Author: editor

  • “Shenja që humb kontrollin me parat”, Meri Gjini: Hëna e plotë te Binjakët, kush rrezikon këto 4 ditë

    “Shenja që humb kontrollin me parat”, Meri Gjini: Hëna e plotë te Binjakët, kush rrezikon këto 4 ditë

    Astrologia Meri Gjini, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë parashikimin e Horoskopit për 4 ditët e mbetura të javës.

    Dëshira për festat është shumë e madhe. Jemi shumë afër Hënës së plotë të binakëve ditën e diel dhe gjithashtu në këtë ditë mërkuri rikthehet në të drejtë. Përmirësimi i parë vjen në humorin e përditshëm. Kjo Hënë nuk është për vendimarrje, por është për pjesën festive dhe ka tendencë të nxisë plae me miqë e shokë.

    Venusi është te Ujorët dhe është në gradë të barabarta me Marsin në të kundërt. Sot dhe nesër kujdes në raportet njerëzore sepse mund të krijojë përplasje që ju nxjerrin nga terezia. Kujdes me shpenzimet pasi është tendenca për të humbur busullën, por nuk është koha.

    Dashi

    Mos bëni shpenzime sot dhe nesër. Blerjet e rëndësishme vendosini në agjendë nga nesër në drekë dhe në vazhdimësi. Me Hënën e plotë është e sigurt që do e gjeni veten në argëtim dhe jashtë shtëpie.

    Demi

    Venusin në hyrje të kundërt, ballë për ballë me Luanët, bën që vëmendja të kalohet në raportet në çift. Edhe pak duhet të ruani ekulibrat, për të ruajtur gjërat që keni të rëndësishme. Kujdes me komunikimin. Hëna e Plotë vjen me dilema në raportet personale. Jeni të ngatërruar, pqëpiquni të rezervoheni këtë periudhë.

    Binjakët

    Hënën e Plotë e kanë te vetja, Mërkurin e kanë ballë për ballë nga e diela. Kujdes me eproët në punë. Hëna te ju ka tendencën për të nxjerrë ngarkesën që kanë nga dikush. Nga e diela fillon një periudhë që është më e rjedhshme dhe i plotëson kollaj pritshmëritë.

    Gaforrja

    Me tendencën për tu marrë me veten vjen kjo Hënë e Plotë ditën e diel. Kanë nevoj për shplodhje. Do i gjejë fundjava duke u marrë me veten dhe mirë do të bëjnë. Venusi në të kundërt me Marsin sjell dilema në raportet profesionale dhe nxit ngarkesa në punë. Gjatë kësaj periudhë do kenë dilema për profesionin, deri në fund të dhjetorit.

    Luani

    Me planet që nuk i kanë shumë të qarta dhe që nuk shkojnë siç i presin, si në çështjet materiale apo praktike. Me pjesën e kohës duhet të jeni tolerant. Ka shtyrje të ndjeshme, por gjithsesi ka realizime. Hëna e Plotë te Binjkët bën që planet në mendjen tuaj të jenë në ndryshim e sipër.

    Virgjëresha

    Hëna e plotë ka një tendencë që t’i përjetojnë shumë të ekzagjeruara përgjesitë dhe problemet që kanë. Do ishte mirë të mos e nxjerrin në familje këtë hiperbolë. Sot dhe nesër mos u përpiqni të vendosni pikat mbi i. Më pas vjen lehtësimi.

    Peshorja

    Ka në plan ose duan që të lëvizin të bëjnë udhëtime të gjata. Por këtë plane do realizohen në varësi të xhepit. Pjesa më e madhe nuk marrin përgjigje pozitive nga xhepi. Sot Venusi nuk është i keq. Nuk ka vështirësi që ndihen.

    Akrepi

    Gjithë problematika e kohës për akrepat, nga sot deri në 23 dhjetor ka të bëjë me mënyrën si do menaxhojnë lekun e tyre. Ekonomia dhe shpenzimet është shqetësimi është ajo që duhet të kontrollohet prej tyre. Kujdes me mënyrën si do të trajtoni raportet personale në çift, të dielën dhe të hënën.

    Shigjetari

    Vështirësia e tyre me këtë Hënë të Plotë ballë për ballë i përket jetës në çift. Do e gjejnë veten sikur nuk kanë ku të shprehen dhe nuk gjejnë suport. Por duhet të jeni të sigurt që ju kuptojnë. Sqarimet me gjysmën tuaj më të mirë lini pas ditës së diel.

    Bricjapi

    Me këtë Hënë të Plotë duhet të jenë të kujdesshëm me fizikun e tyre. Me gripin, virozat ose shqetësimet që i përkasin familjes. Venusi ka të bëjë me dëshirën e madhe të arratisjej për tu marrë me veten dhe për të shpenzuar për veten. Kush ka mundësi le ta realizojë. Ritmi i tyre vjen duke u përshpejtuar nga dita e hënë.

    Ujori

    Është e vështirë për të gjetur rrugën e duhur për të arritur objektivat e tyre. Për çështje në familje apo që ka të bëjë me këmbimet monetare. Nesër dhe në vazhdim gjeni formën dhe mënyrën për të zgjidhur çëhtjet. Hëna e Plotë nxit lëvizje. Do e gjeni veten të rrethuar me miqë e shokë.

    Peshqit

    Neptuni është te ata dhe prek të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës. Ngjyrosen nga stresi dhe ankthi që është jo detyrimisht me arsye. Sot dhe nesër mund të zgjidhin ose korigjojnë çështje të vogla. Mos e ekzagjeroni me xhepin sepse nuk është kohë e mirë.
    /vizionplus.tv

  • “Zar i bandave”, Bardhi sulmon ashpër Piro Vengun në Kuvend: Ti je i pavotuar, ty të njoh vetëm si…

    “Zar i bandave”, Bardhi sulmon ashpër Piro Vengun në Kuvend: Ti je i pavotuar, ty të njoh vetëm si…

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që siç tha Bardhi ka bërë për Portin e Durrësit.

    Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi e quajti Vengun si një zar, ndërsa i tha atij se është i pavotuar, por i emëruar nga bandat.

    “Nuk bëjmë pushim që zotërisë ti dalë gjumi dhe të vijë në sallë. Ministri e ka për detyrë të jetë në seancë. Nuk presin deputetet që ti dalë gjumi Piros, por Piro rri këtu pinc për t’iu përgjigjur deputetëve”, tha Bardhi.

    Gazment Bardhi: Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë.

  • Xhaka “fiku” Interin, Klinsman e ngre mesfushorin shqiptar në qiellin e shtatë

    Xhaka “fiku” Interin, Klinsman e ngre mesfushorin shqiptar në qiellin e shtatë

    Bajer Leverkusen mposhti të martën 1-0 Interin në Ligën e Kampionëve. Goli i Nordi Mukiele në minutën e fundit të ndeshjes i dha tri pikë “Aspirinave”, duke bërë që italianët të pësojnë humbjen e parë pas gjashtë ndeshjeve në këtë turne.

    Nëse lëmë pas Mukiele, që si autori i golit të vetëm u shpall lojtari i ndeshjes, një rol kyç në mesin e fushës për gjermanët kishte edhe Granit Xhaka.

    Mesfushori shqiptar “fiku” rivalët me performancën e tij dhe sipas “SofaScore” me notën 7.9 është futbollisti i dytë më i vlerësuar i takimit.

    Xhaka bëri 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime ai kompletoi 98, me 94 përqind saktësi. Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele. Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë.

    Pas ndeshjes Graniti tha se duhet të punojnë për të marrë të tjera pikë. “Të gjithë duhet të punojmë shumë deri në Krishtlindje. Ne kemi nevojë për pikë, nëse luajmë në mënyrë kaq të kontrolluar, fitojmë ndeshje. Ndaj Interit ishim totalisht dominuese. Është fakt që ata nuk e goditën në asnjë rast portën tonë”, tha Xhaka. Bajer Leverkusen grumbullon 13 pikë në renditje.

    VLERËSIMI NGA KLINSMAN – Ndërkohë legjenda gjermane, Jyrgen Klinsman, e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka. Klinsman deklaroi se Xhaka jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes është lider. Kështu ka raportuar të martën për “Bild”. 60-vjeçari ka shtuar se Xhaka është prej futbollistëve kryesor te skuadra e Bajer Leverkusenit. “Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka.

    Ai është lideri, futbollisti kryesor në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim edhe Florian Virc po bëhet një futbollist gjerman i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klinsman. Xhaka është duke e kaluar edicionin e dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Ksabi Alonso. 32-vjeçari në sezonin e parë me klubin gjerman e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, sikurse ishte finalist edhe në Ligën e Europës. Graniti është i lidhur me “Aspirinat” deri në verën e vitit 2028.

    PANORAMASPORT.AL

  • Aksidentohet në Beograd autobusi i linjës ‘Tiranë-Bruksel’. Humb jetën një grua (Foto)

    Aksidentohet në Beograd autobusi i linjës ‘Tiranë-Bruksel’. Humb jetën një grua (Foto)

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një autostradë të Beogradit.

    Autobusi i kompanisë shqiptare “PATI Travel” u përfshi në një aksident të rëndë në Serbi. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fuqishme duke tronditur pasagjerët në autobusin e linjës Bruksel – Tiranë por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    Sipas “Boldnews”, në automjetin tjetër të përfshirë në aksident raportohet se një grua ka humbur jetën, por trupi i saj ende nuk është nxjerrë nga automjeti.

    Gjithashtu brenda automjetit tip veturë raportohet për persona të tjerë të plagosur të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

  • Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt, zhvillime të mëdha në politikën shqiptare

    Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt, zhvillime të mëdha në politikën shqiptare

    Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë, teksa foli për shpalljen “non-grata” të Artan Grubit, ish zv-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

    Ngjela tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime të forta që lidhen me zotimin e SHBA-së për të hequr korrupsionin.

    Ai deklaroi në një dalje televizive se këto zhvillime kanë të bëjnë me politikën në Shqipëri.

    Blinken paralajmëron kundër konflikteve të reja në Siri
    “SHBA është zotuar që do të na heqë korrupsionin dhe atë po bën. Ai zotim është bërë botërisht dhe e ka thënë Blinkeni. Por pse? Sepse kanë një interes shumë të madh për Shqipërinë, duan ta kenë partner kryesor në Evropë, jo vetëm në Ballkan. Veprimet e tyre janë shumë të qëndrueshme dhe po e vazhdojnë politikën e tyre. Dhe mendoj se shumë shpejt në Shqipëri do të kemi zhvillime të forta sa i përket politikës”, theksoi avokati.

  • Tronditëse në Vlorë/ Prej 10 ditësh gruaja fle me trupin e pajetë të nënës, kushërira: U u rrah nga vëllezërit dhe… (Video)

    Tronditëse në Vlorë/ Prej 10 ditësh gruaja fle me trupin e pajetë të nënës, kushërira: U u rrah nga vëllezërit dhe… (Video)

    Këtë të enjte, një histori tronditëse është pasqyruar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një grua që jeton në kushte ekstreme, po përballet me kërcënime serioze për jetën e saj.

    Thirrja për ndihmë erdhi nga kushërira e saj, e cila kontaktoi redaksinë për të ndarë shqetësimin e madh që po përjeton.

    Sipas rrëfimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton e vetme në një ndërtesë të rrënuar, pa ushqim, ujë, apo ndihmë të kujtdo.

    Prindërit e saj kanë ndërruar jetë, dhe situata është përkeqësuar nga dhuna që ajo ka pësuar nga vëllezërit e saj, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

    Aktualisht, ata ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

    Ajo tregoi se gruaja ka fjetur në banesë me k*fomën e nënës së saj për rreth 10 ditë, ndërsa ka qenë viktimë edhe e abuzimit s*k*ual dhe fizik nga ana e vëllezërve të saj.

    Historia e saj është një thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shoqëria, për t’i siguruar asaj ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

  • Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

    Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

    Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mëngjesit.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8 m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore deri 0/7°C

    në zonat e ulëta deri 3/15°C

    në zonat bregdetare deri6/16 °C

  • Nuk ka qetësi në Turqi, regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike

    Nuk ka qetësi në Turqi, regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike

    Nuk ka qetësi në Turqi, regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike

    Turqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet është regjistruar edhe mesditën e së enjtes në Perëndim të Turqisë.

    Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,4 i shkallës rihter dhe ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash.

    Ndërkohë, epiqendra e tërmetit ka qenë 35 kilometra nga qyteti i Çanakkale. Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar.

    Turqia është një nga zonat me aktivitetin më të lartë sizmik si pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike.

  • Ekspertët bëjnë parashikimin: 2025 do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet

    Ekspertët bëjnë parashikimin: 2025 do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet

    Viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.

    Sipas ekspertëve për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale.

    Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.

    Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.

    Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen klimatike dhe për të shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.

  • “Je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar”- Bora Zemani bën urimin e veçantë për 10-vjetorin e të birit

    “Je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar”- Bora Zemani bën urimin e veçantë për 10-vjetorin e të birit

    Moderatorja e njohur Bora Zemani ka bërë urimin e veçantë me rastin e ditëlindjes së djalit të saj, Arborit.borazemani

    Me anë të një postimi në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit momente të të birit përgjatë 10 viteve.

    Teksa ka shprehur dashurinë ndaj djalit, Bora ka treguar gjithashtu se jeta e saj është bërë me e bukur qëkur ai ka ardhur në jetë.

    “10 vite dashuri e pastër… Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira,” shkruan Bora.

    Postimi i plotë:

    10 vite dashuri e pastër…

    Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira.

    Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcen që as vetë nuk e dija se e kisha
    Më ndihmove të bëhem njeriu që jam sot dhe nuk ka lumturi më të madhe sesa të të shoh ty që bëhesh një fëmijë i mençur dhe me një zemër që mbushet veç me mirësi. Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime në çdo ditë. Faleminderit që më bën krenare me çdo gjë që JE e mbi të gjitha për zemrën që të shkëlqen. ✨

    Tani, mendo dëshirën dhe për herë të parë, fryji dy qirinjtë në tortën tënde, 1 0!

    Të dua deri në pafundësi, Arbor! Ti je arsyeja pse besoj në çdo mrekulli. ❤️

    https://www.instagram.com/p/DDeSrr-uIhU/?igsh=cHRycXR2ODF5dHJh