Author: editor

  • “Lumë” parash për këto 5 shenja të horoskopit! Do të kapërcejnë problemet financiare përgjatë vitit 2025

    “Lumë” parash për këto 5 shenja të horoskopit! Do të kapërcejnë problemet financiare përgjatë vitit 2025

    Shigjetari, binjakët, ujori, akrepi dhe virgjëresha do të jenë pesë shenjat më të favorizuara financiarisht përgjatë gjithë vitit 2025.

    Sipas astrologëve këto pesë shenja të zodiakut do të kenë mundësi të reja dhe fitimprurëse përgjatë vitit të ardhshëm.

    Shigjetari: Gjatë vitit 2025 do të gjeni një burim të ri të ardhurash. Horoskopi për vitin 2025 ju premton shumë arritje.

    Binjakët: Viti i ardhshëm do t’ju japë mundësinë që më në fund të shijoni frytet e punës suaj. Nëse tregoni durim fati do t’ju buzëqeshë në aspektin tuaj financiar përgjatë 2025.

    Ujori: Gjatë vitit 2025 nuk do të shpëtoni vetëm nga problemet financiare, por do të zgjidhni gjithashtu shume probleme në jetën tuaj familjare.

    Akrepi: Horoskopi për vitin 2025 premton një periudhë interesante me shumë para për ju. Në fillim, mund të duket sikur shpenzimet tuaja po rriten. Megjithatë, shumë shpejt do të kuptoni se jo vetëm që mund të mbuloni të gjitha shpenzimet tuaja, por edhe do të harroni plotësisht problemet financiare.

    Virgjëresha: Nëse filloni të vendosni synime të qarta dhe bëni plane të duhura, gradualisht do të keni sukses dhe do të korrni të gjitha përfitimet. Mos nxitoni ose detyroni veten të ndiheni në ankth.

  • Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Glyfada, në Greqi. Sipas informacioneve të para, nga të shtënat një person ka humbur jetën dhe dy kanë mbetur të plagosur, të cilët janë në gjendje rëndë.

    Konkretisht, ngjarja ka ndodhur jashtë një supermarketi në rrugët Nikosia. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

  • Dhjetëra njësi administrative në Shqipëri nuk kanë fëmijë, si po shuhet Jugu

    Dhjetëra njësi administrative në Shqipëri nuk kanë fëmijë, si po shuhet Jugu

    Në njësinë administrative Frashër të Përmetit, kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë.

    Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve.

    Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme.

    Në 14 njësi administrative (nga 377 njësi administrative, ku janë të përfshira edhe bashkitë) numri i fëmijëve 0-14 vjeç zuri më pak se 5 për qind të popullsisë totale (shiko grafikun e mëposhtëm.

    Në 32 njësi administrative të tjera shihet se, fëmijët 0-14-vjeç zunë 5-10 për qind të popullsisë së përgjithshme.

    Një 177 njësi administrative fëmijët zinin nga 10-15 % të popullsisë totale.

    Në 33 njësi fëmijët 0-14-vjeç zinin 15 deri në 20% të popullsisë totale dhe në vetëm në 24 njësi administrative fëmijët zinin mbi 20-27 për qind të popullsisë totale.

    Ish-Komuna e Tërthores në Kukës renditet si njësia administrative më numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë totale. Të dhënat e Cens 2023 treguan se në këtë njësi administrative 27 për qind e banorëve ishin në 14-vjeç.

    E dyta renditet njësia Administrative e Gjinajt po në Kukës në të cilën 26.1% e banorëve ishin fëmijë, e ndjekur nga ish-Komuna Kolsh po në Kukës ku 25 % e banorëve ishin fëmijë.

    Njësitë e Administrative të Kukësit kryesojnë për raportet ende të larta të fëmijëve në raport me popullsinë në krahasim me qarqet e tjera të vendit. Njësitë administrative, Zapod, Surroj, Fajzë, Shtiqen, Arrën, Grykë Qajë, Ujmisht, Golaj, Krumë, Bicaj, Kalis janë të gjitha pjesë e bashkisë Kukës dhe kanë numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë me mbi 21 %, duke u renditur në krye të njësive administrative për popullsinë e re në moshë.

    Edhe këto njësi lindjet kanë rënë ndjeshëm gjatë tranzicionit, por sërish normat e lindshmërisë janë më të lartat në vend. Po nga ana tjetër këto njësi kanë edhe nivelin më të lartë të varfërisë në vend.

    Të dhënat e Cens 2023, për përbërjen demografike lajmërojnë se si duhet alokohen fondet publike sidomos në arsim. Ndërsa në njësitë administrative të jugut duhet bërë gati më shpejt infrastruktura për moshat e vjetra.

    Teksa pjesa dërrmuese e banorëve në vend po shkon drejt plakjes, as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk është duke përshtatur politikat sociale në raport me zhvillimet demografike.

    Në Veri po rritet braktisja e shkollës, për shkak të mbylljes dhe përqendrimit të shkollave, ndërsa në Jug mijëra të moshuar që vuajnë nga disa sëmundje kronike nuk marrin kujdes social.

    Si po plaket popullsia

    Në censin e vitit 2011 grup-mosha 0-14 vjeç zinte 20.6 për qind të totalit të popullsisë, ndërsa në censin e vitit të kaluar 15.5%.
    Në vitin 2011 u numëruan 578,5 mijë të rinj nën 14 vjeç, ndërsa më 2023 vetëm 373,9 mijë më rënie 35%.

    Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 për qind nga 16,7 për qind në 2011.

    Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra, mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë 31,8 për qind dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve 19,9 për qind.

    Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët 19,0 për qind dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind. Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011. /Monitor

  • Sara Kolami nuk njeh Isa Boletinin, Xuxi lë nam me Ismail Qemalin

    Sara Kolami nuk njeh Isa Boletinin, Xuxi lë nam me Ismail Qemalin

    Sara Kolami ishte pjesë e lojës së organizuar nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, ku të gjithë duhet të gjenin emrin e personazheve që shfaqeshin në një ekran. Banorja e këtij formati televiziv nuk arriti të gjente asnjë nga personazhet e shfaqura.

    Por, ajo që la padyshim gjurmë dhe me siguri do të bëjë bujë ishte mosnjohja e Isa Boletinit. Lideri ushtarak dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit ka qenë padyshim një nga figurat më të rendësishme të kohës me një kontribut të jashtëzakonshëm për Pavarësinë e Shqipërisë.

    Por, siç duket VIP-at e 2024-tës të përfshirë në këtë format televiziv nuk ia kanë haberin historisë dhe legjendave që shërbyen në kohët e veshtira që sot të jemi komb i pavarur. Edhe pse Kolami është rritur në Greqi, të qenit personazh VIP padyshim ka benefite, por edhe përgjegjësi, si njerëz me impakt të rëndësishëm në publik.

    Shpeshherë ata janë shndërruar dhe në modele për të ardhmen e shoqërisë, por me sa duket në ditët e sotme me rëndësi janë personazhet e rrjeteve sociale dhe ata me më shumë followersa.Por,habia më e madhe ishte padyshim mosnjohja e Ismail Qemalit nga këngëtari Xuxi. Një reality show që tregon realitetin e trishtë, mbi të gjitha me personazhe të cilësuar si VIP-a.

  • Po tentonte të kalonte trafikndarësen, makina përplas për vdekje të moshuarin në Lushnjë

    Po tentonte të kalonte trafikndarësen, makina përplas për vdekje të moshuarin në Lushnjë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një person ka ndërruar jetë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bypass-in, pranë një mbikalimi që lidhë qytetin me pjesën perëndimore, teksa viktima është 80-vjeçari Avdulla Ferhati.

    I moshuari është përplasur nga një makinë, teksa po tentonte të kalonte mbi trafikndarësen.

  • Rikthehen Reshjet E Borës Në Juglindje, Trashësi Deri Në 5 Cm Në Dardhë

    Rikthehen Reshjet E Borës Në Juglindje, Trashësi Deri Në 5 Cm Në Dardhë

    Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona malore të juglindjes së vendit.

    Në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllës, trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm.

    Reshje bore janë regjistruar edhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm dhe Shtyllë.

    Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në këto zona.

    Autoritetet mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

  • Plagosja e shokut të Martin Canit, Luisi niset për kurim në Itali

    Plagosja e shokut të Martin Canit, Luisi niset për kurim në Itali

    Shoku i 14-vjeçarit Martin Cani, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit fatal ku humbi jetën shoku i tij, është nisur sot për trajtim mjekësor në Bari të Italisë.

    Luis u godit me katër thika në stomak, shpinë dhe mushkëri gjatë incidentit tragjik që ndodhi më 28 nëntor. Për të përballuar shpenzimet e trajtimit, një fushatë “GoFundMe” u hap në emër të tij, pasi familja e tij nuk kishte mundësi financiare për të mbuluar kostot e spitalit dhe rehabilitimit.

    Në mes të dhimbjes dhe tragjedisë, ai ka nisur udhëtimin drejt Italisë për të marrë një kurim të specializuar.

  • Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: ja si ARRSH skualifikoi ofertat më të ulëta për rrugën Elbasan-Lekaj dhe i kushtoi 21 mln euro dëm ekonomik…

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: ja si ARRSH skualifikoi ofertat më të ulëta për rrugën Elbasan-Lekaj dhe i kushtoi 21 mln euro dëm ekonomik…

    Partia Demokratike ka denoncuar procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj. Si pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thotë se fituesit për këtë aks rrugor ishin të paracaktuar. Sipas PD, në procedurat e zhvilluara nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave. “Në vijim të denoncimit tonë për 6 procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, u shpallën fituesit si më poshtë:

    “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km) Fitues operatori S….. shpk me vlerë 20 milion euro pa tvsh ose rreth 80% të vlerës limit, me diferencë 3.5 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km). Fitues operatori G…….. shpk me vlerë 18 milion euro pa tvsh ose rreth 72% të vlerës limit, me diferencë 500 mijë euro nga oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km). Fitues operatori 2 T… shpk në pronësi edhe të vëllait të ish kreut të Gardës “Sako”, me vlerë 22 milion euro pa tvsh ose rreth 89% të vlerës limit, me diferencë 4.6 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km). BOE Fitues A….C…………… shpk & A…….. C………….. shpk& A……. K……….. shpk, me vlerë 20 milion euro pa tvsh ose 83% të vlerës limit, me diferencë 4.2 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km). Fitues BOE “B….. shpk & B…….H…….. shpk & E…… shpk & R…………..” me vlerë 21 milion euro pa tvsh ose 86% të vlerës limit, me diferencë 3.9 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. “Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km). Fitues operatori A……B……………..shpk me vlerë 21 milion euro pa tvsh ose rreth 85% të vlerës limit, me diferencë 4.1 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët. Shkeljet: Në çdo rast u skualifikuan ofertat më të ulëta duke shkaktuar një dëm ekonomik 21 milion euro;

    Të gjithë operatorët e shpallur fitues janë investuar aktualisht në kontrata paralele në kundërshtim me DT shtojca 8, pjesa II pika “D”, dhe VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi” i ndryshuar; Kreu III pika 1/b. b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur. Sikurse parashtruam nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave.”– thekson Vangjeli. Teksa iu drejtohet prokurorëve të SPAK, Vangjeli pyet se sa herë duhet ta denoncojnë ARRSh-në për shkeljet ligjore të kryera në mënyrë të përsëritur dhe me arrogancë, që ata të hapin dosjet e të fillojnë hetimet. PD thekon se për këto procedura do të paguhen 21 milion euro më tepër sesa shifra me të cilën mund të zbatoheshin dhe pyet se kush do të përgjigjet për këta miliona të vjedhur nga taksat e qytetarëve?!

  • Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takon Elon Musk në Paris

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takon Elon Musk në Paris

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame në Paris, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me figura të njohura në skenën botërore.

    Osmani ndër të tjera ka takuar edhe ekspertin e teknologjisë dhe miliarderin Elon Musk. “Me Elon Musk në Paris. Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, shkroi Osmani në një postim në rrjetin social “X”.

    Përveç Musk, Osmani ka takuar edhe presidentin e zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump, si dhe personalitete të tjera globale, që morën pjesë në event. Rihapja e Notre Dame në Paris që është simbol i trashëgimisë botërore, shënoi një moment të rëndësishëm, pasi ndërtesa u restaurua, pas zjarrit në vitin 2019.

  • Tërmeti 5.6 ballë godet këtë vend, ja epiqendra

    Tërmeti 5.6 ballë godet këtë vend, ja epiqendra

    Një seri tërmetesh goditën vendin El Salvador të Amerikës Qendrore. Një prej të cilëve u regjistrua me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, në jug të vendit, rreth nëntë kilometra në jugperëndim të La Union, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

    Autoritetet e El Salvadorit njoftuan se aktivizuan protokollet e emergjencës për shkak të tërmetit, i cili u ndje edhe në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit fqinj, si dhe në pjesën lindore të Nikaraguas, raporton Reuters.