Author: editor

  • “Dobraçi”/ SPAK “mësyn” bazat e Bajrajve, çfarë u gjet në banesën e Safet Bajrrit

    “Dobraçi”/ SPAK “mësyn” bazat e Bajrajve, çfarë u gjet në banesën e Safet Bajrrit

    Prokuroria e Posaçme po kryen kontrolle në bazat e fisit të Bajrave në Shkodër, kontrolle të cilat vijnë në kuadër të çështjes “Dobraçi” ku humbën jetën katër persona pas atentatit të kryer ndaj Hamza Licit.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se në banesën e Safet Bajrit RENEA ka gjetur rreth 20 mijë euro para cash. Nuk rezulton të jenë gjetur sende të tjera.

    Mbetet e paqartë ende sa i takon sendeve të kundraligjshme nëse janë gjetur apo jo gjatë këtij operacioni bastisje.

  • Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, lëshohen 14 urdhër arreste! Sekuestrohen pistoleta e municione

    Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, lëshohen 14 urdhër arreste! Sekuestrohen pistoleta e municione

    Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës lëshojnë 14 urdhër arreste, sekuestrohen armë e municion

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

    Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.

    Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.

    Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale.

    Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

    Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:

    E.M 20-vjeç

    E.P. 34-vjeç

    A.M. 28 vjeç

    G. Ll 22 vjeç

    K.M. 26-vjeç;

    T.Sh., 53-vjeç

    Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

  • Shorti, nesër në Zyrih merr formë rrugëtimi i Shqipërisë për Botërorin

    Shorti, nesër në Zyrih merr formë rrugëtimi i Shqipërisë për Botërorin

    Shumë kombëtare, ashtu si ajo e jona, kanë ëndërr kualifikimin në Kampionatin Botëror, një event që nuk është prekur nga afër.Shqiperia

    Pas aventurës në Europian dhe zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja shqiptare do të përgatitet për Botërorin 2026, i cili për UEFA-n, do të marrë formë ditën e nesërme, aty ku në Zyrih, do të hidhet shorti i kualifikueseve, duke nisur nga ora 12:00.

    Nga konfederata e UEFA-s këtë herë në Botëror do të marrin pjesë 16 kombëtare, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe.

    Sa i përket shortit, Shqipëria është në vazon e tretë dhe gjithsej do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra. Nëse kuqezinjtë shortohen në një grup me katër skuadra, eliminatoret do të nisin në muajin mars dhe nëse grupi do të jetë me pesë, ndeshjet do të luhen nga shtatori deri në nëntor.

  • Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, Prokuroria e Posaçme urdhëron kontrolle në Shkodër, policia mësyn edhe në banesën e Safet Bajrit

    Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, Prokuroria e Posaçme urdhëron kontrolle në Shkodër, policia mësyn edhe në banesën e Safet Bajrit

    Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, Prokuroria urdhëron kontrolle në Shkodër,

    Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrolle në Dobraç ku mbetën të vrarë katër persona në Shkodër.

    Mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Safet Bajrit.

    /vijon..

  • Të fiksuar pas mirëqenies, njihuni me 4 shenjat që “vdesin” për jetën e luksit

    Të fiksuar pas mirëqenies, njihuni me 4 shenjat që “vdesin” për jetën e luksit

    Shenjat e horoskopit që vdesin për jetën e luksit

    Një jetë e mbushur me luks, marka dhe mirëqenie? Të gjithë e duam, por jo aq sa këto shenja

    Demi

    Një Dem punon pafundësisht derisa të përmbushë qëllimet dhe ta ketë në terezi. Një shtëpi e bukur, makina e fundit, veshjet e markave më të njohura.

    Binjakët

    Binjakët kanë një shije shumë të shtrenjtë dhe gjithmonë zgjedhin jetën e luksit. Pra, nëse po sheh një vajzë që është në mëdyshje mes takave Balmain apo Moschino, dije që është një Binjak.

    Luani

    Vdes të marrë dhe të japë dhurata *të shtrenjta*. Pra, nëse njeh një Luan dhe do t’i bësh një dhuratë, gjithmonë zgjidh ekstravagancën dhe atë që kushton më shumë. Me siguri, Luani do ta kërkojë çmimin në internet.

    Bricjapi

    Ti mund të mendosh se Bricjapi do vetëm të realizojë qëllimet dhe të punojë, ama, e adhuron pa fund mirëqenien dhe bizhuteritë fine. Në fund të fundit, luksi është një mënyrë jetese dhe Bricjapi e di shumë mirë këtë.

  • Nën kërc*nimin e th*kës i mori çelësin, 32-vjeçari vjedh automjetin e parkuar para mobilerisë

    Nën kërc*nimin e th*kës i mori çelësin, 32-vjeçari vjedh automjetin e parkuar para mobilerisë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 të Policisë së Tiranës, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

    Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

    Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • E trishtë! Tronditet sporti shqiptar, futbollisti ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    E trishtë! Tronditet sporti shqiptar, futbollisti ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

    Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Lajmin e hidhur për vdekjen e 22-vjeçarit e ka dhënë babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.

    Në fund të tetorit, Morina kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë. Më parë kishte luajtur edhe te Prishtina e Drenica.

  • “Të vijë Kryeministri”- Gazment Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën, thirrje kryeparlamentares: Ndërpritni seancën

    “Të vijë Kryeministri”- Gazment Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën, thirrje kryeparlamentares: Ndërpritni seancën

    Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Ramën. Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali të ndërpresë seancën.

    “Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë”, u shpreh Bardhi.

    Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kërkoi që “të sjellin në seancë interpelanca që janë sipas Kushteutës”, duke theksuar “mos merrni fakte të paqena”.

    Gazment Bardhi: Nuk i vendos dot kushte Kuvendit se kur duhet të paraqitet. Kushtet që ka vendosur nuk varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është përfshirë apo jo në dosjen Xibraka, nuk është kusht për Kuvendin.

    Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë, kemi edhe dokumentacionet përkatëse. Ndërpritni seancën, detyrojeni të mos fshihet.

    Elisa Spiropali: Unë do të ushtroj detyrën kushtetuese, bëjeni dhe ju duke sjellë interpelanca që janë sipas Kushtetueses. Të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës. Por mos merrni fakte të paqena që nuk janë të përfshirë në asnjë dokument të shtetit shqiptar.

  • Vendosi eksploziv pranë një lokali në Vlorë, ja kush është autori që u vu në pranga

    Vendosi eksploziv pranë një lokali në Vlorë, ja kush është autori që u vu në pranga

    Personi në foto është Beqir Selamaj alias Beqir Murati i cili u arrestua nga pasi më datën 8 dhjetor i vuri tritolin një lokali tek ‘Uji i Ftohtë’.

    28-vjeçari u ndalua dhe iu sekuestruan dy celularë, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes së 8 dhjetorit. Ai është i njohur për drejtësinë, pasi më parë është arrestuar për vjedhje, ndërsa ka precedent penalë edhe në fushën e narkotikëve.

    Njoftimi:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, përmes një pune të thelluar hetimore dhe profesionale, finalizuan operacionin e koduar “DANGER”.

    Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

    Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

    Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

  • Sëmundja misterioze i merr jetën aktorit të famshëm në moshën 37-vjeçare

    Sëmundja misterioze i merr jetën aktorit të famshëm në moshën 37-vjeçare

    Aktori i Netflix, Jose de la Torre, u gjet i vdekur në moshën 37-vjeçare.

    Sipas Montilla Digital, e cila raportoi për herë të parë lajmin për vdekjen e tij, aktori u nda nga jeta pas një beteje disamujore me një sëmundje “misterioze”.

    Siç thuhet në të njëjtin raport, ylli i serialit “Toy Boy” është varrosur më 6 dhjetor në Montilla të Spanjës.

    Qershorin e kaluar, aktori zbuloi se ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, pa dhënë megjithatë detaje.

    Më vonë atë muaj, ai filloi të merrte trajtim dhe u largua nga sytë e publikut për t’u përqëndruar në shëndetin e tij.

    José de la Torre luajti në serialin e Netflix ‘Toy Boy’, i cili u shfaq për dy sezone nga viti 2019 në 2021. Ai gjithashtu u shfaq në ‘Amar es para siempre’, ‘Vis a Vis: El Oasis’ dhe ‘Servir y proteger’.