Author: editor

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 2 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 lekë dhe shitet me 93.6 lekë.

    Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.6 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.9 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Temperaturat zbresin deri në -5 gradë celsius! Parashikimi i motit për këtë javë, priten reshje shiu dhe dëbore në disa zona

    Temperaturat zbresin deri në -5 gradë celsius! Parashikimi i motit për këtë javë, priten reshje shiu dhe dëbore në disa zona

    Moti në vendin tonë pritet të ndryshojë dukshëm gjatë ditëve të ardhshme, duke u ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të thata, kryesisht në ditët e para të javës.

    Mesjava do të sjellë reshje shiu dhe dëbore kryesisht në zonat malore, ndërsa temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë celsius.

    Parashikimi sipas SHMU

    Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e Hënë, e Martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

    Më konkretisht. Për ditët e Hënë e Martë e pjesërisht e Mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

    Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

    Në relievet malore në lartësit mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

    Era për ditët e Hënë, e Enjte, e Premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek.

  • Një vampir dhe alien që udhëton në kohë? Shakaja e Elon Musk ‘trondit’ përdoruesit e rrjetit social X…

    Një vampir dhe alien që udhëton në kohë? Shakaja e Elon Musk ‘trondit’ përdoruesit e rrjetit social X…

    Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe që është gjithmonë në qendër të vëmendjes për sjelljet dhe idetë e tij të pazakonta, ka bërë një postim në X (Twitter) që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar shumë të qeshura.

    Musk u shpreh, në mënyrë që të shokonte ndjekësit, se ai është një vampir alien udhëtar në kohë që ka jetuar për 3,000 vjet.

    E gjithë kjo ka nisur më 24 nëntor, kur Musk postoi një meme që thoshte:

    “Fqinjët e mi trokitën në derën time në orën 2:30 të mëngjesit. Për fat të mirë, unë isha ende zgjuar dhe po luaja muzikë me gajde skoceze (vegël muzikore frymore).”

    Përdoruesit e Twitter-it filluan të pyesnin rreth arsyes pse ai ishte ende zgjuar kaq vonë, dhe njëri prej tyre i drejtoi një tjetër pyetje:

    A mos je vampir?

    Përgjigja e Musk ishte gjithçka tjetër përveçse normale:

    Unë jam një vampir, alien udhëtar në kohë!

    Për të vazhduar shakanë, ai bëri një ndryshim në profilin e tij, duke shtuar “i verifikuar që nga 3000 p.e.s.” – për të dhënë përshtypjen se ai kishte jetuar që nga periudha prehistorike.

    Ky postim ka shkaktuar shumë reagime nga fansat e Musk, të cilët e quajtën atë “njeriun më të interesant të historisë dhe para-historisë“. Kjo shaka e Musk ka shkaktuar jo vetëm të qeshura, por edhe ka shtuar shumë diskutime rreth natyrës së tij dhe të ardhmes të tij, duke treguar edhe një herë tjetër se ai është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të tronditur dhe argëtuar ndjekësit e tij.

  • “Djali 6 muaj me temperaturë, pësoi vdekje klinike”, diagnoza që ndryshoi jetën e nënës e fëmijës (Video)

    “Djali 6 muaj me temperaturë, pësoi vdekje klinike”, diagnoza që ndryshoi jetën e nënës e fëmijës (Video)

    Rrëfimi i radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen ndryshe këtë herë pasi nëna ka zgjedhur që të ruajë anonimitetin e saj dhe të djalit. E vendosur pas një kuinte në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon për martesën me mblesëri dhe mjaft të nxituar me ish-burrin.

    Familja e tij donte që brenda 3 ditësh të përfundonte gjithçka. Pas martese, ajo kupton se bashkëshorti largohej shpesh nga Shqipëria, bënte jetë të shthurur dhe ishte përdorues droge. Ndërkohë, kishte shumë mosmarrëveshje me ish-vjehrrën ndërsa kur mbeti shtatzënë, ish-bashkëshorti e dhunoi pasi nuk donte që fëmija të lindte.

    Njëkohësisht, ajo kishte probleme me shëndetin pasi kishte gjakrrjedhje të shpeshta nga hundët, gjendje të fikëti që zgjaste disa orë ndërsa kur lindi fëmija, pati edhe ai probleme të rënda shëndetësore.

    Nëna: Kur bëhet fëmija 3-muajsh, i fillon një temperaturë në shtëpi. Kjo temperatura zgjat deri në 6 muaj, por 3 muaj e kam mbajtur në shtëpi, me temperaturë.

    Ardit Gjebrea: Si, i zgjati 3 muaj temperatura?

    Nëna: 3 muaj fiks, 24 në 24 orë në ditë, vetëm një ditë të javës i bënte pushim temperatura herë pas here pastaj e çonim në urgjencë. Ngrihet babi im pas…

    Ardit Gjebrea: Ndërkohë temperatura i vazhdonte.

    Nëna: Po i vazhdonte sepse unë nuk i tregoj familjes. Në momentin që fëmija përkeqësohej, ata nuk më çonin te babi, më bënte presion vjehrra, “nuk ke për të ikur te babi”, thuaji që nuk do të vij dhe unë i thoja babit që nuk do të vij, nuk i tregoja që fëmija ishte keq. Vjen babi, shikon që çuni ishte… të digjte, ç’të të them, me 42 temperaturë dhe e sheh babi çunin kështu, çfarë ka çuni tha? flet ish-vjehrra, mashtrimet u mblodhën dhe i thotë “çuni është me temperaturë, jo e ka sy, jo kështu, jo ashtu”, babi thotë “jo, fëmijën nuk e lë kështu, do ta marr do t’i bëj analiza e kontrolle, të gjitha, nuk do t’i lë asgjë që të paktën të dimë çfarë ka fëmija”.

    Me shumë këmbëngulje, ajo arriti ta dërgonte fëmijën në spital, por me t’u kthyer në shtëpi u përball me një tmerr.

    Nëna: Muajin e fundit të 3-mujorshit bëri vdekje klinike.

    Ardit Gjebrea: Si vdekje klinike?

    Nëna: Në shtëpi. Aty pastaj, çuni po jepte jetë dhe zihem me ish-vjehrrën, i them ish-kunatit, e marr fëmijën në krah, unë do ta çoj në spital tani, nuk e mbaj më fëmijën në këtë gjendje, bëni ç’të doni, nuk më intereson se çfarë do të ndodhë me mua. Ish-kunati më thotë “hajde ta çojmë në spital” sepse fëmija ishte në ato momentet e fundit dhe kishte vetëm gërhitje, i kishin ikur sytë.

    Nëna tregon se më pas kaluan 1 muaj në spital, nën mjekim. Mjekja i drejtoi për në Tiranë ku ndenjën tri javë në pediatri derisa i transferuan te Spitali Infektiv ku mësuan diagnozën e djalit

    Nëna: Diagnoza e djalit tim është zbuluar në momentin që ne transferohemi te spitali tjetër.

    Ardit Gjebrea: Cili?

    Nëna: Aty ku fëmija im është sot, tek Infektivi. Aty ndryshoi çdo gjë.

    Ardit Gjebrea: Cila ishte diagnoza e djalit?

    Nëna: Me HIV/AIDS.

    Ardit Gjebrea: 5-muajsh?

    Nëna: Po.

    Rrjedhimisht, edhe nëna u diagnostikua me HIV/AIDS pasi ishte bartëse e tij e që më pas kishte kaluar te djali./tvklan.al

  • Plagosje me thikë, 41-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

    Plagosje me thikë, 41-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

    Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

  • Djali i kërkon nënës 30 mijë euro: Paratë ose dil nga shtëpia, se po më ndan nga gruaja!

    Djali i kërkon nënës 30 mijë euro: Paratë ose dil nga shtëpia, se po më ndan nga gruaja!

    Dritani është detyruar të vijë nga Italia për të zgjidhur në “Shihemi në Gjyq” një konflikt me nënën. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se duan që t’i prishin familjen.

    “Unë nuk e prish familjen për askënd në botë, por sot do të japin llogari ata persona që duan të ma bëjnë këtë gjë”.

    Nga ana tjetër, Dituria nuk pranon të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund pasi ajo e bashkëshorti janë të sëmurë.

    “Unë nuk dal nga shtëpia, jo djali të më thotë, por Perëndia të më thotë! Atë shtëpi e kam vënë me forcat e mia dhe burrit tim! Burri im sot është i sëmurë, unë vetë jam e sëmurë harroje se shtëpia do të shitet!”

    Në përballjen në studio, Dritani i kërkon nënës 50 mijë euro që thotë se ajo ia ka borxh. Ky borxh ka shkaktuar një krizë të fortë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Dituria thotë se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të keq në përpjekjen për ta ndihmuar të birin.

    Dritan: Kam sjellë këtë zonjën sot për një problematikë që më ka një borxh prej 50 mijë eurosh.

    Eni Çobani: Zonja është mamaja, tani që ta kuptojë edhe publiku, përdorimi i këryre shprehjeve është bërë…

    Dituri: Si i thua nënës zonjë?

    Dritan: Nuk më intereson, unë dua lekët e mia sepse unë ato lekë t’i dhashë me mirëbesim të më merrje një shtëpi në Shqipëri. Ju vajtët i çuat diku tjetër, bashkë me zotërinë.

    Dituri: Ne nuk ia nisëm asaj pune që lekët tona të fluturonin në ajër, por u nisëm që të tërreugllonim ty.

    Dritan: Lekët tani, unë nuk ndahem nga gruaja ime për këto sepse gjysmat janë të gruas, gjysmat janë të miat.

    Dituri: Nuk ta dëshiroj atë që ti të ndahesh nga gruaja jote.

    Dritan: Unë dua lekët e mia, gjeni zgjidhjen së bashku ose ndryshe merr rrobat, ik nga shtëpia.

    Dituri: Ku të shkoj unë? Kam 20 vjet që rri me ty./Tv Klan

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • DETAJET/ Gjoshi s’e nxori armën, e qëlloi direkt Dedjan nga xhepi i xhupit! Autori ruante lëvizjet e viktimës, shoqërohen dhe familjarë të të kërkuarit

    DETAJET/ Gjoshi s’e nxori armën, e qëlloi direkt Dedjan nga xhepi i xhupit! Autori ruante lëvizjet e viktimës, shoqërohen dhe familjarë të të kërkuarit

    Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Ndroq, ku humbi jetën Alfred Dedja.

    Viktima ndodhej i ulur në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit. Autori, pasi ka hyrë në lokal ka shkuar në tavolinën që ndodhej Alfref Dedja dhe e ka qëlluar atë menjëherë me armë, duke mos pasur asnjë diskutim mes tyre.

    Pistoletën autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi.

    Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Referuar këtij fakti, dyshohet nga hetuesit se autori ka qenë më herët përgjatë zonës, duke ruajtur lëvizjet e objektivit të tij.

    Viktima është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup. Në vendngjarje është gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

  • Dalin detajet, zbulohet shkaku pse futbollisti 22-vjeçar i Fiorentinës humbi ndjenjat në fushë

    Dalin detajet, zbulohet shkaku pse futbollisti 22-vjeçar i Fiorentinës humbi ndjenjat në fushë

    Momente paniku u regjistruan në Firence, ku futbollisti 22-vjeçar, Edoardo Bove, ra në tokë rreth minutës së 15-të në duelin ndaj Interit, teksa u dërgua me ambulancë në spitalin Careggi.

    Sipas burimeve të “Adnkronos”, kur mbërriti në spital, Bove po merrte frymë vetë dhe kishte rrahje të zemrës. Fillimisht i pavetëdijshëm, ai rifitoi ndjenjat.

    Sipas Ansas, bëhet fjalë për një krizë epileptike që shkaktoi një arrest kardiak.

    Një moment paniku ky, që për fat të mirë u kalua dhe lojtari gëzon një shëndet të qëndrueshëm.

    Menjeherë pas kolapsit, gjyqtari Doveri e ndërpreu ndeshjen, teksa nuk vonoi edhe zyrtarizimi nga Lega Serie A për shtyrjen e duelin në një datë të pacaktuar.

  • “Kishin 21 vite bashkë”- Shqiptari vrau me thikë gruan e tij, flet djali i 60-vjeçares: Do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur! Njerku do dilte nga shtëpia

    “Kishin 21 vite bashkë”- Shqiptari vrau me thikë gruan e tij, flet djali i 60-vjeçares: Do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur! Njerku do dilte nga shtëpia

    “Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes”, kështu ka deklaruar për mediat greke djali 60-vjeçares e cila u vra orët e para të ditës së sotme (1 dhjetor) nga bashkëshorti i saj, një 46-vjeçar shqiptar.

    I riu, ka treguar se vëllai i tij mbeti i plagosur nga njerku në momentin që ndërhyri mes tyre për të mbrojtur të ëmën. Ai është shprehur për protothema.gr, se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj.

    Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen. “Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

    29-vjeçari shprehet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte djalin tjetwr tw saj, i cili ndodhej në shtëpi me ta.

    Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e doditi në bark, duke e plagosur për vdekje.

    “Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas u goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

    Sipas informacioneve të protothema.gr, autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë.

    Shqiptari është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Ai akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.

  • Ish-konkurrentja e “Përputhen” thotë se i dashuri “e tradhëtonte me një mashkull”: I kapa fotot

    Ish-konkurrentja e “Përputhen” thotë se i dashuri “e tradhëtonte me një mashkull”: I kapa fotot

    E ftuar në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurentja e Përputhen Saide Buzi. Saidja njihet nga programi i dashurisë ku u njoh me Gertin dhe finalizuan dashurinë e tyre në program.

    Pas një kohe që çifti bashkëjetoi me njëri-tjetrin u krijuan konflikte që çuan në ndarjen e tyre.

    Gerti ka hedhur akuza të rënda për tradhëti nga ana e Saides ndërsa kjo e fundit ka reaguar më vonë duke u shprehur që është keqtrajtuar nga Gerti dhe nëna e tij.

    Së fundmi në “Top Channel” ajo ka treguar se ish-i fejuari i saj përveç dhunës ai e ka tradhtuar me një mashkull tjetër, gjë të cilën ish-konkurentja e konfirmon pasi ka parë mesazhet e tij me një mashkull tjetër.

    “E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.