Author: editor

  • “Kam bërë s**s me 101 burra në një ditë”, ylli i ‘Onlyfans’ shpërthen në lot gjatë rrëfimit: Realizova ëndrrën time, por tani…

    “Kam bërë s**s me 101 burra në një ditë”, ylli i ‘Onlyfans’ shpërthen në lot gjatë rrëfimit: Realizova ëndrrën time, por tani…

    Lily Phillips, një yll 23-vjeçar i OnlyFans ka marrë një vëmendje tepër të madhe kohët e fundit, pasi foli për numrin rekord të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 101 burra në një ditë të vetme.

    Pamjet nga një dokumentar i ri nga YouTuberi Josh Pieters, i titulluar “I Slept With 100 Men in One Day”, kap Phillips në lot, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat u përball gjatë ngjarjes virale.

    Dokumentari shfaq Lilyn në disa momente pas përfundimit të suksesit, dukshëm të tronditur dhe emocionuese. Teksa del nga dhoma e gjumit, ajo e përlotur pranon: “Nuk është për vajzat e dobëta, nëse jam e sinqertë, ishte e vështirë. Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Është një ndjenjë ndryshe. Është vetëm një brenda, një jashtë, diçka shumë intensive”.

    Ngjarja, e cila zgjati 14 orë, kërkonte një planifikim të përpiktë. Ekipi i Lily caktoi 15 burra në orë, duke i caktuar secilit pjesëmarrës pesë minuta, më vonë u shkurtuan në dy minuta për të qëndruar në rrugën e duhur. “Nuk është si s*ksi normal. Unë mund të mendoj vetëm për pesë, gjashtë, 10 djem që mbaj mend dhe kaq. Është e çuditshme”, tha ajo.

    Duke intervistuar Lily-n, gazetari pyeti nëse përvoja ishte më intensive sesa ajo kishte parashikuar. Modelja mezi ia doli t’i përgjigjej mes lotëve, duke thënë: “Patjetër”.

    Lily pranoi se ndihej fajtore gjatë ndërveprimeve me pjesëmarrësit të cilët u ankuan për kohën e shkurtër që iu dha. “Është e vështirë të kesh ndërveprime me ta kur ata thonë: ‘Nuk do të më bësh të mbaroj? Unë kam bërë gjithë këtë rrugë’. Një lloj faji më rrëmbeu pak”, shpjegoi ajo.

    Pavarësisht tendosjes emocionale, Lily zbuloi planet për të provuar një rekord të ri, të flinte me 1000 burra në një ditë të vetme.

    Nxitja e saj buron nga dëshira për të shkëlqyer në industrinë e të rriturve. “Unë jam jashtëzakonisht konkurruese”, tha ajo për Metro. “Kur filmova 101 djemtë në 14 orë, m’u duk sikur fantazia ime më e madhe seksuale u realizua dhe tani dua të bëj bëma më të mëdha dhe më të mira.”

    Me origjinë nga Derbyshire, Lily filloi udhëtimin e saj në industrinë e të rriturve në moshën 18-vjeçare, duke fituar 2000 paund në vetëm 24 orë në OnlyFans.

    Me kalimin e kohës, popullariteti i saj u rrit në qiell, pjesërisht falë bashkëpunimeve me krijuesen e tjera të përmbajtjes për të rritur, Bonnie Blue.

  • “Nuk jemi derra”, pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Çmimet kanë shkuar në stratosferë, bonusi është djallëzi!

    “Nuk jemi derra”, pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Çmimet kanë shkuar në stratosferë, bonusi është djallëzi!

    Një grupim pensionistësh kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë.

    Një prej tyre u shpreh për mikrofonin e News24 i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se “pensionistët nuk janë derra” që të mashtrohen me një shportë.

    Sa i përket bonusit të premtuar nga qeveria për pensionistët, ai e cilësoi këtë si “një mashtrim të madh, turp dhe djallëzi”.

    “Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra. Edhe 500 mijë lekë i kam të pamjaftueshme me këto çmime, kanë shkuar në stratosferë. Kryeministri llogarit shportën. Vetë fjala shportë është fyese si nocion. Ne nuk jemi derra, pse duhet të na bëjnë me shportë. Përderisa i thua rinisë të derdhë kontribute për pensionet, është të tallesh. Bën autogol me këtë.

    Bonusi është një mashtrim i madh. Është një turp dhe djallëzi. Si u formulua? Bonusi përbëhet nga bonusi i përcaktuar në buxhetin e kaluar dhe 24 milionë euro nga indeksimi. Indeksimin që nuk na e dha në tetor e bashkoi me bonusin në ligj dhe mashtron. Gënjen ata delet e partisë, mua më duhet sa fus në xhep”, u shpreh një prej pensionistëve.

  • U kapën me mbi 1 kg kok*inë, dy të rinjtë: “E kishim përdorim vetjak!” Gjykata i lë në burg nipin e Pajtim Serjanit dhe djalin e Ad Sybardhit

    U kapën me mbi 1 kg kok*inë, dy të rinjtë: “E kishim përdorim vetjak!” Gjykata i lë në burg nipin e Pajtim Serjanit dhe djalin e Ad Sybardhit

    Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit në burg” për dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën pak ditë me parë me më shumë se 1 kilogramë kokainë në Tiranë.

    Në seancë, të dy ata kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar.

    Ndonëse avokatët kërkuan masë të butë sigurie, kërkesa nuk u pranua nga Gjykata, e cila i la të dy në qeli.

    Sejrani dhe Manushi u kapën në flagrancë me sasinë e kokainës teksa lëviznin me një mjet luksoz në kryeqytet.

    Dyshohet se të dy ata, e shisnin kokainën te grupet e të rinjve, por edhe te personazhe të njohur, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

    Organi i Akuzës disponon edhe dy celularët e të rinjve, që do shërbejnë për zbardhjen e plotë te kësaj çështje.

    Klajdi Serjani është i njohur edhe për lidhjet e tij familjare, pasi është nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur i lidhur me aktivitete të paligjshme dhe i dënuar më parë për gjobëvënie. Pajtim Serjani ka shpëtuar një atentat në vitin 2015 dhe është mik i njohur i Emiljano Shullazit.

    Nga ana tjetër Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit Adriano Manushi, i cili reklamon në rrjetet sociale fitimet nga dasmat shqiptare.

  • “Këtu nuk ka drejtësi, po na mohohet puna”- Të moshuarit sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje pensionesh

    “Këtu nuk ka drejtësi, po na mohohet puna”- Të moshuarit sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje pensionesh

    Një orë e 30 minuta ka zgjatur protesta e radhës e pensionistëve para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë rritje pensionesh.

    Në një prononcim për Neës24, një pensionit u shpreh se merr shumë pak para dhe se nuk i mjaftojnë për asgjë. Për bonusin, tha se është një ‘mashtrim i madh’.

    “Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë. Vetë i pari vjedh kontributin me ligj.

    Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha një pensionit.

    Ndërsa një tjetër i moshuar akuzon Parlamentin ka bërë ligje për të vjedhur qytetarët.

    “Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”, tha ai.

    “Marr 92 mijë lekë pension. Ky shtet ka bërë ligjin për të vjedhur popullin e thjeshtë dhe e ka realizuar me sukses sepse janë bërë dy nene kundër nenit 79, që është detyrimi ligjor për të paguar sigurimet. Ministria përgjegjëse ka shpërdoruar detyrën dhe ka bërë skema mashtruese duke u thënë qytetarëve do paguani ju, e bazuar në nenet 9 dhe 13.

    Në vend të ligjeve, është futur sistemi kompjuterik ‘Made in Edi Rama’ dhe i pinë gjakun këtij populli, i mohojnë punën. Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”.

  • DETAJET/ Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 1 milion euro të Redjan Rrajas dhe Kejvina Kthellës

    DETAJET/ Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 1 milion euro të Redjan Rrajas dhe Kejvina Kthellës

    Pasuria me vlerë 1 miliardë lekë apo 1 milionë euro në pronësi të shtetasit Redjan Rraja dhe personave të lidhur me të, ka kaluar në pronësi të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për 5 dyqane, dy makina dhe një orë luksoze e markës “Rolex”.

    Redjan Rraja është nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e ndodhur pesë vite më parë te Mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi (Rrumi i Shijakut), si dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

    Duke qenë se ai është shpallur zyrtarisht fajtor, Agjencia e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës së Posaçme, si dhe të vërë në lëvizje Policinë e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

    Janë pesë dyqane me sipërfaqe të ndryshme në qytetin e Tiranës, dy në emër të Redjan Rrajës dhe tre në emër të bashkëshortes së tij, Marsela Çiça, një automjet po në pronësi të Redjan Rrajës dhe një orë dore luksoze “Rolex”, si dhe një makinë në pronësi të modeles Kejvina Kthella.

    Njoftimi

    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

    1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja

    2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja

    3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;

    4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;

    5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;

    6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja

    7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella

    8. Një orë dore (Rolex).

    Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

  • Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun e Tropojës

    Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun e Tropojës

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Tropojës Rexhë Byberi. Mësohet se Byberi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Bashkë me të kanë përfunduar hetimet dhe për vartësinë e tij Abedin Kërnaja.

    Sipas hetimeve të SPAK, në kundërshtim me ligjin, Byberi bashkë me nënkryetarin e kësaj Bashkie, kanë miratuar, “një projekt idenë e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

    Sipas vendimit, këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Konkretisht për kryerjen e punimeve në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh.

    Gjithashtu, sipas njoftimi, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës siç janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit

  • Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është i riu që humbi jetën

    Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është i riu që humbi jetën

    Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Viktima e këtij aksidenti është shtetasi Martin Kastrioti, i cili udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen” në momentin e përplasjes.

    Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete u përplasën “kokë më kokë”. Njëri prej automjeteve ka kryer një manovër të gabuar, duke shkaktuar përplasjen me mjetin tjetër që po udhëtonte në drejtim të kundërt. Goditja ka qenë aq e fortë sa automjeti i viktimës është shkatërruar pothuajse plotësisht.

    Përveç viktimës, dy persona të tjerë, shtetasi V. P. dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit. Ekspertët mendojnë se shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë janë faktorët që kontribuan në këtë tragjedi.

  • ‘Hëna e ftohtë’ e 15 dhjetorit! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

    ‘Hëna e ftohtë’ e 15 dhjetorit! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

    Më 15 dhjetor do të shfaqet Hëna e Plotë e fundit e vitit 20125, e cila njihet ndryshe si “Hëna e Plotë e Ftohtë” për shkak të temperaturave të ftohta që mbizotërojnë në këtë periudhë.

    Kjo hënë e plotë përkon me netët më të gjata të vitit, pak para solsticit të dimrit.
    Tri shenjat e horoskopit që do të ndikohen nga Hëna e Plotë e Dhjetorit:

    Binjakët
    Hëna e Plotë tek Binjakët nxjerr në sipërfaqe probleme intensive të komunikimit. Është koha ideale për të mbyllur çështjet e lëna pezull, për të zgjidhur keqkuptimet dhe për të shqyrtuar marrëdhëniet personale. Binjakët mund të ndjejnë nevojën për të rimenduar strategjitë e tyre dhe për të ndërmarrë veprime për të përfunduar atë që ka mbetur e papërfunduar. Ky sezon i fton ata të gjejnë ekuilibrin e tyre të brendshëm dhe të fokusohen në komunikimin e tyre me të tjerët.

    Shigjetari
    Shigjetari, si shenjë e kundërt me Binjakët, ndikohet fuqishëm nga kjo Hënë e Plotë. Hëna e Plotë shkakton konflikt dhe tension pasi nxjerr në pah çështjet personale dhe ambiciet profesionale. Shigjetarët mund ta gjejnë veten duke rishqyrtuar marrëdhëniet e tyre dhe vendimet e karrierës. Është koha për të pranuar dhe kuptuar dëshirat e tyre dhe për të marrë vendime që do t’i ndihmojnë ata të ecin përpara.

    Peshqit
    Hëna e Plotë e Dhjetorit ka një ndikim të veçantë tek Peshqit, duke nxjerrë në sipërfaqe tronditje emocionale dhe mendore. Peshqit mund të mendojnë se është koha për t’u marrë me punë të vjetra të papërfunduara ose për të përfunduar gjërat që i kanë lënë pas dore. Kjo Hënë e Plotë i fton ata të shohin veten me ndershmëri dhe të mbyllin rrathët që i mbajnë prapa. Është koha që ata të pranojnë pengesat e tyre emocionale, duke i bërë më të fortë dhe të gatshëm për një fillim të ri.

  • “Harabeli” i SPAK-ut/ Berisha: Jo vetëm thasë me euro i gjetën Ajola Xoxës, por edhe dhoma…

    “Harabeli” i SPAK-ut/ Berisha: Jo vetëm thasë me euro i gjetën Ajola Xoxës, por edhe dhoma…

    Gjatë një interviste eksluzive në “Kafe Shqeto”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Olsi Rama, ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia ishte Xhixha.

    Sali Berisha: “Prania e Alban Dabullës, kujt i shkonte mendja se çfarë donte Alban Dabulla aty.

    Ai është njeriu i ultimatumit i cili i tha Ramës, e preke dalin të gjitha dokumentet e ‘Xibrakës’, sepse i vëllai i Dabullës, ka një vëlla besnik që ka pasur një mandat arresti i ka shkuar policia atje dhe i ka thënë: “Mendohu mirë, ti arreston këtë, por unë të gjithë dokumentat për Olsin i kam dhe do i nxjerr”.

    “Kam fotografitë, kam video i kam të gjitha.

    Olsi ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia, ishte Xhixha.

    Pra i kam të gjitha këto dhe siç e pe përfundoj se shkuam të mernim telefonin e zonjës, as për kontroll jo.

    Shkuan në Harabel dhe aty përsëri Dabulla i shoqëroi në Harabel! Pra kjo është një betejë mes Ramës dhe Veliaj, por sipas një bisede në ‘guzhinë’ Velisa është e treguar e sigurt që për 3 orë e merr me vete Ramën.

    As para zgjedhjeve, as pas zgjedhjeve, nuk e gjen asgjë Ramën sepse e fundos me dosjen e ‘Xibrakës’, plus që nxjerr se ku janë paratë e djegësit”.

    “Harabeli” i SPAK-ut

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka ngritur alarmin për zhdukjen totale të Shqipërisë, në rast se vijohet me këtë mënyrë qeverisjeje. Berisha tha gjithashtu, se pas 30 vitesh, vendi ynë rrezikon zhdukjen, për shkak se narkoeuro ka ndryshuar balancat në ekonominë familjare dhe ato shqiptare.

    Sipas Berishës, Shqipëria është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëhërë, ndërsa zgjidhjen e sheh te ndërhyrja emergjente e pagave, pasi në të kundërt jetesa në vend do të bëhet e papërballueshme për shumë familje.

    Për kryedemokratin Berisha, qeveria “Rama”, qëllimin e saj të vetëm ka vjedhjen, teksa iu referuar hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pasuritë marramëndëse të familjarëve të tij.

    Sipas Berishës, agjentët e BKH-së jo vetëm që gjetën thaës me euro në biznesine bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por edhe dhoma masazhi tajlandez.

    Sali Berisha: “Shqipëria është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëhërë. Janë një kompleks faktorësh që e përkëqesojnë shumë. Njëra është vjedhja e papërmbajtur e fondeve. KLSH ka nxjerrë 1 mld euro në vit. Një problem po kaq i madh janë bërë çmimet e droga, e cila solli narko-euron. Dënoi qindra e mijëra familje shqiptare që marrin remitancat me euro ose dollarë nga jashtë dhe ato janë zhvlerësuar me 30-40 %.

    Problem tjetër janë çmimet. Narko euro i ka rritur çmimet në mënyrë të pabesueshme. Shumë e dhimbshme që çmimet bazë kushtojnë shumë më tepër se në Gjermani e Itali. Khjo situatë njuk shkon më kështu nëse nuk i vihet fre, Shqipëria pas 30 vitesh mund të mos ekzistojë më, në kurpimin real të saj. Janë larguar 40% e shqiptarëve nga 2014, ndaj ndërhyrja duhet të jetë emergjente te rrogat, pensionet e shërbimet. Nëse qeveria s’ndërhyn me emegjencë dhe të nisë procesin e shpejtë të ritjes së rrogave e pensioneve për të dalë në krye të pagave të vendeve të rajonit, është e pamundur të përballohet jeta në Shqipëri.

    Rumunët deri më sot kanë rritur pesëfishuar rrogat nga 2013, kurse ky mbajti rrogat të ngrira, Ka lënë të paindenksuar minimumi 20% të vlerës së pensioneve, po sërish mbetëm të fundit për rrogat. Nga Shkodra punojnë në Ulqin, është e pakonceptueshme, ndërsa Shqipëria ëhstë më e pasur. Është vullnet.

    Këta kanë vullnet për të vjedhur. Ka zbulime për Harabelin. I vëllai i Veliajt, sa u bë Erion Veliaj kryebashkiak, i vëllai e bleu 100 dollarë kompaninë, tani është 32 mln euro. Përveçse gjejnë thasë me euro, gjejnë aty dhomë masazhi tajlandez, është e vërtetë. Ç’e ke këtë dhomë masazhi, e pyeti oficeri i BKH, kam nisur masazh për të hequr stresin….e kupton ku shkojnë paratë”?!

  • “Si më nisën dyshimet”/ Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, flet babai: Autori më erdhi në varrim, më pa shtrembër…

    “Si më nisën dyshimet”/ Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, flet babai: Autori më erdhi në varrim, më pa shtrembër…

    Pas rreth një jave është zbardhur vdekja e Branko Shkozës, 33-vjeçari që u gjet pa jetë në një kanal në zonën e zonën e Spitallës në Durrës.

    Në pranga është vënë shoku i tij Majlind Habibi i cili dyshohet se e ka shtyrë pas një konflikti, duke e hedhur nga një urë, e duke i shkaktuar vdekjen. Sipas autorit të dyshuar, konflikti ka ndodhur për shkak se viktima i kishte ngacmuar gruan.

    Ngjarja ka ndodhur në 2 dhjetor, ndërsa trupi u gjet në datën 5 dhjetor, pak metra larg banesës së viktimës. Babai i 33-vjeçarit ka deklaruar për korrespondenten e Top Channel, Vali Qyrfyçi, se autori u dyshuar e mashtroi në sy duke i thënë se nuk e dinte se ku ndodhej, ndërsa tregoi se i ka shkuar edhe në varrim.

    Po ashtu babai bëri thirrje që policia e shtetit të tregojë kujdes të shtuar për këtë ngjarje, pasi para banesës së tij kalojnë familjarët e autorit, dhe ai frikësohet për ndonjë reagim në mëri e sipër të djemve të tij të tjerë.

    “E pyeta autorin, ‘ka humb djali’, më pa shtrembër dhe iku, kisha katër ditë që kërkoja çunin, i kam rënë telefonit disa herë ndërkohë që zija i binte po nuk e hapte. Kemi kërkuar me efektivët ditë e natë ndërkohë që e kemi gjetur 11 metra larg shtëpisë. Ai deklaroi se e ka hedhur nga ura, po aty nuk ka më shumë se një metër ujë dhe nuk mund të mbytet. Pinte pak çuni, por nuk ka mundësi t’i jepte fund jetës, sepse distanca nga ura dhe vendi ku u gjet është shumë larg. Ai ka qenë duke pirë me disa persona para ngjarjes, por ata kanë deklaruar se nuk dinë gjë.

    Kam frikë se çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të viktimës ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës.

    Babai shprehet se dyshimet se djalin mund ta kishte vrarë shoku i tij, i lindën pasi kishte parë lëvizje të dyshimta prej tij.

    “E ftova pas varrimit të vinte për drekën e vdekjes, por nuk erdhi”, ka deklaruar ai.