Author: editor

  • Shpenzojnë para sikur nuk ka të nesërme! Këto 3 shenja të Horoskopit janë harxhuesit më të mëdhenj në botë

    Shpenzojnë para sikur nuk ka të nesërme! Këto 3 shenja të Horoskopit janë harxhuesit më të mëdhenj në botë

    Të lindurit në tre shenjat e mëposhtme të horoskopit nuk kanë asnjë masë kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave, sepse mendojnë se nuk duan t’i mohojnë vetes asnjë kënaqësi sipas parimit “jeto vetëm një herë”!

    Shigjetari

    Punojnë shumë, ndaj nuk e kanë të vështirë të fitojnë para, por e kanë problem t’i mbajnë në xhep. Nëse duan të shkojnë në një udhëtim apo të blejnë diçka, ata nuk kërkojnë çmimin! Ata gjithmonë përpiqen të monitorojnë gjendjen e llogarisë së tyre, por habiten kur shohin se sa kanë shpenzuar në të vërtetë.

    Binjakët

    Binjakët me paratë kanë dy anë, dinë të jenë shumë të përgjegjshëm dhe të kursejnë për të ardhmen, dhe më pas në një moment shfaqet diçka që i detyron të shpenzojnë pa masë dhe nuk e dinë se çfarë ndodh me paratë e tyre.

    Luani

    Luanët janë të kujdesshëm me paratë dhe kanë gjithmonë kursime dhe problemi i tyre lind kur duan t’i dhurojnë diçka një personi të dashur, blejnë dhuratat më të mira. Ata gjithashtu shpenzojnë shumë për veten e tyre, sepse u pëlqejnë gjërat e shtrenjta. Për ta, vetëm cilësia më e mirë, pavarësisht nga çmimi.

  • Aksident me vdekje/ Makina përplas motorin! Humb jetën 50-vjeçari, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

    Aksident me vdekje/ Makina përplas motorin! Humb jetën 50-vjeçari, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

    Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Fier-Seman.

    Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë

    Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • “Më god*ti me grusht dhe iku duke qeshur”, gruaja padit shqiptarin: Më kë*cënoi se do të më zhvishte…

    “Më god*ti me grusht dhe iku duke qeshur”, gruaja padit shqiptarin: Më kë*cënoi se do të më zhvishte…

    Një shqiptar është dënuar me burg për përndjekjen e një 40-vjeçarje nga një gjykatë në Volos të Greqisë. Shqiptari është dënuar 12 muaj burg me kusht dhe gjithashtu nuk duhet t’i afrohet gruas në një distancë prej 50 metrash, si edhe nuk duhet të komunikojë kurrë me të.

    55-vjeçari akuzohet se ka kërcënuar gruan se do t’i hiqte rrobat dhe do ta linte të zhveshur në fshat.

    Raportohet se pasditen e 6 dhjetorit, 40-vjeçarja po kthehej nga minimarketi në lagjen e saj. Përpara i doli shqiptari, i cili i kishte krijuar shqetësime prej disa muajsh.

    Ajo ka reaguar duke i kërkuar që të mos e prekë dhe 55-vjeçari e goditi me grusht në bark e më pas u largua duke buzëqeshur.
    Gruaja fillimisht nuk telefonoi policinë nga frika se do të niste një sherr mes autorit dhe bashkëshortit të saj. Më pas, 40-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e të pandehurit dhe i ka treguar bashkëshortes së tij.

    E dhunuara ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte shumë dhimbje dhe mëngjesin e së shtunës ka bërë denoncimin.

    Sipas padisë, i pandehuri e ngacmonte që në muajt e verës. Kishte raste kur autori i dyshuar hynte në oborrin e banesës së saj dhe e godiste me grusht në gjoks.

    “Më kapi dorën dhe më kërkoi të bënim seks. Një herë tjetër më kërcënoi se do të më zhvishte dhe do më linte lakuriq në fshat. Po përpiqesha ta zgjidhja vetë për të shmangur një grindje me burrin tim. Kam frikë nga ky njeri”, tha ajo.

    Në cilësinë e dëshmitares ka dëshmuar edhe bashkëshortja 45-vjeçare e të akuzuarit. Ajo ka treguar se viktima ka shkuar në shtëpinë e saj dhe i ka thënë se do ta padisë burrin e saj pasi e kishte rrahur dhe sharë.

    “Unë do ta fus burrin tënd në burg”, i tha ajo. 45-vjeçarja deklaroi se bashkëshorti i saj kishte gjithçka kur e pyeti. Ndërsa vetë i pandehuri ka mohuar në gjykatë se e ka goditur 40-vjeçaren dhe se e ka ngacmuar. Ai ka deklaruar se e ka përshëndetur në rrugë dhe ajo e ka sharë.

    Dy familjet raportohet se kanë pasur një marrëdhënie të mirë në të kaluarën, por një vend parkimi shkaktoi përçarjen mes tyre.

    I akuzuari parkonte automjetin e tij jashtë shtëpisë së familjes së 40-vjeçares edhe pse shtëpia e tij është mjaft larg.

  • U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

    U shpall “non grata” nga SHBA, reagon ish-zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

    Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi u shpall “non grata” nga SHBA. Grubi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

    Grubi dhe Bexheti në listën e zezë të SHBA, reagon ambasadorja amerikane në Shkup: Dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohen
    Ish-zv.kryeministri thekson se lajmin e ka marrë vesh nga mediet dhe se nuk ishte në dijeni, teksa shton se do angazhohet për të zbardhur plotësisht çështjen.

    “Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit.

    Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

    Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje.

    Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkruan Ish-zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

  • Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Erion Veliaj nën akuzë për Korrupsion, ka lidhje me një çështje tjetër që nuk ka dalë deri sot

    Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Erion Veliaj nën akuzë për Korrupsion, ka lidhje me një çështje tjetër që nuk ka dalë deri sot

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me kontrollin e agjentëve të BKH në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Ajo ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Veliaj është nën akuzën për korrupsion, për një çështje që ende nuk ka dalë. Duke përjashtuar çështjen e bujshme të inceneratorit të Tiranës.

    DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

    Lala zbulon detajet nga kontrollet e BKH te familjarët e Veliajt: U gjetën shuma të konsiderueshme parash
    “Kam arritur të kem akses tek disa nga dokumentet. Po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Nuk di ta them nga ku derivon, por në dokumentet që i janë dorëzuar avokatëve, por edhe personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë proces në mënyrë direkte apo indirekte, vepra penale mbi të cilën po hetohet, deri në këto momente është vepra penale e korrupsionit.

    Kaq mund të them sepse nuk kam realisht më shumë informacion. Duke qenë se ka disa çështje ndaj zotit Veliaj dhe rolit të tij ka derivuar nga një çështje tjetër, këtë mund të konfirmoj. Se cila është çështja bazë, këtë nuk mund ta them, por di që ky hetim po kryhet për veprën penale të korrupsionit

    Agjentët kanë kryer kontrolle në galerinë Harabel, të Ajola Xoxës ku është sekuestruar një shumë parash. Nuk mund ta them se sa ishte shuma. Zonjës Xoxa i kanë sekuestruar telefon”, tha Lala për Opinion.

    Madje duke cituar avokatin e kryebashkiakut, ajo tha se SPAK agjentët kanë pasur urdhër që të sekuestronin dhe telefonin e kryebashkiakut, por që për shkak se nuk ishte në banesë nuk është bërë e mundur, por që janë të gatshëm ta dorëzojnë.

  • EMRAT/ Përplasen dy automjete në Xibrakë, drejtuesit përfundojnë në spital

    EMRAT/ Përplasen dy automjete në Xibrakë, drejtuesit përfundojnë në spital

    Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është regjistruar një aksident automobilistik. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Labinot Fushë.

    Në këtë aksident u përshi automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me drejtues 35 vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

    Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.

    Burime spitalore bënë me dije se jeta e tyre është jashtë rrezikut. Ndërkaq të plagosurve iu është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin konsumuar alkool.

    Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.

  • Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Euro…

    Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Euro…

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar, do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

    Ndërsa paundi britanik, do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Ajola Xoxa i la agjentët e BKH dy orë jashtë, reagon ashpër Soko: Pse nuk i shqyen derën? E mbështesim SPAK, por…

    Ajola Xoxa i la agjentët e BKH dy orë jashtë, reagon ashpër Soko: Pse nuk i shqyen derën? E mbështesim SPAK, por…

    Pano Soko, ka qenë i ftuar në një emision, ku ka folur për kontrollin e BKH te familjarët e Veliajt dhe hetimet për kryebashkiakut.

    Soko tha se nuk duhet treguar mbështetje e verbër te SPAK, sepse kur vjen fjala te Erion Veliaj, prokuroria ka qenë shumë e ngadaltë, pavarësisht se ai ka disa çështje në hetim. Soko u ndal edhe te fakti që bashkëshortja e Veliajt i la agjentët e BKH të presin dy orë jashtë banesës, ndërkohë që ky standard nuk ndiqet me të tjerët.

    “Ajo që kërkojmë ëhtë fillimisht të ndalohet vjedhja dhe të merren paratë mbrapsh. Edhe po ta lësh Veliajn vetëm gjashtë muaj, por t’ja marrin të gjithë paratë… Sa më shumë kohë e lë Erionin, aq më shumë mundësi i jep të fshehë paratë sa më mirë. Nëse ke për synim të ndalosh vjedhjen dhe të kapësh paratë… Dua që këto para të mos ikin.

    Unë nuk jam prokuror, por rrogën po e marrin 10 mijë euro prokurorët. Çfarë të duan ata e kanë marrë, mjete, materiale, amerikanët janë aty, izraelitët me teknologji, cdo gjë. Tani duam shpejtsi. Entoni thotë me të drejtë, mos po shantazhohen këta?

    Nuk mund ta përjashtojmë dhe të themi se po ecin shumë mirë. I kemi mbështetur por nuk po ecin shumë mirë.

    SPAK të na tregojë a jemi të barabartë para ligji. Nëse SPAK nuk e ka forcën të tregojë që nga KM deri të qytetari janë të barabartë… Jo se janë ca më të barabartë. Po shoh hetuesit e BKH që rrinë dy orë para derës së një banese, kur kanë të drejtë të shqyejnë çdo derë. Këto tregojnë shumë. A jam unë si Pano Soko i barabartë me ta? Në derën time, po mos ta hap BKH vjen dhe e hap. Disa dyer shqyhen, disa të tjera…

    Ideja është, nëse ne jemi të barabartë para ligjit, hetuesit e BKH derën time do ta kishin shqyer, por para një dere të dikujt me spaleta… Mbështetja nuk përkthehet në verbëri dhe naivitet. Pra, kërkoj shumë mirë ti shkohet hetimit deri në fund, pse e kërkoj te Erion Veliaj, sepse në gjendjen e tij ai mund të ndikojë te shumë hetime, ka pesë hetime, mund të ndikojë te provat. Nuk dua që njerëzit që kanë vjedhur këtë vend për 34 vjet të shpëtojnë prej neglizhencës apo se dikush bie pre e shantazhit”, tha Soko.

  • Duhet të flini me derën e dhomës së gjumit mbyllur apo hapur? Ekspertët zgjidhin dilemën

    Duhet të flini me derën e dhomës së gjumit mbyllur apo hapur? Ekspertët zgjidhin dilemën

    Shumica e njerëzve e lënë derën e dhomës së gjumit të hapur gjatë natës për të qarkulluar ajrin. Por a e dini se kjo nuk është alternativa më e mirë? Ka disa arsye pse duhet ta bëni zakon mbylljen e derës së dhomës së gjumit gjatë natës, dhe më e rëndësishmja është se kjo mund të rrezikojë sigurinë tuaj.

    Më poshtë do të lexoni arsyet më të zakonshme për të filluar mbylljen e derës së dhomës së gjumit gjatë natës.

    Bllokon zhurmën dhe do t’ju ofrojë një gjumë më të qetë

    Nëse jetoni në një mjedis të zhurmshëm dhe jeni një gjumë i lehtë, ndoshta keni probleme të bini në gjumë. Pra, kjo do të thotë se mbyllja e derës së dhomës së gjumit është një mundësi e shkëlqyer, edhe nëse nuk jeni mësuar me të. Përveç kësaj, një derë e mbyllur do të mbajë jashtë tingujt e shokëve të dhomës që mund të qëndrojnë deri vonë dhe të bëjnë zhurmë.

    Ju do të keni një shans më të mirë për t’i mbijetuar një zjarri

    Nëse e lini derën e dhomës së gjumit të hapur kur flini dhe ka zjarr, ai mund të përhapet më shpejt në dhomën tuaj. Një derë e mbyllur do t’ju japë më shumë kohë për të reaguar dhe për të shpëtuar veten nga zjarri. Do të mbajë për pak kohë temperaturën në dhomë në nivele të tolerueshme dhe përveç kësaj, tymi toksik nuk do të përhapet aq lehtë.

    Rrit shanset për të reaguar më shpejt në rast se hyjnë hajdutët

    Një derë e mbyllur ose, akoma më mirë, e mbyllur e dhomës së gjumit mund t’ju japë një mundësi për të vepruar nëse dëgjoni se dikush ka hyrë në shtëpinë tuaj ose është gati. Kjo do t’ju lejojë gjithashtu të qëndroni më të sigurt dhe t’ju japë kohë për të lajmëruar policinë.

    Sipas Feng Shui, një derë e mbyllur mban energji pozitive brenda dhomës

    Një nga parimet e Feng Shui-t për dhomat e gjumit është shmangia e gjumit me derën e hapur. Kjo është për shkak se e gjithë energjia pozitive në dhomë mund të largohet dhe gjithashtu hap dhomën tuaj ndaj chi negative. Mbyllja do ta parandalojë këtë dhe do t’ju japë një ndjenjë sigurie. Gjithashtu, mendja juaj do të jetë më e qetë.

  • Vrasja e Martin Canit/ Hajdarmataj: Nëse ngjarja manipulohet, do jetë skandal

    Vrasja e Martin Canit/ Hajdarmataj: Nëse ngjarja manipulohet, do jetë skandal

    Në emisionin “Open” u diskutua ngjarja e rëndë në Tiranë, ku u vra 14-vjeçari Martin Cani.

    Avokati Andi Hasanaj deklaroi se policia mund ta mbante ngjarjen hermetike, por shtoi se duhet të ecej më shpejt me hetimet.

    Ndërsa, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj u shpreh se nëse ngjarja manipulohet, do të ishte skandal.

    Arben Hajdarmataj: Ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pse kanë kaluar disa ditë. Të lë pa fjalë fakti që ka kaluar kohë dhe nuk mund të bëhen veprime shumë më vonë. Sepse prsh nëse ka një plagë, përcaktimet bëhen në ditët e para dhe jo pas shumë kohësh. Nëse mjekësia ligjore thotë se nuk ka bërë ekspertizë akoma, është e palogjikshme që të bëhet me vonesë. Kanë dalë njohje e lidhje në këtë ngjarje. Probabiliteti që një adoleshent të shkaktojë kaq shumë plagë është i vogël. Autori i dytë që pretendohet se ka qenë në vendngjarje ka babanë në sistemin e drejtësisë më duket. Nëse ngjarja manipulohet do ishte skandal. Prokurori duhet t’ia tregojë videon, që pretendon policia se është e qartë. Këto janë pretendime, nuk po themi se është kështu.