Author: editor

  • Atentat shqiptarit në Greqi teksa udhëtonte me motor, plagoset rëndë 24-vjeçari

    Atentat shqiptarit në Greqi teksa udhëtonte me motor, plagoset rëndë 24-vjeçari

    Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut.

    Ronaldo Pecaku, 24-vjeç, me origjinë nga Elbasani por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë, është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motor.

    Paraprakisht mendohet se ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motor që po e ndiqte. Ngjarja ka ndodhur pak para kabinave të pagesës së rrugës në Oraiokastro.

    Pecaku ka marrë një plumb në bark dhe i plagosur ka mundur të ecë edhe pak deri tek kabinat e Oraiokastros. Aty ka rënë dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

    24-vjecari është transportuar drejt spitalit “Axepa”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

    Ronaldo Pecaku rezulton me precedentë penal, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji.

  • Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar brenda dy orësh në këtë vend, ja ku ishte epiqendra

    Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar brenda dy orësh në këtë vend, ja ku ishte epiqendra

    Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar brenda dy orësh në Chalandri.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 3 kilometra në jugperëndim të Chalandrios me një thellësi fokale 6.3 kilometra.

    Më herët në orën 17:10 ka qenë një tjetër tërmet në Chalandri me të njëjtin fokus.

    Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej 3 kilometra në jugperëndim të Chalandrios me një thellësi fokale 8.7 kilometra.

  • Në kërkim nga Greqia dhe Shqipëria, arrestohet në Angli vrasësi shqiptar (Foto)

    Në kërkim nga Greqia dhe Shqipëria, arrestohet në Angli vrasësi shqiptar (Foto)

    Një shqiptar i dënuar 13 vite më parë për vrasje është prangosur në Angli pasi vendfshehja e tij u zbulua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

    Pëllumb Lleshi i dënuar me 13 vite burg në mungesë është prangosur për qëllim ekstradimi në Shqipëri në zonën e Kent në Jug të Anglisë.

    Në mars 2011, Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor pesë të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e emigrantit shqiptar Bilbil Hila ndodhur në vitin 2003 në Greqi.

    Ky vendim u mor pasi prokuroria e Elbasanit kishte nisur procedimin penal kundër të pandehurve Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi.

    Atë kohë prokurori Elvin Gokaj tha se ky procedim penal nisi mbi bazën e kallëzimit të të atit të viktimës Bajram Hila me banim në fshatin Katund i Ri –Elbasan, i cili i paditi pesë të pandehurit për vrasjen e të birit Bilbil Hila në 24 nëntor të vitit 2003, një vrasje e ndodhur në vendin e quajtur “Anaviso” në Greqi.

    Sipas organit të akuzës të pandehurit Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi në bashkëpunim kanë goditur e masakruar me mjete të ftohta si shufra druri, kaçavida, shufra hekuri etj., viktimën Bilbil Hila duke i shkaktuar vdekjen.

    Sipas prokurorisë kjo çështje kishte patur vështirësi në marrjen e provave nga shteti grek, nga numri i madh i të pandehurve të dënuar për një vrasje dhe pranimi i kërkesave të prokurorisë për fajësi dhe masë dënimi nga gjykata.

  • Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit! Foto bëjnë xhiron e rrjetit, çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

    Brenda shtëpisë së braktisur të Bashar al-Assadit! Foto bëjnë xhiron e rrjetit, çfarë gjetën rebelët në shtëpinë e diktatorit sirian

    Kanë bërë xhiron e internetit orët e fundit pamjet nga shtëpia e ish-diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, ku ai jetonte me familjen e tij, në një lagje të Damaskut

    Siç raporton media britanike Sky News, e cila citon fotot e zbuluara nga rebelët, kjo është shtëpia kryesore e ish-diktatorit, gruas së tij me origjinë britanike, Asma, dhe fëmijëve të tyre.

    Dokumentet e gjetura brenda shtëpisë së Asadit të shpërndara në dysheme, thuhet se janë disa dokumente bankare me shuma të patreguara në emër të Asma al-Assad.

    Sigurisht, civilët dhe rebelët sirianë kanë plaçkitur pjesën më të madhe të shtëpisë. Në mënyrë të veçantë, dhoma e zhveshjes së Asma-s, ndërsa dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të panumërta për bizhuteri, antike dhe sende të stilive.

    Vetëm nga fotot del qartë se Asma bënte një jetë luksoze me fëmijët e tyre, ndërsa bashkëshorti i saj orkestroi vrasjen e mijëra qytetarëve sirianë, të cilët jetonin në varfëri absolute

    Në katin e poshtëm të shtëpisë janë gjetur edhe dosje të ndryshme. Midis tyre ishin të dhënat bankare me emrin e vajzërisë së Asma, të cilat përfshinin shuma marramendëse deri në 22.5 milionë dollarë.

    Në intervista, Asma këmbënguli se Asadët bënin një jetë të klasës së mesme, një deklaratë që nuk u besua nga shumica e botës dhe nga plaçka bëhet e qartë se familja me të vërtetë “notonte” në pasuri.

    Ndërsa familja Assad u largua me nxitim, ata lanë pas pjesën më të madhe të “thesareve” të tyre.

    Në shtëpinë e përmendur të familjes Assad, u gjet edhe vendi ku Asma ruante kujtimet e saj të preferuara nga jeta familjare.

    Konkretisht, kishte dhurata që i kishin bërë fëmijët e saj në shkollë, foto familjare të Asadëve në pushime, madje edhe foto të Bashar al-Assad duke notuar.

  • E rëndë/ Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare

    E rëndë/ Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare

    Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

    Mësohet se një makinë tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre 3-vjeçare teksa po lëviznin me motor në lagjen ’29 Nëntori’.

    Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore. Siç raportohet fillimisht drejtuesi i mjetit është largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer përsëri dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

  • Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

    Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore -1 deri 10°C

    në zonat e ulëta 1 deri 16°C

  • Sherri brenda PS rrodhi në media/ Çfarë ka ndodhur? Braçe revoltohet nga spiuni: Nuk i tradhtoj kurrë shokët e partisë…

    Sherri brenda PS rrodhi në media/ Çfarë ka ndodhur? Braçe revoltohet nga spiuni: Nuk i tradhtoj kurrë shokët e partisë…

    Deputeti Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar në lidhje me rrjedhjen në media të informacioneve rreth debatit që ishte zhvilluar ditën e djeshme, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

    Më konkretisht, “gjyqit” që një grup deputetësh të PS-së me në krye Belinda Ballukun, i kishin bërë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, pa praninë e kësaj të fundit.

    Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizon opozitën në Kuvend, duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores, madje sipas saj, kryeparlamentarja është nën presion dhe shantazh nga Gazment Bardhit.

    Nga debati i publikuar në media, Braçe ishte rreshtuar krah Belinda Ballukut bashkë me Taulant Ballën dhe Blendi Klosin në goditjen ndaj Elisa Spiropalit.

    Por, rrjedhja në media e këtij sherri brenda PS-së ka acaruar Erion Braçen, i cili mëngjesin e sotëm ka dërguar një mesazh të gjatë, të cilin ia drejton “spiunit”, i cili sipas deputetit socialist është “një” dhe këtë punë e ka bërë prej vitesh.

    Në mesazhin e siguruar nga mediat, Braçe shkruan se asnjëherë nuk ka ndodhur që ai të ketë tradhtuar shokët e tij dhe thotë gjithmonë atë që mendon, pa asnjë rezervë.

    Ai i drejtohet më tej “spiunit” se nuk ka patur qëllim t’i zerë karrigen Spiropalit, por ka qenë i shqetësuar për situatën ku është katandisur Kuvendi.

    Braçe ka nisur ofendime drejt personi që sipas tij, nxjerr zbuluar diskutimet në PS dhe thekson se po mëson pikërisht efektet e kësaj poshtërsie, që sipas tij ndodh gjithmonë. Ai nuk lë pa ofenduar as mediat, duke i etiketuar si hapësira plehrash.

    Mesazhi i Erion Braçes:

    Miremengjes shoke!

    Doja tu shkruaja qe mbreme vone, por me mire sot heret ne mengjes;
    Kemi pune sot!

    Nga 1996ta e ketej, ne Parti e Kuvend, nje gje me ka acaruar pafund- te nxjerr ne media, cfare thuhet ne mbledhjet tona; nje gje ja kam imponuar vetes me force- te mos TRADHETOJ SHOKET E MI!; vecanerisht ne keto hapesira plehrash! Nuk ka ndodhur kurre, qofte edhe nje here te vetme nga une kjo gje.

    Dua te ma beni hallall qe po i lexoni te gjithe keto fjale- dy here, te enjten qe shkoi dhe sot, tani; eshte vec nje njeri ne kete grup qe e ka mundesine e ligesine ta bej kete, askush tjeter nder ju!

    Keshtu qe po drejtohem ne njejes dhe po sqaroj se helbete, mund te mos kete qene ne mbledhje (mungonin shume dje);

    1. Une nuk vi ne mbledhje grupi i rakorduar me secilin nder shoke apo edhe me nje, dy, disa prej tyre; sic ti e ke vene re me ne fund, une them vec ate qe mendoj vete, ashtu sic e mendoj e pa asnje rezerve; po edhe sikur te bashkepunoj me nje, dy, disa kolege, gjithe grupin, mire do kisha bere se gjithe ckam thene e propozuar ne grup e parlament, ka qene ne te mire te Njerezve e prej Tyre ne te mire te Partise Socialiste, asnjehere ne te miren time personale;

    2. ⁠Dje, por mbi te gjitha te enjten qe shkoi, kete te enjte doemos, ishte, eshte Seanca e Kuvendit, mbarevajtja e saj ne permbushje te angazhimeve politike dhe ne raport me njerezit, pra ligji per anullimin e gjobave, qe nuk eshte interesimi im personal as i cdo kolegu individual; NJEREZIT; qellim qe degradoi ne nje sulm ordiner, per me shume se 1 ore e 30 minuta, pa asnje baze ne rregullore e i toleruar per shume shume gjate nga kryetarja e Kuvendit;
    Une nuk mendoj qe kryetarja e Kuvendit te te besoj ty-dmth ty qe e ke treguar sec u be ne mbledhje dje, se gjithe ca kam thene dje ishte sulm per ti marre karrigen asaj dhe jo qarje halli per katandine e punes ne Kuvend.

    3. Po dhe dua ta perseris ate qe thashe dje: pabarazia ne sallen e Kuvendit ne raport me rregulloren dhe ne kurrizin tone, nuk eshte as ekuiliber, as moderim e moderacion parlamentar, as e drejte ne fund fare; ne nuk kemi kerkuar kurre me shume sec na jep rregullorja dhe gjithkush ne ate salle nuk ka pse merr me pak apo me shume-ky eshte rasti, se rregullorja; ky NUK ESHTE GJYQ, POR E DREJTE LEGJITIME GARANTUAR NGA RREGULLORJA DHE QE NUK MUND TE NA I MARRE APO NEPERKEMBE APO SHPERFILL CDO KRYETAR NE KUVEND, kryetar i Senaces apo kryetar komisioni;

    4. ⁠Kjo pabarazi ne seanca plenare, nuk ndal qellimet tona, por thjesht zhurmon qellimet tona; a eshte e demshme kjo? Po natyrisht qe na demton se tek njerezit shkon zhurma jo qellimi yne ne respekt te angazhimeve qe jane marre per ta.

    5. ⁠Nuk di pse ne cdo rast qe merr persiper te nxjerresh jashte cfare thuhen ne mbledhje-te cilat si degjon, kur i degjon i keqkupton dhe kur i keqkupton keqinformon ose informon sic ti do, gjithnje vendos Edi Ramen ne krye te gjese; se medemek nuk behet asgje pa miratim te tij; thene kete, doja te te thoja qe Edi Rama nuk di asgje rreth asaj qe do thoja une ne mbledhje, madje nuk di asgje as rreth asaj qe thashe une ne mbledhje; di per TVSH E BUJQESISE-qe seshte interesi yt hic, se vetem ate kam ne mendje e goje derisa te behet, por asgje nga sa me lart, ndaj mbaje jashte; zevendeskryeministrja dje ngriti nje shqetesim me aq kujdes sa mu duk sikur kishte ne mend pikerisht kete-do dilnin jashte salle fjalet e saj, e me thene te drejten me ngriti nervat, ndaj mora fjalen te beja ate qe bej gjithmone, te flas TROC; sekretari i pergjithshem mbeti po ai qe eshte, me i sinqerti perhere ne debat dhe natyrisht e beri shume mire ti hidhte uje veres, koleget e tjere qe folen, perfshi dhe ty kryetar ju paskan lene jashte edhe pse kishit te njejtin shqetesim, por me qellim ama, “grupi Rama, Balluku, Brace, Klosi kunder Gaz Bardhit qe te godasin Elizen qe e favorizon”!
    Sinqerisht turp i madh!

    Une shoh e ndjej qe ky grup eshte i bashkuar, e pashe te enjten ne parlament dhe sinqerisht, me shume se per vete-veten po mundohesha te permbaja, u gezova pikerisht per kete fakt-TE QENIT BASHKE! Nje jasht nga ne, nuk e thyhen dot kete bashkim, se ka arritur kurre dot! Per vete, po mesoj veten pikerisht me efektet e kesaj poshtersie, e kam bere prej kohesh-sa here ndodh, trupi im e njeh si ushtrim dhe e ben permendesh;

    TE QENIT BASHKE ESHTE QELLIM, FITORJA E PS ESHTE QELLIM, 9 SEANCA TE MIRA PARA ZGJEDHJEVE JANE QELLIM, ANULLIMI I GJOBAVE ESHTE QELLIM, TVSH E BUJQESISE DHE E INPUTEVE BUJQESORE ESHTE QELLIM, DITA E PUSHIMIT PER VAJZAT E GRATE E SEMURA ESHTE QELLIM ETJ ETJ;

    E di qe per ty keto skane kuptim-cte duhen, te duken periferike, po une do rri tek kjo periferia qe na bashkon e eshte qellim i ketij Grupi ne raport me njerezit! Se kush eshte me i rendesishem nga ne te dy pastaj, pra kush eshte figure e madhe dhe kush eshte periferike, e shohim ne zgjedhje! Ndjese edhe nje here gjithe grupit per keto fjale, ishin vec per nje qe rri ende ketu. Ndjese Edi Rames, Belinda Ballukut, Blendi Klosit qe per se dyti nga e enjtja, duhet te durojne sulme publike per shkakun tim./B.news

  • ‘Hëna e ftohtë’ e 15 dhjetorit! Keto 3 shenja te horoskopit i pret e keqja madhe

    ‘Hëna e ftohtë’ e 15 dhjetorit! Keto 3 shenja te horoskopit i pret e keqja madhe

    Më 15 dhjetor do të shfaqet Hëna e Plotë e fundit e vitit 2024, e cila njihet ndryshe si “Hëna e Plotë e Ftohtë” për shkak të temperaturave të ftohta që mbizotërojnë në këtë periudhë.

    Kjo hënë e plotë përkon me netët më të gjata të vitit, pak para solsticit të dimrit.

    Tri shenjat e horoskopit që do të ndikohen nga Hëna e Plotë e Dhjetorit:

    Binjakët

    Hëna e Plotë tek Binjakët nxjerr në sipërfaqe probleme intensive të komunikimit.

    Është koha ideale për të mbyllur çështjet e lëna pezull, për të zgjidhur keqkuptimet dhe për të shqyrtuar marrëdhëniet personale. Binjakët mund të ndjejnë nevojën për të rimenduar strategjitë e tyre dhe për të ndërmarrë veprime për të përfunduar atë që ka mbetur e papërfunduar.

    Ky sezon i fton ata të gjejnë ekuilibrin e tyre të brendshëm dhe të fokusohen në komunikimin e tyre me të tjerët.

    Shigjetari

    Shigjetari, si shenjë e kundërt me Binjakët, ndikohet fuqishëm nga kjo Hënë e Plotë. Hëna e Plotë shkakton konflikt dhe tension pasi nxjerr në pah çështjet personale dhe ambiciet profesionale.

    Shigjetarët mund ta gjejnë veten duke rishqyrtuar marrëdhëniet e tyre dhe vendimet e karrierës. Është koha për të pranuar dhe kuptuar dëshirat e tyre dhe për të marrë vendime që do t’i ndihmojnë ata të ecin përpara.

    Peshqit

    Hëna e Plotë e Dhjetorit ka një ndikim të veçantë tek Peshqit, duke nxjerrë në sipërfaqe tronditje emocionale dhe mendore. Peshqit mund të mendojnë se është koha për t’u marrë me punë të vjetra të papërfunduara ose për të përfunduar gjërat që i kanë lënë pas dore.

    Kjo Hënë e Plotë i fton ata të shohin veten me ndershmëri dhe të mbyllin rrathët që i mbajnë prapa. Është koha që ata të pranojnë pengesat e tyre emocionale, duke i bërë më të fortë dhe të gatshëm për një fillim të ri.

  • Çfarë ndodhi këtë herë? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e BBVK, ja cili nga banorët është në rrezik

    Çfarë ndodhi këtë herë? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e BBVK, ja cili nga banorët është në rrezik

    Anisa Veseli dhe Gjesti kanë shkelur një nga rregullat kryesore të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, duke u bërë banorët e parë që hyjnë të dy në tualet në të njëjtën kohë.

    Ky veprim i tyre erdhi pas një basti që ata kishin bërë lidhur me cigaret.

    Në raste të tjera, shkelja e këtij rregulli ka sjellë dënohen dhe eliminime nga “Vëllai i Madh”, dhe tani mbetet të shihet se si do të veprohet për këtë situatë me dyshen.

    Vendimi mund të merret të premten, edhe pse banorët duket se janë të prerë në lidhje me këtë ngjarje.

  • Aksident i rëndë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pajovë të Peqinit.

    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë.

    Dëmet në vendgarje janë të mëdha, por ende nuk dihet në ka të plagosur apo jo.

    Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, për të bërë zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.