Author: editor

  • Lufta kundër krimit të organizuar/ Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, arrestohen 796 persona, sekuestrohen…

    Lufta kundër krimit të organizuar/ Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, arrestohen 796 persona, sekuestrohen…

    Europol njoftoi sot se autoritetet e zbatimit të ligjit nga i gjithë kontinenti u mblodhën për Ditën e Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (JAD SEE) 2024, ndërsa realizuan një operacion masiv për arrestimin e 796 personave, pjesë e krimit të organizuar.

    “Nga një qendër koordinimi e ngritur në Sarajevë, kolegë nga 26 vende ndërmorën veprime vendimtare kundër kërcënimeve kryesore kriminale në rajon. JAD SEE 2024 pa kapacitetet dhe burimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë në shënjestër të kërcënimeve të shumta kriminale, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e migrantëve, trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit ilegal dhe luftën kundër rrjeteve kriminale me rrezik të lartë”, njofton Europol.

  • “E kam përcjellë me muzikë”- Ndarja nga jeta e të atit, rrëfehet Alketa Vejsiu: Amaneti i fundit që më la babai

    “E kam përcjellë me muzikë”- Ndarja nga jeta e të atit, rrëfehet Alketa Vejsiu: Amaneti i fundit që më la babai

    Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e ftuar në një intervistë ka bërë një rrëfim prekës lidhur me humbjen e babait të saj.

    Alketa ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që kishte me të atin teksa ka shtuar se humbja e tij nuk ka qenë e lehtë.

    “Ky vit ka qenë i mbushur me lot. Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot. Më thoshte gjithmonë: Unë do të iki i lumtur sepse pata një fëmijë që nuk më zhgënjeu kurrë. Ti më bëre krenar” tha moderatorja ndërsa shtoi se babai i saj i ka lënë edhe një amanet.

    “Ai më la një amanet: të jem e lumtur dhe ta çoj jetën përpara.”

    Ndër të tjera Alketa tregoi se gjithmonë ka qenë vajza e të atit dhe se ai ka qenë fansi i saj më i madh teksa u shpreh se “dashurinë e tij nuk do ma zëvëndësojë askush”.

    “Unë kam qenë gjithmonë goca e babit. Ai ishte fansi im më i madh, dhe mesazhet e tij të fundit janë dëshmi e një dashurie që nuk do të ma zëvendësojë askush.”

    Moderatorja tregoi gjithashtu se e ka përcjellë të atin me muzikë, një dëshirë që i ndjeri e kishte shprehur para se të vdiste.

    “E kam përcjellë me muzikë, siç ma kërkoi. Ai donte që unë të vishesha me të bardha dhe që funerali i tij të ishte një festë, jo një pikëllim. Muzika ishte ajo që e shoqëroi deri në fund, ashtu siç do të kishte dashur gjithmonë,” përfundoi ajo në Mirëmbrëma Yje.

  • Rexhë Byberi kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për kryebashkiakun e Tropojës

    Rexhë Byberi kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për kryebashkiakun e Tropojës

    NJOFTIM PËR MEDIAT

    Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr. Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:
    Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.
    Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Tiranë, më datë 13.12.2024

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • I biri u arrestua për armëmbajtje pa leje, flet babai i 14-vjeçarit në Vlorë: Pistoletën e gjeti në një banesë të braktisur! Isha unë që denoncova rastin

    I biri u arrestua për armëmbajtje pa leje, flet babai i 14-vjeçarit në Vlorë: Pistoletën e gjeti në një banesë të braktisur! Isha unë që denoncova rastin

    Babai i 14-vjeçarit të arrestuar nga policia e Vlorës nën akuzën për armëmbajtje pa leje, ka deklaruar se ka qenë vetë ai që i ka dhënë informacion shkollës në lidhje me ngjarjen, pas një video të cilën ia ka treguar i biri, ku gjendej në mal me disa shokë duke bërë një nga sfidat e TikTok.

    Ai ka sqaruar se arma nuk ka qenë e djalit të tij dhe se i biri i ka rrëfyer se e kanë gjetur bashkë me disa shokë në një banesë të braktisur.

    “Djali s’ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur, se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trekatësh afër shkollës. Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin”, u shpreh ai.

    Fjala e plotë:
    Jam babai i Valentinit kam ardhur t’i sjell diçka pavarësisht se ai ka ushqim nga institucionet.
    Marr shkas një video që kam parë dje në rrjetet sociale se djali im ka qarkulluar në shkollën “Rilindja” me një pistoletë, është lajmi rremë.
    Informacionin policisë ia kam dhënë unë nis nga një video që më tregoi im bir që kishte bërë me shokët dhe u shqetësova. Kishin jë problem tjetër në shkollë.

    Qarkullonte një lojë në TikTok, marrin një shok e hedhin dhe e presin, është lojë e rrezikshme. Isha në një mbledhje me drejtoreshë, mësuesen kujdestare. E ngrita si shqetësim, pashë një video që më tregoi djali u thashë dhe nuk isha i sigurt apo ishte pistoletë lodër, këtë informacion ua kam dhënë unë.
    U takuam me punonjësit e policisë në shkollë dhe erdhëm në polici me telefonin e djalit, pamë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin.

    Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trekatësh, këtu afër shkollës. Jo afër shtëpisë sime, kanë qenë disa shokë që e kanë gjetur, e kanë marrë dhe kanë shkuar në mal ku kanë bërë video për TikTok, dhe më vonë e kanë fshehur.

    Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera.

    Djali s’ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur, se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trekatësh afër shkollës. Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin.

  • GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim

    GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

    Nga të pandehurit, vetëm tre prej tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar: Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa të tjerët kanë kërkuar gjykim të zakonshëm. Kërkesa për gjykim të shkurtuar do të shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.

    Më 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve për 12 personat e akuzuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

    Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023. Për gjykim janë dërguar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

    Ndërkohë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është ndarë nga kjo çështje, pasi po hetohet për një akuzë tjetër, atë të korrupsionit.

  • Zbardhen detaje të reja nga sherri mes të rinjve në Fier, shkak i konfliktit u bë një postim në Snapchat

    Zbardhen detaje të reja nga sherri mes të rinjve në Fier, shkak i konfliktit u bë një postim në Snapchat

    Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Fier, ku dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr të çastit.

    Si pasojë konfliktit, njëri prej tyre ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë, ndërsa tjetri është arrestuar dhe marrë në pyetje.

    Raportohet se autori ka dëshmuar se shkak për sherrin, është bërë një debat mes të rinjve për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

    Ata janë konfliktuar sapo kanë hyrë në oborrin e shkollës.

    Raportohet se shkolla është e pajisur me roje dhe oficerë sigurie, ndërsa mësimi ka vijuar normalisht, dhe situata është mbajtur nën kontroll.

  • Dalin çmimet mesatare të shitjes së banesave, cilat janë zonat më të shtrenjta

    Dalin çmimet mesatare të shitjes së banesave, cilat janë zonat më të shtrenjta

    Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes së banesave për çdo zonë kadastrale të Tiranës, 60 bashkive të tjera dhe 23 njësive administrative në shkallë vendi.

    Çmimet mesatare të shitjes së banesave në tregun e lirë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, të cilat hyjnë në fuqi pas botimit të urdhrit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Enti Kombëtar i Banesave (EKB) sqaroi për Monitor se çmimet të shitjes së banesave të përllogaritura për herë të parë për çdo zonë kadastrale në Republikën e Shqipërisë do të shërbejnë si referencë për të vlerësuar nëse vendoset të blihen banesa apo të ndërtohen banesa sociale në njësitë vendore, si dhe për përcaktimin e kufirit të dhënies se kredive të zbutura nga shteti.

    “Çmimet shërbejnë për të vlerësuar, nëse në territorin e ndonjë njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtosh apo të blesh në treg ndërtesa të gatshme.

    Çmimet përdoren si nivel reference në rastet, që vendoset të blihen banesa në tregun e lirë.

    Përdoren për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit, për masën e subvencioneve të interesave të kredisë dhe ndihmon në procedurën e dhënies së kësaj kredie për familje që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuar nga shteti”.

    Në Tiranë çmimi mesatar i shitjes -blerjes në tregun e lirë është 124,316 lekë për metër katror. Bashkia e Tiranës është e ndarë në disa zona kadastrale për të cilat janë përcaktuar çmimet mesatare.

    Në bashkinë Durrës çmimi mesatar i shitjes përllogaritet 71,157 lekë për metër katror.

    Në bashkinë Vlorë çmimi është përllogaritur 68,680 lekë për metër katror.

    Në Sarandë 88,050 lekë për metër katror. Në bashkinë Fier çmimi mesatar i shitjes është 55,375 lekë për metër katror.

    Në njësitë administrative, si Farkë është përllogaritur çmimi mesatar 157,000 lekë për metër katror, në Dajt 82,280 lekë për metër katror, në Ishëm 93,000 lekë, në Dhërmi 186,400 lekë etj.

    Përllogaritja e çmimeve mesatare të shitjes është mbështetur në metodologjinë e miratuar në udhëzimin nr.1 datë 17.03.2023.

    Në metodologji përcaktohet se mesatarja e çmimeve të tregut për çdo zonë kadastrale llogaritet si mesatare aritmetike e të gjitha çmimeve për metër katror. Në llogaritjen e çmimit mesatar përjashtohen nga llogaritja çmimet e grupit të dhjetë (decil) më të lartë, kur mesatarja e çmimeve të këtij grupi është më e lartë 1.3 herë sesa mesatarja e nëntë grupeve të tjera./MONITOR

        

  • Debate në Kuvend për aferat korruptive të Ballukut, Shehaj: Ja si zv/kryeministrja bëri “rrush e kumbulla” 1.3 miliardë euro…

    Debate në Kuvend për aferat korruptive të Ballukut, Shehaj: Ja si zv/kryeministrja bëri “rrush e kumbulla” 1.3 miliardë euro…

    Aferat korruptive të zv/kryeministres Belinda Balluku u bënë objekt debati dje në Kuvend. Në një seancë të nxehtë, deputeti i opozitës, Agron Shehaj ka shpërthyer në akuza të forta ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar për abuzime të rënda financiare dhe aferat korruptive që mbajnë mbi kurriz 1.3 miliardë euro. Sipas tij, Balluku ka ndihmuar në devijimin e këtyre fondeve për projekte dhe tendera të dyshimtë, që dyshohet se janë përdorur për interesa personale dhe grupore. Debati ka marrë përmasa të tensionuara, pasi ai zbuloi se ka kërkuar një interpelancë urgjente për ministren, duke kërkuar sqarime lidhur me akuzat për shpenzime dhe projekte të dyshimta që janë përfshirë në qeverisjen e saj.

    Por, edhe pse ka 6 muaj, sipas deputetit Shehaj, Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën për interpelancë, duke mbrojtur ministren dhe duke e konsideruar këtë si një manovër të opozitës për të minuar imazhin e qeverisë. Gjithashtu ai dh kolegët e tij, kanë theksuar se pasqyra e projekteve të financuara me fondet e shtetit nën udhëheqjen e Ballukut është plot me kontrata të dyshimta dhe manipulime që sjellin përfitime të jashtëligjshme për individë të caktuar. Ata kanë bërë thirrje për hetime të thelluara dhe transparencë mbi mënyrën se si janë shpërndarë këto fonde dhe se si janë menaxhuar projektet infrastrukturore që kanë pasur përfitues të dyshimtë. Për këtë arsye, ky debat ka nxitur një valë tensioni dhe përplasjeje mes mazhorancës dhe opozitës, duke treguar se çështjet e korrupsionit dhe menaxhimit të fondeve publike mbeten një nga temat më të nxehta dhe të diskutueshme në politikën shqiptare.

    Reagimi i Shehajt

    Konkretisht deputeti Agron Shehaj i është drejtuar dje në Kuvend kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke kërkuar se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga ana e tij me ministren Belinda Balluku. Shehaj u shpreh i indinjuar se ka 6 muaj që kërkon interpelancë me Ballukun për një aferë gjigande me vlerë 1.3 miliardë euro. “Nuk ka nevojë të ngre zërin nëse respektoni rregulloren. Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku për aferën gjigande 1.3 miliardë euro. Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e till? Pse i fshiheni interpelancave, a mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj. Pas indinjatës së Shehajt, Spiropali u justifikua teksa theksoi se interpelanca e kërkuar nga Shehaj është vendosur në kalendar dhe do të zhvillohet.

  • Vrasja e Martin Canit/ Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit, u përdor…

    Vrasja e Martin Canit/ Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit, u përdor…

    Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

    Burime për Abc News thanë se janë gjetur 2 profile ADN-je, e Martin Canit dhe të plagosurit Luis Mecja ndërsa është përdorur vetëm nga autori Mario Përlleshi.

    vijon…

  • Kujdes, sot është e premte dhe…data 13! Pse konsiderohet ‘ditë tersi’?

    Kujdes, sot është e premte dhe…data 13! Pse konsiderohet ‘ditë tersi’?

    Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por edhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, njërëzit mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë takimet për një ditë tjetër.

    Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

    Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”.

    Nëpër disa linja ajrore, prej kohësh radha 13 nuk figuron më. Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite

    Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12. Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhamedit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

    Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit.