Author: editor

  • Berisha në Kuvend: ‘Ju jeni të dështuar në mënyrë përfundimtare. Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët’!

    Berisha në Kuvend: ‘Ju jeni të dështuar në mënyrë përfundimtare. Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët’!

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për krimet e rënda të ndodhura në këto vite qeverisje, duke i bërë thirrje deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se ka një pasiguri të thellë për pensionistët, të rinjtë dhe shërbimet e shëndetësore, duke i cilësuar këto si dështime të pafalshme të qeverisë. Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë për abuzime të mëdha me pasuritë e shtetit dhe jetën e qytetarëve.

    “Po sot, ju jeni të dështuar në mënyrën më përfundimtare. Sot, ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që këtu nuk ngrihen për të mbajtur 1 minutë heshtje, nuk ngrihen për të nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm që u mor në gjirin e shkollës. Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si snajper për të ekzekutuar biznesmenin. Sot ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 kilometra në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Sot ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet këtu pa asnjë qindarkë për të rinjtë shqiptarë, pa asnjë qindarkë pothuajse për 800 mijë pensionistë, në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 70 pensione. E kuptoni ku keni arritur ju?

    Prandaj dhe reagimi juaj kolektiv si kope, si tufë, o burra të votojmë për shpëtuar. Po nuk shpëtoni dot. Këto janë krime që bëjnë së bashku të paktën 3 mijë vite burg, edhe me klemenca. Po si mund të sillni ju në parlament këtu një buxhet për 800 mijë njerëz, të cilët marrin një pension sa ç’merr gjermani për qenin e shtëpisë, dhe që marrin ushqimet, naftën, 30, 50 përqind më shtrenjtë se gjermani? Si mundet? Ju jeni të dështuar! A e kuptoni ju se të sëmurët në spitalin onkologjik dhe në spitalet tona nuk vdesin nga sëmundjet, por vdesin nga mungesa e ilaçeve sepse u vidhni atyre paratë e caktuara për të blerë ilaçe?

    A e kuptoni ju se Shqipëria është vendi më i pasur në rajon, kurse pensionistët e saj janë njerëzit më të përçmuar, më të përbuzur të rajonit dhe të botës? Si mund të sillni të votohet këtu një buxhet 8.2 miliardë euro dhe të përcaktoni 16 milionë euro për 800 mijë vetë? Kush mund ta bëjë këtë? E bëjnë vetëm ata që kanë tmerr nga njerëzit. E bëjnë vetëm ata që janë kavërdisur në krimet e tyre dhe nuk mund të shohin gjë tjetër. Po Shals, ata pensionistë që marrin një të dyzetën e rrogës tënde, paguajnë TVSH për ushqime njëlloj sa ti? A e kupton ti apo jo? Nuk ke mëshirë ti. Nuk ke mëshirë ti se ti nuk numëron dot apartamentet e tua të vjedhura, kjo është e njohur dhe nuk je i vetëm. Kampion, padrino është Edi Rama. Pra, ju jeni të dështuar,” tha Berisha.

  • Buxheti 2025/ Kuvendi rrëzon me 72 vota dy amendamentet e Berishës

    Buxheti 2025/ Kuvendi rrëzon me 72 vota dy amendamentet e Berishës

    Rrëzohen me 72 vota dy amendamentet e propozuara nga Sali Berisha për projekt buxhetin e vitit 2025.

    Amendamenti i parë për “Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër.

    Ndërsa amendamenti i dytë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër./abcnews.al

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës

    E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës

    Ih-kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë, Arben Tafaj, është ndarë nga jeta. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, shpreh ngushëllime për familjen Tafaj.

    “Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.

    Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës! Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni”, shkruan Alimehmeti.

    Kush ishte Arben Tafaj?

    Arben Tafaj, me profesion ekonomist (është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986), rrugëtimin për të garuar por postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës, e ka me rekordet më të pasura se të gjithë rivalët e tij të shpallur e të pashpallur ende deri tani nga partitë por dhe të pavarurit.

    Tafaj, është zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij. Kryetari i njësisë bashkiake numër 8 “aventurën” politike e ka nisur në zgjedhjet e vitit 2003 ku ka fituar 4,570 vota, apo 48.65 %. Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 6,734 vota, apo 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 9,634 vota ose 59.21 %.

    Së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare. Pikërisht në krye të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, krijon profilin e një drejtuesi që komunikon, hedh ide, por dhe mbron me forcë vlerat e njerëzve që përfaqësonte.

    Këtë e ka bërë edhe pasi u zgjidh si kryetar i njësisë bashkiake numër 8 me propozimin e shoqatës “Tirana”. Edhe pse nuk është bërë shumë bujë, Arben Tafaj, ka qenë propozuesi dhe lobuesi direkt i ndërtimit të pedonales në rrugën “Murat Toptani”, kur dolën themelet e Kalasë së vjetër të Tiranës. Në atë kohë, Tafaj grupoi së bashku si zyrtarët e bashkisë së drejtuar nga Edi Rama dhe qeveritarët e Berishës për të ndaluar kalimin e automjeteve në një vend me trashëgimi historike për kryeqytetin. “Murat Toptani” është e vetmja rrugë në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi i makinave.

  • Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

    Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

    Artan Hoxha foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për njohjen me Suel Çelën, të akuzuar nga SPAK si kreu i bandës së Elbasanit. Duke bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

    “Në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar.

    Në 2013, ishte aleanca, “bashkohuni qelbësirat”. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

    Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?

    Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

    Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

    Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë. Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri. Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai” – tha Hoxha. /LAPSI.al

  • I riu shqiptar përplasi për vdekje me makinë 21-vjeçaren greke, familja e saj kërkon dëmshpërblim pas dënimit të tij me rreth 16 vite burg

    I riu shqiptar përplasi për vdekje me makinë 21-vjeçaren greke, familja e saj kërkon dëmshpërblim pas dënimit të tij me rreth 16 vite burg

    “E vetmja gjë që u intereson është të shpëtojnë jetën e tyre”, ka deklaruar nëna e 21-vjeçares Ema, e cila u përplas për vdekje nga një 27-vjeçar shqiptar në Selanik në nëntor 2022.

    Pas nisjes së diskutimit për padinë e dëmshpërblimit të ngritur nga familja ndaj 27-vjeçarit, i cili është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg, pasi përplasi të renë dhe e braktisi në rrugë.

    Nëna e Emas, Kelly, ka folur për mediat greke para fillimit të seancës në fjalë, ku tha se “nuk besoj se fajtorët janë penduar. E vetmja gjë që u interesonte atëherë dhe tani, pasi është në pritje edhe padia që kemi bërë, është shpëtimi i jetës së tyre”.

    Sipas saj, 27-vjeçari mund të ketë kërkuar falje gjatë seancës, por nuk është penduar me të vërtetë.

    “Ai i kërkoi falje, por tha se nuk ishte faji i tij, dhe se ajo u hodh para mjetit të tij dhe nuk po vraponte. Emmanuela po kalonte rrugën me celularin në dorë. Pra, një falje e tillë nuk është një falje,” vuri në dukje ajo.

    I riu shqiptar, askohe është shprehur i penduar për ngjarjen. Para togave të zeza ai ka deklaruar se Ema, i ka dalë përpara në makinë. Edhe pse ka frenuar, ai është shprehur se “nuk ka mundur që të shmangë ngjarjen e rëndë”.

    “Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur”, tha ai.

    “Më vjen keq për atë që ndodhi”, tha ai duke kërkuar falje dhe përshkroi se kishte ardhur në Greqi nga Shqipëria 13 vite më parë, nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi, as patentë shoferi, shkruan Protothema.

  • “Mikrokreditë” – Kamatat abuzive, MCA dhe Final, 37 mln euro vetëm nga “borxhet e këqija”

    “Mikrokreditë” – Kamatat abuzive, MCA dhe Final, 37 mln euro vetëm nga “borxhet e këqija”

    Një raport financiar, i dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, tregon se kompanitë e mikrokreditit, MCA dhe Final, të vendosura nën sekuestro në Korrik 2024 për “skemë mashtruese piramidale”, kanë arkëtuar rreth 37 milionë euro vetëm nga procesi i mbledhjes së borxheve të këqija.

    Shuma jashtëzakonisht e konsiderueshme, sipas prokurorisë së kryeqytetit, është mbështetur kryesisht në aplikimin e kamatëve vonesave të paligjshme, të cilat kanë rënduar mijëra qytetarë shqiptarë.

    Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurores Antoneta Sevdari për zgjatjen e afatave të paraburgimit për dy nga personat kyç të “skemës piramidale të mikrokredive”, Arben Meskuti dhe Aldo Daka.

    Ndaj këtyre dy personave, si edhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë, janë në fuqi masat e sigurimit të vendosura nga gjykata prej muajit Maj të vitit 2024.

    Boldnews.al” thekson se ka siguruar vendimin e gjykatës së Tiranës, të datës 19 nëntor 2024, në të cilin janë publikuar të dhënat mbi të ardhurat e siguruara nga MCA dhe Final në disa vite.

    DOKUMENTET/ "Mikrokreditë" - Kamatat abuzive, MCA dhe Final, 37

    Vendimi i Gjykatës së Tiranë, dt. 19 nëntor 2024

    Raporti financiar është hartuar nga Agjencia e Aseteve të Sekuestruara, e cila menaxhon dy kompanite prej të paktën tre muajsh.

    Në raport, thuhet se, deri në fund të vitit 2023, kompania “MCA” (Micro Credit Albania) rezulton të ketë realizuar të ardhura në vlerën 2.99 miliardë lekë të reja (rreth 30 milionë euro), vetëm nga aktiviteti i mbledhjes e portofoleve të blera si borxh i keq).

    Ndërsa shoqëria “Final”, rezulton të ketë mbledhur 679 milionë lekë të reja nga mbledhja e portofoleve të borxhit të keq (rreth 6.8 milionë euro).

    Në total, vetëm nga ky aktivitet, MCA dhe Final kanë mbledhur 3.68 miliardë lekë të reja ose rreth 37 milionë euro.

    Raporti financiar jep edhe një panoramë se si janë shpërndarë një pjesë e këtyre të ardhurave. Administratorja e “MCA”, Elda Ibro, rezulton se ka përfituar 865.5 milionë lekë të reja ose 8.6 milionë euro, në formën e dividentit.

    DOKUMENTET/ "Mikrokreditë" - Kamatat abuzive, MCA dhe Final, 37

    Aktet e gjykatës së Tiranës për të ardhurat e “MCA” dhe “Final” nga mbledhja e borxheve të këqija

    Gjithashtu, edhe Arben Meskuti, si administrator i “Final” ka përfituar si divident 145 milionë lekë të reja (diçka më shumë se 1.4 milionë euro.

    Në vijim, në raportin financiar, thuhet se “kompania e konsulencës, “ADCA” ka fituar nga “MCA” dhe “FINAL” miliona euro, pa e përcaktuar shumën. Ndërkohë, një prej administratorëve të “ADCA”, Alban Kote, nëpërmjet një subjekti “person fizik”, rezulton të ketë fituar 124.8 milionë lekë të reja ose rreth 1.2 milionë euro.

    Një shumë në rreth 480 mijë euro ka marrë edhe ekspertja Yliana Sejfo, për vlerësimin e pronave “të shitura në ankande fiktive”, siç konsiderohen në aktet e Prokurorisë së Tiranës.

    Në kuadër të hetimit penal, Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë edhe një akt-ekspertimi kontabël, lidhur me të ardhurat që kanë arkëtuar “MCA” dhe “Final”, duke aplikuar kamatë-vonesa jo-ligjore dhe abuzive.

    Nga të dhënat hetimore, rezulton se dy shoqëritë e mikrokreditit kanë aplikuar kamatë-vonesa në vlera nga 2 deri në 8 përqind, duke mos i mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Vlera totale e këtyre kamatë-vonesave jo-ligjore përllogaritet në rreth 8 milionë euro, të ndarë sipas viteve 2017-2019.

    DOKUMENTET/ "Mikrokreditë" - Kamatat abuzive, MCA dhe Final, 37

    Fitimet e “MCA” dhe “Final” nga kamatë-vonesat e konsideruara abuzive

    Në aktin e ekspertimit financiar thuhet se “MCA” ka përfituar 12.7 milionë lekë të reja në vitin 2017 vetëm nga kamatat e konsideruara abuzive në aktet e Prokurorisë.

    Kjo vlerë shumëfishohet në vitin 2018, ku rezulton se “MCA” ka arkëtuar plot 561 milionë lekë të reja ose mbi 5 milionë euro vetëm nga “kamatat abuzive”.

    Një vit më pas, në 2019, “MCA”, të cilës i bashkohet edhe “Final” në aktivitetin tregtar, ka përfituar rreth 260 milionë lekë të reja ose 2.6 milionë euro vetëm nga aplikimi i kamatave jo-ligjore.

    Për Prokurorinë e Tiranës, veprimtaria kriminale e këtyre personave dhe kompanive është shtrirë edhe në planin e realizimit të ankandeve fiktive, ku pronat e kreditorëve vlerësoheshin minimalisht dhe më pas, nëpërmjet procedurave të rreme, përfundonin në pronësi të “MCA”.

    Në aktet e prokurorisë thuhet se “veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve apo shoqërive ka arritur kulmin në vitin 2023, ku qindra (711 të identifikuara deri tani por numri akoma nuk është shterues) prona të qytetarëve kanë kaluar me procedura fiktive ankandi, në pronësi të shoqërisë MCA apo Final”. 

    Vetëm gjatë vititi 2023 “rezulton të jenë kryer më shumë se 2000 ankande fiktive, dokumentacion i prodhuar fiktivisht/falco  në zyrat e shoqërisë MCA/Final/ADCA dhe firmosur dhe vulosur nga përmbaruesi Rigels Bejko dhe shtetasi Endri Myftari si përfaqësues të shoqërisë Përmbarimore TDR  dhe nga shtetasi Alban Kote si përfaqësues i shoqërisë MCA”, thotë prokuroria.

    “Të gjitha procesverbalet e zhvillimit të ankandit, shpallja e ankandeve, vendimet e kalimit të pronësisë dhe cdo dokument tjetër që i përket procedurës së ankandit, është prodhuar në Zyrat e MCA/ADCA/Final/Alban Kote person Fizik,  nga punonjësit e këtyre shoqërive nën urdhrat e  drejtuesit të organizatës, shtetasit Olsi Ibro, por edhe  të shtetasve Aben Meskuti dhe  Elda Ibro”. / Marre nga “Boldnews.al

  • I vuri tritol dy herë biznesmenit të funeraleve, policia e Shkodrës identifikon autorin: Bashkëpunoi me motrën parukiere, ja motivi

    I vuri tritol dy herë biznesmenit të funeraleve, policia e Shkodrës identifikon autorin: Bashkëpunoi me motrën parukiere, ja motivi

    Policia e Shkodrës ka zbardhur dy ngjarje të rënda dhe ka identifikuar autorin e tyre, një 35-vjeçar. Teksa është shpallur në kërkim autori Benard Pllumbaj, policia ka arrestuar motrën e tij si bashkëpunëtore.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 10 nëntor, në banesën e shtetasit A. F., ku u vu një sasi lënde plasëse.

    Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dokumentohet me prova ligjore autorësia e 2 rasteve të venies së lëndës plasëse, në biznesin agjenci funerale dhe në banesën e shtetasit A. F.

    Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 1 radio si e Policisë, laptop, 1 DVR, 11 celularë dhe 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.

    Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e shtetasit A. F. Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi Benard Pllumbaj, 35 vjeç.

    Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen L. P., për marrjen e një shume parash nga shtetasi A. F., me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale.

    Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L. P.(R)., 38 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. P., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.

    Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, si dhe për shtetasen L. P.(R)., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

  • “E shoh çehren që ju ka rënë”- Berisha thumbon maxhorancën: Ëndrra e Edi Ramës që mos më shihte më në këtë sallë! Ia bëtë vetes

    “E shoh çehren që ju ka rënë”- Berisha thumbon maxhorancën: Ëndrra e Edi Ramës që mos më shihte më në këtë sallë! Ia bëtë vetes

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur me ironi fjalën tij të parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku u kthyer pas rreth 11 muajsh në arrest shtëpie.

    Berisha ka thumbuar maxhorancën duke thënë se “po mbaheni me shpirt ndër dhëmb”, ndërsa nuk ka kursyer as kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se 11 muaj më parë “mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën”

    Sali Berisha: Po mbaheni me shpirt ndër dhëmb, kot e keni. Unë erdha, ju e dini vet, e dini vet! E shoh çehren qe iu ka rënë ,por ja bëtë vetes dhe ju qofshi… 11 muaj më parë, më datën 21 dhjetor të viti të klaur, Edi Rama mendoi se realizoj ëndrrën e tij, që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij, të Shqipërisë pa opozitë.

    vijon…

  • Balerini i njohur shqiptar u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet, ja si është gjendja e tij shëndetësore

    Balerini i njohur shqiptar u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet, ja si është gjendja e tij shëndetësore

    Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Margarita Tutulani”, ku balerini i njohur Eno Birko, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati.

    Si pasojë, balerini 50-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

    “Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raporton policia.

    Kujtojmë që Eno Birko, balerini i talentuar shqiptar, u shkëput për shumë vite nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies diskale, periudhë që e konsideroi si ëndrrën më të keqe të jetës së tij, pasi kishte probleme me depresionin dhe alkoolin.

    “Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit. Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite”, tha ai për Gazetën Panorama në një intervistë në 2017.

    Pyetjes se si iu riktheve jetës që kishte pasur, iu përgjigj: “Nuk është që ndodhi diçka konkrete. Unë vetë isha i ndërgjegjshëm që e kisha tepruar me atë situatë, por ndoshta nuk isha ende gati të ngrihesha. Ndryshimet nisën me doza të vogla dhe pa ndonjë plan madhor për të ardhmen. Madje, mund të them që as më shkonte nëpër mend rikthimi në skenë. Familjarët, motrat dhe mamaja ishin gjithnjë aty dhe, së pari, ishte për të mos i parë më ato të vuanin që gjeta forcat. Ishte fundvit dhe siç janë këto ritualet e zakonshme me punët e shtëpisë, u ngrita e i thashë mamasë që atë ditë do të bëja gjithçka unë, ajo të mos prekte asgjë me dorë! Ashtu bëra. Nisa të pastroj shtëpinë duke vallëzuar. Vazhdova të veprova njësoj edhe në ditët në vijim, duke mos pirë alkool, dhe ndjeva që isha më mirë. Kaluan kështu dy javë, derisa pashë rezultatet e para të rënies në peshë. Gjërat nisën të marrin pak ngjyrë, të mos ishin më të errëta siç i shihja më parë.”

  • Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, PD çon tjetër dosje për zv/kryeministren me abuzimet e projektit të ndërtimit të…

    Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, PD çon tjetër dosje për zv/kryeministren me abuzimet e projektit të ndërtimit të…

    Zv/kryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po i bëhen “mal” kallëzimet në Prokuroria e Posaçme (SPAK). Partia Demokratike çoi një tjetër dosje dje për Ballukun të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës. Dje në një deklaratë për median nga kryesia e Kuvendit kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se Balluku firmosi për një kosto 8 milionë për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës ndërkohë që nga privati kushtonte 3 mln euro. “Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro.

    Kjo ka ndodhur me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja e të cilit është fryrë në mënyrë fiktive, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 5 milionë euro. Rritje fiktive e kostos duhet të ketë ndodhur me shumë e shumë projekte të tjera në varësi të Belinda Ballukut apo ministrave të tjerë të qeverisë së Edi Ramës, por sot po sjell faktet për abuzimin me fondet publike në projektin energjitik të KESH-it. Nën varësi të Belinda Ballukut, KESH lidhi një kontratë për ndërtimin e impantit fotovoltaik të digës së Zadejës për 8.13 milionë euro ose sa 97% e fondit limit. Është bërë krejt e zakonshme për qeverinë e Edi Ramës që fituesit e tenderave janë të paracaktuar dhe nuk kursehet pothuajse asgjë.

    KESH-i e lidhi këtë kontratë 2-3 herë më të shtrenjtë sesa vlera reale e punimeve të saj, në gusht të vitit të kaluar, pasi projekti kishte marrë miratimin paraprak të Belinda Ballukut. Sipas ligjit, Ministrja e Energjitikës ka detyrimin e njohjes së çdo projekti të tillë shtetëror ose privat, për të cilin jep miratimin ose e refuzon atë. Në këtë rast, Belinda Balluku e ka miratuar projektin shtetëror për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, duke vënë firmën në një projekt që doli në tender me vlerë 8.3 milionë euro, kur ndërkohë, një projekt tjetër, thuajse binjak me këtë shtetërorin, u kushtoi investitorëve privatë jo 8 milionë euro, por vetëm 3 milionë euro”, tha Bardhi.

    Skandali

    Bardhi thotë se kostoja është fryrë me dijeni të Belinda Ballukut, si përfituesja fundore e dëmit rreth 5 milionë euro që sipas tij i shkaktohet shtetit. “Partia Demokratike i ka vënë në dispozicion SPAK-ut dokumenta që provojnë se njëra nga kompanitë fituese në projektin shtetëror të impinatit fotovoltaik prej 8 milionë eurosh, kur ka realizuar projekte për privatë, projekte akoma më të ndërlikuara se ai i KESH-it, e ka nxjerrë çmimin 365 mijë euro për Megavat. Ke njëjta kompani, kur ka punuar për KESH-in e Belinda Ballukut dhe Ergys Verdhos e ka nxjerrë çmimin gati tre herë më të lartë, rreth 985 mijë euro për megavat.

    Cili është shpjegimi që e njëjta kompani, i njëjti projekt, madje edhe më i vështirë, kur paguhet nga privati, kushton gati 3 herë më pak se projekti shtetëror? Ka vetëm një shpjegim. Tek privati nuk vidhet. Në shtet, tek Ministria e Belinda Ballukut, me firmën e saj, me klanin e saj, vidhet rëndshëm. Vidhet gati 3- fishi i projektit. Në dokumentet që ia kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme disa ditë më parë kam vënë në dukje se Belinda Balluku, si Ministre, dhe Ergys Verdho, si drejtor i KESH-it, e kanë lejuar këtë dëm ekonomik me vetëdije dhe me dashje të plotë, pasi ata kanë patur informacion për diferencën e madhe të çmimit, rreth 5 milionë euro. Në të paktën dy herë, ligji ngarkon Ministren të japë miratimin paraprak për ndërtimin e projektit dhe, më pas, t’i propozojë qeverisë miratimin e tij përfundimtar.

    Pra, Belinda Balluku, është e detyruar me ligj të dijë kostot e projekteve që nga fillimi, kur propozohen, deri në fund, kur i çon për miratim në qeveri. Asnjë justifikim nuk mund ta mbrojë nga ligji Belinda Ballukun. Është në përgjegjësinë e SPAK-ut të gjejë se në xhepat e kujt kanë shkuar 5 milionë eurot plus në projektin e fryrë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës. Njerëzit janë aty, duhet t’i hetojë, zyrtarë shtetërorë dhe individë privatë qofshin, të cilët zhvatin para nga shqiptarët. Mjafton të ndiqen paratë dhe hetimi do t’i çojë prokurorët në zyrën e numrit 2 të qeverisë”, u shpreh Bardhi.

    Shtohen telashet për Ballukun

    Bardhi i kujtoi drejtësisë edhe dy paditë e tjera të dorëzuara për Ballukun, atë për shitjen e energjisë elektrike jashtë tregu dhe abuzimin me tunelin e Llogorasë. “Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka detyrimin ta hetojë këtë aferë fare të qartë korruptive pa iu nënshtruar presionit dhe pa vonesa. Dosja është aty, përmban çdo fakt, çdo dokument dhe nuk lë shteg për asnjë zvarritje. Po kaq e plotë me prova dhe fakte është edhe dosja tjetër që kemi dorëzuar disa javë më parë, ku dokumentohet zyrtarisht sesi Belinda Balluku qëndron në krye të një prej skemave më korruptive, atë të shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike. Ky është një abuzim skandaloz, që llogaritet, më e pakta 180 milionë euro çdo vit.

    Përfitime në shkelje të ligjit që, me miratimin e Belinda Ballukut, u shpërndahen 4-5 kompanive private. Po aq tronditëse është afera tjetër e denoncuar në SPAK për Tunelin e Llogarasë, ku rezulton e provuar jo vetëm paracaktimi i kompanisë fituese, por edhe shtimi i vlerës në mënyrë fiktive me 50 milion euro. Të tre këto janë çështje ku SPAK-u ka shansin për të kapur peshkaqenët dhe hienat e qeverisë. Derisa të vijë dita e zgjedhjeve dhe shqiptarët të vendosin me votë, babëzinë e tyre mund ta ndalë vetëm drejtësia”, përfundoi deklaratën Bardhi.