Author: editor

  • “Ndihem në rrezik”/ Flet 17-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari: Oficerët e shkollës i njoftuam për…

    “Ndihem në rrezik”/ Flet 17-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari: Oficerët e shkollës i njoftuam për…

    17-vjeçari Ydai Xhafaj që mbeti i plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollës në Fier ka rrëfyer se si ka nisur sherri.

    Xhafaj shprehet se sherri ka filluar për disa foto të tij dhe shokëve që po shpërndaheshin në rrjetet sociale.

    Gjithashtu ai thotë se sherri kishte nisur para një muaj dhe i kishin njoftuar oficerët e shkollës. Më tej 17-vjeçari shprehet se bashkëmoshatari i tij e ka qëlluar katër herë në shpatull.

    Po ashtu i mituri thotë se ndihet i rrezikuar dhe kërkon vetëm drejtësi.

    “Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi,” tha Xhafaj.

  • Kushërira mjeke sqaron të vërtetën e Parashqevi Simakut, tregon pengun e nënës së saj! Fevziu: Largohet sa herë i flasin shqip

    Kushërira mjeke sqaron të vërtetën e Parashqevi Simakut, tregon pengun e nënës së saj! Fevziu: Largohet sa herë i flasin shqip

    Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.

    Në një mesazh drejtuar gazetares Mira Kazhani ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.

    Gazetarja ka kërkuar një nismë për të ndihmuar Parashqevi Simakun, këngëtaren e madhe shqiptare e cila u largua herët në SHBA, dhe prej asaj kohe shumë pak dihet për fatin e saj. Një video e postuar së fundmi në televizionin amerikan “ABC”, duket se tregon Parashqevi Simakun teksa pranon një çantë me ndihma që u shpërndahen të pastrehëve.

    Ndërsa gazetari Blendi Fevziu, i cili shpërndau sot videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare. Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.

    Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

    Pershendetje Zonja Mira,

    Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

    Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

    Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.

    Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.

  • Pasaportat më të fuqishme në botë, ja në cilin vend renditet Shqipëria

    Pasaportat më të fuqishme në botë, ja në cilin vend renditet Shqipëria

    Singapori ka ruajtur vendin e parë në renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas VisaGuide Passport Index.

    Finlanda është renditur në vendin e dytë, me 90,88 pikë, e ndjekur nga Spanja, me rezultatin 90,87.

    Më pas janë pasaportat daneze dhe italiane, të cilat vijnë me rezultate përkatësisht 90.63 dhe 90.58.

    Japonia zë vendin e 8-të, nga e 15-ta në shtator të vitit të kaluar.

    Malta, Franca, Austria dhe Hungaria e përfundojnë renditjen në top 10.

    Shqipëria renditet e 82-ta me 64.13 pikë

  • Provokuese, e talentuar dhe me batutën në majë të gjuhës/ Zbulohet një tjetër figurë e njohur që do hyjë në BBV4

    Provokuese, e talentuar dhe me batutën në majë të gjuhës/ Zbulohet një tjetër figurë e njohur që do hyjë në BBV4

    Provokuese, e talentuar dhe me batutën në majë të gjuhës/ Zbulohet një tjetër figurë e njohur që do hyjë në BBV4
    3 emrat e parë zyrtarë të figurave të njohura publike që do të bëhen pjesë e shtëpisë së “BBVA4”.

    Emrat e njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi, Laert Vasili dhe këngëtari Marin do të jenë pjesë e këtij edicioni që do të nisë më 21 dhjetor.

    Pas shumë spekulimeve, mësohet se edhe aktorja Cubi ka vendosur të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Me personalitetin e saj të veçantë dhe karakterin provokues, ajo do të sjellë shumë emocion, dinamizëm dhe surpriza për shikuesit.

  • Mediat britanike i bëjnë jehonë përballjes Shqipëri-Serbi, tifozët e “3 Luanëve” nuk i frikësohen kuqezinjve

    Mediat britanike i bëjnë jehonë përballjes Shqipëri-Serbi, tifozët e “3 Luanëve” nuk i frikësohen kuqezinjve

    “The Sun” ka pasqyruar situatën në grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Aty ndodhet Anglia, të cilës goglat i rezervuan përballë Shqipërinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë.

    Këto të fundit raportohen dhe si testi i vështirë duke i bërë kështu “dalje” kuqezinjve të Silvinjos. Kujtojmë se Shqipëria në të gjashtë përballjet me Anglinë njeh vetëm humbje.

    Media britanike ka prekur rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në pasqyrimin e saj tregon dhe për situatat e fundit që kanë ndodhur dhe pse të dyja përfaqësueset nuk kanë qenë duke u ndeshur bashkë.

    “The Sun” ka krijuar një sondazh ku pyet ndjekësit e saj, për rivalin më të vështirë të grupit. Me 72.3% votuesit kanë zgjedhur Serbinë. Shqipëria ka 17% të votave, ndërsa Andorra 7.3% dhe Letonia 3.4%.

  • Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik

    Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik

    Personi që shihni në foton e mëposhtme është 21-vjeçari Gjeto Gjonaj, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj. Gjeto Gjonaj humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë makina doli nga rruga, ku i riu mbeti i plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

    21-vjeçari ishte pjesë e stafit të Policisë së Burgjeve dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime dhe mbështetje familjes së të ndjerit.

    Postimi i plotë:

    “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

    Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë.

    Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd.

    Lamtumirë Gjet!”

  • Ish-futbollisti i Kombëtares nuk dëshironte Serbinë, Adrian Aliaj: Duan të na rr*hin, Silvinjo nuk më pëlqen sepse…

    Ish-futbollisti i Kombëtares nuk dëshironte Serbinë, Adrian Aliaj: Duan të na rr*hin, Silvinjo nuk më pëlqen sepse…

    Shqipëria do të jetë pjesë e grupit K në kualifikueset e Botërorit, ndërsa përballë do të ketë Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë.

    Adrian Aliaj, ish-lojtar i Kombëtares që jeton në Kroaci, nuk është aspak i kënaqur me shortin pikërisht për sfidën me Serbinë. Në anën tjetër ka shprehur pakënaqësi dhe ndaj Silvinjos, për mënyrën si foli pas shortit ku konsideroi çdo ndeshje finale. Kjo sepse sipas Aliajt presioni kalon te lojtarët.

    “Serbia nuk duhet të ishte në grupin tonë, për anën sportive dhe politike. Ju nuk i ndjeni shumë afër këto se jam pak më afër, ndeshja e tyre me Shqipërinë nuk është normale, është diçka jashtë futbollit.

    Nuk ekziston paqe mes shqiptarisë dhe serbëve. Është ndeshje që do jetë shumë e tensionuar, me urrejtje, shumë e vështirë për t’u luajtur. Nga ana e futbollit dhe ato kanë kualitet të na rrahin dhe në Shqipëri dhe në Serbi.

    Sa jemi ne në gjendje të përballojmë një grup të tillë. Mendoj se akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë.

    Akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë. Me Serbinë nuk krahasohemi fare nga ana e lojtarëve. Janë shumë herë më të mirë se ne. Të tentosh kualifikim është absurde këtë moment.

    Nuk më pëlqeu Silvinjo, që çdo ndeshje është finale. Pse të jetë presioni te lojtarët. Ti duhet të bësh detyrat e shtëpisë si trajner, nuk ka lidhje finale apo jo.

    Nuk po fus futbollin, është urrejtja, serbët duan të na rrahin”, u shpreh Adrian Aliaj për “Klan News”.

  • Reagimi epik i grupimit ‘TKZ’ pasi mësojnë përballjen Shqipëri-Serbi: A jemi Live?

    Reagimi epik i grupimit ‘TKZ’ pasi mësojnë përballjen Shqipëri-Serbi: A jemi Live?

    Shqipëria ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

    Kuqezinjtë do të jenë në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

    Grupimi Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar menjëherë me një postim në rrjetin social “Facebook”.

    “A jemi live”, ishte përshkrimi i tyre.

  • Akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij, 35-vjeçari: Më rr*hën në polici që të pranoja krimin, jemi rritur bashkë

    Akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij, 35-vjeçari: Më rr*hën në polici që të pranoja krimin, jemi rritur bashkë

    Ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Majlind Habibi i cili akuzohet se hodhi nga ura shokun e tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja u shënua më 2 dhjetor. Fillimisht u mendua se ishte vdekje aksidentale por më pas më 10 dhjetor u arrestua 35 vjeçari.

    Në gjykatë i riu ka mohuar krimin duke thënë se e kishte pranuar nga frika.

    “Me ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë. Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bera, por se kam bere une. Dikush tjeter që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por une nuk kam lidhje”

    Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime.

  • Zhduket 16 vjeçari në Korçë, e ëma denoncon në polici: U largua pasi i erdhi fleta e gjyqit. Akuzohet se vodhi një celular

    Zhduket 16 vjeçari në Korçë, e ëma denoncon në polici: U largua pasi i erdhi fleta e gjyqit. Akuzohet se vodhi një celular

    16 vjeçari nga Korça Anxhelo Abidini, pesë ditë me parë është larguar nga banesa pa njoftuar familjarët. Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, por kjo e fundit nuk ka renë në gjurmë të 16 vjeçarit.

    Nëna e të miturit Ermelina Mustafa thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

    “Të hënën është larguar, nuk e di arsyen, por i erdhi fleta e gjyqit dhe ai u tremb. Ne e kemi kërkuar. Ditën e mërkurë kam bërë denoncimin. E kemi kërkuar tëk të gjithë njerzit, por ende asgje. Nuk e di ku mund tëk jete, por mund te jetë jashtë Korçe.”, tha e ëma.

    Largimi i të miturit nga banesa është bërë pasi i ka ardhur njoftimi se duhej të paraqitej në seancën e parë në gjykatë si autor i dyshuar i vjedhjes së një celulari.