Author: editor
-
Si nuk e paskemi menduar/ Zbulohet arsyeja ‘madhore’ se pse Driloni nuk lejon vajzat ti afrohen: Ai qenka…
Boksieri Drilon Rama është banori më i komentuar i sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Jo vetëm i komentuar por Driloni pëlqehet shumë edhe nga banoret brenda shtëpisë, të cilat shpesh e ngacmojnë apo shfrytëzojnë mundësitë për të patur kontakt fizik me të. -
Pas ndarjes nga Era Istrefi, Amir Rrahmani nuk humb kohë, nis romancën e re!
Ndarja e Era Istrefit dhe futbollistit Amir Rrahmani u komentua gjerë e gjatë kudo nëpër rrjet. Mirëpo mesa duket Amiri e ka lënë pas të shkuarën dhe ka nisur një romancë të re me Drita Stubllën.
Të paktën kështu pretendojnë të gjithë bazuar në fotografitë që do të shikoni të paraqitura më poshtë:
Dyshja siç duket, shihen së bashku derisa dalin nga makina, ku vërehet qartë se shoqërohen me njëri-tjetrin në çdo vend. Megjithatë, lidhja e tyre nuk është bërë zyrtare në rrjete sociale nga vetë çifti.
-
Jo vetëm “Dobraçi”/ Klodiana Lala zbardh detajet: Ja arsyeja tjetër pse SPAK ‘zbarkoi’ sot në banesat e Bajrajve
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e SPAK në Shkodër.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se kontrolle janë kryer në banesat e Safet, Behar dhe Enver Bajrit, ku janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.
Mësohet se kontrollet nuk janë kryer vetëm në lidhje me masakrën e ndodhur në Dobraç, por edhe në lidhje me një hetim të ri të nisur nga Prokuroria e Posaçme.
-
“Nuk e quaj më Balluku, por Lubi Loti”/ Berisha për zv/kryeministren: Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?
Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i është drejtuar zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur “Lubi Loti”. Berisha tha se Balluku, e cila është edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë se ka sjellë modelin e lotëve, duke ndarë 13 km rrugë në 14 kontrata koncensionare.
“Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013 të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë. Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani. Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? Hë Niko, thuajeni pak, se drejton mbledhjet aty. Ose vij unë tua them në mbledhje, sepse përfaqësoj unë elektoratin socialist, jo ti”, tha Berisha.
-
I FUNDIT/ GJKKO lë në “Arrest shtëpie” Jamarbër Malltezin
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
-
E pazakontë! Spitali Psikiatrik i Vlorës shpërndan pa fund në Facebook postimet e qeverisë
Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” i Vlorës duke se aktivitetin e vetëm e tij në Facebook ka atë të shpërndarjes së postimeve të bëra nga qeveria dhe në veçanti ato të ministres Koçiu.
Gazetarja Beti Njuma duke postuar disa screenshote shkruan se ky spital po përdoret për propagandë të ministres.
Njuma: Spitali psikiatrik i Vlorës si zyrë propagande e Ministres. Të vjen për të vjellë nga servilizimi i pafre! Se për çfarë i duhet një faqe Facebook-u një qendre të kujdesit për shëndetin mendor nuk e kuptoj. E aq më pak që të kthehet në zyrë shtypi të një ministreje. Çmenduri! Sartre do shkruante një “Neveri” të re!
-
Ishin ‘betuar’ që nuk do i flisnin njëra-tjetrës/ Kiara dhe Olta kapen mat së bashku, çfarë po kurdisin ato?
Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë bërë bashkë në një event që është zhvilluar në Tiranë. Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, dy vajzat e showbizit nuk kanë pasur kontakt dhe nuk janë parë në prani të njëra-tjetrës.
Një gjë të tillë ato e kanë pohuar edhe vetë në intervista të ndryshme.Gjithsesi fakti që janë të dyja personazhe me influencë, së fundmi kanë rastisur shumë pranë në një event të zhvilluar në Tiranë, ku shihen të ulura në një tavolinë duke komunikuar me blogeren Sara Hoxha.
Olta Gixhari në një intervistë të dhënë së fundmi në “Mirëmbrëma yje” pohoi se edhe gjatë xhirimeve të filmit me Luizin nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi, përveçse xhirimeve që u është dashur të realizojnë së bashku.
-
“Mos ju kanë rrahur!?”/ Spaho ‘kritika’ Spiropalit: Në fytyrë jeni shumë e egër, nëse ju ka ndodhur gjë na thoni t’ju…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka “kritikuar” Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar një ndryshim të papritur në qëndrimin e saj, për të cilin ai tha se ishte reflektuar në fjalor dhe edhe në shprehjen e fytyrës.
Spaho shprehu shqetësimin se Spiropali dukej “shumë e egër” dhe madje sugjeroi se “duket sikur ju kanë rrahur”, duke e pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë ngjarje që kishte ndikuar në ndryshimin e saj.
“Zonja kryetare, vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, madje dhe në fytyrë jeni shumë e egër, duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse neve jemi deputet dhe ju kemi juve kryetaren tonë, dhe duhet të të dalim në krah nëse ju ka ndodhur gjë,” – tha Spaho.
Në reagimin e saj, Spiropali u përgjigj duke qeshur, ndërsa i tha demokratit: “As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më të tjerët”.
-
“Përgjithmonë nis tani”/ Fejohet këngëtarja e njohur
Selena Gomez dhe Benny Blanco janë zyrtarisht të fejuar! Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja ku ka ndarë në rrjete sociale një sërë fotografish ku duket tepër e lumtur teksa mban në gisht unazën me të cilën partneri i saj e ka propozuar.
Krahas postimit, Selena shkruan: Përgjithmonë nis tani.
Rikujtojmë që dyshja është lidhur që në qershor të vitit 2023 dhe fansat apo dhe shumë të tjerë fillimisht nuk besonin në lidhjen e tyre.
Ndërsa, në dhjetor 2023, Selena Gomez la një varg komentesh në Instagram që më në fund konfirmuan marrëdhënien e saj me producentin muzikor Benny Blanco. “Ai është gjithçka absolute në zemrën time”.
-
Vr*sja e 14-vjeçarit/ Zhupa: Manastirliu e kuptoi që është ministre vetëm kur iu rrezikua karrigia
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka mbajtur një fjalim të ashpër në foltoren e Kuvendit gjatë interpelancës me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Sipas Zhupës, Manastirliu nuk ka treguar ndonjëherë përkushtim ndaj problematikave të arsimit deri në momentin kur pozicioni i saj si ministre u vu në rrezik. “Ogerta Manastirliu shpëtoi që ishte ministre arsimi. Deri në ato momente nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre, sepse nuk e kishim parë në asnjë shkollë, as të diskutonte ndonjë problematikë,” deklaroi Zhupa.
Deputetja demokrate akuzoi ministren për mungesë përgjegjësie dhe për përpjekje për të gjetur fajtorë të tjerë pas tragjedisë me vrasjen e nxënësit 14-vjeçar te shkolla Fan Noli.
“Fajin e ka opozita, TikTok-u, shoqëria, çdo njeri e ka fajin, përveç Ogerta Manastirliut,” shtoi ajo.
Zhupa gjithashtu vuri në dukje se në rast të ndonjë suksesi, Manastirliu do të ishte e para që do të pretendonte meritat, ndërsa për situatat tragjike në shoqëri nuk mban asnjë përgjegjësi. “Nëse njëri nga ata dy djemtë, njëri i plagosur dhe njëri që nuk jeton më, do të fitonin një medalje, e para që do merrte meritat do ishte Ogerta,” theksoi ajo.