Author: editor

  • Reshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodh me motin ditën e diel

    Reshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodh me motin ditën e diel

    Ditën e diel moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

    Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

    Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore.

    Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.

    Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.

  • Vendi më i populluar me shqiptar goditet nga stuhi e fuqishme, mijëra mbesin pa energji elektrike

    Vendi më i populluar me shqiptar goditet nga stuhi e fuqishme, mijëra mbesin pa energji elektrike

    Miliona britanikë u paralajmëruan të qëndrojnë brenda dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji pasi mbrëmë e goditi ishullin stuhia Darragh.

    Një paralajmërim i rrallë i kuq është lëshuar gjithashtu për erërat e forta që mund të jenë kërcënuese për jetën e njerëzve, shkruan bbc.

    Pritet ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të bregdetit të Uellsit dhe pjesë të Anglisë jugperëndimore.

  • Si në FILMA! E goditi me çekiç në kokë dhe e mbyti me karikuesin e telefonit, si Kastriot Çenko inskenoi largimin nga banesa të Albës për të fshehur gjurmët! Trupin e pajetë e vendosi në dollap, më pas….

    Si në FILMA! E goditi me çekiç në kokë dhe e mbyti me karikuesin e telefonit, si Kastriot Çenko inskenoi largimin nga banesa të Albës për të fshehur gjurmët! Trupin e pajetë e vendosi në dollap, më pas….

    Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko me çekiç në kokë, e vendosi karikuesin e telefonit në qafë dhe më pas e mbyti.

    Trupin e pajetë të 35-vjeçares vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit më 5 Dhjetor.

    Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.

    39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.

    Tronditëse janë faktet që dalin nga krimi makabër në familjen shqiptare, vrasje që ndodhi në banesën ku çifti jetonte në Ampelokipi.

    Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. Ditën e krimit, 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.

    Kastriot Cenko e vrau pa u vënë re aspak fëmijët që po flinin në dhomën tjetër dhe të nesërmen e çoi trupin e saj në papafingo.

    Madje, duke u shtirur si viktima, u dërgoi mesazhe djemve të tij duke përmendur në tekst fjalën “baba” të paktën 6 herë, si edhe duke theksuar rëndësinë e rolit të tij.

    Mesazhet dërguar djalit të madh

    (….) Mami u largua, mori disa rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur nëna të mbledhë para dhe të nxjerrë letrat, do të kthehet për të t’ju marrë me vete.

    Tani për tani do iki larg dhe u ndava me babin, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni, në rregull fëmijë.

    Unë do t’ju telefonoj kur të mundem. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të t’ju marr kur të mundem. Ok.

    Përqafime për ty dhe vëllain tënd. Dhe shiko dhe dëgjo babin. Në rregull fëmijë. Kur të më dalin letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të t’ju marr, por deri atëherë tregohuni të mençur të dëgjoni babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.

    Ju dua shumë, ok dashuria ime. Tani nuk mund të flas më.

    Unë do ju telefonoj, mos u shqetësoni. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë bebe, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që të mos më marrë në telefon. Mirë puthje fëmijë.

    (….) zemër, të thashë kur të mbledh lekë për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Unë ju dua shumë dhe do të ju marr kur të mundem, mirë fëmijë, lëreni babin të thotë çfarë të dojë.

    Mesazhet për të afërmit

    Në të njëjtën kohë, 39-vjeçari ka tentuar të çorientojë të afërmit e viktimës, duke i dërguar mesazhe nga celulari Albës për t’i qetësuar. Duke u shtirur si viktima, ai i shkruan motrës së saj se ishte mirë dhe se ishte larguar me një shok për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet.

    “Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai kunatës në emër të motrës së saj të vdekur.

    E shqetësuar për fatin e motrës, ajo e merrte me video për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh për t’u siguruar që ishte mirë.

    “Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.

    Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës së tij: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi ne polici se do me krijoni probleme. Kur të kem kohë, do t’ju marr. jam mirë”.

    Motra e viktimës po shprehte shqetësimin e tij.

    “Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton se jemi të shqetësuar”, shkruhet në mesazh.

    “Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij. “Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

  • Ndikimi negativ i internetit, si po rëndohen problemet e shëndetit mendor tek shumë persona në Shqipëri

    Ndikimi negativ i internetit, si po rëndohen problemet e shëndetit mendor tek shumë persona në Shqipëri

    Ka lidhje të fortë mes përmbajtjeve negative në rrjet dhe krizës së shëndetit mendor në shoqëri. Sipas studimit të drejtuar nga University College London njerëzit me shëndet të dobët mendor kanë tendencë të tërhiqen më shumë nga përmbajtjet negative në rrjete sociale dhe kjo përkeqëson simptomat e tyre.

    Psikologja klinike, Adelina Pjetra thotë: “Është mesë e vërtetë që përmbajtja e rrjeteve sociale po helmon trurin tonë. Anonimati u jep mundësi hater-save që të nxjerrin vrerin në internet. Ndërkohë që ka një të dhëna që provojnë se njerëzit që shkruajnë negativisht në rrjetet sociale janë të mbytur vetë nga problemet dhe në pamundësi për t’ju dhënë zgjidhje tërhiqen pas një adrese false dhe shajnë e shfryjnë kundër të tjerëve”.

    Drejtuesit e studimit të publikuar në revistën “Nature Human Behaviour”, thonë se po punohet dhe për mjetet e luftimit të problemit. Në mënyrë të ngjashme me etiketat në ushqime, programi i tyre sinjalizon “tipin e përmbajtjes” së faqeve të internetit, që përdoruesit të llogarisin pasojat e informacionit.

  • “Jo thjesht një vrasje”/ Çfarë gjeti policia në banesën e shqiptarit që vrau gruan

    “Jo thjesht një vrasje”/ Çfarë gjeti policia në banesën e shqiptarit që vrau gruan

    Kastriot Cenko, 39 vjeç vrau me çekiç dhe mjete të tjera rrethanore bashkëshorten e tijj Alba Cenko disa ditë më parë në lagjen Ampelokipi të Athinës ku çifti jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre Gazetari shqiptar në Greqi Edmont Guri tha në një intervistë se ngjarja makabre ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe sidomos komunitetin shqiptar. Ai tregoi se policia që u gjend në vendngjarje pas njoftimit të vetë autorit të krimit, konstatoi menjëherë me mbërritjen në shtëpinë e çiftit se nuk bëhej fjalë për një vrasje të çastit.

    “U duk qartë që në momentet e para kur u lajmërua që nuk është thjesht një vrasje, ka diçka më shumë. Ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje, kur hynë në banesë konstatuan disa shenja që tregonin se nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e sipër por i bëri të dyshonin dhe të thërrisnin menjëherë ekipin e kriminalistikës. Ata kanë dëshmuar se autori jo vetëm ka ekzekutuar me çekiç bashkëshorten, por ka tentuar me mjete të tjera ta copëtojë atë, ka pasur shumë qese të zeza të futura në papafingo, duke tentuar disa herë që të largojë trupin nga banesa që të fshihte gjurmët”, tregoi Guri

  • Meshkujt shqiptarë janë impotentë dhe të dh*nshëm kur refuzohen/ Eni Çobani bën deklaratën e fortë

    Meshkujt shqiptarë janë impotentë dhe të dh*nshëm kur refuzohen/ Eni Çobani bën deklaratën e fortë

    Eni Çobani tha se meshkujt shqiptarë janë shumë të dhunshëm dhe maskilistë. Ajo shtoi se është e tmerrshm e se si një burrë të arrijë të the rë gruan me të cilën ka bërë dashuri dhe ka krijuar familje.

    Sipas Çobanit, meshkujt shqiptarë reagojnë dhunshëm kur refuzohen, kur u thuhet diçka që nuk u pëlqen dhe kur nuk arrijnë atë që duan.

    “Meshkujt shqiptarë janë të dhu nshëm. Është shumë e vërtetë. Raste të shumta më janë paraqitur. Meshkujt mendojnë se gruaja është diçka e brishtë por që duron gjithçka, madje edhe dhu nën e burrit. Nuk mund të arrish të therësh një grua me të cilën ke bërë dashuri.

    Kur ata nuk arrijnë atë që duan, kur refuzohen, apo u thuhet diçka që nuk u pëlqen, ata kalojnë në diçka, që s’kam si ta shpejgoj. Në fillim edhe pse mashkulli komunikon dhunshëm, vajzës i duket sikur e do çmendurisht, por kur vijën fëmijët dhe rriten përgjegjësitë, aty nis gjithçka. Ajo që e evidenton që në fillim se është i dhunshëm mashkulli me të cilin po del, të largohet,”- tha Çobani.

  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë

    SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe 4 të pandehur të tjerë

    NJOFTIMI I SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme më datën 6 dhjetor, kërkesën për dërgimin për gjykim të 5 të pandehurve; Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe Vojsava Bregu për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    Shkelje në dhënien e lejes dhe autorizimit për shoqërinë “Genci Petrol” sh.p.k

    Nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll, Kapshticë. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

    Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, shtetasja Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me lejen nr.4, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, me vendndodhje të aktivitetit tregtar në Devoll, Kapshticë.

    Dhënia e lejes ishte në kundërshtim me ligjin nr.8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr.170, dt.25.04.2002. Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore.

    Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin nr. 1543 prot., datë 23.06.2020 “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

    Autorizimi i mësipërmen është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a.çertifikatën e përdorimit të objektit stacion karburanti dhe b.autorizimin për hyrje-dalje në rrugë nga enti pronar i rrugës. Për këtë objekt të kundraligjshëm, me vendim të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nr. 437, datë 04.10.2019 ishte vendosur edhe prishja e tij.

    Shënim për gazetarët:

    Procedimi penal nr.243. i vitit 2020 Ligji 8450, dt.24.02.1999 – “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar. VKM nr. 170, datë 25.04.2002 – “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e lejeve e të autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar. VKM 970 dt.2.12.2015 – “Për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, i ndryshuar. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra

    Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter ka ndodhur mesditën e së shtunës në Kretë.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 35 kilometra në juglindje të Chrysi Lassithi, me thellësi 10 kilometra.

    Të dhënat për tërmetin, të cilat vijnë nga Instituti Gjeodinamik i Athinës ose nga Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar, janë të nxjerra nga sistemi automatik kompjuterik, pa pjesëmarrjen e një sizmologu. Ato përditësohen vazhdimisht me ardhjen e të dhënave të reja.

  • Zotimi i Sali Berishës: Shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë deri në moshën 18-20-vjeç

    Zotimi i Sali Berishës: Shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë deri në moshën 18-20-vjeç

    Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të kalohet menjëherë tek politika e fëmijës së tretë.

    Kjo politikë, sipas Sali Berishës, koniston që “shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë gjer në moshën 18 apo 20-vjeçare”.

    Kryedemokrati theksoi se do të bëhet gjithçka që të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre.

    Sali Berisha: Do të kalojmë menjëherë në politikën e fëmijës së tretë. Që do të thotë se shteti do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijës së tretë gjer në moshën 18 apo 20-vjeçare.

    Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të mendojnë dhe të mund të ndërtojnë ëndrrat e tyre në vendin e tyre. S’mund ti ndërtojnë ëndrrat në vendin e vet kur shikojnë se një fole për të krijuar familjen nuk mund ta blejë me 100 vite punë.

    Do të ketë një politikë agresive strehimi, qeveria do të ndërhyjë fuqishëm kundër karteleve të krimit, që po rrisin çmimet në stratosferë. Do ndërhyjmë me ndërtesa sociale me çmime të arsyeshme dhe krahas kësaj me kredi të buta që banesa të mos jetë kurrë mollë e ndaluar për shqiptarët. Kemi plotësisht mundësi.

    Do të ndërpresim kanalet e zeza të narkoeurove që vërshojnë dhe po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

  • Plas keq në emision mes gazetarit dhe pedagogut: Zorraxhi studiosh, shpifësirë, papagall! Shko blej cigare

    Plas keq në emision mes gazetarit dhe pedagogut: Zorraxhi studiosh, shpifësirë, papagall! Shko blej cigare

    Një debat me tone të ashpra u zhvillua në News 24 mes gazetarit Anri Bala dhe një personazhi me emrin Shpend Gashi, që prezantohet si pedagog, por që kërcënonte gazetarin në studio, me fjalët “do e shohësh sa të mbarojë emisioni”.

    Dy të ftuarit po diskutonin, teksa në një moment përdorën edhe fjalë ofenduese ndaj njëri-tjetrit.

    Duke qenë se debati mes tyre agravoi, moderatorja Ola Bruko ndërhyri për të qetësuar gjakrat.

    Pas disa minutash përpasje të fortë verbale, situata u vendos sërish nën kontroll.

    Shpend Gashi: Mos bëj zhurmuesin nëpër studio se u bëre shumë i shpifur. Po bëhesh shpifësirë.

    Anri Bala: Vazhdo me retorikën se do të shikojnë nga ekrani njerëzit se kush është shpifësira. Kujdesin ma lër për herë tjetër.

    Shpend Gashi: Zotëri, kujdes dhe njëherë. Je vite dritë larg asaj që pretendon se je. Mbylle tani të flas unë.

    Anri Bala: Je shumë vite mbrapa o shoku, e kam nisur prej shumë kohësh profesionin e gazetarit. Unë nuk shkoj si zoraxhi si ty nëpër studio.

    Shpend Gashi: Po mbaron emisioni.

    Anri Bala: Mos më bëj papagallin. Leje shishen se nuk jam shoku yt.

    Shpend Gashi: Prerjet si puna jote i çoj për të blerë paketë cigaresh. Ke nivel shumë të ulët inteligjence. Jemi në këtë sistem sepse janë këto lloj njerëzish që paguhen. Unë flas përpara kamerave. Ti kush je? Ec more.

    Anri Bala: Nuk pranon mendimin ndryshe.

    Shpend Gashi: Je për t’u fyer. Atë zorraxhi ke për ta mbajtur mend. Ky zotëria duhet të mësojë që ta mbyllë. Mbaron emisioni pë hë. Nuk jam mësuar me larot që del ky.

    Anri Bala: Më the papagall, çfarë s’më the. Nuk kam dal ndonjëherë me një njeri si ty në studio.

    Shpend Gashi: Ti ke dalë me mua te Ermal Peçi o hipokrit.

    Anri Bala: Edhe çfarë? Thashë nuk dal me njerëz që ofendojnë, jo se nuk dal me ty.

    Shpend Gashi: Më tregon ti mua më thua “zoraxhi”, ta shikojmë pra kush është zoraxhiu. Nuk merrem me vemje unë. Ke për ta mbajtur mend vlla me ato fjalë. Ec qarkullo.