Author: editor

  • Vrasja e Branko Shkozës nga miku i tij, vëllai i viktimës: Të gjithë familjarët e autorit e dinin, ikën nga shtëpia kur…

    Vrasja e Branko Shkozës nga miku i tij, vëllai i viktimës: Të gjithë familjarët e autorit e dinin, ikën nga shtëpia kur…

    Pas rreth një jave është zbardhur vdekja e Branko Shkozës, 33-vjeçari që u gjet pa jetë në një kanal në zonën e zonën e Spitallës në Durrës.

    Në pranga është vënë shoku i tij Majlind Habibi i cili dyshohet se e ka shtyrë pas një konflikti, duke e hedhur nga një urë, e duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autorit të dyshuar, konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacmuar gruan.

    Gjithsesi, vëllai i viktimës i hedh poshtë këto akuza, duke thënë se vëllai i tij nuk ngacmonte askënd, ndërsa e kundërta ishte për Habibin, i cili ishte problematik.

    “I ka thënë nuses time dhe nuses së vetë: ‘A do vini të pini kafe?’, ato i kanë thënë jo. Ai iku të merrte cigare dhe u ul vetëm të pinte kafe. Pas asaj kam ndaluar aty me një shokë te makina ime. Në 7:20 pashë vëllanë ishte te kafja. Ishte me katër veta në tavolinë. Hera e fundit që e kam parë ka qenë në 7:20 te lokali, ndërsa ky lloj robi ka dëshmuar se vëllai im ka dalë nga lokali në 5:20.

    Të nesërmen në mëngjes më tha mami që s’kishte ardhur vëllai. Ai nuk kishte ngacmuar asnjëherë asnjeri, nuk e ka as emrin në polici që të thuash se ishte problematik. Sa dal unë filloj të pyes komshinjtë, se me atë rrinin bashkë, shokë të ngushtë. Vëllai i autorit di gjithçka, nëna e vet dhe nusja gjithashtu dinë gjithçka.Më pas dal unë, iki pyes. Të gjithë janë në dijeni dhe më thonë që s’e dinë. Unë dua që të hapen të gjitha kamerat. Vëllai im nuk ka qenë problematik, s’ka ngacmuar nusen e asnjërit. Të pyesim të gjithë lagjen, nëse vëllai im ka ngacmuar ndonjë, ose e ka emrin në polici të ketë shkuar vetëm për verifikim… Të gjithë e dinë ngjarjen si familje.

    Vëllanë e kam kërkuar tre ditë. Dyshimet i kisha te ky person. Ai është problematik. I ka gjuajtur nuses së vetë me sëpatë, ka qenë në polici.

    Unë dua që shteti të marrë masa për këtë lloji robi, për nënën e vetë, për nusen. I kam pyetur, s’më kanë ardhur dhe për bukën e vëllait, për të tretat s’më kanë ardhur. Më erdhën vetëm në varrim. Ai qeshte kur më erdhi në varrim, se i thashë që do e hante dhe ai, sepse pinin bashkë. Nga kjo mendoja se kishte rënë, se thashë tapë.

    Më kanë ardhur të gjithë si fis këta, e dinin të gjithë ngjarjen. Në momentin kur është arrestuar ai, këta më janë larguar të gjithë. Janë larguar nga shtëpia që ditën e parë që është arrestuar”, tha ndër të tjera vëllai i viktimës./tch

  • Misteri vdekjes së Sonilës! U gjet e pajetë në banesë, dyshohet se 21-vjeçarja u detyrua nga partneri të prostituohej! Prokuroria italiane: Mund të jetë shtyrë drejt…

    Misteri vdekjes së Sonilës! U gjet e pajetë në banesë, dyshohet se 21-vjeçarja u detyrua nga partneri të prostituohej! Prokuroria italiane: Mund të jetë shtyrë drejt…

    Pas më shumë se 3 vitesh nga vdekja e 21-vjeçares shqiptare, Sonila Cani, e cila u gjet e pajetë më 21 mars 2021 në një apartament në periferi të qytetit të Torinos, ku banonte me partnerin dhe djalin 2-vjeçar, detaje të reja po dalin në dritë.

    Sipas hetimeve të Pokurorisë italiane, 21-vjeçarja është detyruar nga partneri të prostituohej dhe mund të ishte shtyrë të kryente vetëvrasje.

    Historia e Sonilës u zbulua pas operacioni policor në Itali ku u lëshuan 5 masa sigurie , për vepra të ndryshme penale nga grabitja deri te shfrytëzim prostitucioni dhe emigracioni i paligjshëm.

    16 persona janë nën hetim, përfshirë edhe partnerin e 21-vjeçares, Kreshnik Cani. Siç raporton gazeta La Stampa, ka qenë partneri i viktimës që e ka gjetur trupin. Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë teksa vetë ai ndodhej në lokal.

    Pastaj një muaj më vonë, ndryshoi versionin e tij e ngjarjes, duke pretenduar se Sonila ishte vrarë ndoshta sepse dikush dyshonte se spiunonte në polici. Burri i 21-vjeçares tha gjithashtu se nga shtëpia ishin zhdukur edhe 17 mijë euro, ndërsa celulari i viktimës nuk u gjet kurrë.

    Sipas hetuesve, versioni i bashkëshortit të Sonilës nuk është i besueshëm, por në të njëjtën kohë nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur se ai e detyroi atë të kryente vetëvrasje, edhe nëse ai mbetet nën hetim për atë krim dhe për shfrytëzim prostitucioni.

    Operacioni i policisë, i quajtur “Mariposa”, çoi në shkatërrimin e një rrjetit dhe filloi në maj të vitit 2022 pas një grabitje ndaj një prostitute shqiptare.

    Dy vëllezër dhe një prostitutë kishin grabitur dhe rrahur një grua tjetër për shkak se punonte si punonjëse seksi në zonën e tyre. Kështu, hetimet zbuluan një sistem kriminal që përfshinte gra të reja të detyruara të prostitucionin në zonat periferike të qytetit si Barriera Nizza dhe Madonna di Campagna.

    Punonjëset e seksit raportohet se ishin dhunuar fizikisht e psikologjikisht, si edhe janë detyruar t’ia dorëzonin të gjithë të ardhurat toturëve të tyre.

  • Tre emra që flitet se janë gati për të hyrë në Big Brother Albania VIP 4

    Tre emra që flitet se janë gati për të hyrë në Big Brother Albania VIP 4

    Pritet që në 21 dhjetor të fillojë Big Brother VIP 4. Ndonse deri tani ka patur shumë aludime për banorët.

    Thuhet se tre emrat e parë që përfliten janë aktorja e humorit Cubi Metkaj, këngëtari G Bani dhe Amber Candy. Amber dikur është njohur me emrin Salice dhe është një ndër të parët që ēshtë kthyer nga djal në vajzë.
    Të tre janë figura mjaft energjike, kështu që na mbetet të presim edhe pak.

  • Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi, është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga vajza e saj.

    Besohet se paraqitja e saj në Strukturën e Posaçme është në përputhje me masën ‘detyrim paraqitje’ që është vendosur ndaj saj.

    Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Kujtojmë se më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit.

  • Trupi i Saimir Sulës mbërriti në Shqipëri pa zemër, familjarët kërkojnë para kryeministrisë kryerjen e autopsisë

    Trupi i Saimir Sulës mbërriti në Shqipëri pa zemër, familjarët kërkojnë para kryeministrisë kryerjen e autopsisë

    Familjarë të Saimir Sulës dhe qytetarë kanë protestuar para Kryeministrisë ditën e sotme duke kërkuar kryerjen e një autopsie ndaj trupit të të ndjerit. Pjesëmarrësit në protestë kishin në duar pankarta mesazhet e të cilave kërkonin drejtësisë për ndarjen nga jeta të Sulës.

    Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

    Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

  • Vrasja e Martinit, babai merret në pyetje në polici: Nuk e dinim që kishte konflikt, shkolla s`më lajmëroi

    Vrasja e Martinit, babai merret në pyetje në polici: Nuk e dinim që kishte konflikt, shkolla s`më lajmëroi

    Engjëll Cani, babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë është pyetur këtë të mërkurë për herë të parë rreth ngjarjes.

    Ëngjëll Cani thotë se shkolla nuk i kishte vënë në dijeni se fëmijët ishin zënë në edhe ditë para ngjarjes tragjike, çka sipas tij mund të kishte parandaluar sherrin që i mori jetën të birit vetëm 200 metra larg shkollës më 18 nëntor.

    Babai i Martin Canit thotë se vetëm ditën e vrasjes shkolla telefonoi gruan e tij teksa ajo ndodhej në punë, por askush nuk u përgjigj më, kur ajo kërkonte të lidhej me stafin për të mësuar më shumë.

    Deklarimet ai i ka dhënë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Kryeqytetit, teksa shprehet se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e dyshuar të vrasjes Mario Përlleshaj.

    Ai është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, teksa Engjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.

  • Dy muaj pas dasmës, del foto e Lori Hoxhës nuse

    Dy muaj pas dasmës, del foto e Lori Hoxhës nuse

    Padyshim që dasma më e përfolur e kësaj vjeshte ishte ajo e presidentes së Top Channel, Lori Hoxha me biznesmenin Vis Bajraktari.

    Çifti kurorëzoi dashurinë disa vjeçare me një ceremoni mes miqsh, familjarësh dhe njerëzit e zemrës. Mirëpo Lori dhe Visi kanë preferuar që të mbajnë larg syrit të medias dasmën e tyre.

    E kur kanë kaluar pothuajse dy muaj nga dasma, është publikuar një foto e Lorit si nuse. Ka qenë stilisti i njohur Valdrin Sahiti që ka publikuar një foto të Lorit, teksa shkruan “Me yllin e yjeve”.
    Lori shihet me flokët e kapur topuz, e lyer me një grim të lehtë.

  • “Zero me xhufkë…”/ Egla Ceno jep nga një notë për prezantueset e “Goca dhe Gra”

    “Zero me xhufkë…”/ Egla Ceno jep nga një notë për prezantueset e “Goca dhe Gra”

    Pak ditë më parë Egla Ceno do të mbante profilin zyrtar të emisionit “Goca dhe Gra” në “Instagram”. Aktorja e njohur vendosi që të bënte një pyetësor me ndjekësit.

    “Më bëj një pyetje për prezantueset e Goca dhe Gra”, shkruante Egla në një postim në “Instastory”, e cila është pjesë e panelit të emisionit, i cili transmetohet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

    Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka Ceno për katër bashkë prezantueset e tjera të emisionit. Madje i kanë thënë që t’u vendosë edhe një notë.

  • E rëndë/ Pësoi arrest kardiak, 68-vjeçari në Fier humb jetën gjatë transportimit në spital

    E rëndë/ Pësoi arrest kardiak, 68-vjeçari në Fier humb jetën gjatë transportimit në spital

    Një 68-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në një lokal në fshatin Libofshë në Fier.

    Sipas policisë 68-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe gjatë transportimit për në spital, ai ka humbur jetën.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Tronditëse/ Shpërthim i fuqishëm, raportohet për gjashtë të vr*rë, mes viktimave ministri

    Tronditëse/ Shpërthim i fuqishëm, raportohet për gjashtë të vr*rë, mes viktimave ministri

    Ministri në detyrë i talibanëve për refugjatët, Khalil Rahman Haqqani , u vra në një shpërthim në kryeqytetin afgan, Kabul, tha të mërkurën nipi i tij, Anas Haqqani.

    Khalil Haqqani u caktua ministër në qeverinë e përkohshme talibane pas tërheqjes së forcave të huaja nga vendi në vitin 2021, raporton Reuters. Ai ishte udhëheqës i lartë i rrjetit Haqqani, një grup militant, i cili është akuzuar për sulmet e mëdha gjatë luftës 20-vjeçare, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.