Author: editor

  • SPAK-u i trokiti në derë/ Veliaj hiqet sikur s’ka ndodhur gjë, shpërndan lajmet e gatshme për mediat

    SPAK-u i trokiti në derë/ Veliaj hiqet sikur s’ka ndodhur gjë, shpërndan lajmet e gatshme për mediat

    Teksa BKH ka sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës, dhe vëllait të tij, Veliajt po mundohet që përmes PR-it të tij të hiqet sikur çdo gjë është normale.

    Sot ai, përmes stafit të bashkisë, ka publikuar një lajm të gatshëm për mediet lidhur me një takim që ka pasur me kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu.

    Në ditën kur Tirana pret Samitin e Rrjetit më të madh të bashkive të rajonit të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe një delegacion nga bashki të ndryshme të Turqisë.

    Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se Tirana po përmbyll një vit të suksesshëm me Presidencën e B-40, duke zgjeruar rrjetin e bashkive pjesëmarrëse.

    “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që miku im, vëllai im, Ekrem Imamoğlu, është këtu, së bashku me një delegacion të kryetarëve të bashkive nga Turqia. Ne po përmbyllim një vit shumë të suksesshëm me B-40. Ka qenë një nismë e z. Ekrem për t’u njohur mes nesh, për të punuar dhe bashkëpunuar mes nesh. Me Presidencën e B-40 Tirana ka qenë një histori suksesi, që ne duam ta vazhdojmë me presidencën e radhës, dhe më vjen mirë që rrjeti ynë, nga 21 qytete anëtare ka shkuar në mbi 70 bashki. I kemi më shumë se trefishuar përpjekjet tona dhe ashtu siç po kuptojmë nga integrimi europian, integrimi mes nesh është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.

    Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, u shpreh i kënaqur me suksesin e Tiranës dhe vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj për ta transformuar qytetin në një vend të jetueshëm për qytetarët. “Jam i lumtur kur shoh suksesin e qytetit të Tiranës nën drejtimin e mikut tim të dashur, Erionit, i cili ka ndërmarrë disa hapa konkrete dhe shumë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi, dhe është një shembull i suksesshëm kur vjen puna për krijimin e qyteteve të jetueshme në Europë dhe e gjithë Europa po i ndjek hapat e tij të suksesshme”, tha İmamoğlu.

    Kryebashkiaku i Stambollit deklaroi se Tirana, nën drejtimin e Veliajt, është kthyer në një qytet që mbështetet në ndërtimin e marrëdhënieve të reja e të forta të bashkëpunimit në rajon.

    “Jam shumë krenar kur shoh përpjekjet e suksesshme të mikut tim, Erionit, për të përmirësuar diplomacinë mes qyteteve të rajonit dhe falë kësaj, sot Tirana është kthyer në një qytet të mirëlidhur, që mbështetet në ndërtimin e marrëdhënieve të reja e të forta të bashkëpunimit në rajonin tonë. Tirana është një qytet që ne e ndjekim me vëmendje dhe jemi krenar për historinë e saj të suksesit. Unë besoj se rrjeti i B40 është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe qytetet e Ballkanit dhe mendoj se është një shembull konkret kur vjen puna për diplomacinë mes qyteteve. Për këtë sukses dua të falenderoj veçanërisht mikun tim, Erionin, për Presidencën e tij të suksesshme dhe mezi po pres bashkëpunimin tonë të mëtejshëm. Ne po investojmë dhe jemi të vendosur të krijojmë një mjedis më të jetueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe gratë në qytetet tona, po ashtu edhe në të gjithë rajonin tone”, deklaroi İmamoğlu.

    Veliaj shprehu bindjen se pas përmbylljes me sukses të drejtimit të B-40, Tirana do të shkëlqejë edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut vitin tjetër.

    “Ky rrjet, i frymëzuar dhe i themeluar nga ju, por edhe e gjithë skuadra e përfshirë në B-40, na ka ndihmuar që të lidhemi si kurrë më përpara me vendet e tjera të Ballkanit, duke u siguruar që mësojmë nga njëri-tjetri, që e ndihmojmë njëri-tjetrin në raste sfidash, në vështirësi si ato që kaluam me covid-in apo tërmetin. Nga ana tjetër, investojmë që të rinjtë tanë, që në moshë të vogël, të jenë pjesë e këtyre rrjeteve, rrjeteve të inovacionit, rrjeteve kreative, rrjeteve të kulturës. Tirana po e përmbyll këtë vit të B-40, që në vitin 2025 të marrë një stafetë tjetër si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Jam i sigurt se do të shkëlqejmë edhe në atë detyrë të re”, theksoi Veliaj.

    Rrjeti i bashkive të rajonit u krijua në nëntor të vitit 2021, në një kohë kur i gjithë globi përballej me pandeminë Covid-19, si urë bashkëpunimi mes qyteteve.

  • E rëndë/ U përplaset nga autobusi, humb jetën në vend fëmija 4-vjeçar

    E rëndë/ U përplaset nga autobusi, humb jetën në vend fëmija 4-vjeçar

    Një ngjarje tragjike ndodhi në Tipton, ku një djalë 4-vjeçar u godit dhe humbi jetën nga një autobus në rrugën High Street, rreth orës 16:55 më 6 dhjetor. Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje, por, megjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën, djali humbi jetën nga plagët e tij të rënda.

    Shoferi i autobusit qëndroi në vendngjarje dhe po ndihmon policinë në hetimet që po zhvillohen.

    Zona përreth rrugës Owen Street u mbyll për disa orë, ndërkohë që autoritetet po kryenin hetimet.

    Policia e West Midlands ka nisur një apel për dëshmitarë, duke kërkuar veçanërisht pamje nga kamerat e bordit të makinave (dashcam) që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

    Ata po u bëjnë thirrje atyre që kanë qenë në zonë dhe nuk janë dëgjuar ende nga oficerët, të kontaktojnë.

  • “Tërboi” CR7, Mitaj udhëheq Al Ittihad drejt suksesit, emri i tij tani qarkullon edhe në Angli

    “Tërboi” CR7, Mitaj udhëheq Al Ittihad drejt suksesit, emri i tij tani qarkullon edhe në Angli

    U kritikua shumë për transferimin e tij në Arabinë Saudite, por Mario Mitaj po shndërrohet në një yll për ekipin e Al Ittihad. Anësori kuqezi ishte sërish protagonist, këtë herë në sfidën direkte kundër Al-Nassr të C.Ronaldo-s. Mitaj ideoi një aksion sulmues në frymën e fundit, assisti i tij i dhuroi ekipit të Al Ittihad fitoren 2-1 përballë CR7.

    Pavarësisht se është shpërngulur në Azinë e largët, emri i Mitaj vijon të qarkullojë fuqishëm në Evropë, këtë herë në Angli. Pak kohë më parë, emri i Mitaj ishte prezent në Serie A, por paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë zgjuar interesimin edhe në Premier League, ku sipas mediave të huaja, mbrojtësi kuqezi po ndiqet nga ekipe të mëdha si Tottenham dhe Newcastle.

    Kujtojmë që Mitaj është nën kontratë me ekipin e Lokomotivës së Moskës, por është në huazim tek Al Ittihad deri në përfundim të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Mitaj në përfundim të këtij sezoni pasi nuk përjashtohet mundësia që Al Ittihad të blejë përfundimisht kartonin e mbrojtësit shqiptar.

  • Shpërthim në një bllok banesash në Hagë, nxirren nga rrënojat 4 persona! Raportohet për dhjetëra të zhdukur

    Shpërthim në një bllok banesash në Hagë, nxirren nga rrënojat 4 persona! Raportohet për dhjetëra të zhdukur

    Një shpërthim ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë, raporton policia.

    Shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15.

    Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit. Ndërsa 4 të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital.

    Banorët e lagjes thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe më pas britma. Një grua u shpreh për mediat lokale se mendoi se kishte rënë tërmet.

    Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Por mediat holandeze thonë se policia ësntyë vendosur në kërkim të një automjeti e cila u largua me shpejtësi pak çaste pas incidentit.

    Në vendngjarje ka shkuar një ekip i specializuar kërkimi dhe shpëtimi, përfshirë 4 qen të trajnuar për të gjetur viktima. Ekipi është përdorur më parë gjatë tërmetit shkatërrues në Turqi në 2023.

  • U skualifikua nga BBVK/ Arioni merr vendimin e papritur në lidhje me marrëdhënien e tij me Dianën

    U skualifikua nga BBVK/ Arioni merr vendimin e papritur në lidhje me marrëdhënien e tij me Dianën

    Arioni ka treguar se çka e ka ndërmend që të bëjë pasi ka dalë nga shtëpia më e madhe në vend. Pas një periudhe emocionuese në shtëpinë më të famshme të vendit, Arioni ka rifilluar jetën e tij jashtë mureve të këtij formati televiziv.

    Ai ka shprehur mendimet e tij rreth Dianës dhe se si e shikon të ardhmen e lidhjes së tyre. Ai ka thënë se së pari do të bisedojë me Dianën, teksa thekson se lidhja e tyre do të shkojë mirë. “Dua të shihemi së pari me të, do të flasim, mendoj që do të shkojë më së miri në botë”, u shpreh Arioni me entuziazëm.

  • Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 23-vjeçare/ Arrestohet “manjaku” në Elbasan

    Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 23-vjeçare/ Arrestohet “manjaku” në Elbasan

    Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 23-vjeçare, vihet në pranga 40-vjeçari.

    Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin:

    40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

  • “Dëgjoni babin, do kthehem t’ju marr me vete…”/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko iu shkroi fëmijëve dhe të afërmve

    “Dëgjoni babin, do kthehem t’ju marr me vete…”/ Zbardhen mesazhet që Kastriot Cenko iu shkroi fëmijëve dhe të afërmve

    Zbardhen mesazhet që 39 vjeçari shqiptar Kastriot Cenko iu dërgonte fëmijëve dhe të afërmve në emër të gruas Alba Cenko pas vrasjes së saj. Cenko e goditi gruan me një çekiç në kokë, e mbyti me një karikues telefoni, e futi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas e çoi në papafingo. Të nesërmen, ai filloi të aktrojë duke u dërguar mesazhe fëmijëve dhe të afërmve, sikur po i shkruante 35 vjeçarja.

    Mesazhet që iu ka dërguar fëmijëve:

    “(…), mami u largua, mora disa rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, kujdesu për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur të mbledh para dhe të përgatis letrat, do të kthehem për t’ju marrë me vete”

    “Tani për tani do iki larg dhe u ndava me babin, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni. Në rregull fëmijë. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do t’ju marr kur të mundem. Ok.”

    “Ju përqafoj të dy. Dhe dëgjoni babin. Në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.”

    “Unë do të të marr, mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që do ta marr në telefon që të mos më marrë. Mirë puthje fëmijë.”

    Mesazhet për të afërmit

    Në të njëjtën kohë, 39-vjeçari ka tentuar të çorientojë të afërmit e viktimës, duke iu dërguar mesazhe nga celulari motrës së saj për ta qetësuar. Ai i shkruan kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shoqe për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet, sepse ajo (gruaja e tij) do të humbiste punën.

    “Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai gruas, e cila e shqetësuar për fatin e motrës, merrte video telefonata vetëm për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh për t’u siguruar që ishte mirë.

    “Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.

    Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës së tij: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do me krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mirë”.

    Motra e viktimës shpreh shqetësimin e saj: “Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kuptoni se jemi të shqetësuar”, thuhet në të.

    “Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij. “Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

  • Dosja ‘Sky ECC’ në Greqi, polici i kërkoi trafikantit shqiptar 100 kg marijuanë dhe 10 kg kokainë

    Dosja ‘Sky ECC’ në Greqi, polici i kërkoi trafikantit shqiptar 100 kg marijuanë dhe 10 kg kokainë

    Një javë më parë policia greke vuri në pranga një ish oficer të anti-drogës në Athinë, një shtetas shqiptar dhe një grek, të cilët u zbuluan nga komunikimet në platformën “Sky ECC” se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafik droge.

    Oficeri grek Ilia T. doli se komunikonte me 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet drejt Greqisë. Pemaj konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi, duke kontrolluar nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.

    Media greke ka siguruar nga dosja hetimore, disa prej bisedave të kryera mes personazheve.

    Në një komunikim një shpërndarës droge kontakton me Sandër Pemaj. Shpërndarësi i thotë: “Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)… E ndërpreu bashkepunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë.

    Sandër Pemaj i’a kthen: “Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë “vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti”.

    Dhe shpërndarësi i përgjigjet: “Ai mund të ketë frikë, por mos na gatua ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart”.

    Ndërsa Sandër Pemaj i’a kthen: “Ndoshta do “kafe” më të madhe”.

    Në një tjetër dialog, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë:

    “Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?”

    Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë, të cilat i do një njëriu i tij.

  • Bora zbardh Tomorin, pamjet piktoreske të malit

    Bora zbardh Tomorin, pamjet piktoreske të malit

    Reshjet e dëborës kanë mbuluar malin e Tomorit duke ofruar një pamje piktoreske.

    Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau sot në rrjetet sociale foto nga Tomori nën petkun e dëborës, i cili me bukurinë e tij fton të apasionuarit pas alpinizmit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

    Në malin e Tomorit në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, e cila është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh.

    Kujdesi i treguar nga Administrata e këtij parku në menaxhimin e mjediseve turistike dhe të shoqërimit të vizitorëve me guida turistike që njohin shtigjet dhe vendet e kalueshme për në hapësirat turistike të Tomorit, kanë bërë që ky park të vizitohet në çdo stinë të vitit.

    Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të raftingut në kanionet e Osumit.

    Nën këmbët e Tomorit, rrjedh Lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

    Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës.

  • Nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latine për të ushtruar aktivitetin e pr**titucionit në Elbasan, e pësojnë tutorët dhe punonjëset e s**sit! Arrestohen 7 të huaj

    Nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latine për të ushtruar aktivitetin e pr**titucionit në Elbasan, e pësojnë tutorët dhe punonjëset e s**sit! Arrestohen 7 të huaj

    Policia ka vendosur në pranga 7 shtetas të huaj, mes tyre 6 vajza, të cilët akuzohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në qytetin e Elbasanit.

    Në prangat e policisë kanë rënë dy tutorë dhe 5 punonjëse të s*ksit gjatë një aksioni në lagje të ndryshme të qytetit.

    Të arrestuar janë:

    -Shtetasit kolumbianë A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

    -Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

    Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy tutorë të tjerë, shtetasit peruane me iniciale F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

    Për 31-vjeçaren venezueliane Y. O., , për veprën penale “Prostitucioni”, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

    Sipas policisë, ata kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

    Gjithashtu u sekuestruan 43 000 lekë dhe 2.780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.

    Njoftimi i policisë:

    DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, goditet një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit.

    Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

    Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, 1 procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë (shtetas nga vendet e Amerikës Latine), për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim prostitucioni.

    Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe celularë.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fee”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    -Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

    -Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

    Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

    Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.