Author: editor

  • Konfiskohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të Redjan Rrajës, mes tyre edhe Audi luksoz i Kejvina Kthellës

    Konfiskohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të Redjan Rrajës, mes tyre edhe Audi luksoz i Kejvina Kthellës

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

    1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
    2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
    3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
    4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
    5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
    6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
    7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
    8. Një orë dore (Rolex).

    Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • Aksidenti me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, kush është viktima! Të plagosur një çifti bashkëshortësh

    Aksidenti me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, kush është viktima! Të plagosur një çifti bashkëshortësh

    Martin Kastrioti është viktima i aksidentit të rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ngjarje e ndodhur rreth orës 08:30.

    Mjeti tip “Volswagen” me drejtues viktimën, u përplas me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P., në afërsi të fshatit Pojskë.

    Martin Kastrioti nuk arriti të mbijetojë. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në makinë, mbetën të dëmtuar.

    Çifti i bashkëshortëve u dërguan në spitalin e Pogradecit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Pogradec/ Informacion paraprak

    Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

    Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

    Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

  • Pirro Çako është pa qejf, Arilena Ara përgënjeshtron Gjebrean

    Pirro Çako është pa qejf, Arilena Ara përgënjeshtron Gjebrean

    Këngëtarëte njohur Pirro Çako dhe Arilena Ara, konkurruan në Festivalin e Këngës Magjike me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

    Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga Festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

    Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila ka thumbuar producentin.

    Në një postim në “Instagram”, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean, duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë”.

    “Përjetësisht falenderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

    Përjetësisht mirënjohëse JU! Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët! Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

    Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju”, shkroi Arilena Ara.

    Dyshja ishin në duet së bashku dhe u përfolën si kandidatë fitues të Kënga Magjike.

    Pak para nisjes së finales së Kënga Magjike, producenti Ardit Gjebrea, tha se i vinte keq që Pirro Çako nuk do ishte në Festival, pasi sipas tij, ishte sëmurë.

    Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sillte rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës, sipas producentit.

    “E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai.

    Fituese e Festivalit u shpall këngëtarja Rozana Radi me “Akoma”, të cilën e performoi në duet me artistin grek Sany Dimitri.

  • Shfrytëzonte vajza të reja për pro**itucion, arrestohet tutorja në Elbasan

    Shfrytëzonte vajza të reja për pro**itucion, arrestohet tutorja në Elbasan

    Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, kapet dhe vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim një 23 vjeçare

    23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksidenti i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, identifikohet viktima, dy të tjerë të lënduar

    Aksidenti i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, identifikohet viktima, dy të tjerë të lënduar

    Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ka mbetur i vdekur një 33-vjeçar dhe dy të tjerë janë lënduar.

    Burime i thanë ABC News se viktimë ka mbetur Martin Kastrioti.

    Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al

  • Zgjoheni të lodhur? Ja çfarë duhet të konsumoni që të rimbusheni me energji përgjatë gjithë ditës

    Zgjoheni të lodhur? Ja çfarë duhet të konsumoni që të rimbusheni me energji përgjatë gjithë ditës

    Janë disa ushqime që konsiderohen thelbësore për energjinë e trupit, ndaj kur të zgjoheni të lodhur, hani një prej tyre.

    Karbohidratet komplekse

    Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, karbohidratet komplekse treten më ngadalë dhe lëshojnë glukozën në qarkullimin e gjakut më ngadalë. Kjo është arsyeja pse konsumimi i tyre mund të na ndihmojë të ndihemi sikur jemi plot energji gjatë gjithë ditës. Këto janë buka e grurit, patatet e ëmbla, tërshëra, farat e kungullit, mollët dhe thjerrëzat.

    Ushqim i pasur me fibra

    Ushqimet e pasura me fibra janë të shkëlqyera për energji. Hani manaferra, kumbulla të thata ose zarzavate me gjethe, veçanërisht spinaq.

    Yndyrnat të mira për zemrën

    Ushqimet që përmbajnë yndyrna të shëndetshme për zemrën i japin trupit energji. Këto janë avokado, tofu, ullinj, sardelet, çokollata e zezë dhe salmoni.

    Pini ujë

    Uji shpesh neglizhohet, por në fakt mund të rrisë energjinë. Dehidratimi krijon një ndjenjë lodhjeje. Gjatë ditës, duhet të pini gjashtë deri në tetë gota ujë, duke përfshirë çaj dhe kafe.

  • PS “FUNDOSET” NË VENECIA/ Nuri: Komisioni thotë që të gjitha pushtetet, jo vetëm Kuvendi, duhet t’i nënshtrohen Gjykatës Kushtetuese

    PS “FUNDOSET” NË VENECIA/ Nuri: Komisioni thotë që të gjitha pushtetet, jo vetëm Kuvendi, duhet t’i nënshtrohen Gjykatës Kushtetuese

    Për juristin Franc Nuri, Komisioni i Venecias si rrallë herë ka qenë mjaft i qartë dhe shterrues lidhur me përplasjen për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka mes Gjykatës Kushtetuese dhe Partisë Socialiste.

    I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Nuri theksoi se Venecia nuk i ka dhënë palëve mundësi keqinterpretimi, apo një mundësi që ta shfrytëzojnë njëra nga palët.

    “Komisioni i Venecias është shumë i qartë. Kuvendi është i detyruar të votojë ato që ka kompetencë. Pra, mazhoranca socialiste po përpiqet prej dy vitesh që ta mbajë dhe të mos e çojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Olta Xhaçkës.

    Sepse është gjykata që vlerëson kushtetutshmërinë ose jo të mandatit, dhe nuk është Kuvendi që e bën këtë.

    Venecia e thotë qartë që të gjitha pushtetet, jo vetëm Kuvendi, duhet t’i nënshtrohen Gjykatës Kushtetuese.

    Nuk mund të dalësh të thuash se jam deputet dhe votoj gjithçka që më teket. Jo, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë i vendit, dhe në momentin që nuk zbatohet një vendim i këtij institucioni nga deputetët, këtu ka marrë fund çdo gjë, kot që flasim atëherë për reformë në drejtësi”, vlerësoi juristi Franc Nuri.

  • U gjet i pajetë në kanal pasi u hodh nga shoku i tij, del foto e Branko Shkozës

    U gjet i pajetë në kanal pasi u hodh nga shoku i tij, del foto e Branko Shkozës

    Trupi i pajetë i Branko Shkozës, 33 vjeç, u gjet më 5 dhjetor në një kanal në zonën e Spitallës në Durrës, pasi ishte shtyrë aty nga shoku i tij, Majlind Habibi. Policia e Durrësit arrestoi autorin ditën e djeshme pas hetimeve që zbuluan krimin.

    Majlind Habibi ka pranuar në polici se konflikti që çoi në tragjedi kishte lindur pasi viktima, sipas tij, i ngacmonte gruan. Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor, kur autori e shtyu në kanal shokun e tij gjatë një zënke dhe më pas u largua, duke menduar se kanali ishte i cekët.

    Ditën tjetër, pasi mori vesh se Shkoza nuk ishte kthyer në shtëpi, Habibi u kthye në vendin e ngjarjes dhe zbuloi trupin e pajetë, por nuk raportoi krimin. Pas denoncimit të bërë nga babai i viktimës, policia arriti të zbulojë të vërtetën dhe të arrestojë autorin.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin, duke lënë një familje në zi dhe ngritur pyetje mbi dinamikën tragjike që çoi në këtë akt të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

  • Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Ja disa mënyra për ta bërë të mundur

    Festat e fundvitit pa shtuar kilogramë? Ja disa mënyra për ta bërë të mundur

    Ruajtja e peshës gjatë festave të fundvitit mund të jetë sfiduese, por është absolutisht e realizueshme me disa strategji praktike. Duke shijuar gjithçka me masë dhe duke qenë të vetëdijshëm për zgjedhjet tuaja, mund të kaloni festat e fundvitit pa shtuar kilogramë dhe duke shijuar gjithçka që kjo periudhë e bukur ofron.

    1. Planifikoni paraprakisht

    Hani shëndetshëm përpara festave dhe konsumoni vakte të pasura me proteina dhe fibra përpara ngjarjeve festive, në mënyrë që të mos shkoni të uritur. Vendosni qëllime të qarta. Ruani peshën aktuale në vend që të humbni kilogramë gjatë periudhës festive.

    2. Zgjidhni me kujdes ushqimin

    Provoni gjithçka, por në sasi të vogla dhe shijoni ushqimet festive pa e tepruar. Fokusohuni te cilësia, jo te sasia. Evitoni ushqimet e tepërta të përpunuara. Përqendrohuni te ushqimet e freskëta dhe të shëndetshme kur është e mundur.

    3. Hidratohuni

    Hidratimi është thelbësor. Pirja e ujit para dhe gjatë vakteve mund t’ju ndihmojë të kontrolloni oreksin.

    Kujdes me pijet kalorike: Reduktoni pijet alkoolike dhe ato me sheqer të shtuar.

    4. Ruani aktivitetin fizik

    Gjeni kohë për lëvizje: Edhe një shëtitje e shkurtër pas vakteve mund të ndihmojë në tretjen dhe djegien e kalorive. Organizoni aktivitete argëtuese si ecje ose lojëra aktive me të afërmit.

    5. Menaxhoni emocionet dhe stresin

    Festat mund të jenë të ngarkuara emocionalisht. Praktikoni relaksimin për të shmangur ngrënien emocionale. Nëse keni ngrënë më shumë një ditë, vazhdoni me zakonet e shëndetshme të nesërmen.

    6. Fokusohuni te lidhjet sociale, jo vetëm te ushqimi

    Festat janë një kohë për të kaluar me të dashurit, prandaj përqendrohuni te bisedat dhe argëtimi, jo vetëm te vakti. Peshojeni veten rregullisht ose mbani shënim çfarë hani për të qëndruar të vetëdijshëm. Me këto strategji, do të mund të shijoni festat pa u shqetësuar për kilogramët shtesë.

  • Konfirmoi romancën, Ola Bruko: Nuk kam qenë e martuar kur jam lidhur me Endrin

    Konfirmoi romancën, Ola Bruko: Nuk kam qenë e martuar kur jam lidhur me Endrin

    Të ftuar në programin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë këngëtari Endrit Prifti dhe gazetarja Ola Bruko.

    Prej disa muajsh tashmë janë zyrtarisht një çift, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth lidhjes së tyre. Pas një periudhe të gjatë përflitjeje në media dhe në rrjetet sociale, ata kanë vendosur të zyrtarizojnë romancën e tyre.

    Spekulimet për lidhjen e tyre filluan verën e kaluar dhe janë përforcuar gjatë emisionit “Dola te Ola,” ku Endri Prifti dhe vëllezërit e tij ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkëprezantues me gazetaren Ola Bruko.

    Ky ishte një periudhë e rëndësishme për të dy, që çoi në zhvillimin e një lidhjeje më të thellë dhe më personale. Ola Bruko ka qenë më parë e martuar dhe ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë single.

    Tani, ata kanë vendosur të hapin një kapitull të ri së bashku, dhe kjo ka qenë një lajm i pritur dhe i mirëpritur nga miqtë dhe ndjekësit e tyre. Për më tepër, kjo është intervista e tyre e parë publike si çift.

    E kërkuan dashurinë tek njëri-tjetri?

    Ola: Askush nuk e ka kërkuar.

    Endri: Lindi rastësisht pas tri vitesh. Ne kishim emisionin “Dola te Ola” dhe rastësisht.

    Ola: Askush nga ne nuk e kërkoi, por për shkak të punës ne qëndronim shumë kohë bashkë. Qëndronim të tre bashkë, edhe me Stefin. Bënim mbledhje pas emisionit, takoheshim gjatë javës se programonim emisionin e radhës e të tjera me radhë.

    Kur ishte momenti kur ata e kuptuan se midis tyre po lindte një ndjenjë e bukur dashurie?

    Endri: Shën Valentin ka qenë apo Krishtlindje? Një nga këto të dyja.

    Ola: Pashkë. (qeshin)

    Në rrjet jo të gjithë kanë komentuar pozitivisht rreth lidhjes së tyre dhe në shumë raste Ola ka postuar disa deklarata për t’i nënkuptuar se nuk duhet të komentojnë zgjedhjet e saj. Më tej, Ola sqaroi:

    “Nuk dua t’i largoj, më shumë sesa dua të përpiqem t’i bëj të kuptojnë njerëzve që nuk duhet të merren me tjetrin. “Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë populli. Çdokujt mund t’i ndodhë një e mirë, apo një e keqe në jetë dhe s’mund ta gjykosh tjetrin pa e ditur historinë. Për shembull mua kanë arritur të më shkruajnë deri aty sa “ty të raftë pika moj vajzë që prishe familjen për Endri Priftin”. Më fal, ku e di ti që unë paskëm prishur familjen për Endri Priftin?

    Kjo është shumë e tmerrshme edhe jo për mua. Mua më vrasin, sepse kjo mund të ndikojë tek fëmijët e mi. Mua vetëm kjo më vret. Unë për fëmijët e mi jam gati të vras domethënë. Më falni, mos e merrni sikur, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që duke qenë se i kam të dy fëmijët adoleshentë dhe të dy fëmijët e duan Endrin shumë. Mezi presin ta takojnë.

    Përpiqem të mos i marr në konsideratë, pastaj vjen një moment dhe them “si ka mundësi, çfarë janë këto njerëz që e kanë këtë keqdashësi të madhe brenda vetes?”. Në fund të ditës të erdha të mora burrin ty, ose ku di unë. Që ta qartësojmë njëherë e mirë. Kur unë jam lidhur me Endri Priftin nuk kam qenë e martuar, që të qetësohet kjo dynja njëherë e mirë”.