Author: editor

  • “LUFTË” NË SALLËN E GJYQIT/ Flet i penduari Nuredin Dumani në GJKKO, shpërthejnë ish-bashkëpunëtorët, i ndërpritet dëshmia: Je krijesa më

    “LUFTË” NË SALLËN E GJYQIT/ Flet i penduari Nuredin Dumani në GJKKO, shpërthejnë ish-bashkëpunëtorët, i ndërpritet dëshmia: Je krijesa më

    Po mbahet këtë të martë megaprocesi gjyqësor “Plumbi i artë”, ku po dëshmon në GJKKO, o penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

    Seanca po zhvillohet mes tensioneve të shumta, pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke i ndërprerë dëshminë.

    I akuzuari, Petrit Qoli i është drejtuar me fjalët: “Nuredin Dumani, krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës time”.

    Lajmi në përditësim…

  • Sherri mes adoleshentëve në Tiranë la dy të plagosur/ Policia jep DETAJE: Përdorën mjete prerëse…

    Sherri mes adoleshentëve në Tiranë la dy të plagosur/ Policia jep DETAJE: Përdorën mjete prerëse…

    Tre adoleshentë janë proceduar penalisht pas sherrit të ditës së djeshme pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku mbetën të dëmtuar 2 të mitur.

    Uniformat blu raportojnë se janë proceduar penalisht të miturit e moshave 14, 14 dhe 15 vjeç. Ata akuzohen se janë konfliktuar me sende të forta me disa bashkëmoshatarë të tyre, ku mbetën të dëmtuar dy të miturit e moshave 10 dhe 14 vjeç. Sherri mes tyre ka nsour pas një ndeshjeje basketbolli.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.

    Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

  • Ish-konkurrentja e Për’puthen jep lajmin e ëmbël, publikon fotot me barkun e rrumbullakosur

    Ish-konkurrentja e Për’puthen jep lajmin e ëmbël, publikon fotot me barkun e rrumbullakosur

    Ish-konkurrentja e Për’puthen, Gabriela Arapi, ka shpërndarë lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të parë.

    Me anë të një postimi në Instagram, ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur teksa nuk i fshehu emocionet.

    “Unë dhe ti. Një bekim. Një emocion i papërshkrueshëm. Një ndjenjë e vërtetë. Një ëndërr e bërë realitet. Një dëshirë e plotësuar. Një dashuri pa kufi. Po, dashuritë e pastra ekzistojnë. Ti EKZISTON!! Ti më dhe shpresë e forcë! Jam e dashuruar në ty, e marrosur në ty. Mezi pres të të mbaj në krahët e mi. Faleminderit Allah për këtë dhuratë”, shkruan Gabriela në postimin e saj.

  • Reshje bore në Dardhë, ja si është situata në rrugë

    Reshje bore në Dardhë, ja si është situata në rrugë

    Reshje shiu dhe bore kanë përfshirë rajonin e Korçës gjatë natës, me intensitet të ulët.

    Në zonat malore mbi 1300 metra ka pasur reshje bore të pakta, ndërsa në rrugën e Dardhës, nga km 9 deri në 14, ka pasur reshje bore. Pavarësisht kushteve atmosferike, nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.

    Kontraktorët e mirëmbajtjes dimërore janë në gatishmëri për të siguruar një kalim të sigurt.

  • “Harabeli” i Ajola Xoxës plot me euro/ Flet gazetari: Ja shuma që u gjet nga BKH-ja në qendrën e bashkëshortes së Erion Veliajt

    “Harabeli” i Ajola Xoxës plot me euro/ Flet gazetari: Ja shuma që u gjet nga BKH-ja në qendrën e bashkëshortes së Erion Veliajt

    Gazetari Edison Vatnikaj, sjell detaje të reja nga kontrollet e BKH ndaj familjarëve të Erion Veliajt, në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.

    Burime bëjnë me dije se në qendrën “Harabel” që administrohet nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, janë gjetur një shumë e konsiderueshme prej 80 mijë eurosh.

    Paratë mësohet se janë sekuestruar nga SPAK dhe BKH-ja, dhe tashmë i përket Xoxës, që të provojë që këto para janë të ligjshme, para që rrjedhin nga aktivitet i ligjshëm ekonomik, apo janë para të padeklaruara me burime të dyshimta.

    Ndërsa vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të martë ka reaguar për ngjarjen në fjalë, ku theksoi se kontrollet e ushtruara ndaj tij dhe familjarëve të tij ishin pa një vendim gjykate, duke nënkuptuar se do të ankimohen nga avokatët e tij./Oranews

  • Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, 63-vjeçarja ndërron jetë në spital

    Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë/ Makina përplas këmbësoren, 63-vjeçarja ndërron jetë në spital

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”.

    Policia bën me dije se sot rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

    Njoftimi i policisë

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

    Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Nëse po mendoni për fundjavën, mësoni si parashikohet moti, Gjoni: Të shtunën kthehen…

    Nëse po mendoni për fundjavën, mësoni si parashikohet moti, Gjoni: Të shtunën kthehen…

    Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM është shprehur se gjatë ditës së sotme të vijojnë reshjet e dobëta në juglindje të vendit, kryesisht në formën e borës.

    Gjoni tha se në tre ditët në vijim kushtet e motit do të vijnë duke u përmirësuar, me pasditen e të mërkurës, që do të sjellë një ndryshim të dukshëm atmosferik.

    Po ashtu, Gjoni theksoi se edhe dita e sotme dhe e nesërme, pavarësisht kthjellimeve më të shumta, do të shoqërohet herë pas here me reshje shiu, ose dëbore, ndërsa shtoi se temperaturat do të mbeten pak a shumë në nivelet aktuale.

    Kthesa, theskoi Gjoni, do të ndodhë të shtunën, ku do të rikthehen reshjet e dendura, ku nuk përjashtohen dhe problematika në rrugë.

    “Do të jenë prezente edhe ditën e mërkurë edhe në veriun e vendit. Për të enjten e të premten presim ndërprerje të reshjeve. Ndërsa të shtunën presim që të kemi dhe rikthimin e reshjeve gjatë paradites dhe do të na shoqërojnë gjatë fundjavës.

    Deri të premten nuk presim problematika sa i përket kushteve të motit, ndërsa në fundjavë do të ketë reshje të shtuara, ndërsa mund të ketë problematika sa i përket reshjeve të shiut.

    Temperaturat në bregdet presim që të jenë 8 deri në 13 gradë celsius;

    Në zonat e ulëta presim që minimalet të jenë 6 dhe maksimalet deri në 14 gradë;

    Ndërsa në zonat malore presim që të ulëtat të jenë në 0 gradë dhe të shkojnë në maksimale deri në 6 gradë”, u shpreh ndër të tjera në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, sinoptikania Anira Gjoni.

    NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR 5 DITËT E ARDHSHME NGA ANIRA GJONI

  • “Zgjati shumë…”/ Gazetarja e njohur zbulon për herë të parë se cfarë ndodhi me dashurinë e Ilnisës dhe Meritonit

    “Zgjati shumë…”/ Gazetarja e njohur zbulon për herë të parë se cfarë ndodhi me dashurinë e Ilnisës dhe Meritonit

    Marrëdhënia mes çiftit Ilnisa dhe Meriton, që tashmë duket se janë “ish” prej kohës po komentohet dhe aludohet, a janë ndarë apo krijuan një konflikt artificail për vëmendje. Por nga informacionet e fundit, ndarja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është e vërtetë. Ka qenë gazetarja Klotilda Harka, e cila është shprehur se janë ndarë, madje si thotë dhe ajo “madje shumë zgjati”.

    Debati:

    Nevina: Ka patur aludime për ndarjen e Meritonit dhe Ilnisës. Klotilda ke ndonjë informacion për këtë?

    Klotilda: Mund të përgjigjet Meridiani

    Nevina: Pse?

    Klotilda: Nuk dua të përgjigjem për këtë

    Meridiani: Se paska pritur Klotilda. Nuk e prisje ti Klotilda?

    Klotilda: Jo, jo, patjetër që e prisja

    Meridiani: Ishte diçka e pritshme

    Klotilda: Madje u duk sikur zgjati shumë.

    Disa ditë më parë Ilnisa nuk e mohoi ndarjen, por as e pranoi ajo u shpreh shkurt: Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.

  • Pandeli Majko: Burgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u

    Pandeli Majko: Burgu është për burrat dhe socialistët, më dhemb për shokët e partisë që godet SPAK-u

    Deputeti Pandeli Majko, duket se ka dalë nga radhët e zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste dhe shefit të tij Edi Rama, se për këdo që godet SPAK-u përgjegjësia është personale.

    Majko deklaron se i dhemb për secilin nga shokët dhe shoqet e partisë që godet SPAK-u, madje sipas tij, ka pasur raste kur ka ngelur dhe pa tekst, për persona që ka punuar në krah bashkë me ta.

    Ai pretendon se në burg po shkojnë më shumë socialistë, se sa kundërshtarë të tyre, madje përmendi dhe një batutë që i kishin thënë në Kukës se “burgu është për burrat dhe socialistët”.

    “Jo vetëm që ka goditur nga radhët e PS-së, por ka bërë vaki dhe që kemi ngelur dhe pa tekst, për miq, shok, që kemi pasur krah për krah. Unë nuk hyj tek ata që të dal dhe të them mbrojtja është personale. Mua më ka dhembur për secilin dhe mendoj se kjo është njëra anë e problemit, por ana tjetër që duhet vlerësuar është që PS pranon sistemin. Batuta që më thanë mua në Kukës është që burgu është për burrat dhe për socialistët, e thënë në kuptimin e parë të fjalës, pra që në burg po shkojnë socialistët, falë një sistemit të ngritur falë votës së mazhorancës sonë.

    Unë nuk them që jemi engjëj, prandaj po ndodh kjo, ne jemi njerëz që bëjmë gabime dhe secili sipas mënyrës së vetë do japë llogari. Prandaj është edhe kjo arsyeja pse unë nuk kam qejf të shkoj nëpër këto banaqet dhe të bëj sikur këtu nga Partia Socialiste uji vjen i pastër, por pastaj disa të poshtër bëjnë këtë apo atë. Politika shqiptare e ka kërkuar këtë që po ndodh, ose me e thënë me dialekt verior, meqenëse jam i deleguar në Kukës, e ka lyp këtë proces që po ndodh”, – tha Pandeli Majko në Abc News.

  • Shpenzojnë para sikur nuk ka të nesërme! Këto 3 shenja të Horoskopit janë harxhuesit më të mëdhenj në botë

    Shpenzojnë para sikur nuk ka të nesërme! Këto 3 shenja të Horoskopit janë harxhuesit më të mëdhenj në botë

    Të lindurit në tre shenjat e mëposhtme të horoskopit nuk kanë asnjë masë kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave, sepse mendojnë se nuk duan t’i mohojnë vetes asnjë kënaqësi sipas parimit “jeto vetëm një herë”!

    Shigjetari

    Punojnë shumë, ndaj nuk e kanë të vështirë të fitojnë para, por e kanë problem t’i mbajnë në xhep. Nëse duan të shkojnë në një udhëtim apo të blejnë diçka, ata nuk kërkojnë çmimin! Ata gjithmonë përpiqen të monitorojnë gjendjen e llogarisë së tyre, por habiten kur shohin se sa kanë shpenzuar në të vërtetë.

    Binjakët

    Binjakët me paratë kanë dy anë, dinë të jenë shumë të përgjegjshëm dhe të kursejnë për të ardhmen, dhe më pas në një moment shfaqet diçka që i detyron të shpenzojnë pa masë dhe nuk e dinë se çfarë ndodh me paratë e tyre.

    Luani

    Luanët janë të kujdesshëm me paratë dhe kanë gjithmonë kursime dhe problemi i tyre lind kur duan t’i dhurojnë diçka një personi të dashur, blejnë dhuratat më të mira. Ata gjithashtu shpenzojnë shumë për veten e tyre, sepse u pëlqejnë gjërat e shtrenjta. Për ta, vetëm cilësia më e mirë, pavarësisht nga çmimi.