Author: editor

  • “Nuk e kam dashur kurrë”- Në një lidhje në BBV, banorja bën deklaratën për këngëtarin: Me dikë mund të flesh edhe…

    “Nuk e kam dashur kurrë”- Në një lidhje në BBV, banorja bën deklaratën për këngëtarin: Me dikë mund të flesh edhe…

    Xheneta Fetahu, banorja e Big Brother VIP që prej hyrjes ka krijuar një romancë me njërin nga konkurrentët, Gjestin.

    Çifti shpesh shihen të kalojnë kohë së bashku duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

    Mirëpo së fundmi gjatë një bisede me banorët e tjerë, Xheneta ka bërë një deklaratë teksa është shprehur se momentalisht ajo nuk ndjen dashuri për Gjestin por vetëm një tërheqje fizike.

    “Mua nuk më intereson dashuria e tij (Gjestit) mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta.

  • Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, magnituda dhe epiqendra

    Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, magnituda dhe epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm.

    Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.

    Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra.

    Mediat në Greqi raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhe që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.

    Nuk ka ende informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të lënduar.

  • Cilët janë VIP-at që pastrojnë paratë e grupeve kriminale? Gazetarja tregon si funksionon skema

    Cilët janë VIP-at që pastrojnë paratë e grupeve kriminale? Gazetarja tregon si funksionon skema

    Gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci, ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa diskutohej tema se “Ku shkojnë paratë e krimit”. Daci tha se paratë e krimit pastrohen nga artistët. Sipas saj artistët janë mënyra më e mrië për të jusfitikuar paratë, pasi ata i deklarojnë si shuma të hedhura nga fansat.

    “Një metodë e thjeshtë për të pastruar paratë është nëpërmjet artistëve. Artistët justifikojnë pafudn paratë e krimit të organizuar. Nëpër koncerte. Ata thonë që isha në koncert në “X” vend, dhe paratë më janë hedhur nga fansat”, tha Daci.

    Çfarë ndodh me pronat e krimit pasi ato konfiskohen nga shteti? Kjo ishte një tjetër pyetje në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. Gazetarja Daci tha se të njëjtat prona që konfiskohen nga shteti blihen po nga njerëz të afërt apo familjarë të poseduesit të parë. Sipas saj askush nuk do të guxonte të blinte prona të krimit, pasi do ju binte menjëherë telefoni.

    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Çfarë ndodh me pronat e sekuestruara?

    Daci: Askush nga ne nuk guxon të blejë pronat e eksponentëve të krimit të organizuar.

    Borakaj: Po Pse?

    Daci: Se ata të çojnë sms nga atje ku është. Ka ndodhur me pronat e vëllezërve Murati, pronat nuk janë shitur. Nga ana tjetër ka një gjë interesante, u bë një investigim dhe rezultonte se disa nga pronat që sekuestroheshin nga shteti bliheshin nga familjarët e atyre që ju sekuestrua me vlera dhe më të ulta. Këtu nis problemi, që pronat që konfiskohen blihen nga të njëjtët njerëz që i kanë konfiskuar më përara. Sa i përket apartamenteve apo hoteleve luksoze ti nuk guxon ta blesh. Kemi rastin e “Hotel Vollgës” që ti nuk guzon ta blesh se është Emiljano Shullazi nga mbrapa.

    Borakaj: Po Santa Quaranta?

    Daci: Ajo shkoi po te Balilët, po te e njëjta familje

  • Basha: Te Demokratët EuroAtlantikë kemi kolosë, Rakipi: Ku i ke aman se na çmende? Në Atlantik ka vetëm peshq…

    Basha: Te Demokratët EuroAtlantikë kemi kolosë, Rakipi: Ku i ke aman se na çmende? Në Atlantik ka vetëm peshq…

    Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se drejton partinë Demokratët Euro Atlantikë dhe se kjo parti ka në gjirin e vet “kolosë”, të cilët do të garojnë në zgjedhje.

    I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se pse e mbajti vulën e PD-së me procese gjyqësore kur nuk e kishte me vete anëtarësinë, Basha tha se nuk është e vërtetë që shumicën e anëtarësisë e ka Berisha dhe se këtë e vendos statuti dhe jo perceptimi i publikut.

    Biseda në studio:

    Rakipi: Për një kohë të gjatë ju bëtë një luftë për vulën në PD. Dje gjykata regjistroi përfundimisht Saliun si kryetar, pra pronarin, që ia këpute vulën ca kohë, e mori prapë. Ju e mbajtët vulën me procese gjyqësore kur qartazi anëtarësia nuk ju donte, por donte Berishën. Pse e patë të arsyeshme të mbanit vulën kur nuk kishit legjitimitet në PD?

    Basha: “Si në cdo realitet funksionojnë statute dhe ligjet. Dikush thotë je ti shumicë, dikush thotë je pakicë, dikush thotë duan Saliun, të tjerë thonë duan Lulin, por vendos ligji dhe statuti. E kemi çuar në rekurs në GJykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ka thënë se apeli duhet ta shqyrtojë në themel çështjen. Gjykata e Apelit në thyerje të këtij vendimi nuk e ka hapur fare çështjen dhe ka thënë se pala e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet. Kjo ka shkuar në Gjykatë të Lartë dhe presim drejtësi”.

    Rakipi: Akoma? Nuk e merr aty. Në këtë rast, Saliu i ka ata (anëtarësinë).

    Basha: “Ti operon me idenë që ndoshta të është ngulitur që në vitet 90’ kur ke qenë afër Marshallit, që PD është pronë private e Berishës”.

    Rakipi: Padyshim. Atëherë isha i ri dhe mendoja kështu. Tani mendoj më keq akoma, ai është pronari. Ti e pranove në njëfarë mënyrë.

    Basha: “Jo thashë të kundërtën, PD nuk është klubi Partizani që të privatizohet dhe të bëhet pronë, as e një njeriu dhe as e një familje”.

    Rakipi: Është më shumë se klubi, vetëm ti nuk e paske kuptuar…

    Basha: “Ky është mendimi juaj. Jo vetëm nuk jam dakord, por është premisa që PD nuk mund të jetë kurrë pronë private e një njeriu. Në çdo gjykatë do ta kërkojmë deri në Strasburg, derisa të kthejmë drejtësinë në këtë vend. Kjo nuk na pengon të vazhdojmë me ndërtimin e alternativës tonë politike që do ta kemi në zgjdhje”.

    Rakipi: Çfarë alternative, ti nuk ke emër tani.

    Basha: “E kemi Demokratët Euroatlantik. Do të përdorim hapësirën që na jep Kodi që lista e hapur dhe program ynë të jenë ofertë”.

    RAkipi: Kjo demokratët euroatlantikë, do ti kërkosh në oqean tani, ngaqë nuk ke kët?. Në Atlantik nuk ka njerëz o vlla, peshq ke… Ti thua jemi demokratët euroatlantikë, ai e ka rrëmbyer të gjithën pronën e vet…

    Basha: “Ai ka mbyllur në një grup të vogël njerëzish egoistë, që për fatet e tyre i kanë vënë shkelmin shpresave të demokratëve për ndryshim”.

    Rakipi: Edhe njerëzit që ke krijuar ti, i mori ai. E puthin në ballë atë.

    Basha: “Janë njerëz që e kanë parë PD-në si mënyrë përfitimi personal. Jam i lumtur që nuk janë më në krahun tim. Sot kam njerëz që janë kolosë. Ndoshta emrat e tyre nuk kanë arritur të shpalosen në media, por janë njerëz që kanë luftuar dhe kanë qëndruar”.

    Rakipi: Ç’kolosë? Ku i ke kolosët o vlla se na çmendo ore, ku i ke kolosët?

    Basha: “Kolosë në qëndrim, kolosë në mendim, kolosë në angazhim, sepse në një kohë të vështirë kur njerëzve që u kishim vënë spaletat e rënda dhe shkuan të lëpijnë atë që kishin pështyrë, këta njerëz të tjerë, që ti ndoshta i njeh një pjesë prej tyre”.

    Rakipi: Ku janë ore nxirri! Ti thërrasim këtu edhe ti intervistojmë.

    Basha: “Një pjesë edhe i ke patur, deputetë, anëtarë kryesie”.

    Rakipi: Pampurin njoh unë vetëm. Kush është tjetër? Të ikën edhe ata G-12? Ky që kishe më të afërtin, Alibeu, iku krijoi 1912-tën.

    Basha: “Shumë mirë, ashtu e ka menduar edhe ai si ty, që PD është pronë e Berishës dhe duhet parti tjetër. Ndërsa unë dhe qindra mijëra të tjerë, mendojmë se PD nuk mund të jetë pronë private e askujt dhe do të luftojmë deri në fund në gjykatë ndërkohë do të bëjmë betejën para shqiptarëve”.

    Rakipi: Ti qofsh por unë nuk e kuptoj këtë gjë. Ai tani pronari, i mori të gjithë, edhe ata që kishe ti, madje dhe ata që krijove ti. Ti më thua mua ka kolosë, jo po ka lindur Sami Frashëri dhe Petro Nini Luarasi që të vijnë te ty. Ku i ke mo?

    Basha: “Re me këmbët e tua brenda. Ti pranon se një numër individësh në disa raste, sic e the vetë, të nxjerrë nga anonimati nga unë, të veshur me besim nga vota e demokratëve dhe pastaj që janë zhytur në xhepin e interesave të tyre të vogla, që kanë filluar të lëpijnë me shumë pasion atë që kanë pështyrë për tre vite dhe që rrethojnë sot një drejtues politik non-grata nga SHBA dhe MB, i pandehur për korrupsion, përbëka alternativë, ndërsa një grup që pikërisht këtë refuzon, premisën e një partie pronë private, një grup që ka qëndruar para një lumi vreri, shpifjesh, sulmet nga më të egrat, jo vetëm verbale, se janë në pazar me njëri tjetrin, pse qëndrojnë? Sepse besojnë te diçka më e madhe, ia vlen ta bësh këtë luftë. Pra i merr shqiptarët në këtë supozim si peshq. Unë nuk i shoh si peshq”.

  • Termët i fortë në Greqi, ja epiqendra

    Termët i fortë në Greqi, ja epiqendra

    – Një termet i fortë ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte.

    Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.8 I shkallës Rihter.

  • Sherr mes dy nxënësve në Fier, njëri prej tyre plagoset me thikë

    Sherr mes dy nxënësve në Fier, njëri prej tyre plagoset me thikë

    Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, dy nxënës janë konfliktuar me njërin tjetrin.

    Njëri prej tyre ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin duke i shkaktuar plagë.

    I mituri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshëm për autorin si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

  • Keni plane për fundjavën? Meteorologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit

    Keni plane për fundjavën? Meteorologia Lajda Porja tregon ‘surprizat’ e motit

    Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se priten reshje shiu dhe dëbore në vend. Temperaturat do të jenë në vlera negative ndërsa era e fortë do të prekë zonat bregdetare.

    “Të shtunën do të ketë sistem vranësirash që do të përfshijë të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet të dendura dëborenë verilindje dhe juglindje. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes me të paktën 2-3 gradë, megjithatë mbeten në vlera negative -1 apo -2 zonat malore. Nuk do të mungojnë stuhitë e forta të erës përgjatë vijës bregdetare. Edhe e diela do të mbetet e paqëndrueshme, por ulet ndjeshëm intensiteti I reshjeve.

    Mbetet Ultësira Perëndimore me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, mbeten zonat malore me reshje dëbore. Temperaturat e ajrit parashikohen gjatë fundjavës minimalet -2 në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 15 gradë temperature tipike dimri. Problematikë do të mbetet parametri I erës, ku herë pas here do të jetë mbi 60 km në orë.”, u shpreh ajo.

    Sa i përket rajonit:

    “Parashikohet një fundjavë e paqëndrueshme për Kosovën. E shtuna dhe e diela do të kenë reshje, më së shumti dëbore. Më të dendura të shtunën, dhe më të pakta të dielën. Edhe për RMV e shtuna dhe e diela do të jetë e paqëndrueshme, duke sjellë rrebeshe shiu dhe reshje dëgbore, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë të shtunës.”

  • Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Gazetarja jep detaje: Ka dyshime se mund të jetë…

    Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn? Gazetarja jep detaje: Ka dyshime se mund të jetë…

    Prej 9 gushtit të vitit 2022, nuk ka asnjë informacion mbi “Mbretin e basteve” Ervis Martinaj. Është folur shumë për inskenim, zhdukje apo dhe deri te eleminimi fizik i tij, por asnjë nga këto deri më sot nuk është thënë apo pranuar publikisht nga autoritetet shqiptare.

    E ftuar në studion e “Quo Vadis”, gazetarja e kronikës së zezë Glidona Daci, tha se autoritetet duhet të reagojnë mbi këtë çështje pasi tashmë është bërë një kohë e gjatë.

    Ndërsa shtoi se ka patur dyshime që ai mund të jetë zhdukur, pasi polumbarët e RENEA-s kanë bërë disa kërkime në bregdetin e jugut.

    Pjesë nga biseda:

    Daci: “SPAK në lidhje me çështjen e Vis Martinajt pasi ai prezupohet të jetë i gjallë. Ka disa masa sigurimi në drejtim të tij. Ndërkohë, Prokuroria e Lezhës, po heton për zhdukje personi pas denoncimit të familjarëve. Ka patur verën e këtij viti disa kontrolle. Ka ngritur pikëpyetje zhytja e polumbarëve në disa pika të bregdetit të jugut, pasi ka dyshime se Martinaj mund të jetë ekzekutuar. Në informacionet qe unë kam, SPAK në bazë të një tjetër procedimi penal ku janë anëtarë të grupit të Ervis Martinajt, është duke u hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ervis Martinajt”.

    Borakaj: Nga këto aplikacionet nuk ka nga këto detaje?

    Daci: “Është përfolur në MATRIX. Por ka një problem të madh që ne gazetarët duhet ta dimë, që MATRIX është kapur për 3 muajt e fundit. Ajo që mua më shqetëson dhe duhet të kishim një përgjigje është: Kanë apo jo indicie, prova, fakte, e ka inskenuar apo është vrarë Vis Martinaj? Armiq Martinaj ka patur shumë, përplasje të forta ka patur me eksponentë të krimit aty ku jetonte, në Tiranë, në Durrës. Duke qenë se ka patur kaq shumë përplasja një dyshim ëhstë që ai të jetë rrëembyer zhdukur e më pas ekzekutuar”.

  • E rëndë në këtë shtet/ Zjarri ‘pushton’ spitalin, raportohet për viktima

    E rëndë në këtë shtet/ Zjarri ‘pushton’ spitalin, raportohet për viktima

    Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr përfshiu një spital në Indi. Autoritetet kanë njoftuar se personat kanë humbur jetën ndodheshin brenda një ashensori spitalor.

    Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshiu spitalin. Fillimisht zjarri ka rënë në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

  • Nuk ndalet humnera/ Ja çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

    Nuk ndalet humnera/ Ja çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 94.2 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.