Author: editor

  • Si u ekzekutua Ari Papa në mes të Athinës, “Sky Ecc” zbulon autorët shqiptarë

    Si u ekzekutua Ari Papa në mes të Athinës, “Sky Ecc” zbulon autorët shqiptarë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit të zhvilluar së fundmi në Greqi, për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në trafikun e drogës Shqipëri-Greqi-Spanjë. Autoritetet greke kanë bërë të ditur për mediat vendase në dosjen voluminoze janë përfshirë 21 persona, mes të cilës, përmenden edhe atentatet ndaj shtetasit shqiptar, Ari Papa.

    Më 26 shkurt 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, u tentua të vritej 32-vjeçari shqiptar nga fshati Dhivër i Sarandës. Episod ky i zbardhur nga përgjimet e transkriptuara nga Sky Ecc. Në dosje thuhet se ishte ora 20:00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes. Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera.

    Pavarësisht se i shpëtoi plumbave të lëshuar drejt tij në muajin shkurt, atentatorët u rikthyen sërish në muajin Maj për ekzekutimin e tij. Pikërisht më 30 Maj 2021, në “Sepolia” Athinë teksa pinte kafe në një lokal.

    Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishin shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjecarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria. Nuk dihet se çfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në “Sky Ecc” lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars 2021, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës

    Tre të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38 vjeç (nën arrest), “Dorian” 32 vjec (në kërkim) dhe “Landi” 30-vjeç (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një kallashnikov në një makinë në Kipseli.

    Përvec atentatit ndaj Papës, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij. Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje.

  • Ligje e jo shaka! Bëri një ndërhyrje në hundë pa informuar askënd/ Presidentja e Perusë nën hetim

    Ligje e jo shaka! Bëri një ndërhyrje në hundë pa informuar askënd/ Presidentja e Perusë nën hetim

    Prokuroria peruane njoftoi të enjten se ka nisur një hetim paraprak kundër presidentes së vendit, pasi Dina Boluarte dyshohet se nuk informoi as qeverinë e as parlamentin e saj se do t’i nënshtrohej një operacioni në hundë në vitin 2023.

    Hetimi ka të bëjë me “mungesën e komunikimit në lidhje me pengimin e përkohshëm të ushtrimit të detyrës së presidentit të Republikës me kabinetin dhe Kongresin nga data 29 deri më 9 korrik 2023, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilës i është nënshtruar znj. Boluarte”. shpjegoi ndjekjen penale përmes X.

    Rasti doli në dritë të martën: ish-kryeministri Alberto Otarola zbuloi se kreu i shtetit, 62 vjeç, kishte një ndërhyrje në hundë në korrik 2023.

    “Më tha se do të bënte rinoplastikë në hundë, por për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, tha ai.

    Megjithatë, Otarola, duke shtuar se në asnjë rast nuk ka bërë “shpërdorim detyre”, ka vazhduar të kryejë normalisht detyrën, “pasi operacioni nuk ka pasur komplikime të rënda”.

    Boluarte, gjithashtu përballet me një hetim për atë që njihet si “Rolex-gate” që përfshin orët dhe bizhuteritë e padeklaruara, si dhe për “gjenocid”, për vdekjet, “vrasje të bashkimit”, në shtypjen e përgjakshme të protestave disamujore të nxitura nga ngjitja e saj në pushtet më 7 dhjetor 2022.

  • Masa të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikantët

    Masa të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për aplikantët

    Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizat amerikane.

    “Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane.❗️Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.

    Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i ambasadës amerikane:

    🇦🇱 Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e vizave! 📢

    Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane.❗️Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.

    Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

    ✔️Planifikoni për t’i lënë këto sende në shtëpi ose në një vend të sigurt përpara se të mbërrini në ambasadë.

  • SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj

    SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj

    Me vendim të Gjykatës se Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes se kryetarit te Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj.

    Sipas ”Report Tv”, telefoni i Ajola Xoxës, është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

    Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin./Report.Tv

  • Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Flasin fqinjët e çiftit në Fier: Ishin familje e rregullt. Kastrioti thoshte se Alba ka ikur nga shtëpia

    Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Flasin fqinjët e çiftit në Fier: Ishin familje e rregullt. Kastrioti thoshte se Alba ka ikur nga shtëpia

    Ngjarja e rëndë në Athinë ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj 39-vjeçar, Kastriot Cenko, ka shokuar banorët e Shën Pjetrës në Fier.

    Banesa ku çifti jetonte me nënën e tij, e cila ishte larguar drejt Greqisë për të kaluar festat e fundvitit me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët janë të tronditur nga krimi makabër.

    Ndërkohë një prej fqinjëve, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se prej ditësh nusja e saj nuk po mund të lidhej me të motrën dhe ishte tepër e shqetësuar. Në emër të Albës, i kthente përgjigje Kastrioti që hiqej sikur ishte djali, ndërsa vetë autori në rastet kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se ajo është larguar nga banesa.

    “I njohim si njeri të rregullt, hallexhi, familjar, pavarësisht se jeta ndryshon me ditë. Koha bën të veten, emigracioni. Kishin dy fëmijë. E njohim për njeri të rregullt. Ka gati 7-8 vite që ka ikur. E paimagjinueshme. U shtangëm. Vinin me pushime. Nusja e tij shumë e thjeshtë. E rregullt si njeri. Edhe si familje tregojnë për ta, se unë s’e njoh, janë familje e mirë. Edhe këta si vëllezër janë të mirë. Në Greqi janë si familje.”, tha një fqinj.

    “Unë sot e mora vesh, është një akt shumë i keq për atë që ka bërë. Janë njerëz të mirë, nuk janë ndjerë për diçka të keqe, dhe s’e kuptoj se si e ka bërë atë gjë ai djalë. Shumë gabim, nuk e donte ta linte. Vetëm për të vrarë jo. La fëmijët vetëm, këtë nuk e llogjikoi. Për mua, këto janë familje e nderuar, të mirë, të shkëlqyer, se si e bëri ai, nuk e di.”, shtoi një tjetër.

    “Na vjen shumë keq. Mirë kanë qenë, nuk kanë pasur konflikte. Nuk Nuk flas dot. Më vjen keq shumë. E ëma e Kastriotit do të ikte në Greqi. Do ta merrnin çunat andej për të kaluar vitin e ri. Ikte çdo vit te çunat. Kur e ke komshi, kemi ngrënë dhe pirë bashkë, na vjen shumë keq. Nuk kam fjalë. La edhe fëmijët.“, thotë një fqinje mes lotësh.

    “Kam motrën e nuses. Nusja e djalit tim është motër me të. Kishin vite që kishin ikur në Greqi. Këtu është njohur me gruan. Grindje dhe zënka ka. Se di se si ishte puna. Vinin me pushime, ishin edhe në behar. Erdhi edhe Alba vetë. E morën në telefon dhe thoshin se na ka humbur, ka ikur me dashnorin. Me dëshirën e vet. Thoshte ajo që mirë që ka ikur, por të na marrë njëherë. A është gjallë apo jo“, u shpreh në tjetër.

    Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi por po flinin./abcnews.al

  • Berisha cakton drejtuesit politikë të PD në Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, Kavajë dhe Rrogozhinë për zgjedhjet…

    Berisha cakton drejtuesit politikë të PD në Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, Kavajë dhe Rrogozhinë për zgjedhjet…

    Pas Tiranës, Partia Demokratike caktoi dje grupet e punës dhe drejtuesit e tyre edhe për disa qarqe të tjera në vend, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme të 11 Majit. Me firmë të kryetarit të saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit me vendim të GJKKO, janë përzgjedhur edhe emrat për qarqet Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, si dhe për Kavajën dhe Rrogozhinën. Bie në sy fakti se në Durrës është caktuar vetëm kreu i grupit, pikërisht ish-deputeti Gent Strazimiri, por jo ende ndihmësit e tij në shtab, teksa do kenë edhe zonat e Fushë-Krujës dhe Krujës. Për qarkun e Elbasanit drejtues është caktuar deputeti Tomor Alizoti, teksa në grup do të jenë edhe 24 persona të tjerë në listë shtabi, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa.

    Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj. Kurse në Berat drejtues është caktuar Eno Bozdo, i mbështetur nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë. Kurse në degët Kavajë dhe Rrogozhinë është zgjedhur drejtues kryebashkiaku Fisnik Qosja, që do ndihmohet nga Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu. Qarku i fundit ku është përzgjedhur shtabi për zgjedhjet e 2025 është i Kukësit, me drejtues deputetin Flamur Hoxha dhe ndihmës Isuf Çelën, Miftar Dautin, Nazlie Laçin dhe Besa Manajn.

    Caktimi i drejtuesve dhe listës së ndihmësve në qarqe:

    Qarku Durrës, Krujë, Fushë-Krujë

    -Gent Strazimiri

    Qarku Berat

    -Eno Bozdo, drejtues
    -Afërdita Pushi
    -Ardit Bënja
    -Kasëm Mahmutaj
    -Kozeta Protoduari
    -Zija Ismaili

    Degët Kavajë dhe Rrogozhinë

    -Fisnik Qosja, drejtues grupi
    -Shkëlqim Hoxha
    -Hekuran Xhani
    -Rudin Hylviu

    Qarku Kukës

    -Flamur Hoxha, drejtues
    -Besa Manaj
    -Isuf Çela
    -Miftar Dauti
    -Nazlie Laçi

    Qarku Lezhë

    -Agron Gjekmarkaj, drejtues
    -Albert Melyshi
    -Albina Deda
    -Aleksandër Kovaçi
    -Elda Hoti
    -Kastriot Piroli
    -Lindita Metaliaj
    -Maksim Kola
    -Mariglen Doci
    -Marjana Brunga
    -Salvador Kaçaj
    -Ylvina Ndoj
    -Zyrafete Kulli

    Qarku Elbasan

    -Tomor Alizoti, kryesues
    -Alesia Balliu
    -Arben Elezi
    -Arbjola Halimi
    -Ardian Turku
    -Ardit Shehu
    -Aurel Bylykbashi
    -Bedri Qypi
    -Bjanka Çopja
    -Blerim Tafani
    -Daniela Shyti
    -Dashnor Sula
    -Doris Madhi
    -Gani Cani
    -Hasim Çekrezi
    -Lefter Gështenja
    -Megi Balliu
    -Mirela Kina
    -Qani Xhafa
    -Sabri Sallaku
    -Servet Duzha
    -Shefki Çota
    -Silvi Bardhi
    -Zheni Gjergji

    Qarku Tiranë

    1- Adriana Tolka
    2- Adriana Kalaja
    3- Aida Shehu
    4- Akil Kraja
    5- Albana Vokshi
    6- Amarda Zeqiri
    7- Andi Mustafaj
    8- Arben Ristani
    9- Asllan Dogjani
    10- Avenir Peka
    11- Çlirim Gjata
    12- Dhurata Cupi
    13- Dorjan Teliti
    14- Edi Paloka
    15- Edith Harxhi
    16- Enkelejda Sallaku
    17- Erges Eskiu
    18- Ethem Aga
    19- Faslli Goga
    20- Fatjon Bathorja
    21- Fjoralba Dizdari
    22- Glauk Olldashi
    23- Grigels Muçollari
    24- Ibrahim Morina
    25- Ilda Zhulali
    26- Ilir Alimehmeti
    27- Indrit Hoxha
    28- Ines Nuria
    29- Jonathan Pano
    30- Jorida Tabaku
    31- Keltis Kruja
    32- Klevis Balliu
    33- Lili Sulaj
    34- Lisandër Hoxha
    35- Mimoza Hajdarmataj
    36- Mysylym Murrizi

  • Të burgosurit në Koridhalos biseda në “Sky Ecc”/ Zbardhen detajet, si zyrtarët i ndihmonin të fusnin vajza në qeli

    Të burgosurit në Koridhalos biseda në “Sky Ecc”/ Zbardhen detajet, si zyrtarët i ndihmonin të fusnin vajza në qeli

    Përveç atentatit të shqiptarit Ari Papa, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën.

    Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

    Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe vajza e gra në burgje.

    Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryhej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

    28 urdhër arreste janë lëshuar deri më tani në Greqi, ndërsa 6 grupe kriminale janë të përfshira në këtë hetim.

    Top Channel

  • Shqiptari vrau gruan dhe fshehu kufomën për një javë në banesë/ Detaje nga ngjarja ho*rror në Greqi, autori e m*sakroi ndërsa fëmijët po flinin! Gjendet arma e krimit

    Shqiptari vrau gruan dhe fshehu kufomën për një javë në banesë/ Detaje nga ngjarja ho*rror në Greqi, autori e m*sakroi ndërsa fëmijët po flinin! Gjendet arma e krimit

    Detaje të reja janë zbuluar në mediat greke në lidhje me ngjarjen horror të raportuar ditën e djeshme, ku një shqiptar kishte vrarë bashkëshorten dhe trupin e pajetë e kishte mbajtur prej një jave në shtëpi.

    Elementi më tronditës është se ngjarja ka ndodhur kur në shtëpi flinin fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, të cilët prej kaq ditësh nuk kishin kuptuar as gjënë më të vogël dhe kërkonin nënën e tyre. Sipas informacioneve të fundit është gjetur arma e vrasjes. Një grua e mirë dhe e qetë që punonte shumë dhe ishte shumë e interesuar për familjen e saj, e karakterizon 32-vjeçaren një e afërme e autorit 39-vjeçar që e njihte atë.

    Siç ka treguar ajo, çifti nuk kishte përmendur asnjëherë ndonjë problem që mund të kishin pasur mes tyre, ndaj krimi ka tronditur të gjithë familjen dhe ka shkaktuar trishtim të jashtëzakonshëm. Çifti kishte 13 vite bashkë dhe kishin ardhur nga Shqipëria për një jetë më të mirë.

    Siç raportohet, gruaja punonte dy punë, në një kompani pastrimi, ndërsa pastronte edhe shtëpi dhe 39-vjeçari punonte në ndërtim. Në fund ai ka përmendur se autori nuk ka pirë.

  • Porositje vrasjesh e trafik droge, Suel Çela kërkon nga arratia lehtësimin e masës së sigurisë! Si u “zbërthye” aktiviteti i grupit të tij kriminal pas zbardhjes së bisedave në SkyEcc

    Porositje vrasjesh e trafik droge, Suel Çela kërkon nga arratia lehtësimin e masës së sigurisë! Si u “zbërthye” aktiviteti i grupit të tij kriminal pas zbardhjes së bisedave në SkyEcc

    Zhvillohet sot seanca në GJKKO për të shumëkërkuarin nga drejtësia, Suel Çela alias Marjus Lulaj, ndaj të cilit është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

    Suel Çela ka kërkuar ankimuar vendimin dhe ka kërkuar lehtësimin e masës së caktuar ndaj tij.

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë sot kërkesën e 36-vjeçarit, i cili ndodhet në arrati dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal që kishte porositur vrasje dhe trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine në shtetet e Evropës.

    Gjithashtu grupi kriminal akuzohet se ka ushtruar ndikim përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.

    Në bisedat e SkyEcc është zbuluar se në rrjet ishin përfshirë gjyqtarë, prokurorë dhe gazetarë.

    Zbërthimi i aktivitetit të bandës nga SkyEcc

    Fokusi i kësaj organizatë kriminale, njofton Prokuroria e Posaçme, ishte kontrolli i territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.

    “Organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela”, informon SPAK.

    I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

    Si drejtuesi i organizatës, Suel Çela përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

    Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Marsel Shega (alias Bujar Shega), Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka, etj., ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

    SPAK informon se organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine.

    “Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen. Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës”, thuhet në njoftim.

    Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:

    a. Në blerjen e lëndës narkotike

    b. Në gjendje cash-i në Shqipëri

    c. Në biznese në dukje të rregullt

    d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

    LEXO EDHE: U “tradhtuan” nga bisedat në SkyECC, zbardhet roli i ish-gjyqtares dhe ish-shefit të krimeve të rënda! Si Suel Çela dhe organizata e tij ndikonin tek trupa gjykuese për dënimin anëtarëve të grupit rival

    Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti nga Shkodra që tentoi ta eliminojë

    Goditja e organizatës kriminale, SPAK zbulon si funksiononte rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe ku investoheshin paratë e krimit

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.

    Ky hetim i bazuar në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona:

    Arrest me burg për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar.
    Arrest në shtëpi për 1 avokat.
    Detyrim paraqitjeje për 2 gazetarë.
    Struktura e Organizatës

    Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.

    Organizata kriminale që drejtohej nga S.Ç. me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga S.Ç.

    I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

    Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, A.Ç., në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit
    Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit B.M, mars 2020;
    Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit E.K, në vitin 2020.
    Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.
    Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
    Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.
    Shtetasi M.L. (alias S.Ç.) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; M.Ç., A.V., B.SH, K.M., Xh.R.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

    Roli i personave të tjerë

    Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (D.GJ.) dhe të sistemit gjyqësor (P.F.) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit S.Ç. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

    M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

    Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

    Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës

    Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

    Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

    Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:

    a. Në blerjen e lëndës narkotike

    b. Në gjendje cash-i në Shqipëri

    c. Në biznese në dukje të rregullt

    d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

    Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).

    Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

    Marjus Lulaj (alias Suel Çela) 36 vjeç, banues në Elbasan
    Mario Çela, 35 vjeç, banues në Elbasan
    Xhino Roka, 33 vjeç, banues në Tiranë
    Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), 37 vjeç, banues në Elbasan
    Sergej Hasanpapaj, 30 vjeç, banues në Elbasan
    Bruno Hazizolli 34 vjeç, banues në Elbasan
    Ledio Zabeli, 33 vjeç, banues në Elbasan
    Marsel Roka, 37 vjeç, banues në Tiranë
    Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) 39 vjeç, banues në Tiranë
    Preke Kodra 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
    Fuad Verzivolli 48 vjeç, banues në Elbasan
    Metin Mehjam, 27 vjeç, banues në Elbasan
    Renato Hasani, 35 vjeç, banues në Elbasan
    Skender Sufaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
    Artan Hoxha, 50 vjeç, banues në Tiranë
    Elton Qyno, 39 vjeç, banues në Tiranë
    Pajtime Fetau, 65 vjeç, banues në Elbasan
    Dedan Gjoni, 48 vjeç, banues në Tiranë
    Marsel Shega (alias Bujar Shega), 51 vjeç, banues në Tiranë
    Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), 40 vjeç, banues në Tiranë
    Blerina Beqiri, 39 vjeç, banues në Elbasan
    Veprat penale të dyshuara:

    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Ardjan Çapja, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
    “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
    “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
    “Grup i strukturuar kriminal”.
    “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
    “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
    “Shpërdorim detyre”.
    “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .

  • Agjentët e BKH kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt, përballen me një situatë të pazakontë(VIDEO)

    Agjentët e BKH kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt, përballen me një situatë të pazakontë(VIDEO)

    Këtë të premte rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kontrolluar në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.

    Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut ku ndodhen edhe aktualisht.

    Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen./ Syri Tv