Author: editor

  • E rëndë/ Gjendet i pajetë 25-vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh (Emri)

    E rëndë/ Gjendet i pajetë 25-vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh (Emri)

    Mbrëmjen e kësaj të Premteje rreth orës 17:30 në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin -Kavajë është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull.

    Sipas burimeve zyrtare kufoma u gjet në kanalin vaditës në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit. Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Peqinit.

    Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim Dallupi ,25 vjeç nga Peqini. Ai rezultonte i humbur prej 10 ditësh.

    25 vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

    Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Mbaron prapavija e Mërkurit/ Çfarë parashikon astrologia e njohur për javën e ardhshme?

    Mbaron prapavija e Mërkurit/ Çfarë parashikon astrologia e njohur për javën e ardhshme?

    Më në fund, Mërkuri nuk do të jetë më në prapavijë në javën e ardhshme dhe planet e lëna gjysmë, keqkuptimet apo problemet me lëvizjen e komunikacionin do t’i lehtësojnë disi shenjat. Hëna e plotë në Binjak do të jetë ajo që do të mbizotërojë duke shkaktuar disa pengesa në përmbylljen e planeve, si dhe do të jemi mjaft të zhytur në mendime.

    Astrologia Chrysanthi Kalogeri zbulon në programin ”Shije Shtëpie” në Tv Klan shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe dhe ato që do të duhet të jenë më të vëmendshme. Lajmi i mirë për të gjitha shenjat janë dy ditët me fat, datat 18-19 që do të sjellin zhvillime pozitive.

    Chrysanthi Kalogeri: Java fillon me Mërkurin në kurs të drejtë, kjo është një gjë shumë pozitive megjithëse pengesat do të vijojnë prej shumë faktorëve. E hëna fillon nën ndikimin e hënës së plotë në Binjak që zhvillohet në datën 15 dhe tri ditët e para të javës, kryesisht në datën 18, jini shumë të kujdesshëm në vendimet që doni të merrni, ka një ekzagjerim, një zhgënjim, ka iluzione, sidomos data 18 dhe periudha. Bëni dhurata, shprehni dashurinë, shihni filma, bëni një shëtititje romantike por mos merrni vendime përfundimtare në marrrëdhëniet tuaja dhe sferën financiare. Ditët më të bukura janë e enjtja dhe e premtja, sidomos në datën 19 kur Afërdita takohet me Jupiterin, ka shanse shumë të mira në çdo nivel e shkallë, janë dy ditë për të takuar dashurinë. Të lindurit në mes të shenjës së Ujorit, Binjakëve e Peshores, në ditën e 14-të dhe 15-të por edhe përfaqësuesit e shenjës së Demit, Luanit e Akrepit do të jenë mjaft të favorizuar. Me hënën e plotë duhet të jenë shumë të kujdesshëm Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshat dhe Peshqit e lindur në 10-ditëshin e tretë ku do të kenë edhe ngjarje në vijim, jo vetëm këtë muaj.

    Dashi – Gjatë kësaj periudhe dhe sidomos nga data 16-22, jini të fokusuar në plane, mendime e ide për diçka që doni të zbatoni sepse mund t’i jepni përmasa më të mëdha dhe të dilni jashtë planit. Kujdes në informacionet që merrni edhe pse mund të besoni se janë nga njerëz seriozë dhe kjo deri të enjten e të mërkurën. Do të favorizoheni në qëllime e synime, do të gjeni mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj. Të enjten e të premten jini socialë, takoni miq, shokë, jini në lëvizje në përditshmëri sepse përveç mbështetësve, mund të keni edhe takime shumë të këndshme për jetën personale.

    Demi – Kryesorja për këtë javë do të jetë sfera financiare. Jini të përmbajtur në shpenzimet që doni të bëni dhe nëse kërkoni një buxhet ose shumë parash për të realizuar diçka apo dalë nga një vështirësi dhe mendoni se dikush do ju ndihmojë, nuk do të merrni ato që prisni dhe do të zhgënjeheheni. Bazohuni në forcat tuaja dhe kryesisht në suksesin që do të vijë në sferën profesionale sepse e enjtja dhe e premtja janë dy ditë shumë të mira me sukses profesional, do të merrni para ose një vend pune që do t’ju ndryshojë të ardhurat. Nuk përjashtohet mundësia e një mbështetjeje nga prindërit ose njerëz që qëndrojnë më lart se ju.

    Binjakët – Janë protagonistët e javës që vjen sepse hëna e plotë në shenjën e tyre në datën 15 tregon që duhet të fokusoheni te vetja, ta rinovoni. Psikologjikisht mund të mos ndiheni mirë. Fokusohuni në biseda, diskutim me të tjerët, partnerët e njerëzit që bashkëpunoni që të keni qëllime sa më të mira në jetën profesionale. Duhet t’i jepni rëndësi të veçantë punës dhe të jeni vigjilentë ndaj atyre që ju lëvdojnë sepse kanë një qëllim pas. Më të kujdesshëm të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, do të favorizoheni të enjten dhe të premte, do të bëni takime me njerëz që do ju japin ndihmën ose këshillën e duhur për të ardhmen, zhvillimin e përparimin tuaj. Nuk përjashtohet mundësia për të marrë vendime shumë të mira e serioze për jetën personale, një fejesë, një publikim të marrëdhënies.

    Gaforrja – Java që vjen do të jetë pak e ngarkuar, gjeni kohën të çlodheni. I keni gjërat të ekzagjeruara, diku në mes është e vërteta. Në sferën profesionale jeni të ngarkuar, por duhet të jeni edhe të përpiktë e të disiplinuar, mos bëni asgjë javën që vjen deri të dielën që ju nxjerr jashtë normave. Hëna e plotë është në lidhje me Neptunin, mund të jemi të zhytur në mendime dhe të bëjmë gabime që na kushtojnë. E enjtja dhe e premtja premtojnë mbështetje financiare nga bashkëshorti, bashkëpunëtorët ose njerëz që mund t’ju ndihmojnë. Është një periudhë shumë e mirë dhe erotike për jetën personale.

    Luani – Jini të kudesshëm në plane dhe realizimin e synimeve që keni javën që vjen e deri të mërkurën. Planet tuaja kërkojnë një mbështetje financiare ose nga një bashkëpunëtor që mund të zhgënjehehni pak. Periudha është erotike, por do të jeni shumë të angazhuar me shokë e miq. Evitoni keqkuptimet me miqtë, njerëzit e ambientit social. Bazohuni te focat tuaja, mos bëni veprime impulsive, mos jini arrogantë apo egoistë dhe ditët më ideale janë 19-20 dhjetori ku do të keni shanse në bashkëpunime e jetën personale. Do të takoni të dashurin tuaj ose dikë që ju hap rrugën për të realizuar synimet.

    Virgjëresha – Gjatë javës që vjen jini të fokusuar në punë edhe pse psikologjikisht mund të mos ndiheni mirë, të keni një përgjegjësi të madhe në familje e shtëpi. Jini më vigjilentë në punë, ndihuni të pranishëm në të dhe jetën sociale. Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me të dashurit, bashkëshortin sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Në dy ditët pozitive, e enjtja dhe e premtja do të keni një përfitim nga puna, emri juaj do të vlerësohet, mund të ngriheni në detyrë ose të merrni një shpërblim. Mund të gjeni edhe një punë të re ose të dytë.

    Peshorja – Javë shumë e mirë ku hëna e plotë dhe Afërdita që takohet me Jupiterin ndikojnë pozitivisht kështu që vendoni plane sa më reale për të ardhmen që të mund t’i realizoni, sidomos nëse lidhen me studime jashtë shtetit ose çështje ligjore. Mund të udhëtoni, të ëndërroni, të afroheni me nejrëzit duke evituar keqkuptimet. Klima është erotike të enjten dhe të premten, mund të kaloni bukur me të dashurin dhe të kujdeseni për veten.

    Akrepi – Java që vjen ju përqendron te sfera financiare, sidomos te bashkëpunëtorët, bashkëshortin dhe nëse doni të bëni investime, mos bëni. Nëse doni t’i bëni për fëmijët, sigurohuni të jenë brenda masës dhe mundësive tuaja. E enjtja dhe e premtja janë ditë shumë të mira për një pronë, shitje dhe duhet të keni të qarta parametrat ku doni të vendoseni. Do të keni mundësinë të kaloni bukur me të dashurin, larg syve të të tjerëve por në një klimë shumë erotike.

    Shigjetari – Hëna e plotë përballë jush krijon shanse shum të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, por çdo vlerësim i gabuar sjell të kundërtën. Tregohuni të kujdesshëm të lindurit në fund të shenjës, trajtoni me qetësi problemet me partnerin apo familjen, sidomos aty ku punoni. Ditët pozitive ju favorizojnë për takime që mund të sjellin të dashurin e jetës ose një bashkëpunëtor shumë të mirë.

    Bricjapi – Kjo javë është e rëndësishme për përditshmërinë, do të keni shumë punë por duhet të gjeni edhe kohën që të çlodheni, të kujdeseni më tepër për shëndetin, evitoni viruset, infeksionet dhe keqkuptimet me njerëzit që ndani jetën, njerëzit, komshinjtë, të afërmit. Evitoni prapaskenat. E enjtja dhe e premtja janë ditë shumë të mira për sferën ekonomike, do të shihni se do të rriten të ardhurat dhe do të keni një përfitim shumë të mirë ose një punë.

    Ujori – Një javë pozitive, erotike që ju afron me të dashurit, edhe pse kaloni disa vështirësi, jeni në fazë ndryshimesh dhe duhet të jeni të kujdesshëm deri në fillim të muajit të ardhshëm. Java e ardhshme është shumë favorizuese, mund të shkëmbeni dhurata, ë realizoni një plan krijues dhe të keni një sukses, të dilni por nëse doni të merrni një investim që kërkon një buxhet të madh, bëni gjithçka me laps e letër dhe vendosni më vonë. E enjtja dhe e premtja janë shumë të rëndësishme për jetën personale dhe erotike.

    Peshqit – Kjo javë është shumë e rëndësishme sepse hëna e plotë në Binjak ndikon drejtpërdrejt, por jo në lidhje harmonike, ndaj duhet të keni më tepër ndjenjën e përgjegjësisë. Duke treguar sa më shumë disiplinë, të jeni realistë, t’i thoni të vërtetën vetes, të mos jeni ëndërimtarë do të zgjidhni probleme me familjen e shtëpinë. Është momenti të jetoni atmsoferën e festës, të zbukuroni shtëpinë, të pranoni miq e të dashur, të ndani biseda të bukura pa lënë pas dore punën e jetën sociale. Do të kaloni dy ditë në intimitet dhe nëse kërkoni një mbështetje, do ta merrni por mos ua thoni të tjerëve. Kjo mund të jetë një përfitim financiar ose një dashuri që do iu japë krahë të fluturoni./tvklan.al

  • EMRAT / Dy të rinj shqiptarë kapen me kokainë dhe para “cash” në Angli

    EMRAT / Dy të rinj shqiptarë kapen me kokainë dhe para “cash” në Angli

    Dy të rinj shqiptarë janë kapur me një sasi kokaine dhe 10 mijë paund “cash” më 11 dhjetor në “King’s Lynn” të Anglisë.

    Julind Alla, 26 vjeç, and Marius Bulka, 25 vjeç, u arrestuan pasi u konstatuan nga policia me drogë në makinë. Gjykata në Norwich ka vendosur sot t’i lërë të dy në paraburgim.

    Marius Bulka ka marrë përgjegjësinë e drogës me qëllim shpërndarjeje ndërsa Alla është deklaruar i pafajshëm.

    Të dyve iu refuzua lirimi me kusht pasi gjykata dëgjoi se të dy i nënshtroheshin garancisë për imigracionin e Home Office dhe nuk kishin adresa të shtëpive.

    Alla pretendonte se jetonte me motrën e tij në Derbyshire, por kontrollet kishin gjetur se ajo nuk e kishte parë atë për muaj të tërë.

  • 14-vjeçari u kap me armë zjarri në Vlorë, babai: Më tregoi vetë videon me pistoletë!

    14-vjeçari u kap me armë zjarri në Vlorë, babai: Më tregoi vetë videon me pistoletë!

    Një ditë më parë Policia e Vlorës ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili është kapur me armë zjarri dhe 130 fishekë luftarakë.

    Bardhosh Tozaj është babai i të miturit ku në një intervistë për Euronews Albania në emisionin “People”, ka shpjeguar se si ishin fillesat e kësaj ngjarje për të.

    Ndër të tjera ai shpjegon se si vijoi rasti i djalit të tij edhe në rrjetin social Tiktok.

    “Pasi u njoha me rastin, kuptova se bëhej fjalë për një lojë në Tik-tok të cilën se kam parë ende. Djali im kishte lënë orën e mësimit dhe kishte hipur në një kopësht 3-katësh. Ai vajti me disa shokë të tjerë. Komunikova me djalin duke i shpjeguar se është një lojë e rrezikshme për jetën sepse Valentini hidhej nga lart dhe e prisnin shokët poshtë”, tha babai i të miturit.

    Tozaj shtoi gjithashtu se për këtë rast kanë ndërhyrë mësuesja dhe drejtoresha të cilat kanë pyetur 14-vjeçarin për më shumë detaje se pse po vepronte në mënyrë të tillë. Nga ana tjetër, babai shprehet se djali i tij, Valentini ka refuzuar të përgjigjet apo të reagojë.

  • U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1.5 mln paund, ja me sa vite burg dënohen tre shiptarë në Angli

    U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1.5 mln paund, ja me sa vite burg dënohen tre shiptarë në Angli

    Tre shqiptarë janë dënuar me 27 muaj burg në Angli, pasi u kapën në një fermë kanabisi me vlerë 1.5 milionë paund.

    Bëhet me dije se Ramandan Kapaj 27 vjeç, Emiljano Xhafa 30 vjeç dhe Genti Binjaku 45 vjeç, u dënuan me 27 muaj arrest me burg nga Gjykata Shrewsbury Crown pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B.

    Gjithashtu në godinë u zbuluan 14 dhoma të mbushura me bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Të arrestuarit kishin ndërtuar gjithashtu një kat të dytë brenda njësisë ku rriteshin më shumë bimë.

    “Jam i kënaqur me dënimin e dhënë ndaj 3 të arrestuarve, pasi kjo tregon se ne nuk do të tolerojmë fermat e kanabisit brenda komuniteteve tona. Ky urdhër nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte që komuniteti lokal ta raportonte atë tek ne; duke treguar edhe një herë rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe punës së bashku me komunitetet tona”, tha Rreshteri Matt Corfield nga NCFT.

  • U plagos me thikë, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit: Ka marrë 4 goditje

    U plagos me thikë, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit: Ka marrë 4 goditje

    Mjeku që i dha ndihmën e parë 17-vjeçarit që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Fier, tregon se i mituri ka katër plagë, por jo të rënda.

    Në një intervistë televizive, drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, thotë se i mituri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

    “Më morën në telefon mësuesit që ka ndodhur një ngjarje. Personin e sollën këtu mësuesit dhe shokët e vet. Kishte pak hemorragji në krahun e majtë, dukej plagë me mjete prerëse. Kishte marrë katër goditje të vogla. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën. Këtu iu dha ndihma, pastaj u nis për menjëherë për trajtim për specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit”, tha mjeku.

    Burime nga Drejtoria e Policisë së Fierit kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy nxënësve, që kishte nisur një natë më parë për shkak të një postimi në rrjetin social Snapchat.

    Autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia, ka pranuar se debati ka shpërthyer sapo ata kanë hyrë në oborrin e shkollës. Pas një shkëmbimi fjalësh, situata ka agravuar në dhunë fizike, duke çuar në përdorimin e thikës nga njëri prej të rinjve.

    “Vura duart në kokë”/ Plagosja në shkollë, flet babai i 17-vjeçarit: Dua drejtësi
    Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar për marrjen e dëshmisë dhe për procedurat ligjore përkatëse.

  • Dikur këngëtarja më e famshme dhe më e bukur në Shqipëri, a është Parashqevi Simaku në këtë video duke marrë ndihma në Nju Jork?

    Dikur këngëtarja më e famshme dhe më e bukur në Shqipëri, a është Parashqevi Simaku në këtë video duke marrë ndihma në Nju Jork?

    Dikur ishte yll i padiskutueshëm i muzikës shqiptare. Admirohej edhe për faktin se ishte një ndër femrat më të bukura në Shqipëri. Por duket se fati u tregua i pamëshirshëm me Parashqevi Simakun.

    Vite më parë, njerëzit ‘çmendeshin’ për ta parë e dëgjuar. Ruhej me bodigardë. Por sot një video e publikuar në rrjet, sugjeron se ajo endet e vetmuar dhe e braktisur në rrugët e Nju Jorku.

    Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.

    Në një mesazh drejtuar gazetares Mira Kazhani ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.

    Gazetarja ka kërkuar një nismë për të ndihmuar Parashqevi Simakun, këngëtaren e madhe shqiptare e cila u largua herët në SHBA, dhe prej asaj kohe shumë pak dihet për fatin e saj.

    Një video e postuar së fundmi në televizionin amerikan “ABC7 New York”, tregon një grua e cila përngjan shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, por ajo që ka ka bërë edhe më shumë habi është se shfaqet duke marrë ndihma nga një qendër vullnetare që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

    Ndërsa gazetari Blendi Fevziu, i cili shpërndau sot videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare.

    Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.

    Familjarët e këngëtares nga Kavaja kanë reguar në lidhje me këtë video ku shprehen se kanë vite që kanë humbur kontaktet më ikonën e muzikës shqiptare dhe nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo.

    Video e publikuar nuk ka datë të saktë, do të thotë se nuk dihet se kur është xhiruar, por ajo që shton më shumë dyshime se bëhet fjalë për Parashqevi Simakun është emri në fillim të videos ku shkruhet “Simaku Nohfe”.

    Pas kërkimit të emrit, rezultoi se ka dy llogari në Facebook me këtë emër, dhe duket se është vetë këngëtarja ajo që ka ndarë fotografi të kaluara dhe aktuale të sajat, por edhe foto të vjetra në rini kur ishte e madhja Parashqevi Simaku.

    Pershendetje Zonja Mira,

    Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

    Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

    Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.

    Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.

    Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

    Pershendetje Zonja Mira,

    Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

    Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

    Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.

    Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.

  • Policia njoftoi arrestimin e tij, reagon Rezart Veleshnja: Ja si qëndron e vërteta

    Policia njoftoi arrestimin e tij, reagon Rezart Veleshnja: Ja si qëndron e vërteta

    Aktori Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit për mashtrim, ka reaguar duke dhënë versionin e tij si qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi, përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

    Veleshnja pohoi që e ka përdorur makinën, që sipas tij kishte qenë e humbur, por që sot është gjetur pronari i saj.

    Ai tha se makinën nuk e ka më, duke u shprehur se “e kam hequr”.

    “Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”,– tha Veleshnja.

    Ndërkohë, policia njoftoi pak më parë se “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”.

  • Çfarë ndodhi? Bllokohet autostradën Tiranë-Durrës, varg kilometrik automjetesh

    Çfarë ndodhi? Bllokohet autostradën Tiranë-Durrës, varg kilometrik automjetesh

    Qindra qytetarë që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit apo anasjelltas janë përballur me trafik të rënduar këtë të premte.

    Trafiku duket i rënduar në të dy krahët, ku makinat lëvizin shumë ngadalë.

    Për shkak të ngarkesës kordoni i makinave në ardhë është bërë mjaft i gjatë, Gjithashtu e bllokuar është edhe rruga dytësore.

  • Shtrëngata dhe temperatura acari, mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

    Shtrëngata dhe temperatura acari, mësoni si do të jetë moti këtë fundjavë

    Këtë fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet me vranësira si dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente ditën e shtunë fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë territorin me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë natës si dhe ditën e diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin.

    Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).

    Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.

    Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve.