel me prokurimet publik.

    Premtimet dhe gënjeshtrat e Ramës: “Rilindja” çon drejt “greminës” arsimin profesional
    Eksperti ligjor pranë Institutit të Shkencës dhe autor i studimit Viktor Gumi, thotë se akti normativ për rindërtimin mbetet në fuqi dhe zbatohet prej shumë vitesh.

    “Pavarësisht se kanë kaluar mbi 5 vite nga fatkeqësia natyrore e tërmetit, ky akt qëndron në fuqi dhe është një mekanizëm që furnizohet, vlerësoj në këndvështrimin e një strategjie politike, për efekt politik, për efekt elektoral. Pyetja më logjike që qëndron në këtë pikë është: Pse duhet të kemi rregulla të posaçme ad hoc në një periudhë aq të gjatë kohore kur ligji për prokurimin publik ka procedura shumë të mirëpërcaktuara për këtë drejtim dhe që është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si një ligj shumë i mirë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian”, tha në tubim zoti Gumi.

    Studiuesit theksuan që Kuvendi nevojitet të heqë dorë nga ndryshimi i buxhetit të shtetit me Akte Normative, të cilat aplikohen edhe gjatë vitit apo periudhës zgjedhore, ndërsa në ligjin për sistemin buxhetor duhet të shtohen mekanizma parandalues të abuzimit të mundshëm në rastin e viteve zgjedhore ose pak përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore.

    Ekspertja e ekonomisë dhe auditimit publik, Lindita Lati, theksoi pasojat që sjellin mbi ekonominë gjatë viteve zgjedhore shpenzimet e larta jofitimprurëse, politizimi i buxhetit, evazioni fiskal dhe ulja e të ardhurave, transparenca dhe llogaridhënia e ulët, si dhe rritja e deficitit buxhetor.

    “Loja që bëhet me deficitin buxhetor është një lojë aspak e këndshme nga pikëpamja jonë si auditues. Viti 2017 na tregoi që qeveria pikërisht për të deklaruar se e kishte deficitin buxhetor nën 2 për qind të GDP-së, çka është një detyrim ligjor, ne pamë që ishin kryer manipulime të teknikës së metologjisë së vlerësimit të deficitit buxhetor. Pa përmendur këtu deficitin e fshehur buxhetor, që vjen prej pagesave të prapambetura”, tha zonja Lati.

    Në Kodin Zgjedhor thuhet se katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore a nënligjore për të dhënë përfitime për kategori të caktuara të popullsisë si rritje pagash, pensionesh, mbështetje ekonomike e sociale, ulje ose heqje taksash, amnisti fiskale, privatizime apo dhënie pasurish apo shpërblimesh, përveçse në gjendje të fatkeqësisë natyrore.

    Ekspertët pohuan se ky nen ka nevojë të detajohet për të shtuar kufizimet, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se për përmirësimin e këtij neni dhe për shumë të tjerë, nevojitet vullneti politik i partive në Kuvend.

    “Për të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe për të gjithë problemet në diskutim mendoj që ne do të duhet ta modernizojmë dhe ta bëjmë më të vërtetë gjithë kuadrin rregullator të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kemi në fuqi një kod të vitit 2008, i cili është arnuar vazhdimisht. Kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor, dhe kjo punë duhet të nisë menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme me vullentin e partive politike”, tha zoti Celibashi.

    Studimi vëren se Kushtetuta nuk përcakton rregulla mbi buxhetin e shtetit në vite zgjedhore, ndërsa ligji përkatës saktëson që deficiti buxhetor të ekzekutohet pothuajse njëtrajtësisht në katër tremujorët e vitit me zgjedhje të përgjithshme, ndërsa studiuesit vlerësuan se masat ligjore ekzistuese janë të pamjaftueshme për të shmangur përdorimin elektoral të buxhetit të shtetit./ VOA

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94 lekë.

    Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105

    Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë, ndërsa në shitje me 66 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Shtrëngata dhe temperatura acari, ja si do të jetë moti këtë fundjavë

    Shtrëngata dhe temperatura acari, ja si do të jetë moti këtë fundjavë

    Këtë fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente ditën e shtunë fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë natës si dhe ditën e diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin.

    Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).

    Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.

    Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve.