Author: editor

  • Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët

    Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët

    Përqindja e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart që konsideroheshin mbipeshë (para-obez dhe obez) në vitin 2022 ishte 50.6% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave që janë përditësuar së fundmi nga Eurostat.

    Shifrat përfshijnë dhe Shqipërinë, ku sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë. Në këto nivele, Shqipëria renditet e 11 dhe konsiderohet si një ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të obezitetit në Europë, duke u ngjyrosur në hartë me blu.

    Më të shëndoshët e Europës janë maltezët, 62% e të cilëve konsiderohen mbipeshë. Pas tyre vjen Finlanda (59.5), Letonia (59.2), Rumania (58.9), Lituania (58.5), Polonia (57.8), Hungaria (57.5), Sllovakia (57.5), Kroacia (57.2), Turqia (57.1) dhe më pas Shqipëria (56.5).

    Më elegantët e Europës janë italianët, që kanë dhe përqindjen më të ulët të obezitetit, me 41.3%, të ndjekur nga zviceranët (45.2%) dhe francezët (45.4%).

    Në rajon, për elegancë kryeson Mali i Zi, që e ka treguesin ndër më të ulëtit në Europë (47%). Për Serbinë ky tregues është 51.8%, ndërsa mungojnë të dhënat për shtetet e tjera të Rajonit. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 55 në vitin 2017.

    Meshkujt shqiptarë më të shëndoshë se femrat

    Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë. Meshkujt më të shëndoshë janë në Maltë dhe Sllovaki (69.4%) dhe më elegantët në Francë (51.5).

    Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat.

    Me elegantet e Europës janë italianet (31.3%) dhe malazezet (34.6%).

    Femrat më të shëndosha janë në Letoni (56.7%) dhe Turqi (55.2%).

    Eurostat e mat obezitetin bazuar në treguesin e BM (Body mass index) që është një rregull i përshtatshëm i përdorur për të kategorizuar gjerësisht një person bazuar në masën e indeve (muskujt, yndyrën dhe kockat) dhe lartësinë.

    Treguesi mat përqindjen e njerëzve obezë bazuar në indeksin e tyre të masës trupore (BMI). Njerëzit e moshës 18 vjeç e lart konsiderohen obezë me një BMI të barabartë ose më të madhe se 30.

    Kategoritë e tjera janë: nënpesha (BMI më pak se 18.5), pesha normale (BMI midis 18.5 dhe më pak se 25) dhe para-obeze (BMI midis 25 dhe më pak se 30). Kategoria mbipeshë (BMI e barabartë ose më e madhe se 25) kombinon dy kategoritë para-obez dhe obez./ Monitor

  • Humb jetën tragjikisht në vendin e punës 53-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga lartësia prej 6 metrash

    Humb jetën tragjikisht në vendin e punës 53-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga lartësia prej 6 metrash

    Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

    Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci. Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai punonte u shemb.

    Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.

    Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Tre ditë në det në hapur pas fundosjes së varkës me emigrantë, shpëtohet në brigjet italiane vajza 11-vjeçare

    Tre ditë në det në hapur pas fundosjes së varkës me emigrantë, shpëtohet në brigjet italiane vajza 11-vjeçare

    Një vajzë 11-vjeçare, e veshur me një jelek të thjeshtë shpëtimi dhe e kapur pas një palë tubash gomash, është shpëtuar në ishullin italian të Lampedusa, duke u thënë shpëtimtarëve se kishte kaluar tre ditë në det pas një fundosjes së varkës që la pas 40 viktima.

    Vajza nga Sierra Leone tha se kishte qenë në një varkë metalike me 45 persona dhe e cila ishte nisur ditë më parë nga qyteti tunizian Sfax. Teksa anija e prishur po kalonte përmes një prej rrugëve më të rrezikshme të migracionit në botë, ajo u ndesh me një stuhi, duke e vënë atë përballë dallgëve të larta metra dhe erërave të forta.

    Vajza tha se dy persona të tjerë kishin qenë fillimisht në ujërat përreth saj, por më pas ishin zhdukur.

    E mitura kishte kaluar ditë pa pirë ujë apo ushqim dhe vuante nga hipotermi. Ajo u dërgua në Lampedusa.

    Më shumë se 24,300 njerëz janë zhdukur ose kanë vdekur përgjatë rrugës midis Afrikës veriore dhe Italisë dhe Maltës në dekadën e fundit.

  • RRETHOHET SHKODRA! Operacion i madh i RENEA-s me urdhër të SPAK-ut

    RRETHOHET SHKODRA! Operacion i madh i RENEA-s me urdhër të SPAK-ut

    Një operacion i madh policor po zhvillohet në Shkodër.

    Forcat speciale “RENEA” nga Tirana po ushtrojnë kontrolle për sigurimin e provave materiale që lidhen me ngjarjet e fundit kriminale.

    Kontrollet në disa banesa të qytetit dhe të eksponentëve të krimit në zonën e Dobraçit, e cila njihet si zonë e fisit problematik Bajri.

    Sipas burimeve janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri dhe prova të tjera.

    Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije për “Ora Neës” se të njëjtat burime shtojnë se operacioni po ndiqet nga Pokuroria e Posaçme SPAK.

  • Tërmeti në Kosovë/ Dalin pamjet nga momenti i lëkundjeve sizmike, magnituda dhe epiqendra

    Tërmeti në Kosovë/ Dalin pamjet nga momenti i lëkundjeve sizmike, magnituda dhe epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 4.0 Rihter është regjistruar pas mesnate në jugperëndim të Prizrenit në Kosovë.

    Sipas Institutit të Gjeoshkencave thellësia e tërmetit që ndodhi rreth orës 01:46 vlerësohet se ishte 3.6 kilometra.

    Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

    Për fat të mirë pa dëme. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.

    Video e mëposhtme është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Dragash.

  • Sherr me thika mes të rinjve, raportohet për një të plagosur

    Sherr me thika mes të rinjve, raportohet për një të plagosur

    Një sherr me thike mes të rinjve ka ndodhur në Dibër. Raportohet se ka mbetur një i plagosur.

    Pas sherrit është arrestuar 18-vjeçari Orgest Hidri.

    Vijon…

  • “Mirë se vjen!”- Këngëtarja e njohur shqiptare lë pas muzikën dhe i futet politikës. Artistja i bashkohet listës për deputetë në zgjedhjet e 2025

    “Mirë se vjen!”- Këngëtarja e njohur shqiptare lë pas muzikën dhe i futet politikës. Artistja i bashkohet listës për deputetë në zgjedhjet e 2025

    Këngëtarja e njohur shqiptare, ka lënë pas muzikën dhe i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

    Këngëtarja Edona Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.

    Lajmin për futjen e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.

    Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.

    Edona ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikë, ndërsa deri më tani nuk kishte bërë të ditur se kishte ndonjë ambicie politike.

  • Dyshohet se u hodh në kanal nga shoku i ngushtë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e Branko Shkozës në Durrës

    Dyshohet se u hodh në kanal nga shoku i ngushtë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e Branko Shkozës në Durrës

    “Kemi qenë të dy të dehur, nuk kisha qëllim ta vrisja.” Kështu mësohet të ketë thënë dje përpara oficerëve të Policisë së Durrësit, Majlind Habibi, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Branko Shkoza, ngjarje kjo e ndodhur më 2 Dhjetor. “Ditën e ngjarjes, më 2 Dhjetor unë kam qenë në punë dhe pasi kam mbaruar, kam pirë në një lokal. Në mbrëmje kam dalë në lagje dhe e kam takuar aty Brankon, ku pashë se dhe ai ishte i pirë. Nuk kam patur probleme. Kam qenë shumë i pirë dhe s’mbaj mend shumë gjëra. Jam shumë i penduar, por nuk mendova se mund t’i ndodhte gjë”, tha ai.

    Zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe identifikimi i autorit, u bë për shak se 35-vjeçari, Habibi ka rrëfyer krimin e kryer tek një i njohuri i tij, dëshmia e të cilit ka ndihmuar policinë. Madje personi që ka patur dijeni për ngjarjen, i ka rrëfyer hetuesve se vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Nga ana tjetër vëllai i 33-vjeçarit Branko Shkoza, i cili dyshohet se është vrarë nga shoku i tij, Majlind Habibi më 2 dhjetor, është shprehur dje se në ngjarje janë të përfshirë edhe familjarët e autorit. Ai ka deklaruar se i vëllai nuk ka pasur konflikte me asnjë dhe nuk ka dijeni si ka ndodhur krimi. Vëllai i viktimës deklaroi se trupin e pajetë të 33-vjeçarit e gjetën pas 4 ditësh kërkime në kanalin e ujërave të zeza pranë banesë së tyre në Durrës. Ai kërkoi që të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët, duke theksuar se edhe familjarët e 35-vjeçarit kanë pasur dijeni për krimin, ndërsa shtoi se duhet të arresohen për fshehje të kufomës.

    “Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi. Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i 33-vjeçarit për Euronews.

    Flet babai i 33-vjeçarit të vrarë në Durrës

    Gjithashtu, babai i 33-vjeçarit Haxhi Shkoza ka deklaruar se autori u dyshuar e mashtroi në sy duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej, ndërsa tregoi se i ka shkuar edhe në varrim. Babai shprehet se dyshimet se djalin mund ta kishte vrarë shoku i tij, i lindën pasi kishte parë lëvizje të dyshimta prej tij. Ai tha se autori erdhi edhe në varrim me vëllain e tij. “E pyeta autorin, ‘ka humbur djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet.

    Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë. Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka thënë babai i viktimës.

    “E ftova pas varrimit të vinte për drekën e vdekjes, por nuk erdhi”, ka deklaruar ai. Kujtojmë se Durrësi u trondit dy ditë më parë pasi u zbulua fati tragjik i 33-vjeçarit, Branko Shkoza i cili u gjet pa shenja jete në një kanal në zonën e Spitallës. Ai ishte deklaruar i humbur prej 1 jave. Në pranga është vënë shoku i tij, Majlind Habibi, i cili dyshohet se e ka shtyrë pas një konflikti, duke e hedhur nga një urë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autorit të dyshuar, konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacmuar gruan. Ngjarja ka ndodhur në 2 dhjetor, ndërsa trupi u gjet në datën 5 dhjetor, pak metra larg banesës së viktimës.

  • Opinioni i Venecias “mollë sherri” në Kuvend? Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë

    Opinioni i Venecias “mollë sherri” në Kuvend? Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë

    Këtë të enjte, Kuvendi mban seancën e radhës plenare, seancë e cila sipas gazetarit Ergys Gjençaj pritet të nisë që në fillim me tensione.

    Shkak për këtë duket se do të jetë opinioni i publikuar nga Komisioni i Venecias, në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

    Debate parashikohen duke u nisur edhe nga reagimi i djeshëm i opozitës dhe mazhorancës pas publikimit të opinionit, ku secila pale e lexoi ndryshe duke pretenduar se kishin të drejtë.

    Në lidhje me rendin e ditës, do të diskutohen pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar, për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës.

    Pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, pikë e cila nuk u arrit të ezaurohej javën e shkuar.

  • “E ka nëna…”/ Venera Lumani zbulon pa dashje gjininë e fëmijës

    “E ka nëna…”/ Venera Lumani zbulon pa dashje gjininë e fëmijës

    Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan gëzimin e pritjes së fëmijës së tyre vetëm dy javë më parë, një lajm që mori shumë urime nga ndjekësit. Por, siç ndodh shpesh në botën e mediave sociale, ka pasur edhe disa komente negative.

    Një koment i cili i ishte drejtuar Venerës, u shfaq në llogarinë e saj në Instagram ku një ndjekës e kritikointe për pamjen e saj. Venera nuk e injoroi këtë koment, por u përgjigj me shumë maturi dhe sportivitet, duke shpjeguar se shijet dhe mendimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, dhe se ndoshta ata që bëjnë komente të tilla kanë më shumë nevojë për dashuri.

    Shija, mendësia dhe vizioni janë të ndryshme nga njëri-tjetri. Asnjëherë nuk e dimë çfarë mund të fshihet pas një personi që shpreh indinjatë pas ekranit të telefonit. Mendoj se ata kanë më shumë nevojë për dashuri se ne.

    Venera Lumani zbulon padashje gjininë e fëmijësVenera Lumani zbulon padashje gjininë e fëmijës

    Përveç kësaj, këngëtarja befasoi ndjekësit duke zbuluar pa dashje gjininë e foshnjës. Ajo ndau një moment të veçantë, duke thënë se “goditjet e ‘dritës time’ në bark” janë ato që po e mbajnë zgjuar natën. “E ka nëna boksier” shtoi ajo duke zbuluar kështu se është në pritje të një djali.