Author: editor

  • “Më fute duart”- Pasi romancës me Xhenetën, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj banores tjetër në BBV! Ja çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

    “Më fute duart”- Pasi romancës me Xhenetën, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj banores tjetër në BBV! Ja çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

    Banori i Big Brother Vip Kosova, Gjesti, ka bërë një veprim i cili habiti banorët dhe ndjekësit së fundmi.

    Teksa ka qenë duke kaluar kohë me Rovena Stefën ai ka vazhduar duke i dhuruar puthje në faqe të njëpasnjëshme kësaj të fundit.

    Ky veprim i tij shtangu këngëtaren e cila reagoi duke thënë me shaka “më fute duart”.

    Pasi të gjithë qeshën në shtëpi, Gjesti u justifikua para kamerave duke thënë se ky veprim i tij erdhi si pasojë e mallit për Xhenetën.

    “Këtë pjesë e hiqni, nuk e di çfarë pata. Më duket se më ka marrë malli për Xhenetën,” tha Gjesti teksa prezente ishte dhe e dashura e tij, Xheneta Fetahu, me të cilën ka krijuar një romancë brenda shtëpisë.

  • ”Ligjet nuk vijnë me “sms”, Debate të ashpra në Kuvend, revoltohet Bardhi: Ik p*rdhu, legen

    ”Ligjet nuk vijnë me “sms”, Debate të ashpra në Kuvend, revoltohet Bardhi: Ik p*rdhu, legen

    Deputetët e PD propozuan një ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje ne zonat rurale.

    Kjo ka shkaktuar debate të forta në sallën e Kuvendit, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që kjo të vihej në dispozicion.

    Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua një kolegu të PS, duke i thënë “ik pirdhu, legen”, por nuk dihet kujt ia drejtoi këto fjalë.

    Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe.

    Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.

  • Aksident në Librazhd/ Furgoni i policisë përplaset me kamionin

    Aksident në Librazhd/ Furgoni i policisë përplaset me kamionin

    Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Librazhd. Mësohet se furgoni i policisë është përplasur me një kamion. Si pasojë, ky i fundit ka dal nga rruga.

    Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por një nga dyshimet mund të jetë lagështira në rrugë për shkak të motit të keq./abcnews.al

  • Jo vetëm Nuredin Dumani, zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin “Matrix”

    Jo vetëm Nuredin Dumani, zbardhen emrat e anëtarëve të bandave në Shqipëri që kanë përdorur aplikacionin “Matrix”

    Deshifrimi i bisedave në aplikacionin “Matrix” nga Europol, pritet të sjellë një valë të re zbardhjesh të ngjarjeve kriminale dhe arrestime.

    Shqiptarët duket se kanë qenë përdorues aktivë të këtij aplikacioni, siç është zbuluar nga disa dosje hetimore.

    Për përdorimin e këtij aplikacioni, ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

    “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro”, thuhet në komunikime.

    Ardian Sufaj, një 40-vjecar i arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, në një nga bisedat e tij të zbardhura nga Anti-Mafia italiane shprehej:

    “Mund ta jap në dorë … nuk mund ta hapin kurrë … kurrë …duhen 75 vjet për t’i hapur këto dhjetë … Izraelitët janë …100 % të koduar … ata quhen Matrix … kjo është një Matricë …”.

    Në një tjetër operacion të Anti-Mafias italiane në nëntor 2023, ku u lëshuan 19 urdhër arreste për trafik ndërkombëtar droge, u zbulua sërish përdorimi i “Matrix”.

    “Korrierët përdornin celularë të enkriptuar me origjinë shqiptare, të pajisur me sistemin e mesazheve të çastit “Matrix” dhe përdorej për kujdesin për logjistikën dhe lëvizjen e sasive të mëdha të drogës”, thuhej në komunikatë.

    Në atë kohë policia italiane sekuestroi 420 kg kokainë, heroinë dhe hashash ndërsa krahas arrestimeve në Itali u arrestuan në Shqipëri edhe Ardian Korriku, Jurgen Korriku e Etleva Adami.

  • ”Ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim”, Braçe ironizon Zhupën: Më dukesh si ruse, por nuk je e tillë

    ”Ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim”, Braçe ironizon Zhupën: Më dukesh si ruse, por nuk je e tillë

    Seanca parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

    Fillimisht ka qenë deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila tha se komisioni që u ngrit për gjoja propagandën ruse dhe kineze po përdoret për të hetuar gazetarët dhe mediat shqiptare.

    Ndërkohë, deputeti i PS, Erion Braçe që drejton edhe këtë komision, replikoi duke u shprehur se ka kërkuar hetim për ata që dezinformojnë, duke iu drejtuar Zhupës se “ju jeni një nga ato që duhet te hetoheni për dezinfomim”.

    Po ashtu ai ironizoi deputeten e PD duke i thënë që të presë thonjtë dhe të mos lyhet me parfum, pasi është shfaqje e huaj.

    Zhupa: Ju që ngritët një komision gjoja për propagandën e Rusisë dhe të Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që komunikate e policisë është e rreme, që i jep zë dëshmitarëve dhe del ai zotëria dhe thotë duhet të cohën mediat dhe gazetarët për ndjekje penale.

    Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit komisionit për dezinfomim dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që bëjnë lajme që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë mbylleni komisionin, njoftoi ndërkombëtarët ta shohin që ajo që thamë në doli.

    Këta duan të persekutojnë mediat të cilat nuk e cojnë ujin tek qeveria.

    Braçe: Si mund ta lë pa replikë, kur kjo mediat i di rubinete. Media që nuk cojnë ujë tek qeveria, unë di që uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.

    Në media mund të pihet. Megjithatë e dashur kryetare mos u lyej me parfum, e dyta pri thonjtë se është shfaqej e huaj të vish në parlament.

    E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Posaçëm nuk kam kërkuar që të hetohen media apo gazetarë.

    Kam thënë që duhet të hetohet krimi, të mbahen përgjegjës autorët.

    Kam kërkuar dhe do ta kërkoj që autoritet të hetojnë dizinformimin që ka një qëllim të qartë politike, ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim, që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon është problem tjetër. Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.

  • “Pata mundësin ti jepja fund asaj martese, para se…”/ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen nga Besi

    “Pata mundësin ti jepja fund asaj martese, para se…”/ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen nga Besi

    Martesa e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte njëra nga më të përfolurat në botën e showbizit, si nga ceremonia e deri tek ardhja në jetë e fëmijëve. Por pas shumë vitesh bashkë çifti vendosen t’i japin fund martesës dhe të fshijnë çdo gjë nga rrjetet sociale.

    Padyshim kjo është njëra nga periudhat më të vështira për çdo çift, e këtë e ka treguar edhe këngëtarja. Xhensila në promon e emisionit të Arbana Osmanit, ka vendos të flasë për herë të parë për martesën e saj ku nuk munguan as lotët teksa shprehet “Pata mundësin ti jepja fund asaj martesë…”

  • Mandati i Xhaçkës/ Plas keq në Kuvend, Spiropali dhe Bardhi debat për draftin e Komisionit të Venecias

    Mandati i Xhaçkës/ Plas keq në Kuvend, Spiropali dhe Bardhi debat për draftin e Komisionit të Venecias

    Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate pasi kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren Elisa Spiropali se i ka shpërndarë vetëm mazhorancës draftin e Komisionit të Venecias për çështjen Xhaçka. Bardhi tha gjithashtu se delegacioni që do përfaqësojë Shqipërinë në Komisionin e Venecias vetëm me deputetë të PS.

    “Draft opinioni i Venecias i është paraqitur dhe në shkelje flagrante, ju keni njohur grupin e PS me draftin opinionin ndërkohë që të tre grupet parlamentare të opozitës s’iu keni vënë në dispozicion draft opinionin e Komisionit të Venecias. E keni mbajtur të fshehur nga opozita, duke ia vënë në dispozicion vetëm mazhorancës. E keni detyrim, nuk e keni kërkuar si Elisa Spiropali, por si kryetare e Kuvendit, Duhet ti trajtoni të gjitha grupet parlamentare në të njëjtën formë. Keni krijuar delegacionin që do përfaqësojë kuvendin gjatë seancës së shqyrtimit në Komisionin e Venecias.

    Për herë të parë delegacioni përbëhet vetëm nga deputetë të PS, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë, 2 nga maxhoranca dhe 2 nga opozita. Ky është rasti i parë në historinë e Kuvendit që ju keni dërguar delegacion vetëm me deputetë të mazhorancës. Jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet. Këtë pushtetin tuaj do e shfrytëzoni për të shpallur Shqipërinë një partiake. Mos ndoshta dini se Bushka ka më shumë mend se ne deputetët e opozitës apo merr më shumë vesh nga çështjet e Kushtetutës apo konventave europiane”,-tha Bardhi.

    Kryeparlamentarja Spiropali tha se mazhoranca nuk e ka draftin dhe se ai do u shpërndahet të gjithë deputetëve sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Edhe kreu i grupit të PS, Niko Peleshi tha se nuk e kanë draftin dhe iu bashkëngjit kërkesës që t’u vihet në dispozicion sapo të bëhet publik.

    “Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias”,-u shpreh Spiropali.

  • “Keni deputetë, ministra dhe kryetare bashkie që kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat”- Ligjvënësi i PD: Të publikohet lista dhe t’i dërgohet SPAK! Askush nga ne nuk duhet të jetë imun

    “Keni deputetë, ministra dhe kryetare bashkie që kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat”- Ligjvënësi i PD: Të publikohet lista dhe t’i dërgohet SPAK! Askush nga ne nuk duhet të jetë imun

    Dashnor Sula: Po ju bëj me dije ju dhe mazhorances që zoti Bardhi, përpara 25 ditësh ka dorëzuar në zyrat e Kuvendit një pr/vendim sa i përket përdorimit të Sky encrochat nga deputetët e Parlamentit. Ky projekt vendim do të duhet të kishte filluar dhe të bëhej e ditur nga deputetet e Parlamentit.

    Pse keni frikë që ju ta bëni këtë pr vendim të jetë funksional. Pse keni frikë nga deputetet apo ministra që kanë përdorur sky apo encrochat.

    vijon

  • I FUNDIT/ Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, thirret në SPAK, Adrian Çela

    I FUNDIT/ Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, thirret në SPAK, Adrian Çela

    Hetimet për Jurgis Çyrben, thirret në SPAK, Ardian Çela

    vijon

  • Gjykata Speciale arreston sërish ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Gjykata Speciale arreston sërish ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Gjykata Speciale ka arrestuar këtë të enjte ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, por nuk dihen ende arsyet e arrestimit.

    Kilaj qe arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë.

    Në maj të këtij viti, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ishte si i dyshuar. Si kusht paraprak për lirim e pati shumën prej 30 mijë eurosh të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare.

    Në korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte paraqitur aktakuzën e ndryshuar ndaj tij.