Author: editor

  • “Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit zbulon gjendjen e djali dhe nëse ka negociata me familjen e autorit: S’kanë …

    “Ka dhimbje në zemër”, babai i Luisit zbulon gjendjen e djali dhe nëse ka negociata me familjen e autorit: S’kanë …

    Djali që mbeti i plagosur pas sherrit ku humbi jetën Martin Cani dhe babai i tij rrëfyen situatën për Top Channel nga Rinasi.

    Babai i Luisit: Spitalin pothuajse e kemi gjet, qëkur kemi qenë tek Trauma e kemi biseduar këtë. Ka

    qenë pjesa e pasaportës së Luisit që nuk ka pasur mundësi, i ka pas mbaru pasaporta dhe duhej të rinovohej, pasi e kemi bërë çdo gjë ka qenë në rregull, prenotimin e kemi bërë po në shtet, në spital shtetëror në Mjulli, pjesë e Barti, shpresojmë që pjesa e kurimit të jetë e mirë dhe mos të ketë shqetësim të madh. Kartelat i kemi përkthyer edhe në gjuhën italiane, për më tej do na thonë kirurgët.

    Luisi ndihet pak më mirë, më shumë ka therje tek pjesa e zemrës, tek plaga kryesore dhe aty vazhdimisht ndjen dhimbje dhe ne jemi të shqetësuar për këtë pjesë sepse aty ka prekjen e mushkërisë, për këtë arsye po shkojmë në një spital më të specializuar që ka mjete më të mira se sa këtu tek ne, që të heqim atë merakun se Luisi ka edhe atë ambicien e futbollit që të kthehet sa më shpejt në fushë dhe e kemi pasur të detyrueshëm që të lëvizim jashtë shtetit.

  • Fshihet nga Youtube kënga e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës, reagon këngëtarja

    Fshihet nga Youtube kënga e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës, reagon këngëtarja

    Këngëtarja Elvana Gjata është ankuar për probleme me këngën e saj të re konkurruese në “Fest63”.

    Kënga me motive latine, e titulluar “Karnaval” duket se po has në probleme teknike teksa është ngarkuar në kanalin Youtube të Radio Televizionit Shqiptar.

    Nuk dihet se çfarë konkretisht, disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri… nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”.Kënga e publikuar tre ditë më parë, numëron rreth 170 mijë dëgjime. Ndoshta Elvana ka patur pritshmëri më të larta, ose ndoshta vërtet problemet e raportuara kanë ndikuar në numrin e ulët të klikimeve.

  • Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit

    Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit

    Xheneta dhe Driloni janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin ku banori kërkoi largimin nga shtëpia nëse nuk merren masa ndaj saj.

    Përveç ofendimeve të ashpra, Xheneta e ka pështyrë Drilonin gjatë debatit. Sakaq ka ardhur një reagim nga familja e Drilonit ku në rrjete sociale kanë shkruajtur:

    Përshëndetje, publik i dashur! Ne si familje e Drilonit duam të reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni parë, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rëndë familjen tonë. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.

    Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut në ketë situatë? Ky eshtë një turp dhe mungesë totale lojaliteti.
Familja jonë është sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi një familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojmë që disa anëtarë të familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.

    Si familje, kërkojmë që produksioni të marrë masa të menjëherëshme për situatën e mbrëmshme. Në kontratën e Drilonit me Big Brother, nuk shkruan askund që familjet mund të përfshihen në këtë mënyrë, e aq më pak të përmenden prindërit, veçanërisht nënat, në kontekste fyese.

    Gjithashtu, duam të sqarojmë edhe një keqkuptim: Driloni nuk ka veshur dhe nuk do të veshë kurrë uniformën e UÇK-së për të marrë mbështetjen e publikut. Nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse ai vjen nga një familje që ka luftuar për çlirimin e Kosovës. Falë tyre, ne sot jetojmë të lirë në vendin tonë.

    Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”

    Vëllai i Madh mori një masë për Xhenetën gjatë spektaklit të mbrëmshëm, kur u njoftua se Xheneta do të jetë e nominuar deri në ditën e fundit që do të jetë pjesë e reality show-t.

  • Kush e vrau Sonilën? Prokurorja italiane: U detyrua të vetëvritej, bashkëshorti është i dyshuar

    Kush e vrau Sonilën? Prokurorja italiane: U detyrua të vetëvritej, bashkëshorti është i dyshuar

    Pas më shumë se 3 vitesh nga vrasja e 21-vjeçares Sonila Cani në Torino të Italisë, autoritetet italiane kanë zhvillime të reja në lidhje me këtë dosje.

    Hetimi i udhëhequr nga prokurorja Valentina Sellaroli ka nxjerrë në dritë një grup shqiptar të përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

    Dyshimet e ngritura që prej fillimit se Sonila ishte shtyrë drejt vetëvrasjes dhe jo ta ndërmerrte këtë akt pa asnjë shkak, tashmë janë sqaruar.

    Prestigjiozja italiane “La Stampa” ka mësuar përmes burimeve se prokurorja e çështjes ka dalë në konkluzion se konteksti në të cilën ndodhi ngjarja tashmë është i qartë. Sonila ishte shtyrë të kryente vetëvrasje. Këtë e ka konfirmuar edhe gjyqtarja e dosjes, Francesca Pani, që ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurores. Kështu, në kuadër të grupit shqiptar të përfshirë në prostitucion të zbuluar nga hetimet së fundmi, gjykata caktoi 5 masa sigurimi, nga 16 persona të dyshuar që po hetohen për shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera si grabitje, emigracion i paligjshëm etj.

    Mes personave të dyshuar është edhe vetë bashkëshorti i Sonila Canit, Kreshnik Cani, me të cilin ka një djalë. Kreshnik Cani po hetohet nga Prokuroria e Torinos për nxitje drejt vetëvrasjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kreshnik Cani u hetua edhe nga Prokuroria e Beratit pas një kallëzimi që bënë prindërit e Sonilës për shfrytëzimin e vajzës së tyre.

    Zbulimi i grupit kriminal shqiptar, citon La Stampa, u ndihmua edhe me hetimet për vdekjen e Sonilës, ku u analizuan fakte, rrethana dhe dëshmi. Bëhet fjalë për shfrytëzimin për prostitucion të vajzave shqiptare në Torino të Italisë.

    Kreshnik Cani pranoi publikisht në intervistë se kishte shfrytëzuar seksualisht bashkëshorten e tij, por mohoi që ta kishte shtyrë në vetëvrasje dhe bënte rolin e të paditurit fillimisht për arsyet pse Sonila kreu atë akt.

    Edhe dëshmitë kontradiktore që dha para hetuesve italianë, bënë që Kreshnik Cani të ishte gjatë gjithë kohës i dyshuar në sytë e tyre.

    Prokuroria e Torinos, siç raporton “Corriere”, zbuloi një grup kriminal që shfrytëzonte për prostitucion vajza shqiptare në disa zona të ndryshme. Hetimi për këtë grup nisi pas grabitjes së një prostitute shqiptare në Maj 2022, që zbuloi më pas një rrjet të strukturuar.

    Sipas Prokurorisë së Torinos, vajzat shqiptare që shfrytëzoheshin, detyroheshin që t’ua dorëzonin tutorëve të gjitha të ardhurat financiare dhe mbaheshin në kushte të nënshtrimit total përmes presionit psikologjik dhe nëpërmjet lidhjeve sentimentale të gënjeshtërta, siç mund të ishte edhe rasti i Sonilës nga aq sa kanë provuar deri më tani hetuesit italianë. Për këtë arsye, bashkëshorti i Sonilës, Kreshnik Cani, është një nga 16 të dyshuarit për vdekjen e saj.

    Sonila Cani 21 vjeç u gjet e pajetë e vetëvarur në tualetin e banesës së saj në Torino ku jetonte me bashkëshortin Kreshnikun dhe djalin e mitur. TvKlan

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • GJKKO dënon ish-oficeren e OPGJ, u denoncua në Fiks Fare për marrje ryshfeti nga e moshuara

    GJKKO dënon ish-oficeren e OPGJ, u denoncua në Fiks Fare për marrje ryshfeti nga e moshuara

    GJKKO ka dënuar me katër vite shërbim prove ish-oficeren e OPGJ Anila Dusha, me akuzën për marrje ryshfeti ndaj një të moshuare, rast i denoncuar në Fiks Fare disa muaj më parë.Pas shqyrtimit të dosjes së paraqitur nga SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e vendosi dënimin me 4 vite shërbim prove si dhe ndalimin për 5 vite të ushtrimit të funksioneve publike.

    Procedimi ndaj Dushkut nisi pas denoncimit të rastit nga emisioni Fiks Fare në Top Channel, ku gazetarët investigativë mundën të zbardhin të gjithë rastin ku Oficerja Anila Dushku, i mori ryshfet 1 mijë euro 68-vjeçares Hava Lloga, e cila para disa vitesh u procedua dhe u dënua për ndërtim pa leje, për shkak se ndërtoi një banesë për vete dhe djalin në fshatin Qendër Librazhd me premtimin se do i mbyllte çështjen.

    Nga të dhënat konkrete të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për këtë procedim penal, SPAK doli në përfundimet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë oficerja ajo që ka pasur një rol aktiv të kundërligjshëm në bisedat me të moshuarën duke i udhëzuar vendin dhe datën e takimit si dhe dorëzimin e shumës së parave.

  • Reshje të dendura dëbore në Shkodër, bora arrin deri në 80 cm

    Reshje të dendura dëbore në Shkodër, bora arrin deri në 80 cm

    Moti i keq gjatë dy ditëve të fundit ka risjellë reshjet e dëborës pothuajse në të gjithë vendin. Reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, kanë zbardhur zonat malore si Vermoshin dhe Qafë Thore.

    Trashësia e dëborës arrin në 80 cm, teksa qarkullimi në akse rrugore vijon pa probleme, kështu ka bërë me dije përgjegjësi i ARRSH-së për Rajonin e Veriut, Hajrullah Sylja.

    Megjithatë, Sylja ka theksuar se qarku i Shkodrës mbetet me shqetësim nga rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave në akset malor. Në lidhje me këtë situatë, Sylja bën thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në zonat e rrezikshme.

    ARRSH bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.

    ARRSH bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.

  • Vrau bashkëshorten, dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar në gjykatë: Ja çfarë i tha një burri në telefon

    Vrau bashkëshorten, dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar në gjykatë: Ja çfarë i tha një burri në telefon

    “Do të doja të mund ta ktheja kohën pas”, ka thënë ndër të tjera.

    Gjithashtu, ai ka pohuar se ka tentuar ta kthejë viktimën, por kur ka kuptuar se gruaja ka vdekur, e kishte zënë paniku dhe kishte vendosur ta fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.

    Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 39-vjeçarit Kastriot Cenko, i cili vra bashkëshorten e tij me çekiç dhe trupin e saj e fshehu për një javë.

    I pandehuri, gjatë seancës gjyqësore kishte qarë vazhdimisht dhe kishte rrëfyer se krimin e kishte kryer në nerva e sipër, kur kishte dëgjuar bashkëshorten të fliste në telefon me një burrë.“Nuk e kisha paramenduar krimin. Ishte një krim pasioni i kryer në vapën e një impulsi mendor. U çmenda kur e dëgjova në telefon me një burrë duke thënë se do të më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Në atë moment unë dola jashtë, mora çekiçin nga çanta e punës dhe e godita”.

    “Nuk e kisha paramenduar krimin. Ishte një krim pasioni i kryer në vapën e një impulsi mendor. U çmenda kur e dëgjova në telefon me një burrë duke thënë se do të më linte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Në atë moment unë dola jashtë, mora çekiçin nga çanta e punës dhe e godita”.

    Në të njëjtën kohë, ai shtoi se arratisjen e saj e kishte sajuar sepse donte kohë për të kuptuar se çfarë po bënte.

  • U rrëzua tek Piramida, ndërron jetë efektivja e Policisë 22 vjeçare

    U rrëzua tek Piramida, ndërron jetë efektivja e Policisë 22 vjeçare

    Në Spitalin e Traumës ka humbur jetën ditën e sotme një 22-vjeçare, efektive policie. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se e reja ka ndërruar jetë një javë pasi aksidentalisht u rrëzua nga shkallët e “Piramidës” në Tiranë.Fatkeqësisht efektivja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra në kokë, duke gjetur vdekjen mesditën e kësaj të marte.
    Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë ku 22-vjeçarja u rrëzua nga shkallët e “Piramidës”. Në momentin e ngjarjes oficerja e policisë nuk ishte në shërbim dhe kishte shkuar te “Piramida” me familjarët e saj.

  • FOTO/ Sara Gjordeni ndan për herë të parë foto të bebushes Nea

    FOTO/ Sara Gjordeni ndan për herë të parë foto të bebushes Nea

    Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi u bënë prindër për herë të parë. Jeta e tyre u bekua me një vajzë emri i së cilës është Nea.

    Sakaq mami Sara ka ndarë sot për herë të parë një fotografi të së voglës të cilën e keni të paraqitur më poshtë:

    Llojet e introvertëve: Cili prej tyre je ti?
    Menduat se do shikonit portretin e Neas? Është akoma herët! Ose ndoshta s’do e shikoni ndonjëherë. Rikujtojmë që pak kohë më parë Sara ka deklaruar se nuk do e bëjë publike portretin e fëmijës së saj.

  • Humb jetën policja 22-vjecare, u rrëzua aksidentalisht tek Piramida në Tiranë

    Humb jetën policja 22-vjecare, u rrëzua aksidentalisht tek Piramida në Tiranë

    Një efektive policie ne moshen 22-vjeçare, ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës si pasoje e nje ngjarje aksidentale.

    Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa ndodhej me familjen ne nje shetitje ne zone.Ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit, dhe mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe vdekjen e saj.

    Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes