Author: editor

  • Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e “Big Brother Albania VIP 4”!

    Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e “Big Brother Albania VIP 4”!

    Edhe shumë pak nga mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”.

    Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tri edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjell te publiku emocione të forta, e tashmë jemi “sy e veshë” për edicionin e katërt!

    Si do të jetë shtëpia? Kush do ta moderojë? Do të rikthehet sërish Ledion Liço në krye të spektaklit? Cilët do të jenë banorët? Po opinionistët?

    Të gjitha këtyre pyetjeve u kemi dhënë përgjigje gradualisht… Përveç opinionistëve!

    Një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë këtij spektakli janë dhe ata, të cilët me opinionet e tyre bëhen dhe zëri i publikut. Por kush do të ulet në atë poltronë këtë edicion?

    Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm edicionin e ardhshëm, të gjithë ne biem dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël. Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai, raporton Topchanel

    Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur ndonjëherë. Arbër Hajdari dhe Neda Balluku do të na shoqërojnë gjatë këtij edicioni plot risi dhe surpriza

  • A do jetë Lulzim Basha në listën e kandidatëve për deputetët të Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    A do jetë Lulzim Basha në listën e kandidatëve për deputetët të Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hedhur poshtë çdo mundësi që deputeti Luzim Basha të jetë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare, që do të zhillohen më 11 Maj 2025.

    Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha i pyetur nëse ish-kryetari i PD-së do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë u shpreh shkurtimisht “jashtë çdo lloj mundësie”.

    “Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën. Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.

    Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.

    Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje”, u shpreh Berisha.

  • E rëndë/ Aktorja e famshme gjendet pa shenja në shtëpisë e saj

    E rëndë/ Aktorja e famshme gjendet pa shenja në shtëpisë e saj

    Aktorja japoneze Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskë, në shtëpinë e saj në Tokio, sipas “Daily Mail”. 54-vjeçarja ishte shumë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1995, “Letra e dashurisë”, një film i cili fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.

    Ajo gjithashtu, pati sukses si këngëtare në kulmin e ndikimit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 90, duke u bërë një nga idhujt më të njohur të adoleshencës në Japoni .

    Pasi ajo nuk u paraqit në punë të Premten (6 dhjetor), një koleg i saj shkoi në shtëpinë e zonjës Nakayama dhe e gjeti atë pa ndjenja .

    Ai thirri ambulancën të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje, e ndërsa shkaku i vdekjes së saj po hetohet.

    Policia tha se ajo ishte gjetur e ulur në këmbë në banjë, sipas mediave japoneze.

  • Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje

    Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje

    Një ditë pas Partia Socialiste propozoi një projektligj që parashikon faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat përgjatë periudhës 1 janar 2015-30 nëntor 2024, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka premtuar se kur PD të vijë në pushtet do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin, si dhe do të dëmshpërblejë të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje.

    Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të mos paguajnë asnjë qindarkë gjobë, pasi është antikushtetuese, sipas kreut të PD-së.

    Nismën e mazhorancës për të futur me procedurë të përshpejtuar pr.ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Sali Berisha e quajti veprim klandestin.

    Sali Berisha: Dje, narkomazhoranca jashtë çdo lloj procedure parlamentare, kërkoi të fusë në rend dite dhe të votojë një kallp-ligj, sipas të cilit do të faleshin gjobat për lejet e ndërtimit në zonat rurale. Ky ishte një kallp-ligj dhe një mashtrim i madh sepse me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ligji i miratuar për vendosjen e këtyre gjobave është shpallur antikushtetues.

    Në këtë kuadër, çdo qeveri është e detyruar të rikthejë çdo gjobë të vënë bazuar në këtë ligj. Por narko-shteti, narko-diktatura, e cila njeh vetëm vullnetin e padrinos dhe kreut të krimit, pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka vazhduar praktikën antikushtetuese të gjobitjes së qytetarëve dhe tani së fundmi bën sikur po i fal gjobat, në një kohë kur ato kanë qenë të gjitha të paligjshme.

    Ndaj dënoj këtë mashtrim publik dhe garantoj çdo qytetar që janë gjobitur mbi bazën e atij ligji antikushtetues, nga data e hyrjes në fuqi gjer sot, se ata do të dëmshpërblehen, do u kthehet qindarkë për qindarkë e gjithë shuma e gjobës që kanë paguar. Ftoj çdo qytetar të mos paguajë një qindarkë gjobë antikushtetuese.

    Sikundër deklaroj se PD do të falë të gjitha gjobat për pensionistët, për familjet në nevojë, për punonjësit me rroga mesatare e poshtë, për familjet me nëna kryefamiljare, për të gjithë familjet në ndihmë ekonomike, në papunësi, do falen të gjitha gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Ftoj këto familje të mos paguajnë asnjë qindarkë, pasi këto gjoba do të jenë 100 përqind të falura.

  • “Jam me bashkëjetuesin që ika”- Fshehu trupin e gruas shqiptare për 1 javë, si vrasësi i dërgonte SMS familjarëve të viktimës me celularin e saj: Motra jam mirë! Mos bëj denoncim se…

    “Jam me bashkëjetuesin që ika”- Fshehu trupin e gruas shqiptare për 1 javë, si vrasësi i dërgonte SMS familjarëve të viktimës me celularin e saj: Motra jam mirë! Mos bëj denoncim se…

    Një krim në një familje shqiptare ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, pasi u zbulua se 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte vrarë bashkëshorten e tij, Alba Cenko dhe prej 1 jave mbante të fshehur trupin e saj në papafingon e banesës në Ampelokipi.

    Ngjarja tronditëse ka ndodhur të enjten (28 Nëntor) në shtëpinë e çifti shqiptar teksa dy fëmijët e mitur të moshës 9 dhe 12 vjeç po flinin gjumë. Kastriot Cenko ka goditur fillimisht bashkëshorten me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar.

    Trupin e pajetë të 32-vjeçares e ka mbështjellë me çarçaf, e ka futur në qese mbeturinash dhe më pas e ka zhvendosur nga dhoma e gjumit në papafingo ku e ka lënë për 1 javë.

    Dy fëmijëve, pasi janë zgjuar në mëngjes, autori i krimit u ka thënë që nëna e tyre kishte shkuar në punë dhe pas shkolle i ka dërguar tek i vëllai. Më pas 39-vjeçari ka përdorur celularin e viktimës, duke krijuar konfuzion tek familjarët e Alba Cenko, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e saj.

    Në mesazhet e zbardhura, Kastriot Cenko i ka dërguar SMS motrës së viktimës në emër të Albës, ku i shprehej se ishte larguar drejt Italisë me një mashkull.

    “Jam me bashkëjetuesin që ika”, thuhej në SMS, ndërsa i kërkonte që të mos bënte denoncim në polici.

  • E rëndë në Durrës/ U denoncua i zhdukur nga i ati, 33-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal

    E rëndë në Durrës/ U denoncua i zhdukur nga i ati, 33-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal

    Një 33-vjeçar nga Durrësi, është gjetur i pajetë nga policia, një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur.

    Autoritetet sqarojnë se i riu është gjetur i mbytur në një kanal me ujë.

    “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës”, informon policia.

    Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Dyshohet se 33-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

  • “Mund të ketë një divorc tjetër”- A është penduar Rudina Dembacaj për martesën me Mark Frrokun? Aktorja habit me përgjigjen

    “Mund të ketë një divorc tjetër”- A është penduar Rudina Dembacaj për martesën me Mark Frrokun? Aktorja habit me përgjigjen

    Rudina Dembacaj ka rrëfyer marrëdhënien së bijës, Viktoria me njerkun e saj, Mark Frroku. Aktorja dhe moderatorja e njohur u shpreh se tashmë janë bërë si një familje dhe se Vikit iu desh 3 vite “për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim”.

    Megjithatë, Rudina Dembacaj u shpreh se martesa me Mark Frrokun njerëzve iu është duke e nxituar, ndërsa theksoi se “edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson”.

    “Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi”, deklaroi aktorja, teksa shtoi se beson shumë tek familja që tashmë ka krijuar, duke shtuar Viki i konsideron fëmijët e ish-deputetit si motrat dhe vëllai i saj.

    “Viki ka marr 3 vite kohë për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim. Martesa pastaj është një institucion që unë se kam aspak frikë dhe patjetër që njerëzve iu është dikur e nxituar, edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson. Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi. Nuk nisem kurrë me këtë ide. Besoj shumë tek kjo familje. Për mua jemi familje, Viktoria nuk e bën dot dallimin, kërkon llogari njësoj për të dyja motrat dhe vëllain. Mendoj se janë motrat perfekte për Vikin”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.

    Sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, aktorja u shpreh se ndihet e plotësuar me vajzën. Por, shtoi se dëshira e Mark Frrokut është për të pasur fëmijë së bashku.

    “Kam menduar për fëmijë tjetër, edhe po të dua ta harroj është im shoq që nuk ka refren tjetër, por nuk doja shpejt. Doja të shkrihej njëherë familja që kishim krijuar, në situtën që isha nuk ia lejoja dot vetes që të kisha një fëmijë. Ardhja e një fëmijë tjetër do më bënte mua të parën konfuze. Doja që Viki të rritej pak, nuk e pati fëmijërinë e thjeshtë. Tani pse jo, por nuk e kam patur ta kërkoj dëshpërimisht. Jam e plotësuar me Vikin, nëse vjen mirë se të vijë. Unë se kërkoj, im shoq po, këtu kemi pak problem. Më duket sikur gjithë jetën do jem dorë për dore vetëm me Vikin”, përfundoi ajo.

  • “Është larguar nga shtëpia”/ Burri vrau gruan me çekiç, banorë dhe të afërme të shokuar për krimin, zbulohen sms…

    “Është larguar nga shtëpia”/ Burri vrau gruan me çekiç, banorë dhe të afërme të shokuar për krimin, zbulohen sms…

    Krimi i rëndë në Greqi, ku burri Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij, Alba Cenko ka tronditur edhe banorë dhe të afërm që jetojnë në fshatin Shën Pjeter në Fier, nga ku ata kishin origjinën. Ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka shokuar të gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier. Banesa, ku çifti jetonte së bashku me nënën e Kastriotit, e cila ishte larguar për të kaluar festat e fundvitit në Greqi me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk mund të mbajnë dot lotët nga krimi makabër që ka ndodhur.

    Fqinjët thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme. Ata pohojnë se mund të kenë pasur disa probleme të brendshme, të cilat kanë çuar në këtë situatë ekstreme. “Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh, duke theksuar se në zonën e tyre të qetë nuk kishin përballur asnjëherë krime të tilla brenda familjes.

    Një nga fqinjët, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se Alba kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe nuk mund të lidhej me motrën e saj. Në emër të Albës, Kastrioti i kthente përgjigje, duke pretenduar se ishte djali i saj, ndërsa vetë ai, kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se Alba ishte larguar nga shtëpia.

    Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi krimi, por po flinin. Fqinjët shprehen keqardhje për fëmijët, që nuk e dinin se po jetonin me kufomën e nënës së tyre në shtëpi. “Për Allah, le të ishte ndarë, por të mos ia merrte jetën,” thotë një prej tyre. Ndërkohë, në familjen e Albës, në Cermë-Proshkë të Lushnjës, ka hapur dyert e mortit për të pritur të afërmit dhe miqtë.

  • ‘Më tradhtonte me shokun e ngushtë’! Shqiptari në Greqi rrëfen si e vrau gruan

    ‘Më tradhtonte me shokun e ngushtë’! Shqiptari në Greqi rrëfen si e vrau gruan

    39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

    Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

    Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur. Burri e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

    Sipas rrëfimit të tij, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

    Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

    Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë. Ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

    Kur përfunduan mësimin, 39-vjeçari i çoi fëmijët te vëllai i tij. Këto ditë ata qëndruan te xhaxhai.

    Më në fund ai vendosi të tregonte krimin dhe lajmëroi policinë duke u thënë se kishte vrarë gruan dhe trupin e saj prej 1 jave e mbante në banesë. Në apartament mbante erë të rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.

  • “Kishte kordonin 3 herë rreth qafës”- Rudina Dembacaj rrëfen momentin e frikshëm kur erdhi në jetë vajza e saj: Viki lindi pothuajse pa frymë…

    “Kishte kordonin 3 herë rreth qafës”- Rudina Dembacaj rrëfen momentin e frikshëm kur erdhi në jetë vajza e saj: Viki lindi pothuajse pa frymë…

    Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka rrëfyer momentin e frikshëm kur vajza e saj Viktoria erdhi në jetë. Ajo ka treguar se Viki lindi pothuajse pa frymë dhe ishte ngjyrë blu.

    Rudina Dembacaj rrëfeu se Viktoria nuk po qante dhe mjekët, sipas saj, arritën që ta mbanin në jetë.

    Ajo shtoi se momentin e frikshëm e harroi kur mori vogëlushen në krah teksa theksoi se ishte një ndjesi e jashtëzakonshme.

    “E kam sjellë në jetë me operacion në datën që kërkova 28 dhjetor, doja të përkonte me ditën e lindjes së babait të saj. Vajza lindi pothuajse ngjyrë blu dhe mjekët nuk e komentuar për momentin, unë po ndjeja një lloj paniku gjatë lindjes, panik tek mjekët. E kuptova që nuk ishin të qetë.

    Viktoria nuk po qante dhe doktori po bënte lëvizje që nuk ishin normale, kisha parë lindje të tjera, isha përgatitur. Viki e kishte kordonin 3 herë rreth qafës, gjë që nuk ishte dalluar më parë në eko. Ajo lindi pothuajse pa frymë dhe kur biseduam me doktorin nëse do ishte vonuar dhe pak mund të kishte ndodhur fatalja. Nuk reagova fare, ndoshta u impiva dhe kur e mora në krah ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Mora inat gjithë njerëzit që nuk ma kishin treguar që ishte aq e mrekullueshme, nuk u mora me pjesën se çfarë ndodhi.

    Thjesht falënderova Zotin. Jam natyrë emocionale por kam tendecën për ta kthyer në humor. Viktoria ka qenë një nga opsionet që e kam pasur, e ka pasur ime motër para se të lindte vajzën e saj”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.