Author: editor

  • Drama e pashfaqur e Vorës pas tërmetit, qytetarët pa shtëpi e bonus qiraje! “Vetting”: 11 mld lekë për 6 tendera, 884 mln lekë vetëm për 1 kopsht! Kush janë operatorët që morën “llokmat” e fondeve

    Drama e pashfaqur e Vorës pas tërmetit, qytetarët pa shtëpi e bonus qiraje! “Vetting”: 11 mld lekë për 6 tendera, 884 mln lekë vetëm për 1 kopsht! Kush janë operatorët që morën “llokmat” e fondeve

    Në emisionin “Vetting”, në “News 24” mbrëmë u trajtua çështja e rindërtimit në Bashkinë e Vorës, një nga njësitë e prekura si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

    Qytetarët, edhe 5 vjet pas tërmetit, ose ndodhen në banesa me qira, ose në rastet e pamundësisë për të paguar, kanë gjetur si zgjidhje kontejnerët.

    Por, ka nga ata që jetojnë në kasolle, bashkë me familjarët e tyre, me shpresën se një ditë do t’u bëhet realitet premtimi për të pasur një banesë të re. “Nuk kishim mundësi të paguanim qiranë dhe përfunduam në kontejner. As një thes me miell për familje nuk na kanë sjellë, por për dy shtëpi një thes. Një kasolle me dërrasa të na bëjnë”, – shprehen banorë të Vorës, ndërsa luten që të kenë një banesë për të jetuar të lumtur vitet e jetës që u kanë mbetur. Prej ditës kur panë t’iu shembej para syve gjithçka që kishin mundur të ndërtonin, mbetën të bllokuar në një kalvar dhimbjeje, pa mundur të rikuperojnë asgjë. Në një kontejner të ftohtë jetojnë katër pleq.

    Bedrie Breti me bashkëshortin, por edhe Naxhire Disha me bashkëshortin e saj. Ata ishin komshinj para se të shembej pallati ku banonin. Prej pesë vitesh jetojnë të detyruar si një familje e vetme. I kanë kaluar këtu 5 dimra e do ta kalojnë edhe dimrin e këtij viti, sepse nuk shpresojnë më që mund të kenë banesën e tyre. Katër pleqtë janë të ngujuar në këtë hapësirë të ngushtë, vetëm 15 m2 , të mbuluar nga një çati teneqeje që nuk i mbron as nga vapa as nga i ftohti.

    “S’jemi duke jetuar 500 vjet. Në kontejner jetojmë bashkë 2 familje, ishim komshi të dy atje, kemi ardhur këtu jemi bërë vëlla e motër”, – shprehet banorja, që dikur banonte në një pallat që është shembur.

    Ajo nuk kishte mundësi të paguante qiranë, dhe bashkë me komshiun, përfunduan në kontejner. Ata jetojnë në kushte shumë të vështira, në një ambient të vogël, 4 persona së bashku. “Me djalin tënd nuk mund të jetosh në këto kushte, por nga halli e kemi shtuar me teneqe dhe çarçafë”, – shprehet e moshuara.

    Në këtë kontejner ata ndajnë një realitet tragjik të mbushur me dhimbje, trishtim e pa shpresë. Madje ata ndjehen të denigruar.

    “Kemi nxjerrë rreckat e këto dyshekët jashtë sepse na i ka lagur shiu, ka rënë shi i madh dy net më parë. Unë fle këtu, burri atje. Nuk kam fuqi të hipi atje lart te krevati. Jemi si në kotec të pulave. Vendi ku kemi vendosur kontejnerin nuk është i yni, na i kadhënë një komshi për sevap sepse na shikonte katër pleq të vjetër. Ai na i dha për 6 muaj deri në 1 vit. Kanë kaluar 5 vite dhe na ka kërkuar që të dalim që këtu sepse do të bëjë punimet e veta, nuk e di. E ka pronën e vetë. Presim të ndërtohet pallati, ashtu na thanë atëherë do të bëhet shpejt, do të bëhet shpejt”, – shprehet banorja.

    Por duket se çdo javë e muaj që kalon, i ka bërë këta banorë që të shikojnë se si shpresat për të pasur një banesë të re të veniten dhe premtimi i rindërtimit të kthehet në një fjalë boshe. Pesë vjet nga tërmeti, banorët e Marqinetit dhe Marikajt vazhdojnë të jetojnë në kushte të papranueshme.

    “Nuk dua të ha as të pi, as të vesh asgjë, mua malli i shtëpisë më ka ikur komplet, dy shtëpia në majë të kodrës, dy atje poshtë. Katër shtëpia kam ndërruar deri më sot. Ai tjetri vjen dhe më thotë dil prej shtëpie, ku të shkoj unë pastaj? Lëre që ajo shtëpia është e dëmtuar nuk ke çfarë flet. Është komplet uji, unë fëmijën e kam të sëmurë, vetëm për këtë se fëmijën e kam të sëmurë në shtëpi”, shprehet një tjetër banore. Ndërkohë që një tjetër banor shton se nuk po kërkojnë lëmoshë, por kërkojnë një banesë që edhe ata të jetojnë si njerëz. Këta qytetarë në kontejnerët ku janë strehuar kanë kujtime, të gëzuara dhe të dhimbshme. Përtej kushteve të vështira ata kanë përjetuar ndjenjën e të bërit prind, ose të moshuarit kanë ndjerë se si janë bërë gjyshe apo gjysh, për herë të parë ose jo. Dhe gjithashtu kanë përjetuar dasmat, por edhe hidhërimet. Dhe për rastet e dhimbshme, si ceremonitë mortore, ka pasur nga ata, që nuk kanë ditur ku e si ti hapin dyert e mortit.

    “Rahmet pastë por atij i ka vdekur babai në shtëpi të huaj, i ka vdekur babai me dy metra vend. Nuk ka poshtërsi më të madhe sesa është bërë me fshatin Marqinet”, – shprehet banori. Një banore sqaron se humbi bashkëshortin.

    “Burri më vdiq, nuk ka bërë akoma vitin dhe ne nuk kishim shtëpinë tonë, përse? Unë dua vetëm shtëpinë”, – shprehet ajo.

    EKSPERTËT

    Qeveria premtoi se banorët që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit do të merrnin bonus qiraje, por prej dy vitesh ato nuk përfitojnë fondin. Dhe në kushte të tilla, ata që duan të vijojnë të qëndrojnë në banesa me qira, duhet të përballojnë vetë kostot, ndërsa të tjerë që s’kanë mundësi strehohen në kasolle ose kontejnerë. Të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti janë njoftuar nga Ministria e Financave se pas muajit mars 2023 se subvencionet e qirasë për këto familje do të financohen nga buxheti i bashkive, duke kërkuar që të marrin masat e mëtejshme për mbulimin e këtyre pagesave. Pas tërmetit, pa banesa, pa mundësi ekonomike dhe me ndërprerjen e bonusit, familjet vazhdojnë të mbeten në kufijtë e mbijetesës.

    Alfred Kareci sqaron se pallati ishte ndërtuar rreth viteve 80, u ndërtua në atë kohë me punë vullnetare. Ai tregon se pas shembjes së pallatit, ka paguar qiranë e banesës me të ardhurat e tij. Kareci ankohet në emisionin “Vetting” për diskriminimin që ata po provojnë.

    “Jam banor i fshatit Marqinet që nga viti 1980. Kam jetuar në këtë pallat me 17 familje të tjera. Tërmeti e dëmtoi plotësisht pallatin, ndërsa Bashkia futi fadromat. Specialistët që erdhën në pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 e nxorën të pabanuar pallatin. Ndërsa ne humbëm gjithçka dhe pritëm deri më tani sipas premtimeve që shteti do të vinte dorën në zemër, si për të gjithë banorët e tjerë dhe do të ndërtonte nga e para pallatin. Kjo na është premtuar. Aktualisht jetojmë me qira dhe bonusi i qirasë na është ndërprerë. Nuk e dimë nëse do të marrim apo jo shtëpi. Askush aktualisht nuk na ofron një gjë konkrete por shprehen se nuk ka fonde”, – shprehet ai.

    Banori i radhës shprehet se prej vitit 2019 ka jetuar me qira dhe ka ndërruar 4 banesa. “Ngela me dollap dhe krevat në krahë. As ato dërrasat nuk po mbajnë më, qiraxhiu më thotë largohu, dil përjashta. Tjetri thotë do të ngremë qiranë, është bërë e pajetueshme”, – shprehet banori.

    Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, evidenton për “Vetting” problemet që kanë dërguar në këtë situatë banorët e prekur nga tërmeti.

    “Në këtë proces normativ ka pasur disa devijime nga fondet që ishin ofruar me bujari nga institucionet ndërkombëtare, qeveritë perëndimore dhe aleate. Pati devijime nga manualet, guidat, udhëzimet etj.. U devijuan fondet drejt kompanive të përzgjedhura paraprakisht për klientët e qeverisë, lobistëve dhe ndoshta drejt elementëve të krimit të organizuar siç janë denoncuar në shtyp kompani të lidhura me Ndragetën dhe të tjerë. Realisht ka pasur rritje të kostos pasi ishte nënshkruar kontrata dhe është një proces që ha shumë diskutim nga pikëpamja ligjore se si shteti vihet në shërbim të një grupi biznesesh duke u shtuar normat e fitimit atyre, i përjashton nga tatimet dhe taksat e të tjera në një kohë që kjo nuk ndodh tek të tjerët dhe nuk ka si të ndodhë. Ne jemi bashkëvuajtës në efektin që kanë krizat apo ndryshimi i kursit të këmbimit apo të tjera si këto”, – thotë Zef Preçi.

    Por çfarë mendon urbanisti dr. Gent Kaprataj?

    “Emergjenca ka një lidhje me mënyrën sesi ka zgjedhur ti qaset kjo qeverisje për t’iu shmangur një nga parimeve më të rëndësishme të një qeverisjeje të mirë, e cila është përgjegjshmëria dhe transparenca në vendimmarrje. Kam bindjen që edhe pas 7- 8 vitesh nga tërmeti do të kemi të njëjtën problematikë, ai do të harrohet, shumë familje do të ngelen fare pa shtëpi, kjo është qasja ime si ekspert. Të mos ndërtojmë asgjë, të blejë shteti me këto para që po vijnë nga jashtë, u premtuan rreth 1 miliardë nëse nuk gaboj por me çmim preferencial edhe ndërtuesit që kishin gabuar dhe koha po e tregon që kanë gabuar. Kanë mall në magazinë por nuk kanë kujt t’ia shesin, çmimet janë tjetër gjë por ne nuk do të hyjmë tek ajo”, – sqaron eksperti.

    Bashkia Vorë: Nga 404 apartamente të ndërtuara, janë dorëzuar 101

    “Vetting” hedh dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur në këtë bashki, pjesë e Qarkut Tiranë, ku ka ende familje që jetojnë në kontejnerë apo me banesa me qira, por pa përfituar bonusin nga shteti. Godina e Bashkisë Vorë u përfshi në procesin e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, madje qeveria shqiptare alokoi edhe fond me vlerë 618.868.546 për rindërtimin e kësaj ndërtese. Sot, 5 vite pas tërmetit, punonjësit e Bashkisë së Vorës janë zhvendosur në një ambient me qira. Por deri më tani procesi ka ngecur në pikën e shpronësimeve dhe bashkia është ende në pritje.

    Në përgjigje të emisionit “Vetting”, Bashkia Vorë pranon situatën e vështirë të banorëve të pastrehë, por justifikohet me mungesën e fondeve. Emisioni “Vetting” ka dërguar kërkesë për informacion Bashkisë Vorë në lidhje me procesin e rindërtimit. Bashkia në përgjigje të saj ka sqaruar se “ju informojmë se 182 aplikues janë në proces për t’u trajtuar për banesa private ku përfshihet njësia Vorë, njësia Prezë dhe njësia Bërxullë, që përfshihen në territorin e Bashkisë Vorë (Janë akomoduar dhe 50 aplikues për apartamente në fshatin Marqinet, që pritet për t’u trajtuar nga Fondi i Zhvillimit në Bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Drejtorisë së Rindërtimit). Gjithashtu janë në mungesë dhe 60 apartamente (nevoja për rindërtim ,ku përfshihen dhe procesi i shpronësimit) për qytetin e Vorës”.

    Bashkia sqaron se deri më tani në qytetin e Vorës janë ndërtuar 404 apartamente, procesi i shpërndarjes ka përfunduara për 101 familje përfituese në fshatin Marikaj, që janë akomoduar në apartamentet e reja. Sa i takon mungesës së pagesës për bonot e qirasë, Bashkia Vorë sqaron se nuk ka fonde për t`i paguar familjet që kanë mbetur jashtë pa banesa.

    “Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe programeve të strehimit ka paguar bonusin e qirasë deri në periudhën Mars 2023 nga kjo periudhë e në vazhdim bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti rezulton i papaguar për mungesë fondesh”, shkruan Bashkia Vorë në përgjigjen e saj. Por eksperti Zef Preçi shprehet se janë vënë re fenomene të rrezikshme, probleme që ngrenë pikëpyetje të mëdha për shpronësime të qëllimta për të hapur terren për investime me oligarkë ndërtues.

    Në Bashkinë e Vorës qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti ende janë në pritje të përmbushjes së premtimit për të pasur një shtëpi të re. Dhe në fakt, ky premtim deri më sot ka mbetur në letër dhe si të mos mjaftonte, këta qytetarë kanë mbetur edhe pa bonus qiraje. Por cilat janë arsyet që këta banorë vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje, çfarë ka ndodhur me rindërtimin në këto pesë vite? Cilat janë hapat e institucioneve qendrore dhe vendore?

    Zef Preçi shprehet në lidhje me këtë pikë se “shtrati ku ngjizet keq qeverisja, abuzimi me fondet është pikërisht shfrytëzimi i pozitës shtetërore, është pikërisht mungesa e kërkesës së llogarisë dhe arroganca e pushtetit dhe mosndëshkimi nga ana e SPAK. Fakti që një numër i caktuar tenderash dalin me flamur të kuq tregon se sistemi është problematik në tërësi”, – thekson Preçi. Në dallim nga Bashkitë e tjera, Vora deri tani ka kryer vetëm 6 tendera për rindërtimin dhe janë shpallur me fitues me fond limit rreth 11 miliard lekë pa TVSH.

    “U vu re negocim me lëndët e para në fillim dhe negocime jo transparente mbi dhe nën tavolinë që lënë shkas për dyshim të arsyeshëm për korrupsion dhe keqpërdorim në dëm të taksave të qytetarëve”, – shprehet Zef Preçi. Në vitin 2021 për fshatin Marqinet është hapur tenderi me objekt “Sistemim, asfaltim i rrugëve “Kodra e Miut” dhe rindërtim fshati Marqinet 2, Bashkia Vorë”. Vlera e fondit të përcaktuar 660 milionë lekë. Kontratën e fitoi bashkimi i kompanive “Be. Is SHPK” me pronar Hamza Islamaj dhe “Leon Konstruksion”, me pronare Sonila Sharka dhe Florenc Sharka të dy me nga 50 % të aksioneve të kompanisë.

    Ky tender ka rënë në rrjetën e KLSH-së pasi diferenca e volume për punime të deklaruara të kryera në objektin rezulton me problematika. Ndërsa tek autoriteti mbikëqyrës është vërejtur pasaktësi të punimeve në verifikimin e zbatimit të projekti-preventivit. Si pasojë e mangësive të mësipërme është përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve.

    TENDERI I KOPSHTIT

    Mes godinave që do të rindërtoheshin në Bashkisë Vorë ishte edhe ajo e administratës lokale, pra bashkisë së qytetit. KLSH në auditin e kryer për rindërtimin e godinës së bashkisë vëren disa pasaktësi. Në procedurën e prokurimit me objekt “Rindërtimi i Godinës së Bashkisë, Bashkia Vorë”, Komisioni i ngritur për hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit përbëhet nga 3 juristë dhe asnjë specialist fushe.

    Ky tender është cilësuar me risk të lart nga KLSH dhe në analizën e dhënë kontrolli sqaron se “titullari i AK, të marrë masa që në çdo procedurë prokurimi, të përcaktojë minimalisht 1 person i cili të jetë specialist i fushës që lidhet me objektin e prokurimit, kjo për të hartuar kritere të përshtatshme dhe në përputhje me objektin që prokurohet”. Eksperti Zef Preçi thekson se nuk ka asnjë ndëshkim për procedurat e gabuara tashmë edhe pas tërmetit.

    HAPJA E TENDERIT

    Në datën 29.10.2021 është hapur tenderi nga Bashkia Vorë për rindërtimin e një kopshti publik program i rindërtimit me vlerë 884 milion lekë pa TVSH. Në garë morën pjesë 3 kompani. Koha e përcaktuar për ndërtimin e kopshtit ishte 12 muaj. Bashkimi i operatorëve “Ergi shpk”, “Egeu Stone shpk” dhe “Aepa Group” rezultuan fituesit e kësaj procedure. Egeu Stone me aksioner Gëzim Bregu e ka përfituar këtë kontratë edhe pse në bashkëpunim në kundërshtim me ligjet pasi nuk plotësonte kushtet. Një ndër pikat që duhet të përmbushen patjetër lidhen me dokumentet standarde të tenderit. Kompania “Egeu Stone” nuk kishte shlyer taksat dhe tarifat vendore për vitin 2021, duke mos qenë korrekte me shtetin.

    Sipas ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “Egeu Stone” ka pasur adresa sekondare gjatë vitit 2021 në Bashkitë Korçë, Vlorë dhe Rrogozhinë, të cilat janë mbyllur gjatë vitit. Për periudhën e caktuar, ky operator duhej të likuidonte detyrimet përkatëse pranë këtyre bashkive, ndërkohë në dokumentacionin e paraqitur nuk ka asnjë vërtetim për likuidimin e detyrimeve vendore pranë këtyre subjekteve. “Egeu Stone” gjithashtu nuk përmbushte një tjetër pikë të DST që lidhej me pjesëmarrjen në një punë të ngjashme, për punën që ky subjekt pretendonte mungonte dokumentacioni përkatës në dosjen. Kompania e “Egeu Stone” nuk disponon as kategorinë e licencës NS-3, NS-12, NS14 dhe NS-18.

    Pavarësisht gjithë shkeljeve, kjo kompani që do të kryente edhe 43% të punimeve, nuk ka as inxhinierët e duhur për të ndërtuar kopshtin e fëmijëve në Vorë. Konkretisht i mungon inxhinieri elektrik, inxhinieri hidroteknik, inxhinieri i mjedisit, të cilët duhet të figuronin në licencën e shoqërisë. “Egeu Stone” me pronar Gëzim Bregun nuk ka provuar se disponon staf teknik të nevojshëm për realizimin e kontratës, ndërkohë që ka marrë përsipër angazhim në një masë relativisht të madhe, konkretisht 43% të punimeve. Pasi sipas ligjit të prokurimeve publike, subjekti që merr më shumë përqindje pune duhet të ketë staf përkatës në përputhje me përqindjen e realizimit të kontratës. Sakaq edhe kompanitë e tjera që janë shpallur po ashtu fituese në këtë tender kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion. “Ergi shpk” me aksioner Nuri Ballën gjithashtu ka shkelur kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.

    Ky subjekt nuk përmbush kriterin e pikës 2.3.3 të DST për shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2021. Sipas ekstraktit historik të QKB, rezulton se ky OE ka hapur adresa sekondare pranë bashkive Tiranë, Durrës dhe Kavajë, ndërkohë nuk ka paraqitur asnjë vërtetim për të konfirmuar likuidimin e detyrimeve vendore pranë këtyre subjekteve të vetëqeverisjes vendore, në kundërshtim me kërkesën në DST. “Ergi shpk” nuk është një kompani e panjohur për opinionin publik. Pronari Nuri Ballën në vitin 2017 ka qenë nën hetim prej Prokurorisë së Elbasanit. Në atë kohë akuza nisi të ashtuquajturin megaoperacion hetimor për burimin e pasurisë së 67 personave, midis të cilëve gjendeshin edhe të afërm të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

    Lista voluminoze përmbante edhe emra të biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan, ku ndër ta ishte edhe Nuri Balla. Firma e Nuri Ballës është mjaft e njohur për tenderët që zhvillohen nga kryebashkiakët e Juglindjes. Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, shoqëria “ECO-ELB” e bashkisë Elbasan, që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “Ergi Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerës 27.5 milionë lekë. /Gazeta Panorama

  • Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni! Çfarë efekti ka konsumi i kafes, ja disa këshilla që ju nevojiten

    Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni! Çfarë efekti ka konsumi i kafes, ja disa këshilla që ju nevojiten

    Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

    Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

    Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

    Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.

    Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

    Dy format e ankthit të mëngjesit

    Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

    Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

    Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

    Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

    Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

    Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët.

    Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

    Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

    Simptomat e ankthit të mëngjesit

    Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

    Një numër i lartë përgjegjshmërish

    NJë çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

    Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

    Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

    Nervozizëm dhe irritim

    Si të përballoni ankthin e mëngjesit

    Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi.

    Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

    Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

    Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.

    Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

    Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.

    Por nëse kriza të tilla janë kronike, ju këshillohet që të konsultoheni me mjekët përkatës./AgroWeb.org

  • Situata më e rëndë në Tiranë dhe Elbasan/ Shqiptarët jetojnë në kushte të mjerueshme, 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

    Situata më e rëndë në Tiranë dhe Elbasan/ Shqiptarët jetojnë në kushte të mjerueshme, 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

    Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e konsiderueshme e familjeve jetojnë në kushte të mjerueshme.

    Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin. 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katror, në të cilat banojnë më shumë se katër persona.

    Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens.

    Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katror. Në Tiranë janë mbi 8 mijë familje që jetojnë në këto kushte dhe në Elbasan mbi 5 mijë familje (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Më tej Berati, Korça dhe Fieri kanë secila nga më shumë se 4 mijë familje me mbi 4 anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta më pak se 40 metër katror.

    Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha ka numër më të ulët të familjeve më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta edhe për faktin se kanë një popullsi më të vogël.

    Familjet më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta janë të përqendruara në zonat e mëdha urbane, si Tirana dhe qarqet rreth saj, ku kostoja e jetesës dhe çmimi i banesave është më i lartë.

    Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

    Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

    Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesa të zakonshme të pabanuara.

    Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate.

    Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”.

    Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 .

    Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës./Monitor

  • Aksidenti 6 milionë paundësh, përfshihen dy Ferrari, një McLaren dhe një Bentley

    Aksidenti 6 milionë paundësh, përfshihen dy Ferrari, një McLaren dhe një Bentley

    Një aksident automobilistik që përfshinte dy Ferrari, një McLaren dhe një Bentley me vlerë totale prej 6 milionë paund ka ndodhur në Tirol të Austrisë dhe është cilësuar si aksidenti më i shtrenjtë.

    Ngjarja ndodhi më 10 nëntor në një rrugë malore pranë Pfunds, në Tirol të Austrisë, ku një Ferrari 812 Superfast me vlerë 447,000 paund u përplas me një LaFerrari me vlerë 4 milionë paund.

    Zelensky apel aleatëve pas kërcënimit rus: Përgjigje e fortë ndaj shantazhit të Putinit.

    Ferrari Superfast ishte pas LaFerrarit para se të ndodhte përplasja në një kthesë të ngushtë rreth orës 14:40. Kjo përplasje shkaktoi aksidentin zinxhir, ku një McLaren Elva me vlerë 1.4 milionë paund u përplas me dy automjete të tjera.

    Një Bentley Continental GTC me vlerë 192,000 paund që ndodhej më pas përplasi gjithashtu automjetet e tjerë, duke i shtyrë ato drejt shkëmbit.

    Sipas policisë, drejtuesi i makinës së parë ishte verbuar nga dielli dhe kishte shtypur menjëherë frenat, duke shkaktuar aksidentin zinxhir.

  • Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

    Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

    Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e vranësiravë të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

    Në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

    Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.

  • Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 29 nëntor 2024, dollari amerikan blihet me 92.6 lekë dhe shitet me 93.8 lekë.

    Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.6 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.2 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Parashikimi i horoskopit 29 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi

    Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin.

    Demi

    Horoskopi i kësaj të premte sugjeron që ta shfrytëzoni më mirë këtë ditë, për të planifikuar diçka të bukur për fundjavën. Në dashuri është e rëndësishme që të bëni zgjedhje të arsyetuara mirë. Bëni mirë të rrini me këmbët në tokë.

    Binjakët

    Do të keni mundësi të shumta për të riparuar disa shkëputje në raportin në çift. Fundjava duhet shfrytëzuar për të rikuperuar energjitë psikofizike. Angazhimi maksimal në punë, nuk ju ka lënë kohë për dashurinë. Bëni mirë që të rishikoni prioritetet tuaja.

    Gaforrja

    Do të jetë një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Qëndroni sa më larg provokimeve pasi mund të humbni toruan. Në dashuri, duhet të jeni më shumë të përkushtuar.

    Luani

    Parashikohet një fundjavë e mbushur me mundësi. Shfaqja e ndjenjave ndaj personit që keni pranë do ju bëj të ndiheni mirë. Në dashuri, duhet të tregoni kujdes me personat e komplikuar. Ndërsa nëse jeni në një histori të qëndrueshme, mund të vijoni qetësisht.

    Virgjëresha

    Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një e premte plotë me të reja. Saturni do të jetë në anën tuaj. Mos iu shmangni ndryshimeve vetëm prej frikës, pasi rrezikoni që të humbni emocione të bukura. Nëse jeni vetëm, kjo ditë parashikon mundësi të shumta për njohje të reja.

    Peshorja

    Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Gjatë fundjavës mund të përballeni me disa situata në pritje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni nevojën për të riparë situatën tuaj dhe dyjëzimin mes punës.

    Akrepi

    Do të jeni gjithë ide të reja për të ardhmen, të cilat do nisni që ti vini në jetë qysh gjatë fundjavës. Nëse ka persona apo situata që ju shqetësojnë, ky është momenti për qartësim. Mërzia mbetet armikja për të lindurit e kësaj shenje.

    Shigjetari

    Gjatë kësaj fundjave duhet të shkëputeni nga çdo ngarkesë. Do të jeni të mbushur me konfuzion dhe nervozizëm si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Do të përballeni me disa vështirësi ekonomike, ndaj mbani nën kontroll shpenzimet.

    Bricjapi

    Në sferën profesionale do të keni konfrontime. Të bërit e çdo gjëje vetëm është rruga që të mëson se asgjë nuk është e pamundur. Venusi do ju ofrojë mundësi të shumta sa i takon sferës së ndjenjave. Bëni kujdes ndaj personave të shenjës së dashit, gaforres dhe shigjetarit, pasi mund të keni probleme.

    Ujori

    Gjatë kësaj dite duhet t’iu përkushtoheni më shumë çështjeve familjare. Duhet të rrini sa më larg një tensioni të akumuluar në punë. Lodhja mund t’iu pengojë të bëni gjithë çfarë dëshironi.

    Peshqit

    Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një fundjavë e frytshme. Ankthi dhe tensioni i akumuluar gjatë ditëve të fundit do të zhduket dhe ju do e gjeni veten më të fuqishëm. Do të kaloni çdo pengesë, pavarësisht se do tentojnë që t’iu vendosin shkopinj nën rrota. Nëse në punë keni një projekt me rëndësi, mundohuni ta shtyni për pak më vonë.

  • HOROSKOPI, e premte 29 nëntor 2024

    HOROSKOPI, e premte 29 nëntor 2024

    DASHI

    Tani më shumë se kurrë, fati është në duart tuaja. Disa dashuri të kahershme mund të tregojnë shenja krize, duhet t’i monitoroni me kujdes sidomos në fund të javës sepse diçka mund të shkojë keq…, shpërthime zemërimi apo zhgënjim për një problem të fundit. Për sa i përket punës, rezultate të mira për ata që planifikojnë të bëjnë një përparim në studimet e tyre, për studentët e universitetit.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, gjatë këtyre muajve të fundit ka pasur vërtet shumë probleme për t’u përballur. Kush e di, ndoshta dikush ka ngecur në dëshirën për një shkelje. Për sa i përket punës, prej disa kohësh kanë filluar ndryshimet për ata që kanë biznesin e tyre. Kjo është periudha që keni pritur për të mbyllur situata të paqarta.

    BINJAKËT

    Kjo do të jetë një periudhë reflektimi. Një anë pozitive është ndjeshmëria juaj më e theksuar, mos e përjashtoni veten nga asgjë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Është një kohë e mirë për të testuar lidhjet, për t’u emocionuar për diçka të re. Për sa i përket punës, Jupiteri në shenjën tuaj lejon fitore por me çmimin e sakrificës, mesa duket nuk i keni ende frenat e situatave në dorë.

    GAFORRJA

    Një takim në një mjedis të pazakontë me një person të ri mund të bëhet një histori dashurie. Këta yje favorizojnë veçanërisht njerëzit që janë në kërkim të miqësive me kohë të pjesshme. Përsa i përket punës, keni marrë disa vendime për ndryshime të rëndësishme. Tani do të jetë e nevojshme të reflektoni.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, ju dëshironi qartësi në dashuri. Nga 7 dhjetori Afërdita do të jetë në opozitë: nëse diçka nuk shkon, është më mirë ta sqaroni menjëherë. Nervozizmi do të mbizotërojë në skenë, por mes së shtunës dhe të dielës gjërat do të përmirësohen. Për sa i përket punës, nuk mjafton të nxirrni në pah dhe të tregoni të gjitha cilësitë dhe aftësitë tuaja.

    VIRGJËRESHA

    Ky qiell është stimulues, ju duhet vërtet një familje, një shtëpi! Dashuritë e reja janë shumë premtuese dhe lindin nën ndikimin shumë sensual të Venusit. Për sa i përket punës, yje të pavendosur, do të jeni ju ata që do të keni më pak dëshirë për t’u përfshirë.

    PESHORJA

    Tranzitet e lënë pak mënjanë jetën tuaj sentimentale, aspektet më të mprehta janë në fakt të drejtuara drejt sektorit praktik. Për sa i përket punës, vijnë mundësi që mund të çojnë sërish drejt suksesit, por megjithatë ju jeni në ankth dhe ndoshta edhe tmerrësisht të etur për një ndryshim peizazhi.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të ishte një turp i vërtetë që ta linit këtë energji të bukur të të prekë nga larg pa e lënë as atë person të caktuar të afrohej… Afërdita ende sjell emocione të sinqerta, ditët aq më interesante janë ato që po përjetoni. Afërdita vazhdon të provokojë pozitivisht inteligjencën tuaj. Puna? Këta planetë nxisin ambicien tuaj nga larg dhe sugjerojnë mundësi për përparim të shpejtë drejt qëllimit tuaj.

    SHIGJETARI

    Pas një faze hezitimi, në të cilën ndiheshe pak i kuptuar dhe i përmbushur pikërisht në fushën e ndjenjave, gjërat tani po ndryshojnë. Fakti i të mos kesh më asnjë hezitim “me mua” përfaqëson një hap të madh përpara. Për sa i përket punës, një periudhë risish dhe mundësish që ia vlen të merren në konsideratë dhe të eksplorohen, veçanërisht nëse keni në mendje ndonjë iniciativë…

    BRICJAPI

    Mos kini frikë të bini në dashuri nëse zemra juaj është vetëm për një kohë të gjatë. Periudha mbështet nevojën për t’u materializuar, për të realizuar, por dashuria duhet të kthehet në mendimet dhe veprimet tuaja të përditshme. Për sa i përket punës, kombinimet e reja planetare zbulojnë mundësinë për të ecur përpara, për të arritur konsensus.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, është mirë të menaxhoni me inteligjencë këto ditë të javës por mbi të gjitha forcën që hëna i jep fundjavës. ditë. Për sa i përket punës, periudha është e vlefshme, kreative, por kujdes me shpenzimet e tepërta, qoftë edhe për të kompensuar një zhgënjim që mund të futeni në portofol me detyrim.

    PESHQIT

    Keni vërtet nevojë për një person të këndshëm që mund t’ju ngushëllojë dhe t’ju qetësojë në këtë periudhë shumë të veçantë të jetës suaj, në të cilën ka dyshime, veçanërisht në nivelin praktik dhe atë të punës. Sa i përket punës, sigurisht që është një periudhë reflektimi. Marrëdhënia me partnerët apo bashkëpunëtorët nuk është e lehtë.

  • “Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, flet i plagosuri: Ishin dy persona me dy thika

    “Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, flet i plagosuri: Ishin dy persona me dy thika

    Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë televizive.

    Intervista e plotë me Luisin:

    Gazetari: Si je?

    I mituri L.M: Më mirë jam.

    Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…

    I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.

    Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?

    I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.

    Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje

    I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.

    Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?

    I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.

    I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.

    Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?

    I mituri L.M: Jo.

    Gazetari: Ishit në klasa paralele?

    I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.

    Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?

    I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.

    Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?

    I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.

    Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.

    I mituri L.M: Po.

    Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?

    I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti.

  • Vrasja e 14 vjeçarit, zv. drejtori i Policisë ndan detaje: Martini mori 6 shokë për t’u sqaruar, Mario vetëm një

    Vrasja e 14 vjeçarit, zv. drejtori i Policisë ndan detaje: Martini mori 6 shokë për t’u sqaruar, Mario vetëm një

    Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili, dha detaje të reja për ngjarjen e rëndërreth sherrit mes viktimës dhe të miturit.

    Ai konfirmoi se policia disponon pamje të konfliktit dhe se momenti i përplasjes ka zgjatur rreth 10 sekonda. Ismaili gjithashtu theksoi se janë kryer disa veprime nga ana e policisë për hetimin e ngjarjes.

    “Kemi dy episode, më datë 15 ku jashtë ambienteve të shkollës kemi pasur një debat mes viktimës dhe autorit. Pas këtij episodi ka pasur një komunikim në aplikacionin Snap Chat, ku duket se janë sqaruar, por kanë lënë një takim të hënën pas mësimit.

    Episodi i dytë i ka ndodhur në ambientet shkollës. Më pas vijmë te ngjarja, që është rreth orës 13:00, 18 tetor. Viktima dhe personat kanë qenë në mbarim të procesit mësimor. Janë bashkuar 200 metra larg shkollës, duke evidentuar problematikën, kanë përshkuar 40 metra nga vendi i ngjarjes.

    Në këtë vendngjarje kemi evidentuar 9 nxënës shkolle, 6 prej tyre janë në krahun e viktimës. Në krahun e autorit është autori dhe një nxënës tjetër. Janë identifikuar ketë persona, janë pyetur dhe ripyetur. 3 prej tyre nuk janë të shkollës Fan Noli, janë nga krahu i viktimës. Kemi një dinamikë të qartë të ngjarjes. Që nga momenti i sherrit… momenti i goditjes është në disa sekonda. Debati dhe momenti i konfrontimit mund të jetë 10 sekonda. Nuk e kemi të filmuar këtë. Kemi video dhe gjatë momentit.

    Nga ana e policisë janë kryer një sërë veprimesh. Jemi deri tek një person, hetimi vazhdon.”, u shpreh ai.