Author: editor

  • U ekzekutua në një atentat, identifikohet autori i vendosjes së eksplozivit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçajt! Kush është 28-vjeçari me dy mbiemra

    U ekzekutua në një atentat, identifikohet autori i vendosjes së eksplozivit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçajt! Kush është 28-vjeçari me dy mbiemra

    Policia ka vendosur në pranga 28-vjeçarin Beqir Selamaj alias Beqir Murati, si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor në lagjen “Uji i Ftohtë”.

    28 vjeçari, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, përmes një pune të thelluar hetimore dhe profesionale, finalizuan operacionin e koduar “DANGER”.

    Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

    Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

    Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja…

    Sot, më 12 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.7 lekë dhe shitet me 94 lekë.

    Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105 lekë, ndërsa në shitje me 106 lekë.

    Paundi britanik blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.4 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë, ndërsa në shitje me 66.6 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Tërmet 4.1 shkallë Richter godet Kosovën, epiqendra në Prizren

    Tërmet 4.1 shkallë Richter godet Kosovën, epiqendra në Prizren

    Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Richterit e goditi Kosovën para pak minutash (01:46:05).

    Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

    Tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së.

    Dridhjet u ndienë edhe në disa qytete tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale.

  • Me rroba të zeza dhe kapuç/ Momenti kur autori vendos eksplozivin në lokal (Foto)

    Me rroba të zeza dhe kapuç/ Momenti kur autori vendos eksplozivin në lokal (Foto)

    Fotoja e personit që vendosi lëndën plasëse tek lokali në Lungomare është publikuar këtë të mërkurë.

    Personi është veshur me rroba të zeza dhe kapuç për t’ju shmangur kamerave të sigurisë.

    Burime nga policia bëjnë me dije se janë ndaluar dy persona të dyshuar, ndërkohë që burime të policisë thonë se personat nuk kanë pranuar të flasin përpara grupit hetimor.

    Prej tre ditësh policia e Vlorës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, ku në një bar – restorant në zonën e Lungomares u vendos lëndë plasëse tritol, ku nga shpërthimi u dëmtua fasada e lokalit The Boss.

    Policia e Vlorës prej tre ditësh ka nisur hetimet , duke marrë dhe kamerat e sigurisë biznesit ku u vendos lënda plasëse por dhe kamera të tjera ku dyshohet se ka ikur autori ose autorët.

    Jemi duke punuar shprehen burime brenda policisë së Vlorës, por ende nuk ka ndonjë rezultat, i cili mund të jetë shumë pranë zbardhjes.

    Në datën 8 dhjetor në orën 5-30 është dëgjuar një shpërthim I fuqishëm në zonën e Ujit të Ftohtë , ku është dëmtuar fasada e lokalit The Boss, dhe fatmirësisht, pa dëme në njerëz apo dhe banesa apo biznese të tjera aty pranë.

    Janë marrë në pyetje pronarët (dy vëllezër ) si dhe nëna e tyre, pasi lokali ishte në emrin e saj.

    Po hetohet edhe për hakmarrje të mundshme, pasi lokali ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, 38 vjeçar i cili është ekzekutuar në muajin maj të vitit 2021.

    Thuaj dhe që gjeneralitet e personave që janë të shoqëruar nuk bëhen me dije pasi mund të cenojë hetimin e këtij rasti.

    Kush ishte Bledar Birçaj:

    Në verë të vitit 2021, Bledar Birçaj kishte pak javë që ishte kthyer në Shqipëri nga Spanja, ku edhe jetonte. Atentati ndaj tij ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMË dhe i dolën në pritë. Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.

    40-vjeçari ishte pronar i lokalit në qytetin e Vlorës. Në ekstraktin e QKB rezulton se ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

    E shkuara e tij kriminale:

    Në janar të 2011, Birçaj u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

    Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke u lënë i lirë.

  • A je i gatshëm të bashkohesh me Berishën? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

    A je i gatshëm të bashkohesh me Berishën? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

    Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj mbyll çdo rrugë bashkëpunimi me Sali Berishën.

    I pyetur në një emision televiziv, nëse ai është i gatshëm për t’u bashkuar me Sali Berishën, Agron Shehaj u përgjigj prerë “jo”.

    Shehaj po ashtu u shpreh se partia që ai drejton futet në zgjedhje e 11 majit për të krijuar një grup parlamentar. Teksa iu referua sondazheve, ai tha se nëse sot bëhet zgjedhjet do marrin 10% të votave.

    “Ne po hyjmë në zgjedhje për të marrë minimalisht, për të krijuar një grup parlamentar, nuk është dëshirë, por e bazuar në fakte. Ne jemi partia e re që ka më shumë mbështetje që flasim dhe sondazhet na nxjerrin 10% të votave. Ne prandaj jemi futur në garë”, tha Shehaj.

    Pyetje: Je i gatshëm për bashkim me Berishën?

    Agron Shehaj: Unë isha në PD dhe kam dalë, ti më thua…unë kam dalë nga PD. Po të kisha besim që ajo ishte rrugë e duhur…Unë kam dalë kur Berisha ka qenë kryetar i PD.

    Pyetje: Je gati për bashkëpunim për një front?

    Agron Shehaj: Jo

  • Parashikimi i motit për sot, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

    Parashikimi i motit për sot, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore -1 deri 10°C

    në zonat e ulëta 1 deri 16°C

  • Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Dhjetor 2024

    Horoskopi ditor për sot, e Enjte 12 Dhjetor 2024

    Dashi

    Kjo ditë ka në qendër të saj dashurinë. Parashikohet një e enjte mjaft me fat, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Gjithashtu Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe kjo gjë mund të rikthejë pasionin në çift apo të favorizoj një takim të rëndësishëm.

    Demi

    Gjatë kësaj dite mund të ketë të reja të rëndësishme, sidomos sa i takon sferës profesionale dhe studimeve. Edhe pse shenja juaj nuk pëlqen ndryshimet, ka ardhur momenti që të ndryshoni diçka në jetën tuaj, edhe në dashuri.

    Binjakët

    Do të jeni nervoz dhe në ankth, jo aq në sferën sentimentale se sa në drejtime të tjera. Ndoshta jeni në pritje të disa përgjigjeve që nuk po vijnë. Do të përballeni me probleme shëndetësore dhe në punë, gjë që do ju shkaktojë ankth.

    Gaforrja

    Saturni nuk do të ketë aspak ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, por kjo e enjte është shumë më e mirë në raport me ditën e kaluar. Megjithatë mundohuni të mos bëni sforcime fizike dhe të tregoheni të kujdesshëm lidhur me shëndetin.

    Luani

    Keni një karakter të fortë, por kjo nuk do të thotë se për çdo gjë duhet të ngrini zërin, pasi rrezikoni që të humbni të drejtën. Bëni mirë të përuleni si në dashuri edhe në punë. Kjo e enjte favorizon meditimin.

    Virgjëresha

    Dita nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, dhe ju nuk do të ndiheni të kënaqur me asgjë. Mundohuni që të jeni më pak kritik dhe impulsiv. Nëse hasni vështirësi, mundohuni që ti shtyni disa vendime të rëndësishme për më vonë.

    Peshorja

    Ndonëse gjatë kësaj jave jeni në vendin e parë të klasifikimit si shenjave më të favorizuara nga yjet, kjo e enjte do ju gjejë të lodhur. Gjithçka mund të ketë lidhje me gjithë sa keni kaluar në muajt e kaluar. Mundohuni që të lini gjithçka pas shpine, pasi parashikohet një periudhë e favorshme sidomos në dashuri.

    Akrepi

    Po humbni të tashmen dhe të ardhmen për shkak të së kaluarës. Jeni fiksuar keq pas kujtimeve, sidomos pas atyre që ju kanë shkaktuar dhimbje. Por në vend që të mendoni si të hakmerreni, duhet të mendoni si të organizoni jetën tuaj, duke lënë mënjanë inatin dhe mërzinë. Vetëm kështu do të ndiheni mirë.

    Shigjetari

    Parashikohet një ditë interesante, sidomos nëse do të tregoheni të shkathët për të kapur mundësitë. Besojini instinktit dhe kapacitetit tuaj. Në punë vëreni veten në provë dhe me siguri që do të shpërbleheni me rezultatin. Edhe fusha e ndjenjave është mjaft e favorshme.

    Bricjapi

    Kalimi tranzit i Uranit, do të ketë një rëndësi të veçantë për të lindurit e kësaj shenje, pasi ka ndikim themelor në dashuri. Ka shumë mundësi që raportet profesionale të ndryshojnë por për këtë duhet të punoni shumë, shkruan noa.al. Dashuria paraqitet në gjendjen më të mirë të mundshme.

    Ujori

    Ndoshta duhet të pyesni veten se çfarë dëshironi vërtetë në dashuri dhe në punë. I keni mendimet e turbullta, nuk jeni të kënaqur, por pavarësisht kësaj ndjeni një dëshirë të madhe për të ndryshuar. Jeni të lodhur nga një lidhje, por në vend që të hidheni drejt një tradhtie, mundohuni të kuptoni nëse bëhet fjalë për një krizë momentale, apo historisë i ka ardhur fundi. Nuk mund ti doni të gjitha njëherësh, duhet të bëni zgjedhje.

    Peshqit

    Gjatë kësaj dite do të rigjeni ndjenjën e dashurisë që keni për të tjerët dhe një dëshirë të madhe për tu emocionuar. Gjithçka në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. I vetmi problem është lidhja që keni me të kaluarën. Mundohuni që të shikoni përpara drejt së ardhmes me besim, pasi gjëra të mëdha ju presin.

  • Facebook njofton se ka probleme teknike që pengojnë përdorimin e këtij rrjeti social

    Facebook njofton se ka probleme teknike që pengojnë përdorimin e këtij rrjeti social

    Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, njoftoi mbrëmjen e sotme se ka probleme teknike.

    Prej disa orësh, shumë përdorues po raportojnë vështirësi në aksesimin e këtij rrjeti social.

    “Përshëndetje miq 👋. Jemi të vetëdijshëm se një problem teknik po ndikon në aftësinë e disa përdoruesve për të aksesuar Facebook-un.

    Po punojmë për ta rikthyer gjithçka në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar. 💙”, përfundon mesazhi I Facebook.

    Në njoftim nuk jepet një afat se kur do të rikthehet situata normale në rrjet, raporton noa.al.

  • Jeni dhe ju pjesë e listës? Shenjat e horoskopit që përfundojnë marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2025

    Jeni dhe ju pjesë e listës? Shenjat e horoskopit që përfundojnë marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2025

    Për vitin 2025, astrologët parashikojnë që disa shenja të zodiakut mund të ndeshen me sfida dhe krizë në marrëdhëniet e tyre, të cilat mund të çojnë deri në ndarje.

    Ja cilat janë tre shenjat që mund të përballen me vështirësi në jetën romantike gjatë këtij viti:

    Dashi

    Për Dashin, viti 2025 mund të jetë një periudhë e mbushur me krizë dhe tensione në marrëdhënie. Ky vit mund të sjellë konflikte dhe ndarje të mundshme për shkak të mosmarrëveshjeve ose distancës emocionale që mund të krijohet. Astrologët këshillojnë që Dashët të jenë të gatshëm për të bërë kompromise dhe për të pasur biseda të sinqerta me partnerin. Ndonëse këto diskutime mund të jenë të vështira, ato janë të nevojshme për të shmangur keqkuptimet dhe për të ruajtur marrëdhënien. Prandaj, për Dashin, 2025 mund të jetë një vit që kërkon durim dhe angazhim për të kaluar çdo krizë.

    Akrepi

    Në fillim të vitit 2025, Akrepi mund të ndiejë nevojën për t’u tërhequr dhe kaluar më shumë kohë vetëm, për t’u rikarikuar emocionalisht. Ndonëse kjo është një nevojë natyrale për shumë njerëz, është e rëndësishme që Akrepi të komunikojë këtë me partnerin e tij. Astrologët sugjerojnë që Akrepi të mësojë të shprehë më mirë ndjenjat e tij dhe të shmangë mbylljen emocionale, pasi kjo mund të krijojë tensione të panevojshme. Nëse Akrepi është i hapur dhe komunikues, 2025 mund të jetë një vit që kalon pa shumë kriza serioze, por nëse ai e lë këtë nevojë për vetmi të padiskutuar, mund të ndodhin probleme të mëdha.

    Peshorja

    Peshorja do të përballet me disa sfida të vështira në vitin 2025, dhe ato mund të ndikojnë në marrëdhëniet e saj romantike. Mund të ketë zhgënjime dhe situata të pakëndshme që do të testojnë besimin dhe përkushtimin e Peshoreve në lidhje. Megjithatë, astrologët këshillojnë që Peshorja të jetë e vetëdijshme për këto sfida dhe të fillojë të bëjë ndryshime të nevojshme që mund të përmirësojnë marrëdhënien e saj. Nëse Peshorja është në gjendje të kuptojë dhe të përballojë situatën në kohë, ajo mund të shmangë ndarjen dhe të ruajë lidhjen e saj. Por, nëse nuk merr hapa për të ndryshuar dinamikën, mund të përballet me dhimbje të mundshme.

    Viti 2025 do të kërkojë kujdes dhe angazhim nga këto tre shenja për të përballuar sfidat që mund të paraqiten në marrëdhëniet e tyre. Komunikimi i hapur, gatishmëria për të bërë kompromise dhe vetëdija për nevojat e partnerit janë elemente të rëndësishme për të kaluar çdo krizë që mund të ndodhë.

  • Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë

    Lagja ku flitet shqip akoma në Damask. Ja pse në Siri ka mijëra shqiptarë

    Tema më e diskutuar në arenën ndërkombëtare është rënia e regjimit në Siri. Një detaj interesant është se në Siri ka ende një komunitet të vjetër shqiptar.

    Sipas të dhënave zyrtare të një censi të kryer disa vite më parë, rezulton se atje ndodhen 10 mijë persona me origjinë shqiptare, të vendosur në disa qytete të rëndësishme, si kryeqyteti Damask, Alepo, Hama dhe Lataka.

    Por më shumë detaje në lidhje me këtë komunitet dha në një emision televiziv, Gentian Mara, teolog, i cili ka studiuar në Siri nga viti 2003 deri në vitin 2011.

    Ai theksoi se janë 4 personalitete të rëndësishme me origjinë shqiptare jo vetëm në Siri, por në të gjithë botën islame.

    Ata janë Muhamed Nasrudin Albani, Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili ka pasur zotëruar shqipen dhe shumë mirë, Abdul Kadër Arnauti dhe Shuaip Arnauti.

    Por pse ka kaq shumë shqiptarë në Siri?

    “Çfarë ka lidhje nga Shqipëria, emigrimi i tyre është thuajse në kohën e Mbretit Zog. Ndryshimet në Shqipëri për disa nuk u konceptuan si të drejta fetarisht kështu që zgjodhën kush do emigronte drejt Stambollit dhe kush në Damask. Asokohe Sulejman Gavoçit, babai i Vehbi Sulejman Gavoçit që ishte një dijetar i shquar në viset tona vendoset dhe pas tij e ndjekin dhe të tjerë. Ndërtohet një komunitet, ata ndërtojnë një xhami në Damask. Është një ndër xhamitë e mëdha në Damask, sot quhet “Xhamia e Besimit”. Atë e ka ndërtuar Sulejman Gavoçi nga Shkodra dhe e ka përdorur edhe si qendër mësimi për shqiptarët aty”, tha Mara.

    Ai u shpreh se ka edhe lagje me shqiptarë në Damask, ku në banesat e tyre flitet ende shqipja. Për ata që janë larguar, kanë ruajtur emërtimet në gatime etj.

    “Ata që janë në lagje e ruajnë shqipen. Ata që janë shkëputur nga lagja ruajnë vetëm emërtime, qofshin gatime etj. Lagja vazhdon ta ruajë shqipen, e flasin në shtëpitë e tyre shqipe. Në Shqipëri kemi pasardhës të familjes së Gavoçëve që janë rikthyer si pasojë e krizës. Një prej tyre ishte një prej djemtë e Sulejman Gavoçit, Shefqet Gavoçi, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar”, tha Mara.