Author: editor

  • Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga KM:Ua mori çmimin pa qenë fare

    Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga KM:Ua mori çmimin pa qenë fare

    Finalja e “Kënga Magjike” u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.
    Ajo ripostoi një mesazh që shkruante:
    “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

    Ajo ripostoi një mesazh që shkruante:
    “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

  • Luis Meçja flet nga aeroporti i Rinasit: Po shkoj në Itali të kurohem

    Luis Meçja flet nga aeroporti i Rinasit: Po shkoj në Itali të kurohem

    Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani, është nisur për kurim të specializuar drejt Italisë rreth orës 06.00 të mëngjesit.

    Në një intervistë të dhënë për Top Channel në ambientet e airoportit “Nënë Tereza”, familja e Luisit i është mirënjohës çdo shqiptari që kontribuan nëpërmjet llogarisë “GoFoundme”, e cila u hap nga vetë ata për të përballuar shenzimet e trajtimit jashtë shteti.

    Ëndrra e tyre dhe e Luisit është që ai t’i rikthehet sportit dhe këtë gjë mjekët në Shqipëri nuk ia garantuan.

    “E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si çdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, thotë i ati i Luisit, Fiqiri Meçja.

    Ndërkohë, hetimi i policisë mbetet akoma i pazbardhur. Familja e të ndjerit dhe e Luisit bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të konfliktit të ndodhur pranë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërsa Luisi i qëndron deri në fund deklaratës së tij për përfshirjen e një autori të dytë në sherr i cili gjithashtu ka qëlluar me thikë.

    “Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shton ai.

    Gjithashtu familja Meçe ka bërë me dije se kanë kryer një ekspertizë mjeko-ligjore private në mënyrë verfikimin e një tjetër autori të përfshirë në ngjarje përveç Mario Përlleshaj. Babai i Luisit tregon që autoritetet kanë treguar vetëm pamjet e momentit që fëmijët kanë dalë nga shkolla dhe jo ato gjatë konfliktit.

    “Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur”.

  • “ Janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri”, Berisha: Është në pronësi të Ajola Xoxës

    “ Janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri”, Berisha: Është në pronësi të Ajola Xoxës

    Tre ditë më parë u zhvillua, sipas kryedemokratit Sali Berisha, beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Por këtu para jush paraqita vetëm aktin e parë.

    Akti i dytë, tha Berisha gjate bisedes me gazetaret, ka përsëri të njëjtët aktorë.

    Sali Berisha: “Akti i dytë u zhvillua në galerinë ‘Harabel’. Ekipi i BKH dhe Skapit, nga shtëpia e Erion Velisë në Kodër të Diellit, u zhvendos në galerinë e Velicës, ‘Harabel’. Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla.I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’. Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’. Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri.

    Qytetari Dixhital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja Dixhitale, Qytetari Dixhital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet.

    Qytetari Dixhital informon se janë 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve.

    Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin…

    Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi.

    Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij.

  • Ministrit grek i dërgohet “e-mail”: Hetoni policin, i mori trafikantit shqiptar 700 mijë euro

    Ministrit grek i dërgohet “e-mail”: Hetoni policin, i mori trafikantit shqiptar 700 mijë euro

    Një e-mail i dërguar Ministrit të Brendshëm grek në 10 janar të këtij viti, ka vënë në lëvizje autoritetet e kontrollit të brendshëm lidhur me veprimtarinë e paligjshme të oficerit të policisë Ilia T., i arrestuar së fundmi në kuadër të dosjes “Sky ECC” në Greqi.

    E-maili, i publikuar nga gazeta greke “Documento”, zbulon se Europol kishte kohë që kishte dërguar në Greqi bisedat në “Sky ECC” të ish oficerit të antidrogës, por dosja ishte arkivuar nga një miku i tij me pretekstin se nuk identifikohej përdoruesi.

    Në e-mailin e gjatë ku flitet madje edhe për jetën superluksoze të oficerit Ilia T., zbulohen fakte tronditëse se si ai shantazhonte trafikantët shqiptarë për t’ju marrë para me qëllim që mos t’i procedonte penalisht.Madje kishte gjetur edhe personin që do ndërmjetësonte dhe do të fliste me të ditën e arrestimeve për ta trembur dhe shantazhuar. Madje që të kishte sukses shantazhi, kishte dërguar dhe skuadrën Omerta jashtë karburantit që zotëron baroni shqiptar në Pire. Për të mos e përfshirë fare në dosjen hetimore dhe me marrëveshjen që të arrestohen vetëm ndihmësit e shqiptarit, kërkoi dhe mori atë ditë 700.000 euro (Nuk është e madhe shumë për kë e njeh…Fillimisht kërkonte një milionë euro)”, vijon më tej e-maili drejtuar ministrit grek.

    “Për shkak të detyrës së tij, ai siguron informacione të rëndësishme për çështje ku përfshihen ekonomikisht trafikantë shumë të fortë të drogës (kryesisht shqiptarë dhe serbë)”, thuhet në e-mailin dërguar ministrisë së Brendshme.

    “Në një çështje së fundmi të një ngarkese kokaine 67 kg, që u sekuestrua nga njësia e tij në Portin e Pireut, ku ishte përfshirë një futbollist veteran dhe dy specialistë frigoriferësh që nxirrnin drogën nga sistemi ftohës i konteinerëve, …. ishte njoftuar shumë më parë kush ishte truri, një baron shqiptar që fshihet pas kësaj organizate kriminale, i quajtur…

  • Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Shkodër, policia: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

    Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Shkodër, policia: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

    Policia e Shkodrës ka lajmëruar në lidhje me akset që kanë probleme nga reshjet e dëborës, pasi moti i keq ka pushtuar vendin dhe veçanërisht zonat veriore.

    Policia bën me dije se në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.“Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda, i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen”, njoftoi policia vendore.

    Policia Rrugore apeloi gjithashtu për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve.

  • ‘Shtëllunga tymi në ajër’/ Shpërthim i fuqishëm në depot e naftës, raportohet për viktima dhe të plagosur

    ‘Shtëllunga tymi në ajër’/ Shpërthim i fuqishëm në depot e naftës, raportohet për viktima dhe të plagosur

    Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot pak pas orës 10 të mëngjesit në Calenzano të Toskanës Në Itali. Mediat në Itali bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në depot e naftës të Grupit Italian të Hidrokarbureve ‘Eni’.

    Shpërthimi ka krijuar një re të madhe me tym të zi në zonë. Ansa raporton për dy viktima dhe 9 të plagosur.

  • “Blendi Klosi, kumarxhi i sëmurë, një nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj”- Berisha: Vengu, ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut

    “Blendi Klosi, kumarxhi i sëmurë, një nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj”- Berisha: Vengu, ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar transferimin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi si drejtues qarku në Dibër dhe caktimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu në qytetin e Vlorës për organizimin e zgjedhjeve të 11 Majit në strukturat e Partisë Socialiste.

    Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se Blendi Klosi u dërgua në Dibër, sipas tij, “për t’u internuar”, ndërsa e quajti një kumarxhi i sëmurë dhe ndër bixhozxhinjtë më të mëdhenj në vend.

    “Degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë”, tha kreu i PD-së.

    Sali Berisha shtoi se Blendi Klosin “nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë”, ndërsa theksoi se “I turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi”.

    Ndërsa për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Berisha u shpreh se “është bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti”.

    Kryedemokari e quajti ministrin Vengu një “ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut”.

    “Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit”, deklaroi ai.

    Sali Berisha: Së pari, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

    Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë.

    Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit. Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin.

    As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi. Kjo është historia e Blendi Klosit.

    Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut. Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar. Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës.

    Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit.

    Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës.

  • “Lut një mashkull të bëj s**s me ty, çfarë femre je ti”- Plas sherri mes dy banoreve të BBV: Ta tregoj unë ty kur të dalim jashtë

    “Lut një mashkull të bëj s**s me ty, çfarë femre je ti”- Plas sherri mes dy banoreve të BBV: Ta tregoj unë ty kur të dalim jashtë

    Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Ka qenë Xheneta dhe Anisa të cilat janë përplasur në ambjentet e shtëpisë duke iu drejtuar njëra-tjetrës me fjalë të rënda.

    Teksa po qëndronin në lavanderi, Xheneta i ka thënë banores se ajo nuk respekton veten e saj, pasi iu shkon meshkujve nga pas.

    “Jemi në 2024, me e lut një mashkull me ta fut ty, mendo cfarë femre je ti”, i tha ajp Anisës, e ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke i thënë: E çfarë ka te keqe këtu?”

    Pas këtij debati të dyja vajzat kanë qenë te tensionuara, gjersa një moment ka qenë përsëri Xheneta që i është afruar Anisës në fytyrë duke e provokuar teksa i thotë “se kjo e fundit ka dëshirë ta kopjojë”.

    Ndërsa banorët u përpoqën t’i ndajë të dyja konkurentet, një moment Anisa e kërcënoi Xhenetën duke i thënë “ta tregoj unë ty kur të dalim jashtë.”

  • Plagosja e 13-vjeçarit, publikohet momenti kur policia ndërhyn për të shuar sherrin mes adoleshentëve

    Plagosja e 13-vjeçarit, publikohet momenti kur policia ndërhyn për të shuar sherrin mes adoleshentëve

    ABC Neës ka siguruar momentin kur ka ndodhur konflikti mes disa adoleshentëve pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. Vihet re çasti kur ndërhyjnë për të ndarë adoleshentët forcat blu.

    Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

  • Iu arrestua djali në makinën ku u kap kokainë me vlerë 270 mijë euro, reagon muzikanti i njohur Adi Sybardhi: Allahu te begatoft shpirti babit!

    Iu arrestua djali në makinën ku u kap kokainë me vlerë 270 mijë euro, reagon muzikanti i njohur Adi Sybardhi: Allahu te begatoft shpirti babit!

    Klaudio Serjani dhe Euxhenjo Manushi janë dy të rinjtë e arrestuar të cilët akuzohen se shpërndanin droga të forta në kryeqytet.

    Dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek “rrethi i Kamzës”, teksa udhëtonin në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari, Klaudio Serjani.

    Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.

    Mësohet se 20-vjeçari Euxhenjo Manushi, i cili ishte pasagjer në mjet, është djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.

    Muzikanti i njohur ka reaguar në facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoft shpirti babit”.

    Dy të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve.

    Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit.

    Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.

    Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë.

    Në këtë moment agjentet e Antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar