Author: editor

  • “Drejtësia po tregohen e fortë”/ Analisti ‘thumbon’ Ramën: Veliaj e kërcënon, po rashë unë, vjen edhe ti pas meje

    “Drejtësia po tregohen e fortë”/ Analisti ‘thumbon’ Ramën: Veliaj e kërcënon, po rashë unë, vjen edhe ti pas meje

    Gazetari Genc Burimi ka komentuar zhvillimet politike në vend, dhe kontrollin e ushtruar në shtëpinë e Erion Veliajt.

    Burimi u shpreh se, këtu po shikohet një lojë presioni mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës.

    “Po shohim një drejtësi, që thotë se, mirë apo keq, unë kam vendosur një standard nuk ekziston në perëndim dhe unë me dyshimin më të parë, të marr dhe të rras brenda. Ky është justifikimi i saj. Me këtë justifikim këta të marrin e të rrasin brenda, e përdorën me Malltezin, e përdorën për Berishën, Belerin apo Metën që janë personazhe politike.

    Si justifikim kishin mbrojtjen e provave dhe mosinfluencimin e dëshmitarëve. Ai i famshmi i nenit 5, i Kartës së të Drejtave të Njeriut, thotë se, një njeri prezumohet i pafajshëm dhe smund të ja heqësh lirinë në mënyrë kaq ordinere, veç nëse ka arsye shumë madhore.

    Drejtësia shqiptare ka kaluar përtej këtyre gjërave. Sigurisht ne Berishën bëri hap pas, sepse u mor drejtësia ndërkombëtare me Berishën. Aktualisht po shohim se të njëjtat shkaqe, prishja e provave, intimidimi i dëshmitarëve, nuk po japin të njëjtin efekt tek familja Veliajt.

    Sot aktualisht kjo drejtësi nuk po veproka njësoj, ose të ketë një standard për të gjithë, ose kjo drejtësi po tregohet e fortë me ata që nuk kanë pushtet, dhe tregohet e dobët me ata që kanë pushtet.

    Berisha na tha se, po përplasen Kodra e Diellit me Sarajet e Surrelit. Pra janë dy kulla, ajo e Surrelit dhe e Erion Veliajt, që unë të mbaj, ti më mban. Pra në një lloj shantazhi. Këtë thotë dhe Berisha.

    Sot Veliaj i mbaka Ramës një dosje mjaft të nxehtë, me fotografi se si vëllai i tij Olsi Rama, thotë Berisha, është i implikuar në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe këtë dosje e mbaka si një siguracion jete, që nëse më ndodh gjë mua, edhe ti do biesh.

    Ky është pak a shumë ai ekuilbri i terrorit. Kjo është shumë e rëndë”, tha Genc Burimi.

  • Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga “Kënga Magjike”: Ua mori çmimin pa qenë fare…

    Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga “Kënga Magjike”: Ua mori çmimin pa qenë fare…

    Finalja e “Kënga Magjike” u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.

    Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.

    Ajo ripostoi një mesazh që shkruante: “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”

    Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

  • Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

    Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

    Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

    Koncepti i dietave sipas grupeve të gjakut u prezantua fillimisht nga dr. James L. D’Adamo. Djali i tij, dr. Peter J. D’Adamo, e popullarizoi këtë dietë në librin e tij “Eat Right 4 Your Type”.

    Ai pretendon se grupe të ndryshme gjaku kanë evoluar në periudha të ndryshme në historinë tonë gjenetike dhe se grupi juaj i gjakut duhet të përcaktojë se çfarë hani dhe si ushtroheni, shkruan Healthline.

    Cilat lëngje duhet të pini cilin grup gjaku?

    Dietat e grupeve të gjakut janë një sistem ushqimor që i kategorizon ushqimet si të dobishme, neutrale ose të dëmshme. Ai bazohet në grupin e gjakut të personit dhe faktorë të tjerë. Dieta e grupit të gjakut gjithashtu ofron udhëzime për zgjedhjen e pijeve bazuar në grupin tuaj të gjakut.

    Plazma përmban antitrupa anti-A dhe anti-B, por sipërfaqja e rruazave të kuqe të gjakut nuk përmban antigjene A ose B. Meqenëse këto antigjene nuk janë të pranishme, një person i çdo grupi gjaku ABO mund ta marrë këtë grup gjaku.

    Dietë për grupin e gjakut O

    Theksi vihet te ushqimet me shumë proteina, ndërsa drithërat, bizelet dhe produktet e qumështit janë të kufizuara. Ai bazohet në idenë se njerëzit me grupin e gjakut O kanë një sistem tretës që përshtatet më së miri për të tretur proteinat shtazore.

    Sipërfaqja e rruazave të kuqe të gjakut përmban një antigjen A, dhe plazma ka antitrupa anti-B. Antitrupi anti-B do të sulmonte qelizat e gjakut që përmbajnë antigjenin B.

    Dieta fokusohet në perime, fruta dhe drithëra, duke minimizuar mishin dhe produktet e qumështit. Ai bazohet në besimin se njerëzit me grupin e gjakut A kanë një sistem imunitar më të ndjeshëm dhe janë më të përshtatshëm për një dietë vegjetariane.

    Lëngje frutash alkaline si koncentrati i holluar i lëngut të qershisë së zezë

    Tretja e produkteve të qumështit thuhet se është e vështirë për njerëzit me grupin A të gjakut, por disa lloje të produkteve të qumështit mund të jenë të pranueshme, duke përfshirë:

    Sipërfaqja e rruazave të kuqe të gjakut përmban antigjen B, dhe plazma ka antitrupa anti-A. Antitrupi anti-A do të sulmonte qelizat e gjakut që përmbajnë antigjenin A.

    Dieta përfshin një bilanc të mishit, perimeve, frutave, drithërave dhe produkteve të qumështit. Ai bazohet në idenë se njerëzit me grup gjaku B kanë një sistem të fortë tretës dhe mund të hanë një shumëllojshmëri ushqimesh.

    Qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë antigjene A dhe B, por plazma nuk përmban antitrupa anti-A ose anti-B. Njerëzit me grupin e gjakut AB mund të marrin çdo lloj gjaku ABO.

    Dieta përfshin një kombinim të ushqimeve nga dietat e grupit të gjakut A dhe B Dieta e grupit të gjakut AB bazohet në besimin se njerëzit me grup gjaku AB mund të përfitojnë nga të dyja dietat, sepse gjaku i tyre është një përzierje e të dy llojeve.

  • Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Për ditën e Martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

    Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

    Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

    Termometri do të shënojë temperaturat nga -1 gradë celcius deri në 14 gradë celcius.

  • “Javë bombë”, Meri Shehu nxjerr hallet për shenjat e horoskopit: Asnjëherë nuk kemi parë kështu…

    “Javë bombë”, Meri Shehu nxjerr hallet për shenjat e horoskopit: Asnjëherë nuk kemi parë kështu…

    “Planetet janë duke u përballur shumë fuqishëm atje lart,” kështu e nisi parashikimin e saj për këtë javë astrologia Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan. Sipas saj Marsi i kundërt në Luan me Afërditën në shenjën e Ujorit do të sjellin përmbysje për 12-të shenjat e horoskopit.

    Duke dhënë yjet për secilën shenjë dhe duke parashikuar të papriturat, Meri Shehu paralajmëroi që pritshmëritë të ishin të ulëta. Teksa vlerësimet me nga 1 yll u dhanë rresht.

    “Planetet janë duke u përballur shumë fuqishëm atje lart. Kjo është dhe java që do të ndodhë dhe hënë e plotë, por ajo do të ndodhë në fund të javës, ditën e diel, efektet do i japë javës tjetër, kështu që ne nuk do të ngelemi shumë tek Hëna e plotë në Binjak ditën e sotme.

    Por, kemi përballjen e Marsit të kundërt në Luan me Afërditën në shenjën e Ujorit. Njihen historikisht si dashnorët shekullorë këta të dy, por ka një përballje kaq të fuqishme kësaj jave, saqë askush nuk do të ngelet nëse është në çift ose ka një marrëdhënie të rëndësishme personale pa bërë një debat, ose pa u futur në një tension.

    Por kap dhe çështjet ekonomike, sa herë që përballen këta dy planete dalin shpenzime të papritura, dalin situata nga kontrolli sepse bëhemi më emocionalë, më të rrëmbyer dhe duam që të shpenzojmë më shumë për të rënë në sy. Është një javë që të gjithë do i kapë pak ritmi i sherrit dhe i tensionit në marrëdhëniet e tyre,” tha astrologia.

    Dashi 1 yll

    Dashët janë shenja e parë që do të udhëhiqen nga Marsi dhe Marsi është në Luan në shenjën e tyre erotike. Marsi është i kundërt, kundërshtohet dhe me Afërditën në shenjën e Ujorit dhe problemet në jetën e tyre personale, erotike, sentimentale dhe krijuese do të jenë të papara. Detyrimisht do të duan të kthehen në të kaluarën tek një ish, ose një person i tretë futet në një marrëdhënie dyshe dhe e josh Dashin. Deri diku do të ndjehet mirë nga kjo joshje, nuk do ta shikojë si një rrezik në këtë marrëdhënie, po kjo nuk i pëlqejë partnerit ose partneres, duke formuar kështu një trekëndësh të vështirë erotik.

    Demi 2 yje

    Këto përballje Demët do i kenë më shumë në çështjet familjare dhe karriere, ose ndonjë shtyrje martese apo fejese. Por, dikush nga Demët do të kuptojë dhe do të thotë “në këtë kohë nuk është as fejesa për mua, e as martesa, as ndonjë lidhje e re për mua”, dhe do të kuptojë se mund të jetë vetëm në periudhën e festave. Pra dalin pak më të veçuar, kështu që duhet të kenë kujdes në karrierë, në ata që merren me art dhe në atë që shpenzojnë në këtë periudhë.

    Binjakët 1 yll

    Binjakët janë në pritje të Hënës së plotë në shenjën e tyre. Kjo Hënë e plotë do të përballet me Saturnin në Peshk dhe një njeri i fuqishëm, kryesisht me karrierën apo ligjin, ose një njeri i rëndësishëm në familjen e tyre do u bëjë pritë shumë dëshirave dhe planeve të Binjakëve, kështu që shumë Binjakë nuk do të arrijnë të finalizojnë dot synimet e tyre. Mund të ndeshen me probleme familjare ose shëndetësore.

    Gaforrja 1 yll

    Problemet më të vështira i kanë në fundjavë me Hënën e plotë në Binjak që do të jetë në shtëpinë e 12-të për ta. Do të kenë ndikime emocionale dhe prapaskena në punë. Marrëdhëniet me miqtë ose me jashtë fillojnë dhe vështirësohen, por do të shikojnë dhe probleme shumë të vështira ekonomike. Përballje të cilat do i ndjejnë që në fillim të javës, që nesër dhe në vazhdim. Në datën 12-të që është kjo përballja mes Afërditës dhe Marsit do ta ndjejnë qoftë në anën emocionale, qoftë në anën ekonomike, pra asnjë gjë nuk ka asnjë lloj bazamenti.

    Luani 1 yll

    Marsi i kundërt në shenjën e tyre në përballje me Afërditën në Ujor, do të shikojnë se edhe sikur të thonë një fjalë të mirë apo të bëjnë një gjest të mirë nuk do të jenë të mirëpritur. Të tjera thonë dhe të tjera do të nënkuptojnë të tjerët, por dhe vetë Luanët kanë një energji të kthyer kundër si Marsi që është i kundër në shenjën e tyre dhe duket sikur e kaluara do të sundojë në këtë periudhë, do i bëjë parapritë projekteve dhe planeve të tyre. Çështjet ekonomike dhe për ta janë sfiduese dhe një bashkëpunim ndërpritet në mes duke mos arritur atje ku duhet.

    Virgjëresha 3 yje

    Do të keni një rigjenerim. Rigjeneroheni nga ato pjesë të thyera, filloni dhe të keni një rigjenerim sidomos në çështjet ekonomike dhe shpirtërore. Duket sikur këto përballjet e fuqishme nuk iu prekin më. Pra keni fituar një lloj imuniteti, duke shmangur ndjesinë emocionale të fortë për t’u përballur me një çështje ekonomike.

    Peshorja 3 yje

    Marsi në Luan dhe Afërdita në Ujor janë dy aleatë të mirë, që sado që përballen me njëri-tjetrin, përsëri gjendet ura lidhëse dhe mënyra për t’u afruar apo pse jo dhe për t’u sqaruar. Peshoret me mënyrën e tyre diplomatike do të gjejnë një mënyrë për të qetësuar gjërat në marrëdhëniet emocionale, erotike e cila shkon drejt falimentimit, por në momentin e fundit Peshoret do ta shpëtojnë.

    Akrepi 2 yje

    Kjo javë ka të bëjë me karrierën, me talentet dhe aftësitë e tyre krijuese. Vonohen pak për të dalë në pah tani, por mund t’u jepet mundësia që të rregullojnë diçka. Por, kundërshtimi direkt mes Marsit dhe Afërditës në datën 12 tregon se ka shpenzime, pasiguri dhe nuk ka një mbështetje realisht shumë të fuqishme. Duhet të kenë kujdes.

    Shigjetari 1 yll

    Kontaktet me jashtë, çështjet personale, çështjet ekonomike dhe shoqërore sikur lëvizin dhe këto disbalancat ose këto lëvizjet e menjëhershme tregojnë që në Shigjetar po ndodh një tërmet në gjendjen e tyre emocionale dhe ekonomike pa stabilitet.

    Bricjapët 1 yll

    Problematikat e tyre në punë janë të çuditshme në fundjavë kështu që duhet të qetësohen në çift në këtë periudhë ose në prapaskenat e punës që mund të kenë. Një relacion pune që mund të kenë, një relacion erotik në punë mund të shkojë në një skandal.

    Ujori 3 yje

    Afërdita është në shenjën e tyre, Marsi është përballë shenjës së tyre. Gjithsesi këta joshen kaq shumë saqë nga joshja më e fortë ose nga tensioni i fortë mund të krijohet një “boom” i madh për një lidhje të mirë. Aty ku gjërat përplasen nga një herë mund që të ketë një shkëlqim, ndriçim të bukur.

    Peshqit 1 yll

    Po përgatiten për Hënën e plotë në Binjak që i penalizon në punët e shtetit, në çështje karriere dhe në marrëdhëniet me eprorët sepse Saturni në shenjën e tyre u bën dëm, por mbetet për të pritur të dielën. Ndërkohë edhe personat e kësaj shenje si romantikë, erotikë që janë nuk kanë se si të kenë pozitivitet në këtë përballje të fuqishme Afërditë-Mars. Çështjet e ekonomike do të jenë shumë të riskuara rreth datës 12 dhe 13 Dhjetor./tvklan.al

  • Dënohet me 20 vite burg shqiptari që vrau bashkatdhetarin me thikë në Britani (Emrat + Foto)

    Dënohet me 20 vite burg shqiptari që vrau bashkatdhetarin me thikë në Britani (Emrat + Foto)

    Një tregtar droge shqiptar, i cili shkoi në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël, është burgosur për 20 vjet pasi goditi me thikë një bashkatdhetar për vdekje pas një debati të çastit.

    22-vjeçari Kozma Papa masakroi me thikë Bledi Petraj, 37 vjeç dhe duke e goditur vazhdimisht në gjoks pak para orës 14:00 të datës 4 shkurt.

    Sulmi i dhunshëm ndodhi në Enfield, pasi Petraj refuzoi të shtrëngonte duart me Papën në një kafene aty pranë në Southgate, në Londrën e Veriut.

    22-vjeçari Papa shkoi ilegalisht me një varkë në Britani në shtator të vitit 2022 dhe më pas aplikoi për azil. Në kohën e vrasjes, atij nuk i ishte dhënë ende azil.

    Sipas autoriteteve britanike, Kozma Papa ishte i përfshirë edhe në shpërndarjen e drogës.

  • Zbërthimi i ‘Matrix’ në Greqi/ VOA: Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës

    Zbërthimi i ‘Matrix’ në Greqi/ VOA: Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës

    Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë.

    Komunikimet iu dhanë Greqisë nga EUROPOL në vjeshtën e vitit 2023 në rreth 4500 dosje me mbi 25000 mesazhe të shkëmbyera mes personave të dyshuar të përfshirë në rrjete kriminale, sidomos të trafikut të drogës.

    ProfitSence Logo

    Sipas policisë greke pas urdhër arresteve për mbi 15 shtetas shqiptarë, të dyshuar në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe trafikun e kokainës nga Spanja në drejtim të Greqisë dhe Shqipërisë. Hetimet po kryhen për të zbuluar aktivitete të tjera kriminale.

    Sipas burimeve zyrtare policore greke Shërbimi i Brendshëm i Policisë me urdhër të Prokurorit ka përfshirë hetime edhe për lidhjet e oficerëve të lartë të antidrogës greke me eksponentë të trafikut të drogës, mes të cilëve edhe një shtetas i dyshuar nga Shqipëria, që vuan dënimin në burgjet greke.

    Policia greke njoftoi masa ndalimi ndaj një oficeri të policisë greke dhe dy shtetasve, një shqiptar dhe një grek të dyshuar për trafik droge.

    Shtypi grek publikoi të hënën një dokument ku me shkrim dore janë shkruar në një letër disa numra telefoni të vëna në përgjim nga antidroga greke.

    Sipas shtypit grek oficeri i antidrogës greke e dërgon dokumentin, përmes platformës “Sky ECC”, tek njëri prej trafikantëve, për ta sinjalizuar.

    Në periudhën 2020-2021, si pjesë e një operacioni të koduar “Limit”, Agjencia Europiane “Europol” në bashkëpunim me autoritetet kombëtare të Francës, Belgjikës dhe Holandës zbuloi aplikacionin e koduar të komunikimit Sky ECC, i cili është përdorur në masën 90% nga persona të dyshuar për krime penale kryesisht në fushën e drogës në mbarë botën.

    Bazuar në përmbajtjen e tyre, EUROPOL i shpërndau dosjet e komunikimit në shtetet anëtare për policitë lokale për të hetuar krimet. Greqia ishte e fundit nga 27 vendet që mori dosjen përkatëse në në vjeshtën e vitit 2023.

    Mbi bazë të informacionit të EUROPOL Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka goditur në Shqipëri, deri tani, të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit.

    Europol: MATRIX një tjetër platformë komunikimi e zbuluar së fundi

    Pak ditë më parë EUROPOL njoftoi për një operacion ndërkombëtar policor që ka zbuluar një tjetër shërbim të koduar të mesazheve të përdorura nga anëtarë të dyshuar të grupeve kriminale të quajtur MATRIX.

    Sipas EUROPOL për tre muaj, autoritetet policore ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.

    Sipas EUROPOL , një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, MATRIX, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

    Siaps EUROPOL infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat.

    Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët, thotë EUROPOL.

    EUROPOL dha edhe detaje teknike lidhur me platformën ku përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë.

    Sipas EUROPOL infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani.

    Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet policore mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj, tha EUROPOL.

    Sipas EUROPOL më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit.

    Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave, thotë EUROPOL.

    Komunikimet ne kete platforme, dyshohet nga ekspertet e policise shqiptare se jane perdorur gjeresisht edhe nga rrjetet kriminale shqiptare./VOA

  • Nuk pranoi ndarjen, ‘çmendet’ shqiptari, dhunon partneren në prani të vajzës

    Nuk pranoi ndarjen, ‘çmendet’ shqiptari, dhunon partneren në prani të vajzës

    Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se ka dhunuar partneren e tij.

    Mësohet se shqiptari ka kërcënuar, fyer dhe goditur disa herë partneren e tij në sy të vajzës së saj të mitur.

    Ngjarja është regjistruar pasi gruaja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 40-vjeçarin. Pas dhunës ajo ka telefonuar menjëherë policinë.

    Një tjetër i ri, në gjendje të dehur ka sulmuar partneren e tij gjatë një debati. Në këtë rast, Policia është lajmëruar nga motra e të dhunuarës.

    Gruaja u transportua në spitalin Galliera për mjekim, ndërsa 41- vjeçari u largua nga shtëpia me ndalim të njëkohshëm për t’iu afruar vendeve të frekuentuara nga partnerja, në pritje të vlerësimeve të mëtejshme nga autoriteti gjyqësor.

  • Tragjedi në vendin fqinj/ Gjenden tre të vdekur në një objekt fetar, mes tyre edhe…

    Tragjedi në vendin fqinj/ Gjenden tre të vdekur në një objekt fetar, mes tyre edhe…

    Tragjedi në Maqedoni te Veriut. Gjenden në një objekt fetar 3 persona të vdekur, mes tyre një 14 vjeçar.

    Prokuroria e Kavadarit ka njoftuar se trupat e pajete nuk kanë shenja dhune dhe se janë dërguar për autopsi, gjithashtu ka nisur dhe një hetim për rrjedhje të gazit në pajisjet që ngrohin shtëpinë ku u gjetën 3 viktimat.

    “Është inspektuar vendngjarja në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Gjatë kontrollit fillestar të trupave, nuk u konstatua asnjë shenjë dhune.

    Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi dhe ka urdhëruar gjithashtu ekzaminimin e funksionimit të pajisjes së gazit që përdorej për ngrohje”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.

    Dy të rriturit dhe 14 vjeçari u zbuluan pa shenja jete në një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar, në fshatin Crveni Bregov, të qytetit të Negotinës.

  • Shkak një mashkull tjetër! Ky çift i Big Brother VIP i jep fund lidhjes

    Shkak një mashkull tjetër! Ky çift i Big Brother VIP i jep fund lidhjes

    Dyshja Leo dhe Lela kanë vendosur ta ndërpresin lidhjen e tyre, të paktën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Vendimi ka ardhur nga Leo, i cili i ka propozuar Lelës që marrëdhënien ta vazhdojnë vetëm pasi të kenë përfunduar eksperiencën brenda shtëpisë. Ky vendim ka pasuar pas një përplasjeje mes tyre gjatë sfidës së fundit javore.

    “Kur është loja në mes, dashurinë e vendos në zero,” i tha Leo.
    Por Lela nuk hezitoi t’i përgjigjej:
    “Ti je në një vend tek unë, që loja s’mundet ta ketë asnjëherë.”

    Shkak për këtë situatë duket të ketë qenë qëndrimi i Lelës pranë Drilonit gjatë sfidës, ku ata u detyruan të qëndronin të bashkuar në një bluzë. Leo e shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk e pranon që partnerja e tij të jetë aq e afërt me një mashkull tjetër, veçanërisht në rrethana të tilla.

    Për këtë arsye, ai këmbënguli që marrëdhënien e tyre ta vijonin pas përfundimit të formatit.

    Megjithatë, Lela nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e kundërshtoi, duke treguar se për të lidhja e tyre është më e rëndësishme sesa loja. Situata duket se ka krijuar tensione të mëdha mes çiftit, të cilat pritet të ndikojnë në dinamikën e mëtejshme brenda shtëpisë.